Stuhia magnetike, shumë pranë Tokës
Në ditët e ardhshme në një linjë me Tokën do dalë një rajon gjigant aktiv, i formuar në Diell disa javë më parë, që mund të shkaktojë stuhi të fuqishme magnetike në planetin tonë, njofton Instituti i Gjeofizikës së Aplikuar i “Rosgidromet”, bën të ditur ZR.
Stuhitë magnetike në Tokë do të fillojnë kur magnetosferën e planetit "ta godasin" mpiksjet e plazmës të emetuara nga Dielli.
Grimcat e ngarkuara shkaktojnë turbulenca gjeomagnetike.