Forumi Kuq E Zi
9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Gula_19841

Vajza afgane (1984): Një fotografi e realizuar nga Steve McCurry. Vajza në fotografi quhet Sharbat Gula dhe është një nga jetimët e luftës mes Afganistanit dhe Bashkimit Sovjetik. U fotografua nga SteveMcCurry ndërkohë që ndodhej në kampin e refugjatëve në Pakistan në vitin 1984. Gula ishte nxënëse e shkollës së kampit. Megjithëse kishte hasur shumë vështirësi në fotografimin e femrave afgane, Steve McCurry vlerësoi mundësinë që kishte në dorë. Gula ishte afërsisht tek të trembëdhjetat kur u fotografua. Kjo fotografi u publikua në numrin e muajit qershor të revistës “National Geographic” nën titullin “Afghan girl” (vajza afgane). Me shikimin e saj të mprehtë dhe sytë jeshilë, Gula u shndërrua në simbolin e luftës afgane gjatë viteve 80-të dhe e të gjithë refugjatëve në kampet e botës. Krahas kësaj fotografia njihet si fotoja më e famshme në botën mediatike.


9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Gula_1984_20021

Në janar të vitit 2002, një grup i “National Geographic” shkoi në Afganistan për të gjetur Gulan. Steve McCurry rastisi kur vizitoi kampin ku kishte fotografuar vajzën, rastisi me një person që njihte vëllanë e Gulas. Në këtë mënyrë, ekipi arriti të binte në gjurmët e Gulas e cila kishte braktisur kampin në Pakistan në vitin 1992 dhe ishte vendosur në një zonë të largët të Afganistanit. Me anë të teknologjisë së biometrikës së syrit, ata konfirmuan se e gjetën personin e kërkuar. Kjo foto u publikua në “National Geographic” në vitin 2002, dhe këtu Gula është 18 vjet më e madhe.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Sanxhez1

Omayra Sanchez (1985): është realizuar nga Frank Fournier. Omayra Sanchez ishte një nga 25 mijë viktimat e vullkanit Nevado të shpërthyer më 14 Nëntor 1985. Ka qëndruar 3 ditë me radhë nën llucën e shkaktuar nga vullkani. Akoma ruhet e freskët në kujtesë guximi dhe buzëqeshjet e lëshuara ndërkohë që priste vdekjen. Pas ditës së tretë humbi jetën për shkak të hipotermisë. Kjo fotografi është zgjedhur si fotografia më e mirë e 50-vjeçarit të fundit. Është bërë shkak e një hetimi të hollësishëm duke shpalosur para syve tanë nënvlerësimin e qeverisë kolumbiane.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Curchill1

Portreti i Uinston Çërçillit (1941): Uinston Çërçill është fotografuar nga kanadezi Yousuf Karsh kur ishte në Otava . Portreti i Çërçillit e bëri të famshëm Karshin në arenën ndërkombëtare. Është publikuar në kopertinën e revistës “Life”.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Femija_kosovar1

Refugjatët kosovarë (1999): me anë të kësaj fotografie në të cilën pasqyrohen refugjatët e Kosovës, Karol Guzy, u shpall si fotografja e pare femër e cila fitoi çmimin prestigjioz amerikan “Pulitzer”.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Femija_dhe_korbi1

Fëmija që u zvarrit deri në kampin e ushqimeve(1994): fotografia e realizuar nga Kevin Karter gjatë kohës së thatësirës dhe urisë në Afrikën e Jugut i ka sjellë autorit çmimin “Pulitzer”. Në foto tregohet një fëmijë i cili zvarritet për të arritur në kampin e ushqimeve 1 km larg. Ndërsa skifteri qëndron në pritje për ta ngrënë atë. Kjo fotografi ka shokuar gjithë botën. Askush përfshirë këtu dhe Kevin Karter nuk e di se çfarë ndodhi me fëmijën. Ndërsa Karter nuk e mori më veten pas fotografisë dhe u vetëvra.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Dy_cezma1

Çezmat e ndara të ujit (1950): Eshtë realizuar nga Elliot Eruit nga “Magnum Photos”. Në fotografinë e realizuar në Karolinën e Veriut shihet sesi edhe çezmat e të bardhëve dhe zezakëve ishin të ndara nga njëra-tjetra.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Prifti_digjet1

Djegia e Monkut (1963): në foton e realizuar nga Malcolm Browne pasqyrohet një prift durist vietnamez, Thith Quang Duc, i cili u vetëvra duke djegur veten në një udhëkryq të njohur të qytetit Saigon, për të tërhequr vëmendjen ndaj politikave shtypëse të regjimit katolik Diem më 11 Qershor të vitit 1963. Sipas dëshmitarëve okularë, Duk zbriti i qetë nga makina dhe bashkë me dy nxënësit e tij u ul në mes të rrugës. Nga nxënësit kërkoi t’i hidhnin benzine dhe më pas ta digjnin. Ai nuk lëvizi fare dhe nuk nxori asnjë zë.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Desktop1

Bliss (2000): e fotografuar nga Charles O'Rear. Ndoshta kjo është fotografia më e njohur për ne. Përdoret si një pamje për desktop në mes opsioneve të zgjedhura nga Windows XP. Mendohet se fotoja është realizuar në afërsi të Kalifornisë.

9 fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Fabrika_e_kemishave1

Zjarri në fabrikën e këmishëve Triangle (1911): një fotografi e bërë nga Sindikata ndërkombëtare e punëtoreve femra. Zjarri ka rënë me 25 Mars 1911 në Fabrikën e këmishëve Triangle në New York. Bilanci i viktimave ishte 148 punëtore shumica e të cilave ishin refugjatë të ardhur në Amerikë nga Gjermania, Italia, Irlanda dhe Evropa Veriore. Numri i lartë i viktimave, paqartësia e shkaqeve të rënies së zjarrit, pamjaftueshmëria e ndihmës së shpejtë bënë që kjo ngjarje të shndërrohej në një skandal historik. Krahas kësaj pjesa më e madhe e punëtoreve ishin në moshën 12-13 vjeç dhe kushtet e punës ishin shumë të rënda. Paguheshin 6-7 dollarë për 60-72 orë në javë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons