Gazeta Boston Phoenix ka botuar në ueb-faqen e saj letrat që nuk i keni parë më parë: dokumentet që shërbimi juridik i Facebook-ut i dorëzon, nëse merr ftesë nga gjyqi për dorëzimin e informatave për profilin e shfrytëzuesit.
Në këtë rast fjala është për shfrytëzuesin Philip Markoff (24) të cilat Facebook i ka dorëzuar më 2009, kur në SHBA kërkohej dhe u gjet “vrasësi nga Craiglist”. Si vrasës është identifikuar Markoff, i cili përmes shpalljes në Craiglist është marrë vesh për masazhin erotik me 25 vjeçaren Juliss Brisman, ndërsa pastaj e ka plaçkitur dhe vrarë.
Prokuroria gjatë përgatitjes së padisë ka kërkuar nga Facebook të dhënat të cilat i ka dorëzuar shërbimi juridik. Prokurorisë i janë dashur aktivitetet e Markoffit për tre muaj në Facebook.
Gjithashtu, lista përmban shënimet për miqtë e tij, madje edhe ata që i ka fshirë. Facebook, si shumë shërbime tjera të internetit, ka memorie që regjistron gjithçka, nga ajo se më kë miqësohesh deri te kujt ia bënë “like” ose “share”. Asgjë nuk fshihet, e as fakti se e ke hapur profilin e dikujt.
Përndryshe, i dyshuari Markoff e vrau veten në një qel derisa e priste gjykimin për vrasje, kështu që kurrë nuk është akuzuar për krimin që ka kryer.
Se si doket dokumentacioni që e dërgon Facebook, mund ta shihni : http://thephoenix.com/Boston/news/136761-slideshow-the-craiglist-killer-files/?page=8#TOPCONTENT