Shekulli i 20-të mund të konsiderohet si shekulli, ku të drejtat e njeriut filluan të njihen si vlera të përbashkta të njerëzimit. Nga ana tjetër ky shekull ka qenë dëshmitar i disa nga dhunimeve më të mëdha të të drejtave të njeriut.
Këto dy zhvillime të ndryshme dhe të kundërta nga një ekstrem në tjetrin tregojnë thjesht natyrën e veçantë të të drejtave të njeriut dhe të luftës për mbrojtjen e tyre.
Sot një diskutim i nxehtë është përqëndruar mbi universalitetin e të drejtave të njeriut; respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së tyre. Fokusi kryesor është drejtuar mbi shtetin, duke qenë se ky i fundit ka qenë dhe është dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut, thjesht duke qenë se zotëron monopolin më të madh të forcës dhe se ai është një "njeri artificial" ose "një Zot i Vdekshëm por gjithashtu edhe për shkak se shteti është subjekti i ngarkuar dhe përgjegjës për respektimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Detyrimi dhe roli i shtetit nuk konsiston vetëm në një pozicion pasiv për t'i respektuar, por, gjithashtu, ai e ka edhe për detyrë dhe si një detyrim parësor ndërmarrjen e veprimeve për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut .
Nga ky diskutim, duket që të drejtat e njeriut janë të ndara në dy grupe, sipas rolit apo pozicionit të shtetit. Në të vërtetë ka edhe ide dhe argumenta të tjera që mbështesin këtë ide. Të drejtat e njeriut gjatë kohës për arsye të ndryshme janë klasifikuar në grupe të ndryshme, me karakteristika të ndryshme. Dy grupet kryesore janë: të drejtat civile dhe politike dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.
Argumenti kryesor në këtë punim ka për qëllim të theksoj qëndrimin që të drejtat e njeriut janë universale, ata kanë të njëjtën origjinë dhe janë të ndërlidhura fuqishmisht. Për fat të keq ne duhet të marrim gjithashtu në konsideratë disa zhvillime evidente në praktikën e të drejtave të njeriut që nuk mbështesin të njëjtën ide.
Me anë të kësaj eseje dua të mbështes idenë që të drejtat e njeriut janë të ndërvarura dhe si rrjedhim gëzimi i një grupi është i kushtëzuar nga gëzimi i grupeve të tjera. Kjo lidhje reciproke apo ndërvartësi ndërmjet të drejtave të ndryshme është më e dukshme për disa të drejta të cilat nuk mund të klasifikohen qartësisht në një grup të vetëm pasi ato bëjnë pjesë në disa grupe të ndryshme në të njëtën kohë. Përshembull si të tilla konsiderohen e drejta e pronës private dhe e drejta për arsimin.
Argumenti kryesor për bërjen e dallimit midis të drejtave ka qenë lidhja ndërmjet të drejtave dhe gjykueshmërisë (Justiciability) së tyre, e thënë ndryshe mundësisë së gëzimit të tyre me anën e ndihmës së gjykatës. Diskutimi mbi gjykueshmërinë ka shkuar kaq larg duke u mohuar të drejave ekonomike, social dhe kulturore, statusin e tyre si të drejta të njeriut, duke i konsideruar ato vetëm si parime politike. Në të vërtetë të gjithë këto ide nuk janë të mbështetura nga argumente të ndërtuara mirë, nga teoria e të drejtave të njeriut dhe filozofia. Për më shumë zhvillimet e fundit tregojnë dhe mbështesin idenë që të drejtat e njeriut në tërësi (të gjitha grupet) kanë qenë pjesë e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ato janë të ndërlidhura.
Do të jetë vetëm një çeshtje kohë përpara se të drejtat ekonomike, social dhe kulturore (në vijim ESCR) të plotësohen dhe arrijnë status të barabartë me të drejtat civile dhe politike (në vijim CPR). Lidhja ndërmjetESCR dhe CPR bën të mundur që pothuajse të gjithë të ESCR (për të mos thënë të gjitha) të bëhen të gjykueshme duke përdorur karakteristika tyre të përbashkëta dhe ngjashme. Sipas Konventës së Gjenevës, ESCR janë ligjërisht të gjitha të detyrueshme për tu respektuar në kohë lufte në favor të të burgosurve të luftës dhe personave të tjerë. Përse këto të drejta që janë plotësisht të gjykueshme në kohë lufte dhe nuk duhet të konsiderohen si të gjykueshme në kohë paqje?
