Një tjetër vendbanim i periudhës se neolitit te vone ka dale ne drite ne periferi te Korçës. Gjate punimeve ne një sipërfaqe toke prej tre dynymësh, kane kryer gërmime paralelisht dhe arkeologet te cilët kane mundur te gjejnë një numër te madh objektesh qeramike te përdorura ne këtë zone para gjashte mije vjetësh.
Zbulimi me interesant për arkeologet është edhe gjurma e një burim uji te asaj kohe. Ne rrethin e Korçës numërohen 83 site arkeologjike qe i përkasin neolitit te hershem dhe atij te vone. Pak kohe me pare u provua shkencërisht nga studiuesit amerikane, ekzistenca ne Vashtemi e një prej fermave me te vjetra ne Evrope.