1.Pas vrasjes të Z. Jean de Broglie, ish-ministër dhe deputet i Eure-s, më 24
dhjetor 1976, Z. Poniatowski , i asistuar nga drejtori i policisë juridike, Z. Ducret dhe
nga shefi i brigadës kriminale, Z. Ottavioli, mbajti, më 29 dhjetor 1976, një
konferencë shtypi gjatë së cilës ai përmend emrin e Z. Patrick Allenet de Ribemont, i
cili edhe ishte arrestuar po në të njëjtën ditë. I akuzuar për bashkëpunim në një vrasje
të qëllimshme dhe i arrestuar më 14 janar 1977, kërkuesi (Z. Allenet de Ribemont -
shën. i përkth.) rifiton lirinë e tij me një vendim, më 21 mars 1980, vendim që e
konsideron akuzën si të pabazuar.
Allenet de Ribemont, i akuzuar publikisht si organizatori i vrasjes, i kërkon
kryeministrit riparim të dëmit moral dhe ekonomik që ai ka pësuar, duke u mbështetur
mbi artikujt e shtypit të cilët tregojnë hollësisht konferencën e shtypit të 29 dhjetorit
1976, por kërkesa e tij dështon.
Më pas, ai iu drejtohet në mënyrë të njëpasnjëshme, duke paraqitur të njëjtën
kërkesë, juridiksioneve administrative (20 shtator 1977), dhe atyre juridike (29 shkurt
1984). Pas një procedure e cila zgjati pesë vjet dhe tetë muaj, Gjykata administrative
e Parisit dhe Këshilli i Shtetit, deklaruan se nuk kanë kompetencë për të njohur këtë
kërkesë. Ndërsa Gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Apelit, si dhe Gjykata e
Kasacionit e hodhën poshtë kërkesën e Z. Allenet de Ribemont për mungesë provash.
Kjo proçedurë e dytë zgjati katër vjet dhe nëntë muaj, e cila mbaroi më 30 nëntor
1988.
Te drejtat qe jane shkelur?
2. Më 14 dhe 21 tetor 1975, Z. Peter Michael Lingens publikon në gazetën
vieneze «Profil» dy artikuj të cilët përmbajnë disa kritika të rrepta kundër Z. Bruno
Kreisky, në atë kohë kancelar federal, për sjelljen e tij përkundrejt një lideri politik, i
cili gjatë luftës së dytë botërore bënte pjesë në një brigadë SS, gjithashtu edhe për
sulmet e tij kundër Z. Simon Wiesenthal, i cili e kishte denoncuar publikisht të
interesuarin. Z. Kreisky tenton më së fundi një proçedure për paraqitje direkte kundër
kërkuesit, për shpifje me anë të shtypit. Më 26 mars 1979, gjykata rajonale e Vienës e
pranon pjesërisht kërkesën dhe e gjobit të pandehurin me 20 000 ATS.
Pas apelimit nga të dy të interesuarit, gjykata e apelit të Vienës anullon
vendimin dhe e dërgon përsëri çështjen përpara gjykatës rajonale, e cila më 1 prill
1981, konfirmon vendimin e saj të parë. E vënë përsëri në lëvizje nga Z. Kreisky dhe
Z. Lingens, gjykata e apelit e ul gjobën në 15 000 ATS më 29 tetor 1981. Te drejtat qe jane shkelur?
3. Më 1979, Z. Miguel Castells, avokat dhe senator i zgjedhur në koalicionin
bask Herri Batasuna, boton në gazetën e përjavshme punto y Hora de Heuskalherria,
një artikull me të cilin ai tërheq vëmendjen e opinionit publik mbi vrasjet dhe sulmet
të kryera nga grupe të armatosura kundër qytetarëve baskë. Sipas tij, këta grupe
veprojnë krejt lirshëm dhe qeveria është përgjegjëse.
Prokuroria fillon hetimet penale kundrejt tij. Pas heqjes së imunitetit
parlamentar nga senati, gjykata e lartë e akuzon për sharje të qeverisë më 7 korrik
1981, shkelje ligji e parashikuar nga Neni 161 i Kodit penal. Në maj 1982,
prokuroria hedh poshtë provat e mbrojtjes, të cilat dëshmojnë për vërtetësinë dhe
njohjen e informacioneve që përmban artikulli për arsyen se këto përjashtime nuk
vlejnë për shkeljen e ligjit në fjalë.
