Skandali, ideja per vepren e Pavaresise eshte e vjedhur
Vepra e pavaresise eshte e vjedhur. Projekti i Visar Obrise dhe gjermanit Kai Roman Kiklas e shpallur te marten, fituese nga Kryeministri Berisha ngjan si dy pika uji me vepren e skulptorit me fame boterore Riçhard Serra.
Nderkohe qe vepra "Lead" e Serres mban persiper nje shkop, vepra e pavaresise mban nje gjysme çatie. Koncepti eshte i njejte per te dyja veprat: njerezit te kalojne permes skulptures, e cila vendoset direkt ne toke. Te dyja veprat ofrojne mesazhe si nje liber i hapur. Vepra e kopjuar eshte me materiale te renda, po ashtu eshte menduar te behet edhe fituesja.
Si u zbulua ky fakt?! Pas nje denoncimi te artistit te njohur Fate Velaj, i cili shprehet se eshte vjedhur vepra e tij "Dyert e Europes"" e ekspozuar ne 2009-n ne Pogradec, dhe ku u zbulua se vepra fituese ne fakt ngjante me se shumti me vepren e skulptorit te famshem Richard Serra.