Në kapitullin e parë, do të diskutohet mbi ESCR si të drejta të njeriut në lidhje me CPR. Gjithashtu do të theksohet ndërlidhja dhe ndërvartësia ndërmjet këtyre dy kategorive të të drejtave.
Në kapitulin e dytë, fokusi kryesor do përqëndrohet rreth gjykueshmërisë të ESCR, duke mbështetut idenë që të gjitha të ESCR janë të gjykueshme. Gjithashtu do të shpjegohet se si mund të arrihet gjykueshmëria e të drejtave ekonomike, sociale dhe duke përdorur ndërvartësinë e tyre me të drejtat civile dhe politike si dhe parimet e tjera të së drejtës ndërkombëtare, si përshembull mos-diskriminimi etj, duke i konsideruar këto si mënyra indirekte.
Metodologjia kryesore do të bazohet në argumentet krahasuese, në praktikën e shteteve, praktikën e organeve ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe vendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me instrumentë të ndryshëm të lidhur me respektimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të ESCR në veçanti në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar. Por vëmendja kryesore do të përqëndrohet mbi dokumentet ligjore dhe "pothuajse ligjore"
Viti 1948 me anë të hartimit Dekleratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme Kombeve të Bashkuara, shënon fillimin e një epoke të re për të drejtat e njeriut. Kjo dekleratë përbën dokumentin e parë "ligjor" të njohur nga një numër i madh shtetesh. Ky dokument përmban të gjithë rangun e të drejtave të njeriut në një tekst të konsiliduar
Në fakt diskutime nëse të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore janë parime politike apo janë të drejta ka fillar pas hartimit të dy pakteve ndërkombëtare mbi të "drejtat civile dhe politike" dhe "ekonomike, sociale dhe kulturore". Këto dy pakte bënë një ndarje artificiale ndërmjet të drejtave të njeriut.
Në të vërtetë këto dy kategori të të drejtave të njeriut kanë filozofikisht, ligjërisht dhe historikisht të njëjtën bazë. Në fakt anjë ndarje ndërmjet të këtyre të drejtave nuk është bërë deri në 1966. Ata janë konsideruar gjithmonë pjesë e së drejtës vlerë. Historikisht të drejtat civile e politike janë kërkuar dhe njohur në tërësi dhe 'së bashku me të drejata ekonomike, sociale dhe
Shembulli më i mirë është Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut ku CPR dhe ESCR janë pjesë e të njëjtit dokument. Diskutimi rreth ndarjes ndërmjet këtyre dy kategorive ka filluar 'de jure' vetëm pas miratimit të dy pakteve ku të drejtat e njeriut janë ndarë në dy dokumente të ndryshme. Këto dy grupe të drejtash u ndanë në dy pakte të ndryshme, por sejcili prej tyre hapet me të njëjtën preambul, duke njohur rëndësinë e të dy grupeve të të drejave për çdo person, që çdo njeri mund të gëzojnë "lirinë nga frika" dhe "lirinë nga mungesa apo nevoja". Shembulli më i mirë dhe i hershëm është Karta e Madhe e Lirive ose Magna Carta Libertatum në 1215. Të drejat me kryesore të deklaruara dhe të mbrojtura nga ky dokument janë: e drejta e pronësisë private, e drejta e privacisë, e drejta e lirisë personale nga shteti kryesisht nga pushteti i Mbretit etj. Në këtë dokument e drejta e pronës private është e mbrojtur kryesisht jo thjesht se ajo ishte kushti kryesor për të ushtruar të drejtën e votës, por gjithashtu edhe për shkak se ajo ka një karakter të fortë ekonomik, social dhe kulturor.
Ka shume argumenta kundra idesë që klasifikon ESCR si parime politike dhe jo si te drejta të njeriut, duke u mohuar në fakt statusin e tyre të vërtetë. Këto argumentë janë si në vijim:
- Së pari të dy paktet kanë një preambul të përbashkët, ku është shprehur qartë njohja e dinjitetit të pandashëm njerëzor si një burim i përbashkët i të gjithë të drejtave të njeriut.
