Njerëz që zhduken" është titulli i një numri goxha trazues të revistës me figura, ‘Dylan Dog’. Në të, autorët rrëfenin histori të frikshme të personave, qenieve nejrëzore që zhdukeshin papritur, të "anuluar" nga një forcë e panjohur nga ky dimension.
Revista është fantazi, megjithatë pak vetë e dinë që ky fenomen shqetësues ekziston vërtetë dhe është gjithashtu i njohur si 'Teleportimi" (teletransportimi, ndonëse ky term shpesh herë lidhet me fantashkencën); në letërsinë e misterit ka të bëjë me fenomene të pashpjegueshëm të zhdukjes së objekteve dhe personave, apo thënë më mirë "të çmaterializimit" të papritur të tyre.
Për t'u rishfaqur vetëm pas pak sekondash në një tjetër vend, larg edhe me mijëra kilometra. Ndonëse të rrallë, këto ndodhi çuditërisht janë të njohura nga shkenca, por pavarësisht kësaj vazhdojnë që të bëhen kërkime për të arritur që të kuptohet se përse ndodhin.
Disa, si përshembull Spiritistët, një fenomen të tillë e quajnë "çmaterializim"; Ufologët i quajnë "transferime të çastit" apo madje teletransportim, ndërkohë që për studiuesit e fizikës bëhet fjalë për udhëtime të vërtetë të përkohshëm në hapësirë, Urat e Rosen-Einstein që përfshihen në Teorinë e Relativitetit. Pavarësisht pranimeve dhe parashikimeve matematikorë, fenomeni ende nuk pranohet si i pajtueshëm nga shkenca zyrtare.
Shkencëtarët mendojnë që në disa zona të botës ekzistojnë tunele hapësirë-kohë apo porta dimensionale, në të cilat nuk vlejnë më ligjet e fizikës; në këto pika mund të ndodhë që çdo send apo qenie njerëzore mund të transferohet nga njëra pikë e Tokës në tjetrën apo madje edhe në një tjetër pikë të universit.
Këta tunele mund të gjenden në disa vende të caktuar, por është e mundur që edhe të ndryshojnë vendndodhjen, pra të spostohen nga një vend në tjetrin. Mendohet që ekziston një i tillë në Lisbonë, i cili lidh Portugalinë me Indinë; një tunel thuhet se ndodhet në Uruguaji, si dhe një në Argjentinë e që e lidh direkt me Meksikën.
Ekzistojnë dëshmi të ndryshme për zhdukje të papritura në histori, dhe disa prej tyre janë jo pak trazuese. Mes rasteve të shumtë për shembull është ai i vitit 1593, rasti i një ushtari filipinas i gardës së guvernatorit të Manilës, i cili u shfaq krejt papritur në sheshin e qytetit të Meksikos, krejt i shastisur.
Ai u arrestua dhe më pas u mor në pyetje, ku deklaroi se nuk dinte absolutisht asgjë se si kish ardhur aty; e vetmja gjë që mbante mend ishte që kish marrë shërbimin e rojës në pallat dhe sapo kishin vrarë guvernatorin. Askush nuk i besoi rrëfimit të tij, por pas dy muajsh erdhi lajmi i vrasjes së guvernatorit të Filipineve dhe ai u la i lirë.
Një tjetër rast ndodhi në vitin 1665 në Portugali: një njeri që, nga India, më saktë në Goa, u shfaq krejt papritur në Lisbonë të Portugalisë. I akuzuar se kishte "prishur" ligjet e natyrës, i gjori u dërgua në turrën e druve nga Inkuizicioni. Thuhet se disa prej këtyre "kalimeve" gjenden në Angli, në Yorkshire, një qytet që konsiderohet magjik; në fakt, këtu fenomeni njihej që nga shekulli XVII dhe që nga banorët njihet me emrin "Porta e fatit".
Ndërsa të tjera porta mund të gjenden në Brazil, në Bahia, në New Hampshire në SHBA, në Salisbury në Rodezi (Afrikë) dhe madje edhe në Itali, në ishullin e Favignanas dhe Aronas. Disa prej tyre janë shumë të gjatë, aq sa për të përshkuar botën nga njëra anë në tjetrën, ndërsa të tjerë janë shumë të shkurtër.
Cilado qoftë origjina e fenomenit, ajo që rrëfejnë zakonisht njerëzisht është që nuk janë absolutisht të vetëdijshëm për atë që u ndodh në ato momente si dhe ku gjenden. Kalimi ndodh në mënyrë shumë të shpejtë, brenda pak sekondash dhe zakonisht kush ndodhet brenda, nuk kujton atë që ka ndodhur gjatë dhe pas transferimit, pasi në ato pak momente personi ndodhet në një gjendje pavetëdije.
