Nëse do të garonin me paraardhësit tanë të para 7.300 viteve më parë edhe atletët më të aftë që janë sot, do të kenë shumë të vështirë.
Në këtë përfundim kanë ardhur studiuesit të Universitetit Cambridge, që tregojnë se sa ka rënë fuqia e njeriut në disa mijëvjeçarë.
“Edhe atletët më të stërvitur sot, do të kishin vështirësi për të fituar krahas paraardhësve tanë” ka thënë për Outside Magazine, Dr Colin Shaw i cili ka shtuar se ‘tashmë jemi shumë më të dobët se që kemi qenë”.
Studimi është bazuar në skeletet e fermerëve që janë varrosur rreth vitit 5.300 Para Lindjes së Krishtit, si dhe skelete të tjera që janë varrosur në vitin 850 pas Lindjes së Krishtit.
Në mes të eshtrave të këtyre skeleteve dhe të studentëve të universitetit ka pasur një dallim shumë të madh.
Eshtrat e fermerëve të varrosur në Gjermani, Hungari, Austri, Republikë Çeke dhe Serbi janë shumë më të gjëra, që tregon se ata ishin shumë të fortë fizikisht.
Studiuesit kanë ardhur në përfundim se shkaku i fortësisë së tyre, kanë qenë punët e rënda dhe lëvizjet e shpeshta.
Të gjitha punët duhet të kryheshin me dorë, kurse lëvizjet duhet të bëheshin në këmbë sepse nuk ishin kushtet e sotme, që do të ndihmon në kryerjen e punëve.
E meqenëse sot shumicën e punëve i kryejnë makinat, ndërsa lëvizjet bëhen me veturë, ne nuk mund të krahasohemi me paraardhësit tanë, sepse jemi shumë më të dobët fizikisht./Telegrafi/