Dyshohet se maçoku kishte “kollofitur” drogën në një moment pa vetëdije, duke bërë që edhe pronarët e saj të habiten se ku u ishte zhdukur porcioni
Një maçok ka dalë pozitiv në testin e drogës, pasi u shpëtua nga një shtëpi, ku pronarët ishin konsumator të substancave të ndaluara. Kafsha shtëpiake u mor nga policia nga shtëpia, që gjendet në Katuza të Oklahomas, në një gjendje shumë të rëndë.
Dyshohet se maçoku kishte “kollofitur” drogën në një moment pa vetëdije, duke bërë që edhe pronarët e saj të habiten se ku u ishte zhdukur porcioni që kishin përgatitur. Autoritetet policore kanë bërë me dije se e kishin dërguar maçokun në veritnarinë e qytezës së Catoosas, aty ku veterineri tha se nuk beson që kafsha të ketë konsumuar pa dashje drogën, por thjesht në gjakun e saj kishte kimikatë të drogës, për arsye të ambientit ku jetonte.
Kimikatet e përdorura për të krijuar drogën mund të vërehen në gjak, pasi ata thithen nëpërmjet lëkurës ose frymës. Maçoku ka shfaqur simptoma dobësimi dhe kequshqyerjeje dhe tani është duke u trajtuar me antibiotikë e ilaçe. Ndërkohë që të zotët e kafshës shtëpiake, Terry Lee Young, 49 vjeç, dhe Kristi Le Maner, 45 vjeç, u arrestuan për prodhim e shpërndarje droge, si dhe për mizori ndaj kafshëve.