Në kësi rastesh, këto ndodhi janë krejt rastësore dhe duket që jo gjithmonë këto "kalime" janë aktivë, por duket gjithashtu se ndodh rrallë; ndoshta pasazhet aktivizohen në kushte të caktuara të rritjes së magnetizmit tokësor. (Eshtë ky rasti i të ashtuquajturit Trekëndëshi i Bermudës). Shpesh herë ndodh që personave që kalojnë një eksperiencë të tillë, në disa raste kanë probleme fizike, që ndoshta ndodhin prej çmaterializimit. Nga dëshmia e disa prej "viktimave", ata pohojnë se janë gjendur krejt papritur në një mjegull të trashë dhe kanë parë një dritë zjarri, e pas kësaj zhduken në disa çaste.
Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 1962 një braziliani, Rivalino Mafra, i cili u zhduk krejt papritur m’u përpara syve të bijve të tij, me një blic. Një rast analog u rregjistrua nga dëshmitarë të ndryshëm (mes të cilëve një gjykatës) në 23 shtator të vitit 1880 në Tennessee: një bujk, kryefamiljar, David Lang, "u zhduk" në sytë e familjarëve dhe miqve të tij, duke lënë pas një gjurmë bari të djegur. Disa muaj më vonë, bijtë e tij u ndalën në vendin e "avullimit" dhe dëgjuan në ajër zërin e tij që i dëshpëruar kërkonte ndihmë...
Në këtë mënyrë zhduken edhe objekte shumë më të mëdhenj: për shembull, në vitin 1989, një makinë tip Fiat Uno u përplas me një kolonë të një shtylle në Rozzano, në hyrje të Milanos: punonjësit e ndihmës së shpejtë zbuluan për befasinë e tyre se në timon nuk ishte askush.
Në vitin 1958 i ndodhi në Siri një treni të tërë mallrash, i cili gjatë udhëtimit u zhduk bashkë me makinistët. Dy trena të tjerë mallrash në Angli, që u nisën nga Cornwelli u zhdukën po në të njëjtën mënyrë. Veç trenave, e njëjta gjë i ka ndodhur një avioni bombardues anglez, një i tipit Volcan i pajisur me aparate gjetjeje të vendndodhjes, i cili u çmaterializua mbi brigjet e Anglisë. Transponderi i mjetit, aktiv edhe në raste aksidentesh, nuk dha asnjëherë asnjë sinjal alarmi: ky fakt frymëzoi edhe filmin e James bond, "Operacioni Topi i Zjarrtë".
Në vitin 1978, një pilot australian u zhduk në Melbourne, pasi kishte komunikuar se kish parë një objekt shumë të madh fluturues. Një tjetër rast shumë i njohur është ai që ka të bëjë me ngjarjen që i ndodhi në shekullin XIX ekuipazhit të anijes fatkeqe Mari Celeste. Në këtë rast, faji iu vu monstrave detare, si kallamari gjigand. Në qershor të vitit 1872, anija Iron mountain u nis nga Porti i Vicksburg në Mississipit për të shkuar në Louisville, në Kentucky. Në të ndodheshin 55 persona, pjesëtarë ekuipazhi dhe pasagjerë si dhe një ngarkesë e madhe pambuku; në atë pjesë të lumit, trafiku qe shumë i rënduar me varka.
Pasi u nis nga Vicksburg dhe pasi kish kaluar afro një çerek ore, Iron Mountain u zhduk pa lënë gjurmë. Menjëherë u nis një hetim nga ana e autoriteteve portualë të Vicksburgut: çdo hipotezë për fundosjen u verifikua me kujdes dhe u hodh poshtë. Nëse do të ishte fundosur vërtetë, topat e pambukut që ishin pjesë e ngarkesës do të ishin gjetur mbi ujë, një zjarr i mundshëm do të kish tërhequr vëmendjen e anijeve të tjera apo të banorëve përgjatë brigjeve të lumit; dhe nëse Iron Mountain do të kish ngecur në ndonjë vend të lumit do të kish patur kohë dhe mundësi të lëshonte sinjalin SOS. U arkivua si një çështje e pazgjidhur, gjë që rriti edhe më shumë famën e Misisipit si një lumë i mallkuar.
Po çfarë ndodh nëse zhdukja u ndodh ushtrive të tëra? Në vitin 1707, gjatë Luftës spanjolle katër mijë ushtarë të Dukës së Austriusë u zhdukën në Pirteneje gjatë një transferimi të rëndomtë. Nuk u gjet asnjë gjurmë beteje, nuk u gjetën asgjëkundi as armë dhe as pajisje, dhe natyrisht as edhe kufoma. Njerëzit thjeshtë ishin zhdukur pa patur mundësi askush që të gjente gjurmë. Në vitin 1858, tre kompani ushtarësh kolonialë francezë, 650 burra që marshonin drejt Saigonit në Indokinë, u zhdukën drejt asgjësë.