- Gjithashtu ata kanë të njëjtë nenin 1, ku parashikohet për të gjihtë popujt e drejta e vetvendosjes.
- Ata përmbajnë një formulim të njëjtë mbi mos-diskriminimin.
- Ata kanë të njëtin karakter ligjor.
Gjithashtu ka edhe shumë lidhje të ndryshme duke përfshirë edhe ekzistencën e të drejtave të njëjta, veçanërisht ndërmjet lirisë së organizimit dhe të drejtës për të krijuar bashkime tregtie. Kjo karakteristik është me e dukshme në rastin e disa të drejtave si ajo e të drejtës së pronës private dhe e drejtës për arsimin që nuk mund të klasifikohen si pjesë e një grupi të vetëm, pasi ato bëjnë pjesë në të njëtën kohë në disa grupe, përshkak se ata kanë element nga të gjitha grupet.
Në vlerësim të të gjithë këtyre argumenteve, është e qartë që të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore janë të drejta të njeriut dhe se ato formojnë "një pjesë integrale e listës së njohur ndërkombëtare të të drejtave të njeriut ". Gjithashtu ato kanë ekzistuar që në kohen e "Shtetit Natyror". Ato janë pjesë e shumë dokumentave ndërkombëtare dhe kombëtaresi: Karta e Mëdha e Lirive (Magna Carta Libertatum) në 1215, Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut 1948 dhe instrumente të tjera ku ato janë përfshirë në të njëtin dokument me të drejtat civile e politike. Para-ekzistenca e ESCR përpara miratimit të dy pakteve është argumenti me i mirë për të mohuar që ato janë të drejta "moderne", të drejta të "gjeneratës së dytë" apo "të tretë" ose më keq si të drejta të perendimit.
Paine thotë: "Njeriu nuk hyri në shoqëri për qenë më keq sesa ai ishte përpara se ai të dorëzontë të drejtat e tij natyrore, por vetem për ti patur ato me mirë të siguruara apo të mbrojtura". Nga ky citim ne mund të kuptojmë që të gjitha këto të drejta nuk janë të drejta të reja të njeriut, por ato janë vetëm të drejtat natyrale të njerëzve që janë njohur gjatë kohës nga shteti. Rrjedhimisht ne mund të konkludojmë që ESCR janë të drejta universale të njeriut dhe të barabarta me CPR. Sidoqoftë ekziston një dallim midis këtyre dy grupe të drejtash. Përmbushja e ESCR kërkon burime dhe ndërhyrje nga shteti. Të gjitha argumentet e mësipërme vërtetojnë një lidhje të fuqishme midis ESCR dhe CPR.
Ish-Presidenti i SHBA z. Roosevelt ka theksuar lidhjes ndërmjet ESCR dhe CPR fjalën e tij në 1944 drejtuar Bashkimit të Shteteve, ku ai ka mbrojtur hartimin dhe miratimin e një "Kartë të të Drejtave Ekonomike". Në këtë dekleratë ai tha që njerëzit dhe qeveritë kanë kuptuar që: "Liria e vërtetë individuale ose sic quhen sot si të drejta civile e politike nuk mund të ekzistoj pa sigurinë ekonomike dhe pavarësinë". Për Rooseveltin "njerëzit në nevojë nuk janë njerëz të lirë" dhe se njerëzit të cilët janë të uritur dhe të papunë janë lënda nga e cila "është e përbërë diktatura".
Nga ky qëndrim është e qartë që të gjitha të drejtat e njeriut janë të ndërlidhura dhe se mbrojtja e një grupi ka ndikim në gëzimin e grupeve të tjera. Asnjë nuk mund të gëzoj plotësisht të drejta civile dhe politike pa gëzuar të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, gjithashtu të drejtat civile e politike janë të varura nga të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Përsëri shembulli është e drejta e pronës private dhe vlera e saj e veçantë që ndikon në gëzimin e të drejtave civile e politike. Një rast tjetër është e drejta për arsimin. Është plotësisht e pranuar që arsimimi mund të zgjeroj dhe shumë herë edhe të kushtëzoj ushtrimin e disa të drejtave civile e politike.
