Një rrjet trafikut të drogës, i cili kryente transportin me një ambulancë shtetërore dhe siguronte lëvizjen nga një efektiv i FNSH-së, është goditur pasditen e së premtes nga policia e Shkodrës.
Në prangat e policise kanë rënë 7 persona, mes të cilëve një shofer ambulance dhe një punonjës policie. Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion tregun malazez.
Drejtori i policisë së qarkut Shkodër, Altin Qato tha se droga u bllokua në aksin Shkodër-Lezhë. Gjithësej janë sekuestruar rreth 200 kg kanabis sativa brenda një ambulance që drejtohej nga shtetasi Zef Paloka, 42 vjeç, nga Vau i Dejës.
Ambulanca me të cilën kryhej transporti i drogës ishte e qendrës shëndetësore të Vaut të Dejës. Ndërkaq, u arestua edhe shtetasi Kujtim Çuni, efektiv policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili merrte përsipër të siguronte lëvizjen e mjetit.
Ndërkaq, në pranga kanë rënë edhe pesë persona të tjerë, të identifikuar si Tish Pali, Tom Zhuri, Anton Lumi, Gjon Bregu dhe Françesk Çuni.
Ndërkohë, këtij rrjeti trafikanëtsh i janë sekuestruar 2 armë gjysmëautomatike, model 56, një shotgun, 6 krehëra me fishekë automatiku, 230 fishekë model 56, një automjet fuoristradë tip “Mitsubishi”, si dhe 2 aparate celulare.
Burime konfidenciale nga policía e Shkodrës pohuan se personat në fjalë kishin të paktën 2 muaj që ishin nën përgjimin e policisë, me metoda speciale të hetimit.
Ndërsa në lidhje me shtetasin Kujtim Çuni, efektiv policie, drejtori i policisë së Shkodrës ka pohuar se është duke u hetuar për mundësinë që të ketë dekonspiruar operacionet e policisë në asgjesimin e bimëve narkotike në këtë qark.