Më 31 tetor 1983, dhoma kriminale e Gjykatës së Lartë dënon Z. Castells me
një vit heqje lirie, të shoqëruar me një dënim i dorës së dytë: ndalimi i të drejtës së
ushtrimit të çdo profesioni ose funksioni publik gjatë kësaj periudhe. Ajo vlerëson se
si senator, kërkuesi ishte i detyruar t’i përshtatej mjeteve të parashikuara nga
rregullorja e brendshme e senatit për të kritikuar qeverinë, gjë që ai nuk e bëri.
Artikulli i tij dëshmon një fyerje me qëllim.
Më 10 prill 1985, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë rekursin në kushtetues
(amparo) të formuluar nga Z. Castells më 22 nëntor 1983. Megjithatë, i interesuari
përfiton ndalimin e ekzekutimit të dënimit. Te drejtat qe jane shkelur?
4. Nënshtetasi francez, Z. Felix Tomasi është ndaluar nga policia më 23
mars 1983 në Bastia (Korsikë). E dyshojnë si pjesëtar i një vrasje dhe një tentative
vrasje e kryer më 11 shkurt 1982 nga ish- FLNC (Fronti i Çlirimit Kombëtar të
Korsikës). Ai mbahet nën arrest deri më 25 mars 1983, datë në të cilën ai gjykohet
dhe dënohet me arrest të përkohshëm. Së fundi Z. Tomasi lirohet nga gjykata
kriminale e mbledhur posaçërisht në Gironde më 22 tetor 1988 ; komisioni i
dëmshpërblimit pra gjykatës së Kasacionit i akordon atij 300 000 FF më 8 nëntor
1991. Gjatë arrestit të përkohshëm, Z. Tomasi formuloi 23 kërkesa për liri,të cilat u
refuzuan. Kërkuesi ankohet tek gjykatësi i hetimeve paraprake, i cili e pyet në fund të
arrestit të përkohshëm, se X-i ka ushtruar dhunë mbi të dhe për këtë ai kërkon
dëmshpërblim. Mjekët që e kanë vizituar kanë konstatuar se ai ka plagë në trup. Z.
Tomasiështë pyetur së fundi nga gjykatësë i hetimeve paraprake më 24 qershor dhe 1
korrik 1983. Më 20 mars 1985, gjykata e Kasacionit anullon të gjitha aktet hetimore
për arsye se sipas saj ata janë bërë nga një gjykatës inkompetent. Ajo emeron një
gjykatës tjetër në Bordeaux, i cili merr një vendim lirimi më 23 qershor 1987. Mbi
apelin e Z. Tomasi, dhoma e akuzimit e gjykatës së apelit të Bordeaux-së kërkon më 3
nëntor 1987 një hetim tjetër, por edhe ajo konfirmon lirimine të pandehurit më 12
korrik 1989. Te drejtat qe jane shkelur?
5. Banues në Kretë , Z. Titos Manoussakis, Constantinos Makridakis, Kyriakos
Baxevanis dhe Vassilios Hadjakis janë dëshmitarë të Jahovah-ut. Më 30 mars 1983,
Z. Manoussakis merr me qera një sallë në Heraklion, me anë të një kontrate jonoteriale
të firmosur nga palët private, e cila vendos se salla do të përdoret për të
gjitha llojet e mbledhjeve, martesave, etj.., të krishterëve dëshmitarë të Jehovah-ut.
Më 28 qershor 1983, kërkuesit i kërkojnë ministrit të edukimit kombëtar dhe të kulteve
autorizimin për të përdorur këtë sallë si shtëpi lutjesh. Më 10 dhjetor 1984, ministria i
informon se administrata po analizon kërkesën e tyre. Në këtë ditë proçedura nuk
kishte akoma mbaruar.
Më 3 mars 1986 prokurori i Heraklionit fillon ndjekjet penale kundër
kërkuesve mbi bazën e Nenit 1 të ligjit n° 1363/1939, i ndryshuar nga Ligji nr.