Veç kësaj, së fundi në 1993 në Dekleratën dhe Programin e Veprimit të Vienës është nënvizuar që: "Të gjithë të drejta janë të pandashme, të ndërvarura dhe të ndërlidhura". Si mundet të pritet që dikush që ka nevojë për ushqim, ujë, shtëpi ose i paarsimuar etj, të ushtroj plotësisht të drejtat e tij civile e politike si ajo e votës, veçanërisht në kuptimin pasiv apo lirinë e tij të organizimit?. Përgjigjia është e mirënjohur. Askush nuk mund të ushtroj plotësisht ose ndonjëhere aspak të drejtat e tij politike pa gëzuar të drejtat ESCR. E njëjta rregull vlen edhe për ESCR; ato nuk mund të mbrohen dhe gëzohen duke mos gëzuar të drejta civile e politike. Për më shumë kjo ide merr një vlerë më të veçantë dhe më të pranueshme duke qenë që të drejtat ekonomike, sociale e kulturore i kushtojnë një rëndësi të veçantë mbrojtjes së grupeve të pambrojtura, si: të varfërit, njerëzit me të meta dhe popullsisë indogjene.
Ministri i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit i Hollandës ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë që: "të gjithë të drejtat e njeriut janë universale, të pandashme, të ndërvarura, të ndërlidhura dhe ato duhet të trajtohen një mënyrë të drejtë dhe të barabartë, mbi të njëjtën baze dhe më të njëjtën forcë"[20]. Argumentet e gjertanishëm janë që garantimi i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore është i nevojshëm për demokracinë me qëllim sigurimin e një barazie minimale në gëzimin e të drejtave civile e politike për të gjithë shtetasit ".
Marrëdhënia ndërmjet ESCR dhe CPR si dhe lidhjet e tyre ekzistojnë dhe mund të përdoren me sukses të plotë për të bërë të gjykueshme ESCR megjithëse ato nuk janë të drejta të vetekzekutueshme apo të gjykueshme në një mënyrë direkte.
Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, statusi i tyre juridik në raport me gjykatat si dhe gëzimi i tyre me anë të forcës shtërguese të ligjit është shqetësimi kryesor i avokatëve të të drejtave të njeriut dhe juristëve që janë mësuar të kërkojnë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut duke përdorur sistemin klasik juridik të çdo shteti ku ato jetojnë dhe punojnë. Për disa njerëz, të drejtat "ekonomike, sociale dhe kulturore nuk janë aspak të drejta të vërteta", përderisa ata i konsiderojnë ato si të drejta të pagjykueshme. Ky qëndrim nuk është korrekt dhe nuk përmban ndonjë bazë teorike apo praktike. Në të vërtetë praktika ka mbajtur një qëndrim të kundërt në favor të gjykueshmërisë të ESCR.
Është i mirënjohur pothuajse nga të gjithë njerëzit që ESCR janë pjesë e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, apo e thënë më mirë pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Këto dy kategori të drejtash gëzojnë të njëjtin status juridik, jo vetëm se i njëjti organ ka hartuar dhe miratuar dokumentet e tyre, por gjithashtu edhe për faktin që këto dokumentë janë njëlloj ligjërisht të detyrueshëm me disa dallime të parëndësishme teknike ose proceduriale. Për fat të keq të ESCR ndryshe nga CPR nuk janë konsideruar si ligjërisht të detyrueshme por janë quajtur shpesh si të "drejta programatike ".
Sipas së drejtës ndërkombëtare, detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë kryesisht në ngarkim të shteteve duke qenë se ata janë subjektet e vetme aktive që mund të marrin pjesë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ata zotëronj fuqinë për të qenë palë e traktateve ose të çdo lloj forme të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të ndërmarrë për vete dhe gjithashtu për subjektet e tjera nën juridiksionin e tij.
Përderisa të dy paktet kanë të njëjtin status juridik, çdo kush ka të drejtë të ngrej pyetjen: Përse kemi trajtim dhe vlerësim të ndryshëm për dy të "drejta të barabarta"?! Në të vërtetë në duhet kërkojmë përgjigjen kryesisht në nivelin kombëtar si sistemi i vetëm ku këto dy dokumentë të barabarta ligjore gëzojnë një trajtim të ndryshëm.
