Një kërkim i bërë në Suedi ka nxjerrë në pah se 1/4 e përdoruesve të facebook-ut, hidhërohen për fotografitë e lumtura që kanë pasqyruar në facebook-un e tyre të tjerët.
Një grup nga Dega e Psikologjisë pranë Universitetit Goteborg bëri një sondazh mbi një mijë persona sipas të cilit përdoruesit e internetit që ndjekin jetën e të tjerëve nëpërmjet facebook-ut, kur e krahasojnë atë me jetën e tyre hidhërohen.
Leif Dent një prej anëtarëve të grupit që ka bërë këtë hulumtim duke e përngjasuar këtë situatë me një jetë të gënjeshtërt tha: “Njerëzit zakonisht ndajnë në Facebook fotografitë më të bukura nga momentet më të bukura të jetës së tyre. Këto ndarje bëhen shkas i gënjimit të njerëzve, sepse momentet e vërteta të jetës së një njeriu ose ato të palumtura ju nuk mund t’i gjeni në facebook. Xhelozia për jetën virtuale të të tjerëve, ka hyrë ndër problemet që ndikojnë njerëzit që përdorin rrjetin social në internet”.
Sipas lajmit të gazetës Dagens Nyheter, e cila shkruan se më shumë se gjysma e popullsisë suedeze përdor facebook-un, në kërkimin në fjalë gjithashtu është vënë në dukje se gratë janë më tepër të lidhura pas facebook-ut se sa meshkujt. /trtshqip/