1672/1939, për shkak të hapjes të një shtëpie lutjesh me qëllim për t’u mbledhur dhe
për të festuar ceremoni fetare të besimtarëve të rrëfimit të dëshmitarëve jehovah-ut
(emri i Zotit të Biblës), pa autorizimin e autoriteteve fetare të njohura dhe të ministrit
të edukimit kombëtar dhe të kulteve. Më 6 tetor 1987, gjykata penale e shkallës së
parë i liron kërkuesit, duke vlerësuar se «mbledhja e besimtarëve të çfarëdo lloj
doktrine, në mungesë të akteve të përhapjes së besimit (proselitizmit), është e lirë edhe
në qoftë se ajo nuk është e autorizuar». Më 8 tetor 1987, prokurori i Heraklionit i
kundërvihet këtij vendimi përpara të njëjtës gjykatë e mbledhur në appel, dhe fiton më
15 shkurt 1990 dënimin e secilit prej fajtorëve me tre muaj burgim i kthyeshëm me
400 dhrahmi për ditë burgu dhe 20 000 dhrahmi gjobë. Të dënuarit paraqesin
çështjen përpara Gjykatës së Kasacionit dhe mbrojnë faktin se Neni 1 i ligjit në fjalë
dhe detyrimi për të kërkuar një autorizim për të hapur një shtëpi lutjesh (dekreti
mbretëror i 20 majit dhe 2 qershorit 1939) bien në kundërshtim me Nenin 13 të
Kushtetutës dhe Nenin 9 të konventës, të cilët garantojnë të drejtën për lirinë e fesë
dhe të kultit. Gjykata e Kasacionit hedh poshtë kërkesën e tyre më më 19 mars 1991. Te drejtat qe jane shkelur?
6. Z. Jens Olaf Jersild, shtetas danez, është gazetar dhe banon në
Kopenhagen. Ai është punësuar në Danmarks Radio (Shoqëria Daneze e
transmetimit) dhe në gjirin e saj është i ngarkuar të merret me emisionin televiziv të
së dielës në lidhje me aktualitetet.
Më 31 maj 1985, gazeta Information boton një artikull që tregonte në lidhje
me qëndrimet raciste të një grupi të rinjsh në Østerbro (Kopenhagen), dhe që
quheshin «xhupat e gjelbër». Pas leximit të këtij artikulli, redaktorët e emisionit të së
djelës në lidhje me aktualitetet vendosin të prodhojnë një reportazh në lidhje me
xhupat e gjelbër. Kërkuesi vihet në kontakt, pas këtij vendimi, me përfaqësues të
bluzave të gjelbra, duke ftuar tre prej tyre të marrin pjesë në një bashkëbisedim
televiziv. Gjatë këtij emisioni, i cili drejtohet nga i interesuari, tre bluzat jeshile
shprehen në mënyrë fyese dhe përçmuese në drejtim të emigrantëve dhe të grupeve
etnike të vendosura në Danimarkë. Biseda zgjati nga pesë deri në gjashtë orë, gjë që
çoi në një regjistrim në shirit prej dy orë dy orë e gjysëm. Kërkuesi e përshtati këtë
bisedë në formë dhe bëri disa prerje për të realizuar një film prej disa minutash që
përmbante edhe konsiderata asnjanëse. Më 21 korrik 1985, ky film u transmetua nga
Danmarks Radio.
Pas kësaj filloi një ndjekje penale, në bazë të Nenit 266 b) të Kodit penal,
kundër tre të rinjve për mendimet e tyre raciste dhe, në bazë të Nenit 266 b) si dhe
Nenit 23, kundër kërkuesit dhe kundër shefit të emisioneve të aktualitetit të Danmarks
Radio, për bashkëpunim në shpërndarjen e këtyre ideve. Më 24 prill 1987, Gjykata e
Kopenhagenit i njohu si fajtorë, dhe e dënoi Z. Jersild me një gjobë prej 1000 DKK.
Ai dhe shefi i emisioneve të aktualitetit u ankuan kundër këtij vendimi, i cili sidoqoftë
u la në fuqi nga ana Gjykatës së Apelit të Danimarkës Lindore dhe më pas edhe nga
Gjykata e Lartë .Te drejtat qe jane shkelur?
7. Z. Mohand Beldjoudi ka lindur në Francë më 1950, nga prindër me
origjinë algjeriane të cilët e humbën ashtu si ai vetë, shtetësinë e tyre franceze më
1963, pas fitimit të pavarësisë nga ana e Algjerisë. Ai është rritur në Francë dhe ka
jetuar gjithmonë aty, qoftë me prindërit e tij, qoftë me Znj. Martine Teychene, qytetare
franceze, me të cilën martohet më 1970. Prindërit dhe pesë vëllezërit dhe motrat e saj
janë që të gjithë rezidentë francezë.
Më 1969, 1974, 1977 dhe 1978, ai është dënuar për shkelje të ndryshme,
ndërmjet të cilave një vjedhje në rrethana rënduese për të cilën dënohet me tetë vjet
heqje lirie.
Në nëntor 1979, ministri i brendshëm nxjerr ndaj tij një urdhër dëbimi me
arsyetimin se prezenca e tij në territorin francez është e një natyre të tillë që të verë
në rrezik rendin publik francez. Në prill 1988, gjykata administrative e Versajës hedh
poshtë padinë për anullimin e këtij urdhri, të paraqitur nga Z. Beldjoudi. Ndërkohë,
në vitin 1986, ky i fundit kishte qënë dënuar për shkelje të tjera të shumta dhe kishte
kërkuar, më kot, më 1983 dhe më 1984, një çertifikatë të shtetësisë franceze. Më 18
janar 1991, Këshilli i Shtetit e dëgjon të interesuarin, i cili ka kundërshtuar vendimin
e gjykatës administrative dhe e dënon atë me dëbim. Ky vendim i fundit nuk ishte
ekzekutuar akoma ndërkohë që Z. Beldjoudi merr një leje qëndrimi në rajonin e
Hauts-de-Seine. Nga ana tjetër ai gjendej nën kontroll gjyqësor për shkak të akuzës
për fshehjen e sendeve të vjedhura. Te drejtat qe jane shkelur?
8. Subjekt i së drejtës britanike, Z. Sidney Elmer Golder, lindur më 1923, ka
qënë dënuar më 1965 me pesëmbëdhje vjet heqje lirie për vjedhje me armë. Më 24
tetor 1969, ndërkohë që vuan dënimin në burgun e Parkhurst, në ishullin e Wight,
turbullira të rënda ndodhin në një lokal të destinuar për argëtimin e të burgosurve, ku
edhe Z. Golder gjendej. Të nesërmen, një gardian që kishte qënë plagosur duke u
përpjekur që të shtypte rebelimin bën një deponim duke identifikuar si një prej
agresorëve të tij, një të burgosur që ai e njihte nga pamja i cili, besonte gardiani,
quhej Golder.
2. - Ky i fundit, së bashku me të dyshuar të tjerë, ishte veçuar përkohësisht nga
pjesa më e madhe e të burgosurve. Inspektorë të policisë e morën atë në pyetje dhe i
bënë të ditur, më 30 tetor, që faktet do tu bëhen të diture autoriteteve me qëllim që
mund të vendosin në lidhje me hapjen e çështjes penale në ngarkim të tij për ushtrim
dhune. Pavarësisht nga kjo, gardiani më 5 nëntor ndryshon deklaratat e bëra në
deponimin e tij të mëparshëm: ai vë në dukje se nuk është i sigurt nëse ka qënë
sulmuar nga Z. Golder. Dy ditë më vonë, një gardian tjetër saktëson se i interesuari
kishte qëndruar pranë tij gjatë pjesës më të madhe të incidenteve dhe se nuk ka qënë
përzier me to. Z. Golder rifiton menjëherë pas kësaj qelinë e tij të zakonshme dhe nuk
vazhdon të hetohet më. Duke patur frikë se deponimi fillestar mund ta cënonte atë, ai i
lutet Ministrit të Brendshëm që, në përputhje me regulloren e tij të brendshme, t'i
lejojë atij të konsultojë një avokat me qëllim që ta çojë gardianin për të cilin bëhet
fjalë para organeve të drejtësisë për shpifje. Kërkesa e tij, e paraqitur më 20 mars
1970, është hedhur poshtë më 6 prill të të njëjtit vit. Z. Golder është liruar me kusht
më 12 korrik 1972. Te drejtat qe jane shkelur?
