Si ishte e mundur që milingonat dispononin internet miliona vjet më parë…!
Pa asnjë dyshim, qenia njerëzore ka kryer hapa madhore duke arritur “mrekullira”, që nga veglat e para më primitivet, deri tek ndërtimi i sistemeve kompjuterike më bashkëkohorë dhe tejet të komplikuara.
Por, disa prej këtyre arritjeve ekzistonin në ambientin natyralë, si model shumë më herët sesa ne t’ju jepnim formë materiale.
Le të marrim si shembull, “civilizimin” e milingonave: mënyra me të cilën ato kërkojnë ushqim, është nga direktivat bazë të tyre, i njëjtë me mënyrën e transmetimit dhe kontrollit të dhënave në internet, e njohur në gjuhën kompjuterike si TCP (Transmission Control Protocol)
Vërtet, , sipas hulumtimi dhe të një raporti të shkencëtarëve të cilët e publikuan atë në sajtin më prestigjioz të shkencës në internet (PLoS Computational Biology, gusht 23) dhe në agjencinë e lajmeve Standford News, si dhe në shumë revista shkencore dhe sajte shkencë-teknologji.
Tre shkencëtarë nga Universiteti i Standford, specialist në fushën e sistemeve kompjuterike dhe biologjisë, Balaji Prabhakar, Katherine N. Dektar dhe Deborah M. Gordon, zbuluan se mënyra e reagimit të një lloj milingone, i Pogonomyrmex barbatus, pra procedura e kërkimit të ushqimit sipas tyre, kombinon-pasqyron protokollet që kontrollojnë të dhënat në internet.
Me pak fjalë, milingonat e këtij lloji, përdornin algoritme internetike shumë më herët se ne t’i përdornim ato, si mjet komunikimi në rrjetin intrenetik dhe organizimin e tij.
Çfarë do të thotë kjo?
E gjithë kjo çështje ka të bëjë me atë se si milingonat mbjellin ushqimin e tyre dhe më konkretisht, si përcaktojnë numrin sesa kërkues ushqimi duhet të dërgojnë jashtë folesë së tyre –një mënyrë që i ngjan shumë taktikës se si protokollet e internetit përcaktojnë se sa hapësirë intrenetike ato kanë për të transportuar të dhëna. Ndaj dhe shkencëtarët e kanë quajtur këtë funksion të “qytetërimit” të milingonave: anternet, pra siç themi internet.
Kontrolli i Transmetimit të Dhënave, TCP, citon alb-observer.com, është një algoritëm që menaxhon dendësinë e të dhënave dhe funksionin si burimi (A) që transferon një zarf në një destinacion- pikë arritje (B), duke “thyer” zarfin në paketa të numërueshme. Me marrjen e çdo pakete, marrësi (B) i dërgon burimit (A) një vërtetim se paketa u mor.
Ky lak reagimi i lejon TCP të kontrollojë dhe të evitojë ngjeshmërinë e të dhënave: nëse vërtetimi kthehet në burim me shpejtësi më të ngadaltë sesa u dërgua, kjo tregon se nuk ka hapësirë të bollshme, kështu që duhet të përshtatet dhe burimi duke ulur shpejtësinë e dërgesave të paketave. E kundërta vlen në rastin kur vërtetimi kthehet me shpejtësi të madhe.
Me të njëjtën mënyrë funksionon dhe kjo lloj milingone gjatë procesit të gjetjes së ushqimit: rimti me të cilin kërkuesit e ushqimit braktisin folenë dhe numri i tyre, varet nga disponueshmëria e ushqimit.
Kërkuesi i ushqimit nuk kthehet në fole pa gjetur ushqim. Nëse ushqimi është i bollshëm, atëherë kërkuesit kthehen shumë më shpejtë në fole, gjë që ka si rezultat daljen e më shumë milingonave nga foleja. Në të kundërt, nëse kërkuesit kthehen me frekuencë të vogël apo duar bosh, atëherë zvogëlohet dhe shpejtësia dhe numri i milingonave që dalin nga foleja, ndërsa anulohet një operacion i tërë kërkimi për ushqim.
Kjo është ngjashmëria më e rëndësishme midis internetit dhe rrjetit të milingonave për kërkimin e ushqimit.
Algoritmet e milingonave, janë të thjeshtë, tregues dhe plot hapësirë. Ashtu siç dhe duhet të jenë dhe ata të cilët ne përdorim, në rrjetet e teknologjisë së lartë dhe sistemeve më bashkëkohorë të Internetit.
Ky është vetëm fillimi, në kërkimin e algoritmeve natyrale, gjë që zgjeron, këtu e dekada, rrugën për ndërtimin e një lloji të ri epistemologjie, që dita-ditës ndryshon me ritme të shpejta mënyrën se si mendonim deri pak më parë njeriun, produktet e tij dhe procedurën e prodhimit të vetëdijes dhe njohurive.