"Kur shtetet kërkojën të vënë në jetë detyrimet rreth mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të drejtën kombëtare, atyre ju duhet të imponojnë detyra mbi personat, subjekte të juridiksionit të tyre". Detyrimet e shteteve në lidhje me të drejtat e njeriut janë të shtrira në dy raporte. Së pari në raportin vertikal në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe shtetit; së dyti në raportin horizontal në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet individëve.
Parë nga një këndvështrim i ngushtë diskutimi dhe trajtimi për ESCR është një rezultat i marrëdhënies dhe pozicionit të krijuar ndërmjet të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës kombëtare në çdo shtet. Në përgjithësi ekzistojnë dy grupe shtetesh që mbështesin dy teori të ndryshme rreth kësaj marrëdhënie. Shtetet që kanë pranuar teorinë moniste bëjnë pjesë në grupin e parë, ndërsa shtetet që kanë pranuar teorinë dualiste bëjnë pjesë në grupin e dytë. Problemi i superioritetit të së drejtës kombëtare apo i të drejtës ndërkombëtare është diskutuar shpesh. "Shumë studjues dhe aktivist kanë argumentuar që të drejtave universale të njeriut duhet tju jepet superioritet mbi ligjet e një vendi që janë në kundërshtim me ato". Përfundimisht kjo çeshtje është zgjidhur në nenin 27 të Konventës së Vienës mbi Ligjin dhe Traktatet, ku thuhet qart që asnjë shtet nuk mund të justifikohet për mosplotësimin e detyrimeve që rrejdhin nga një traktat ndërkombëtar, ku ai është palë duke invokuar të drejtën e brendshme ose kombëtare. Të gjithë këto faktorë të përmenduar mësipër duke shtuar edhe një numër tjetër të madhë janë burimet kryesore të klasifikimit të ESCR si të "drejta ligjore"(legal rights) dhe të "drejta pothuajse ligjore" (quasi legal rights) dhe ato ndikojnë fuqishëm mbi gjykueshmërinë e tyre.
Gjykueshmëria e ESCR është e lidhur me ndërhyrjen e shtetit. Në fakt ndërhyrja e shtetit është e pranishme dhe e nevojshme edhe për ushtrimin e CPR, por ndryshe nga rasti i ESCR, në rastin e CPR, shkalla dhe madhësia nuk është e njëjtë dhe nuk kërkon zotërimin e disa burime që duhet të përdoren për të bërë të mundur gëzimin e tyre. Gjithashtu një pjesë e madhe e ESCR nuk janë të realizueshme menjëherë, por progresivisht, ato kanë nevojë për kohë për tu përbushur. Sidoqoftë argumenti i realizimit progresiv dhe nevojës së ekzistencës ose jo të burimeve të disponueshme, nuk mund të përdoret si argument për të mohuar ekzistencën e këtyre të drejtave. Këto të drejta ekzistojnë dhe janë ligjërisht të detyrueshme në çdo moment kur burimet e nevojshme janë të disponueshme. "të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore mund të gëzohen të plota vetëm gradualisht dhe se mund të kërkohen burime dhe kohe". Disponueshmëria e burimeve dhe koha e nevojshme nuk mund të përdoren si argumente ose justifikime që mbrojnë idenë që individët nuk i kanë këto të drejta apo nuk kanë të drejtë ti gëzojnë ato. Të drejtat e tyre tashmë ekzistojnë, por gjithashtu edhe burimet në botë janë të kufizuara, rrjedhimisht njerëzit duhët të gëzojnë të më e pakta një nivel minimal të ESCR dhe të shpresojnë që niveli maksimal do të mund të arrihet gradualisht për të mirën e të gjithë njerëzve.
Gjykueshmëria e të drejtave në përgjithësi dhe në veçanti e të drejtave ekonomike, sociale, kulturore është e lidhur dhe e varur nga procesi i pozitivizimit të ESCR që konsiston në hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera normative në nivel kombëtar."Megjithatë shëndrrimi i ESCR në ligje pozitive, qoftë në kushtetutë ose në ligjin themelor nuk është i mjaftueshëm". Kjo nënkupton që vetëm hartimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm, një shtet ka nevojë të ndërtoj institucionet e nevojshme që do të bëjnë të mundur zbatimin në praktikë qoftë edhe me anë të forcës shtërnguese.