9. Më 25 nëntor të vitit 1991, rreth orës 9:00 të mëngjesit u ndalova nga policia. Në ato momente nuk kishte probleme. . . Më pas u dërgova në stacionin policor në Bobigni. Më dërguan në katin e parë ku filluan të më godasin përafërisht tetë persona. U detyrova të ulem në gjunjë. Një polic më kapi flokët dhe më ngriti lart. Një polic tjetër më godiste vazhdimisht në kokë me një mjet që i ngjate shkopit të bejzbollit. Edhe një tjetër polic vazhdonte të më grushtonte dhe godiste pas shpinës. Marrja në pyetje zgjati përafërsisht një orë . . . Më 26 nëntor, gjatë ditës u mora përsëri në pyetje nga tre ose katër policë,. . . Me atë rast më kapën flokët dhe më goditën me shkop. . . Të gjithë vazhduan të më lëndojnë deri në ora 1:00 të mëngjesit. Më duket së ky keqtrajtim ka filluar diku rreth orës 19:00. Në një moment, ata më detyruan të dalë në një korridor të gjatë ku policët, për të cilët unë mendoj se ishin kujdestarë, më tërhiqnin flokët dhe më detyruan të vrapoj përgjatë korridorit, deri sa të tjerët ishin pozicionuar në anën tjetër dhe më rrëzonin. . . Pas asaj, më dërguan në një zyre ku u kërcënova me djegie nëse nuk do të flisja. Kur refuzova, ata ndezën dy llampa shpërthyese, të cilat ishin të lidhura me dy shishe të vogla të mbushura me gas. Ata më detyruan të ulem në tokë, ku kishin vendosur llampat eksploduese një metër larg këmbëve të mija, nga të cilat më parë m’i kishin zbathur këpucët. Në të njëjtën kohë ata vazhdonin të më godisnin. Pas këtij keqtrajtimi, ata tregonin dhe më spërkatnin me një gjilpërë, duke më kërcënuar se do të më injektonin. Kur pashë atë, unë grisa mëngën e këmishës sime dhe thashë: ‘Vetëm vazhdoni, por nuk guxoni; ashtu edhe si mendova, ata nuk zbatuan kërcënimin e tyre. . . Policët më lanë të qetë për 15 minuta, pastaj njëri prej tyre më tha: ‘Ju arabët kënaqeni duke ju shtypur’. Te drejtat qe jane shkelur?
10 Një natë, pasi Z. S i kishte bërë vizitë një shokut të tij, ishte duke zbritur poshtë shkallëve të një ndërtese. Në fund të atyre shkallëve ai u befasua me një goditje në pjesën e majtë të fytyrës, e cila pasoi edhe me dy goditje tjera, një në anën e djathtë dhe një në mes. Pastaj, ai u detyrua të shtrihet në tokë, me ç’ rast qëndroi një kohë dhe u kontrollua. Më pas, Z. S vërejti se sulmues ishin rreth 8-10 policë (në rroba të thjeshta, me jelekë të policisë dhe revole në gjendje gatishmërie). Ai nuk mori asnjë përgjigje se çfarë arsye ekzistonin për ta rrahur dhe mbajtur të shtrirë në tokë. Pastaj, ai u godit në hundë dhe ia mbyllën hundën dhe gojën. Më në fund, atij iu lejua të qëndrojë në këmbë. Gjaku rridhte nga hunda dhe goja e tij. Ai edhe një herë pyeti se çka po ndodhte. Atij iu urdhërua të qëndrojë i qetë dhe ta tregojë menjëherë pasaportën, gjë që ky edhe e bëri.Policia u duk disi e befasuar pasi që nuk e kishin zënë personin të cilin e kërkonin. Sidoqoftë, megjithëkëtë, ata nuk e lëshuan Z. S, por e detyruan të shkojë bashkë me ata një kat më lart, me ç’ rast thyen një derë dhe arrestuan një njeri të zi (të cilin Z. S nuk e njihte). Pastaj, me ndihmën e dritës së biçikletës të Z. S, ata bënë kontollimin e banesës. Në ndërkohë, Z. S e kishin kërcënur me armë dhe i kishin thënë të qëndronte ulur në karrige. Gjysmë ore më vonë, Z. S është pyetur për adresën dhe numrin e telefonit, të cilat ky edhe i dha pa asnjë hezitim. Gjatë gjithë kësaj ngjarje, Z. S i ishin adresuar vazhdimisht si ‘zezak’ i cili ‘kishte dalë nga xhungla’. Pas kësaj, ai ishte lënë që të shkonte.Pasi që Z. S kishte njoftuar gruan e tij, ai shkoi në stacioin policor më të afërt, që ta paraqesë incidentin. Polici kujdestar e regjistroi deklaratën e tij, por e këshilloi atë që ditën e nesërme të shkojë në shtabin kryesor të policisë. Pastaj, ata thirrën ndihmën e shpejtë, e cila e dërgoi Z. S në spital. Ditën e nesërme, Z. S përsëri paraqiti incidentin në shtabin kryesor, por ishte lëshuar pa asnjë fletëregjistrim mbi paraqitjen e tij. Më vonë, përmes një telefonate të dyshimtë, policia e kontaktoi atë dhe i tha se dikush po fshihej në banesën e tij, që nuk ishte e vërtetë. Te drejtat qe jane shkelur?
