Nje ekip nderkombetar shkencetaresh, matematicienesh dhe filozofesh ne Universitetin e Oksfordit jane duke hetur rreziqet me te medha.
Ne fakt, sipas tyre kjo ceshtje nuk ka marre rendesine e duhur. Vitin e kaluar, kishte me shume studime akademike te publikuara per skateboard-ing se sa per zhdukjen njerezore.
Pra sipas studiuesve, kush jane rreziqet me te medha?
Fillimisht, lajmi i mire. Shkaterrimet natyrore mund te shkaktojne humbje kolosale dhe katastrofike te jeteve, por Dr Bostrom beson qe me shume mundesi njerezimi do i mbijetonte kesaj.
Kjo eshte per shkak se si specie, ne i kemi mbijetuar shume mijeravjecareve te shkaterrimeve, urise, permbytjeve, etj. Keshtu qe shanset e mira jane ne favorin tone.
Deri tani, as jumbjet e shkaktuara ne shekullin e 20 me dy luftera boterore nuk arriten te ndalonin rritjen e popullsise boterore.
Lufta berthamore mund te shkaktoje shume shkaterrim, por megjithate do te mbijetonin mjaftueshem individe ne menyre qe te mundesonin vazhdimin e species.
Pra, nese kjo na jep siguri, atehere per cfare do te duhet vertet qe te shqetesohemi?
Dr Bostrom beson se ne kemi hyre ne nje lloj te ri epoke teknologjike me aftesine per te kercenuar te ardhmen tone si asnjehere tjeter.
Problem sipas tij eshte mungesa e kotrollit. Eksperimente ne fusha si biologjia sintetike, nanoteknologjia dhe inteligjenca e makinerive jane duke na cuar ne nje territur te paparashikueshem.
Biologjia sintetike, aty ku biologjia takohet me inxhinierine, premton perfitime te medha mjekesore. Por, Dr Bostrom eshte i shqetesuar per pasojat e paparashikuara ne lidhje me manipulimin e kufijve te biologjise njerezore.
Nanoteknologjia, punimi ne nje nivel atomik apo molekular, mund te behet shume shkaterrues nese nuk perdoret per qellimet e duhura. Dr Bostrom shkruan ne studim se qeverite e ardhshme do te keni nje sfide shume te madhe qe te kontrollojne keqperdorimet.
Ka gjithashtu frike se si nje inteligjenca artificiale e makinerive do te nderthurej me boten e jashtshme. Kjo mund te jete nje mjet shume i rendesishem ne industri, mjekesi, agrikulture, por mund te kete edhe pasoja negative.
Sean O'Heigeartaigh, nje gjenetist ne institut, thote qe sisteme kompiuteri te tilla mund te 'manipulojne boten reale'. Ne termat e rreziqeve nga biologjia ai shqetesohet per qellimet e mira te dala keq, pasi eksperimentet bejne modifikime gjenetike, duke prishur dhe duke rindertuar strukturat gjenetike.
"Eshte shume pak e mundur qe ata te deshirojne te bejen dicka te demshme" - thote ai.
Por eshte gjithmone rreziku i nje sekuence te paparashikuar ngjarjesh apo dicka qe behet e demshme kur transferohet ne nje mjedis tjeter.
"Ne po zhvillojme gjera qe mund te shkaktojne deme serioze edhe nese ne nuk e duam kete gje."
"Me cdo teknologji te re te fuqishme ne duhet te mendohemi me kujdes per ate cfare dime - por eshte me e rendesishme te dime ate per te cilen ne nuk kemi siguri."
Ka edhe nje grup kerkuesish te cilet flasin per kompiutera qe jane ne gjendje qe te krijojne gjenerata gjithmone e me te fuqishme te kompiuterave.
Nuk do te thote qe keto makineri papritur te zhvillojne nje sjellje te keqe. Por, Daniel Dewey flet per nje 'shperthim inteligjence', ku shpejtesia e fuqizimit te kompiuterave te behet me e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme.
Se bashku me bioteknologjine dhe nanoteknologjine, me keto teknologji mund te krijohen efekte te llojit te reaksionit zinxhir, keshtu qe duke filluar me shume pak burime, te mund te marresh persiper projekte qe mund te kene efekte ne cdo person ne bote.
Projekti "E Ardhmja e Njerezimit" ne Oksford eshte duke drejtuar kerkimet per te gjetur pergjigjet e pyetjeve te medha.
Ka edhe te tjere te interesuar tek Universiteti i Kembrixh ne lidhje me hetimin e kercenimeve te tilla per njerezimin.
"Ky eshte qindvjecari i pare ne historine boterore kur kercenimi me i madh vjen nga vete njerezimi." - tha Lord Rees.
Ai thote qe nderkoh qe ne shqetesohemi per rreziqet individuale me shume, si per shembull siguria e ushqimeve, duket se ne kemi me shume veshtiresi ne njohjen e rreziqeve me te medha.
Lord Rees gjithashtu thekson rreziqet qe vijne nga biologjia sintetike.
"Me cdo teknologji te re ka ngritje lart, por ka edhe rreziqe." - thote ai.
Sipas tik krijimi i organizmave te reja per agrikulturen dhe mjekesine mund te kete kapercyer disa efekte te paparashikuara ekologjike.
Pra duhet te shqetesohemi?
Dr Bostrom thote qe "Ne jemi ne nivelin e foshnjeve ne aspektin e pergjegjesise morale, por me aftesite teknologjike te nje te rrituri".