Problemi i zbatimit më anë të forcës shtërnguese është një çeshtje shume e rëndësishme që përcakton realizimin e një të drejtë apo nëj grupi të drejtash në favor të një personi apo një grupi personash. Me zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve të saj të shtërngimit në kohë, ky i fundit kuptohet nëpërmjet sistemit të drejtësisë. Në fakt e drejta ndërkombëtare është ligjërisht e detyrueshme për çdo shtet palë, që ka ratifikuar dokumentin kur kjo është e nevojshme. Megjithatë natyra e forcës shtërguese në të drejtën ndërkombëtare është e ndryshme nga ajo në të drejtën kombëtare. Në nivel ndërkombëtarë nuk ekzistojnë trupa policie që mund të imponojnë detyrimet e traktateve. Zakonisht e drejta ndërkombëtare është e imponueshme nëpërmjet presionit politik të komunitetit ndërkombëtare, vendosjes së sanksioneve ose embargove mbi shtetet që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Këto janë disa mënyra për të bërë të detyrueshme të drejtën ndërkombëtare për disa palë. Të gjitha këto përfaqësojnë "mjetet" që mund të përdoren për tu ankuar për të drejat ekonomike, sociale dhe kulturore. Në këtë mënyrë shtetet mund të zgjdhin problemet në lidhje me ESCR jo vetëm nëpërmjet mjeteve klasike si psh gjykatat, por ato mund të përdorin gjithashtu mjete të reja që janë zhvilluar nga sistemi politik ndërkombëtar. Gjithashtu mund të përdoren edhe mjete të tjera për zgjidhjen problemit të gjykueshmërisë së ESCR, mjafton që të arrihen rezultatet e dëshiruara. Në këtë kuptim këto detyrime mund të konsiderohen si "detyrime të rezultateve".
ESCR dhe gjykueshmëria e tyre janë trajtuar nga Komenti i Përgjithshëm Nr. 9 i Komitetit mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Në këtë koment është theksuar që "shumë nga dispozitat e pakteve janë të mundshme për to zbatuar menjëhere". Vlerësimi i fundit shërben për të nënvizuar edhe njëhere faktin që ESCR janë jo vetëm pothuasje të gjykueshmë, por një pjesë e madhe e tyre janë plotësisht të gjykueshme.
Në të vërtetë i gjithë diskutimi rreth gjykueshmërisë të ESCR është i shoqëruar edhe me absurditete. Është një absurditet të thuash që të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore nuk janë të gjykueshme në kohë paqje kur kushtet janë më të mira, ndërkohë që dispozitat e "Konventës së Gjenevës të 12 gushtit të 1949 krijojnë një baze të qëndrueshme për mbrojtjen" e ESCR. Në nenin I, II, III dhe IV të konventës është parashikuar një mbrojtje e përshtatshme e shumë të drejtave si: të drejtës së shëndetit, të drejtës për ushqin të përshtatshëm, të drejtës për punë në kohë lufte, të drejtës për një standard të përshtatshëm jetese, të drejtës për ujë, veshje, kujdes mjeksor falas si dhe të drejta kulturore. Të gjitha këto dispozita janë ligjërisht të detyrueshme për autoritetet e shtetit pushtues ose për çdo lloj forme autoriteti që ushtron kontroll mbi territorin. "E drejta ndërkombëtare e konflikteve të armatosura në gjendjen e luftes ose të pushtimit " ngarkon të gjithat shtetet palë me përgjësi për sigurimin e gëzimit të këtyre të drejtave. Është shume e arsyeshme dhe domethënëse të mendosh që si është e mundur që shtet armik ka për detyre mbrojtjen dhe sigurimin e gëzimit të këtyre të drejtave në këtë shtrirje dhe të mos mendosh që ato duhet të jenë të mbrojtura akoma më mirë nga shteti yt në kohë paqje. Është më se e qartë që ESCR janë gjithmonë të gjykueshme, por ato kanë nevojë vetëm për një vullnet të mirë nga shtetet palë. Konkluzionet ritheksojnë gjykueshmërinë dhe karakterin ligjërisht të detyrueshme të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore.