11. Sima (Seema) është 18 vjeç dhe është maturante e re. E lindur në Bangladesh, ajo ka kaluar gati gjysmën e jetës së saj në këtë shtet, në Woodside, Queens. Ajo është e vogël, serioze dhe si fëmija më i madh nga tre fëmijët e një familjeje imigrante, ashtu siç e pranon edhe vetë, ajo ka shkallë mjaft të lartë të përgjegjësisë. Ashtu si thotë, për çdo hap që ndërmerr, ajo brengoset se si do të ndikojë kjo në familjen e saj (. . .). Anglishtja e Simas është tipike e Queensit edhe pse vërehet një nuancë e Bengalit. Ajo është qytetare e SHBA-ve. Por në të vërtetë, ajo thotë se nuk mund të mendojë për veten si një amerikane. Ajo thotë ‘së pari Bengale’, para se të shpjegonte se çka sipas saj e përbën një amerikan (. . .). Pyetjeve lidhur me atë se çka e përbën një amerikan, gjithmonëui kanë ngurruar vajzat si ajo. Është 11 shtatori dhe pasojat e tij, që kanë sjellë këto vajza në një situatë të ngushtë si kjo. Për javë të tëra pas këtyre sulmeve, vajzat myslimane të cilat ajo i njihte i hoqën shamitë. (Sima është myslimane por nuk mbulohet.) Djemtë i rruan mjekrat e tyre. Të tjerët ishin rrahur pse mbanin turban; e nuk ishin fare myslimanë. Babai i saj, punëtor në një restaurant firkësohej se do të humbte punën. Nëna e saj frikësohej të ecte në rrobat e tyre tradicionale nga stacioni i metros deri te shtëpia. Ndërsa shkolla ishte më e keqja nga të gjithë. Simas i kujtohet se njëherë deri sa një profesor përkrahte bombardimin e Afganistanit, ajo kishte ngritur dorën të thotë diçka për fatin e civilëve afganë, ndërsa ajo ishte përqeshur nga shokët e klasës. Një mësues tjetër tha për një simpatizues të Talibanit nga Kalifornia, Xhon Vallker Llindin (John Walker Lindh), se kishte rënë nën ndikimin e magjisë islame. Sima ishte shtangur. Ajo tha se ‘Islami nuk është ndonjë shtrigë, ose ndonjë magji’
Te drejtat qe jane shkelur?
12. Bashkëpronarët e pandarë të Znj. Sporrong, M. C. – O Sporrong dhe Znj. B.
Atmer janë pronarë në Stockholm, në lagjen qëndrore të Neddrë Norrmaln, të një toke
të zënë nga një ndërtesë e viteve 1860.
Në korrik të 1956, qeveria autorizon bashkinë të shpronëzojë një zonë, ku
ndodhen 164 ndertesa, ndër të cilat edhe ajo e trashëgimtarëve të Z. Sporrong. Ky
shpronësim bëhet për të ndërtuar një ujesjellës dhe një parking. Në sajë të ligjit të
vitit 1917 mbi shpronësimin, qeveria vendos një afat prej pesë vjetësh gjatë të cilit
bashkia duhet të thërrasë pronarët përpara gjykatës për dëmshpërblim , në rast të
kundërt dëmshpërblimi do të ishte i pavlefshëm. Afati u zgjat në vitin 1961 dhe më
1964, e më pas në 1969 ai u zgjat për dhjetë vjet. Ky i fundit u anullua në vitin 1979
me kërkesë të bashkisë, politika ë së cilës kishte për synim uljen e numrit të
automjeteve në qytet dhe ruajtjen e infrastruktures ekzistuese. Nga viti 1954 deri më
1979, pronarëvë të rastit tonë iu është ndaluar ndërtimi në pallatin e tyre.
Prona e Znj. I. M. Lönnroth, e cila gjëndet dhe ajo në qendrën e qytetit është
objekt i një autorizimi për shpronëzim nga viti 1971 deri më 1979 dhe njëkohësisht i
një ndalimi për të ndërtuar prej vitit 1968 deri në vitin 1981. Paditësja e vë në shitje
shtatë herë, por të interesuarit tërhiqen pasi janë informuar në bashki.
Në atë kohe legjislacioni suedez nuk parashikonte as mundësinë për të kërkuar
shkurtimin e afatit të autorizimit për shpronësim, as atë për të kërkuar dëmshpërblim
si rrjedhim i afatit apo i mos-përdorimit të këtij të fundit. Ndërsa ndryshimi i bërë në
vitin 1972 e përjashton kërkesën për dëmshpërblim. Te drejtat qe jane shkelur?
13 Kërkuesi, Z. Ivan Lauko, një shtetas sllovak, ka lindur më 1953 dhe jeton në Povazská
Bystrica, Sllovaki.
Në qershor 1992 ai kërkoi, në bazë të legjislacionit të miratuar së fundmi, që një
apartament në të cilin ai banonte dhe që ishte i vendosur në një bllok apartamentesh
në Dubnica nad Váhom, në Sllovaki, do të duhej t'i shitej atij.
Në vijim fqinjët e tij si dhe individë të tjerë e shqetësuan kërkuesin me anë të
veprimeve të zhumshme dhe të mërzitshme, tallje dhe kërcënime. Në disa raste dera
dhe dritaret e apartamentit të tij si dhe kutia e letrave të tij kanë qënë dëmtuar.
Kërkuesi mendon se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve ishte ai që ta ç'kurajonte atë në lidhje
me blerjen e apartamentit.
Në një sërë rastesh kërkuesi i ka kërkuar departamentit të policisë në Dubnica nad
Váhom që të hetojë në lidhje me shqetësimet që i shkaktoheshin atij dhe të ndiqte
penalisht personat përgjegjës. Policia e informoi atë që faktet në lidhje me të cilat ai
ankohej nuk mund të merren për bazë dhe se për këtë arsye hetimi që kishte të bënte
me ankesat e tij ishte mbyllur. Në 15 prill 1994 departamenti i policisë, duke vepruar
në bazë të seksionit 63 të Aktit mbi Kundravajtjet e Vogla të vitit 1990, njoftoi Zyrën
Lokale (Obvodný úrad) të Dubnica nad Váhom në lidhje me ankesat e paraqitura nga
kërkuesi.
Më 11 maj 1994 Zyra Lokale konsideroi se kërkuesi kishte kryer një kundravajtje
penale (priestupok) sipas seksionit 49 (1) (d) të Aktit të Kundravajtjeve të Vogla Për
shkak se pa asnjë justifikim ai kishte akuzuar familjen B. se kjo kishte shkaktuar
shqetësime. Vendimi ishte bazuar në provat që që i ishin servirur nga departamenti i
policisë në Dubnica nad Váhom si dhe në faktet që kishin dalë në pah gjatë rrjedhës së
proçedurave para Zyrës Lokale.
Kërkuesi u gjobit me 300 korona sllovake dhe u urdhërua gjithashtu të paguajë kostot
e proçedurave të cilat arrinin shumë prej 150 koronash sllovake. Vendimi i Zyrës
Lokale u nënshkrua nga drejtori i drejtorisë së saj ligjore. Kërkuesi u ankua nga ana e
tij kundër këtij vendimi në Zyrën Rajonale të Povazská Bystrica (Okresný úrad).
Më 28 korrik 1994 Zyra Rajonale prapësoi apelimin dhe rikonfirmoi vendimin e
dhënë nga ana e Zyrës Lokale. Rasti i kërkuesit në këtë instancë kishte qënë shqyrtuar
nga ana e drejtorisë ligjore të Zyrës Rajonale e cila nuk e pranoi apelimin e tij me anë
të një vendimi të nënshkruar nga ana e drejtorit të asaj drejtorie.
37
Më 19 gusht 1994 kërkuesi paraqiti një padi para Gjykatës Kushtetuese. Në
parashtrimet e tij përpara kësaj gjykate ai pretendoi, ndërmjet të tjerash, një shkelje të
Nenit 6 të Konventës në lidhje me faktin se nuk kishte patur një proçes të drejtë dhe
publik në rastin e tij dhe se autoritetet administrative që ishin marrë me rastin e tij nuk
kishin qënë të pa-anshme.
Në 24 nëntor 1994 Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi ankimin kushtetues të kërkuesit
me argumentimin se ai kishte qënë në një mënyrë të qartë një ankim i pabazuar. Më 2 korrik 1997 Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e kërkuesit për të
rishikuar vendimin e saj të datës 24 nëntor 1994. Te drejtat qe jane shkelur?
