Forumi Kuq E Zi
Studimi shkencor : Jo, meshkujt nuk do të zhduken! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Studimi shkencor : Jo, meshkujt nuk do të zhduken! Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Studimi shkencor : Jo, meshkujt nuk do të zhduken! Kromozome
Meshkujt nuk do të zhduken! Ky është përfundimi i kërkimit shkencor, sipas të cilit kromozomet mashkullore Y nuk do të zhduken me kalimin e kohës. Theksohet se kërkimet e mëparshme nxorën si rezultat, që këto kromozome që ndodhen vetëm në genet mashkullorë, dëmtohen gjenetikisht me kalimin e kohës. Kjo do të thotë që këto kromozome, sipas kërkimeve të mëparshme, do të zhdukeshin pas 5 milion vjetësh!
Por studimi i ri i rrëzon këto të dhëna. Hulumtuesja dhe kreu i kërkimit, Jennifer Hugh, si dhe David Page i Institutit Kërkimor Biomedikal “Whitehead” të Masacuset dhe të Fakultetit të Biologjisë së universitetit MIT, botuan këtë hulumtim në revistën “Natyre”. Ata vëzhguan progresin e kromozomit Y të një majmuni që dallonte gjenetikisht nga njeriu para 25 milion vitesh dhe e krahasuan me zhvillimin e kromozomit analog tek njeriu. Shkencëtarët, gjatë këtij krahasimi, arritën në përfundimit që kromozimi Y i njeriut nuk i ka humbur aspak genet gjatë 6 milion viteve të fundit, por ka humbur vetëm një gen gjatë 25 milion viteve.
“Kromozomi Y nuk ka ku shkon dhe humbja e geneve, mesa duket, ka ndalur”, deklaroi Jennifer Hugh dhe shtoi: “Nuk mund të përjashtojmë mundësinë se nuk do të ndodhë më në të ardhmen, por genet që kanë mbetur tek Y ndodhen aty dhe aty do të qëndrojnë. Mesa duket, shërbejnë për ndonjë funksion jetik, për të cilin nuk kemi shumë njohuri, por genet e Y vazhdojnë ta ruajnë në mënyrë fanatike pozicionin e tyre brenda kromozomit”.
Qelizat njerëzore përmbajnë 23 çifte kromozomesh, njëra prej të cilave ka lidhje me seksin e njeriut. Tek femrat, ky çift kromozomesh përbëhet nga dy kromozome X (XX), ndërsa tek meshkujt, nga një kromozom X dhe një Y (XY). Një gen brenda në Y është ai që shkakton në fetusin mashkullor zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore dhe sekretimin e hormoneve mashkullore.
Dobësimi gjenetik vetëm i kromozomit mashkullor Y është më i mundshëm sepse (në krahasim me dy kromozomet X tek femrat), ka shumë pak shkëmbim të materialit gjenetik midis kromozomeve X dhe Y gjatë prodhimit dhe si rezultat, ndryshimet apo zhdukjet e geneve dhe mutacioneve tek Y të përcillen më lehtë nga mashkulli tek mashkulli me kalimin e kohës. Femrat, nga ana tjetër, janë më të mbrojtura, sepse një X gjenetikisht rikombinohet me X-in e palës tjetër të të njëjtit kromozom në çift.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons