Fotoja 121 mln megapixel,me e qarta e marrë ndonjëherë..
Varur në hapësirë, toka nuk është parë asnjëherë më parë me qartë se sa kaq.
Ky është planeti Tokë, një pamje marrë nga 36.000 km mbi sipërfaqe, ku bluja e thellë e detit është në kontrast me ngjyrat e mprehta të tokës dhe ku retë e bardha qëndrojnë mbi qiell.
Imazhi është marrë nga sateliti rus Elektro- L , dhe ndryshe nga imazhet e tjera të planetit tonë, fotografia është realizuar me një shkrepje të vetme, me një rezolucion të lartë prej 121 milionë megapiksel.
Shumicë e imazheve të marrë nga NASA apo edhe agjenci të tjera më parë kanë qenë bashkim pjesësh të fotografuara veç e veç, duke krijuar më pas një pamje të plotë të planetit.