14. Znj. Marlene Belilos jeton në Lozanë. Më 29 maj 1981, komisioni i
policisë të bashkisë të këtij qyteti e dënon me një gjobë prej 200 FS20 për shkak se
kishte marrë pjesë në një manifestim të pa-autorizuar në rrugët e qytetit. Më 4 shtator
të po atij viti, komisioni i lartpërmendur e ul gjobën në 120 FS. E dënuara i drejtohet
seksionit penal të Kasacionit të Gjykatës rajonale të Vaud, i cili e hedh poshtë
kërkesën e saj më 25 nëntor 1981. Ankimi me karakter të së drejtës publike që ajo bën
kundër këtij vendimi nuk pranohet nga ana e Gjykatës federale më 2 nëntor 1982.
2. - Çështja nxjerr në pah në mënyrë të veçantë problemin e vlerës juridike të
një deklarate interpretative të bërë nga ana e Zvicrës gjatë ratifikimit të Konventës.
Kjo deklaratë ishte redaktuar në një mënyrë të tillë: «Për Këshillin Federal zviceran,
garancia e një proçesi të drejtë e cila figuron në Nenin 6, paragrafi 1, të Konventës,
qoftë në lidhje me pretendimet që kanë të bëjnë me të drejta dhe detyrime të karakterit
civil, qoftë në lidhje me themeltësinë e çdo akuze me karakter penal të drejtuar kundër
personit të akuzuar, ka të bëjë vetëm e vetëm me sigurimin e një kontrolli gjyqësor
përfundimtar të akteve dhe të vendimeve të autoriteteve publike të cilat i prekin këto të
drejta ose detyrime, ose me shqyrtimin e themltësisë të një akuze të tillë.» Te drejtat qe jane shkelur?
15. Z. Hector Cruz Varas, bashkëshortja e tij Znj. Magaly Maritza
Bustamento Lazo si dhe djali i tyre Richard Cruz janë shtetas kilianë. Pasi ka hyrë në
Suedi më 28 janar 1987, Z. Cruz Varas kërkon aty azil politik që të nesërmen. E
shoqja dhe i biri i arrijnë pranë tij më 5 qershor të të njëjtit vit.
Më 21 prill 1988, Zyra kombëtare e imigracionit vendos që t'i dëbojë dhe
refuzon që tu japë atyre stasin e refugjatit. Ata i drejtohen qeverisë e cila nuk e
pranon ankesën e tyre me një vendim të 29 shtatorit 1988. Pas kësaj, Z. Kruz Varas
deklaron përpara policisë së Varbergut se ai punon në Suedi për një organizatë
radikale e cila kishte tentuar të vriste gjenralin Pinochet dhe që ai rrezikon
persekutimin politik në qoftë se do të kthehej në Kili; ai pretendon gjithashtu se ka
qënë torturuar disa herë në vendin e tij të origjinës. Policia ia bën të njohur dosjen e
tij Zyrës kombëtare të imigracionit, e cila, nga ana e saj ia kalon qeverisë (ministrisë
së punës) duke shprehur mendimin që vendimi i dëbimit duhet vënë në ekzekutim. Z.
Cruz Varas i paraqet qeverisë dy çertifikata mjeksore në lidhje me pretendimet e tij se
kishte qënë torturuar. Më 5 tetor 1989, qeveria gjykon se nuk ekziston, sipas neneve
77 dhe 80 të ligjit të vitit 1980 mbi të huajt, asnjë pengesë për vënien në ekzekutim të
vendimit të dëbimit. Në të njëjtën ditë, familja Cruz Varas paraqet një kërkesë në
Komisionin Europian të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Më 6 tetor 1988, Zyra kombëtare e imigracionit vendos përfundimisht që të
mos e pengojë ekzekutimin e vendimit. Po më 6 tetor 1988, në orën 9 e 10 minuta,
agjenti i qeverisë është informuar në lidhje me vendimin e marrë nga ana e
Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut në bazë të Nenit 36 të rregullores së tij
të brendshme sipas të cilit ishte e preferueshme, në interes të palëve dhe të vazhdimit
normal të proçedurës, që të mos dëbohej kërkuesi në drejtim të Kilit për aq kohë sa
Komisioni të mos ketë patur mundësinë që ta shqyrtojë paraprakisht kërkesën.
Pavarësisht nga kjo, Z. Cruz Varas u dëbua në drejtim të Kilit në orën 16 e 40 minuta
të së njëjtës ditë; ai qëndroi atje për tre javë dhe pastaj u nis në drejtim të
Argjentinës. E shoqja dhe i biri qëndruan në Suedi si klandestinë. Te drejtat qe jane shkelur?