Kjo është FOTOJA më bindëse për monstrën e Loch Ness
Ai ia ka dedikuar jetën e tij prej më shumë se dy dekadash kërkimit të kriptidit të njohur me emrin monstra e liqenit Ness në Skoci.
George Edwards beson se ka arritur të fotografojë monstrën e Loch Ness, duke ofruar provën më të fortë për ekzistencën e krijesës.
Ky kriptid (krijesë, ekzistenca e të cilit është sugjeruar, por nuk është provuar), ka ngjallur kureshtje në mbarë botën.
Monstra e Loch Ness u pikas për herë të parë në vitin 1933 dhe që prej atëherë shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë shpjegim për këtë mit të ditëve moderne.
Fotoja më e famshme e krijesës është realizuar në vitin 1934. Por atëherë u deklarua se ishte thjesht një nëndetëse lodër.
Me dhjetëra ekspedita janë bërë në këtë liqen. Në vitin 2012, në shkurt, një imazh sonar tregoi një objekt gjigand në thellësi të liqenit.
Disa ekspertë besojnë se mund të jetë një krijesë e mbijetuar nga koha e dinosaurëve, një reptil uji, i cili ka mbetur prej miliona vitesh aty.
I gjithë ky mundim në kërkim të kësaj krijese e ka pasur një shpërblim: zona rreth liqenit është kthyer në një atraksion turistik.