Pavarësisht të gjithë kërkimeve dhe hetimeve, nuk u arrit asnjëherë që të zbardhej ky mister. U bënë analiza në bazë të ditarëve të luftës dhe u mësua që në atë vendndodhje dhe në atë datë nuk kish ndodhur asnjë lloj luftimi, dhe më vonë asnjë ushtar i atij batalion nuk u rikthye më në Francë dhe as nuk dha ndonjë lajm për vendndodhjen.
Mund të mendohet për fenomene të tillë si dezertimi, të natyrshëm në kohëra lufte: por në vitin 1915, në Sava Bay pranë Gallipolit në Turqi, tetëqind ushtarë anglezë u zhdukën gjatë përparimit për të pushtuar një bastion.
Një lloj mjergulle ngjyrë gri i mbështolli dhe të gjithë avulluan në sytë e shokëve dhe të armiqve turko-gjermanë. Në dhjetor të vitit 1939, gjatë pushtimit të Kinës nga Japonia, afro 3000 mançurianë u zhdukën pa lënë gjurmë në rrethana të ngjashme, ndërkohë që është e njnohur zhdukja e ushtrisë irakene të Sadam Huseinit gjatë Luftës së Parë të Gjirit në vitin 1991: amerikanët gjetën vetëm një kolonë shumë të madhe me mjete të braktisur në shkretëtirë, pa asnjë gjurmë të ushtarëve dhe asnjë lloj gjurme arratie nëpër rërë.
Disa studiues flasin edhe për prani të UFO-ve në raste të tilla, të cilëve Ufologët u atribuojnë zhdukjen e ushtrisë në Irak, apo në mënyrë folklorike flasin për shpirtëra apo fantazma. Në fakt, në Angli në vitin 1673, një doktor u zhduk në sy të disa dëshmitarëve: ai u ngrit nga dhjetëra fata dhe u dërgua drejt qiellit. Sipas traditave më të lashta, këto të fundit janë qenie shumë të fuqishme dhe në gjendje të shkaktojnë këto rrëmbime: në fakt thuhet se në periudha të caktuara, këto qenie rrëmbejnë persona dhe i marrin me vete në botën e tyre.
Personave që japin interpretime të ndryshëm "supernatyrorë" për këto fenomene u kundërvihen natyrisht skeptikët, të cilët thonë se këto lloj incidentesh ndodhin për shkak të boshllëqeve në kujtesën e viktimave, që në momentin që ata nuk mbajnë mend asgjë për atë që u ka ndodhur. Por kjo gjë nuk shpejgon se si ka mundësi që personat gjenden në vetëm pak çaste nga një vend në një tjetër, mijëra kilometra larg! Mes këtyre kemi shembujt e një biznesmeni brazilian që në vitin 1959 u nis nga Buenos Aires me makinë për të shkuar në një tjetër qytet, dhe krejt papritur u gjend i mbështjellë nga një mjergull: krejt papritur, e gjeti veten në një tjetër qytet, me mijëra kilometra larg.
Apo, gjithmonë në Argjentinë, rasti i një doktori që ishte në udhëtim me bashkëshorten e tij, sërish me makinë: të mbështjellë edhe këta nga një mjergull e trashë, u rizgjuan 4500 kilometra larg, në qytetin e Meksikos. Dhe në vitin 1961 ndodhi rasti i famshëm i vëllezërve Hill që në New Hampshire u zgjuan në makinën e tyre, të dy me një boshllëk të përkohshëm kujtese.
Të dy, gjatë një hipnoize progresive thanë se ishin teletransportuar nga një UFO (ky rast i dha jetë tezës shumë të kundërshtuar dhe asnjëherë të sqaruar të Tezave të Rrëmbimeve prej Alienëve). Ndërkohë, që rasti që ka mbetur një mister i vërtetë, nga të gjithë të sipërpërmendurit, është ai i 1828, kur krejt papritur u zhduk Kaspar Hauser, një djalosh që pohoi se nuk mbante mend asgjë nga fëmijëria e tij.
Këto fenomene teletransportimi ndodhin edhe sot, por pa u arritur asnjëherë në një konkluzion që të bëjë të gjithë të bien dakord. E vetmja gjë që është vënë re është mungesa e çuditshme e energjisë elektrike në të gjithë rastet e dokumentuar. Sipas studiuesit Colin Wilson, bëhet fjalë për ndryshime në hapësirë-kohë që spostohen në univers, tunele hapësinorë të lëvizshëm apo minivrima të zeza. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite është ende shumë e vështirë të kuptohet deri në fund mekanizmi.