Ashtu siç u përmend mësipër, shumica e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore janë të gjykueshme dhe vetëm një pjesë shumë e vogël nuk janë të gjykueshme drejtëpërsëdrejti, por kjo nuk do të thotë që ato nuk janë të gjykueshme. Praktika e shteteve dhe komentet e përgjithshme të Komitetit e kanë e kanë trajtuar më gjërë gjykueshmërinë e tyre nëpërmjet interpretimit të të drejtave si dhe duke bërë lidhje me të drejat themelore civile dhe politike duke u bazuar në ndërvartësinë ndërmjet këtyre dy kategorve të drejtash. Përshembull sipas komentit të përgjithshëm të komitetit, e drejta e jetës është interpretuar ngushtë shumë shpeshKomiteti nënvizoj kuptimin më të gjërë të së drejtës të jetës e cila përmban në vetvetë shumë të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore si thelbësore për të gëzuar të drejtën e jetës si e drejta më e rëndësishme. Përshembull sipas komitetit, e drejta e jetës kërkon gjithashtu të drejtën për ushqim të përshtatshëm, mundësi përdorimi të ujit, strehim, shëndet etj. Gjithashtu ka edhe shumë shembuj të tjerë kur argumenti i ndërvartësise së bashku me një interpretim të gjërë të së drejtës së jetës mund të përdoret për të bërë të gjykueshme disa të drejta ESCR.
Është një keqpërceptim mbrojtja e idesë që ESCR nuk janë të gjykueshme dhe prandaj ato nuk mund të kërkohen në gjykatë. Në fakt njerëzit duhet të bëjnë dallimin midis kompetencës dhe juridiksionit. Gjithmonë ka një konfuzion midis kompetencës dhe juridiksionit. Këto dy koncepte janë plotësisht të ndryshëm edhe pse ato duken të jenë të ngjashëm. Gjykatat kanë gjithmonë juridiksion për të vlerësuar një çeshtje të veçantë jo vetëm e varur nga natyra e vet çeshtjes, por edhe mbi rolin e tyre kushtetues që është i ndryshueshëm në shtete të ndryshme. Gjykatat munden gjithmonë të gjejnë bazën e nevojshme ligjore për të siguruar dhe mbrojtur ESCR, sepse "çdo e drejtë përmban një detyrë mos-ndërhyrje, e drejta për strehim përshembull përfshin të drejtën për tu mos dëbuar arbitrisht nga shtepia".
Gjykueshmëria e ESCR "është diskutuar në termat e një bashkëveprimi midis aktorëve ndërmobëtarë dhe kombëtarë".Gjykueshmëria e ESCR në nivelin kombëtar mund të arrihet me lehtë sesa në nivelin ndërkombëtar. Në nivelin kombëtar ka gjithmonë më shumë mundësi për të bërë ato të gjykueshme nëpërmjet instrumentave kombëtar.
Ashtu edhe sikur është përmendur në fillim, aktori kryesorë i marrëdhënieve ndërkombëtare është shteti. Për rrjedhojë shteti ka për të luajtur rolin më të madh për të bërë ESCR të gjykueshme në nivel kombëtar. Ka shumë mënyra sesi shtetet mund të bëjnë të gjykueshme të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, ato janë si mëposhtë:
-Duke përdorur dispozitën e mos-diskriminimit (neni 26 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike (CCPR)". Komiteti i të Drejtave të Njeriut sipas CCPR në tre raste hollandeze të lidhura me sigurimet shoqërore ka vendosur që klauzola e mos-diskriminimit e parashikuar në nenin 26 të CCPR është e zbatueshme edhe në lidhje me gëzimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore.
- Duke përdorur ndërvartësinë me të drejtat civile e politike dhe një interpretim më të gjërë të ESCR. Argumenti kryesor është që ESCR janë një para-akses ose parakusht për barazinë e mundësive për të gëzuar të drejtat civile e politike dhe anasjelltas.
- Metoda legjislative është metoda kryesore dhe e sukseshme ndër format e tjera. Megjithatë parakusht për të bërë të gjykueshme ESCR nuk është vetëm dhënia e nje përmbajtje normative të saktë, por gjithashtu është e nevojshme edhe krijimi i një procedure të duhur". Garancitë proceduriale janë të nevojshme për të ushtruar ESCR në praktikë dhe të bëje efektive mjetet e ankimit. Asnjë mjet ankimi nuk mund të ekzistoj pa proceduren e duhur pjesë e cila është e pandashme me aspektin normativ. Legjislatori vendor ka mundësinë të krijoj të drejta të gjykueshme nëpërmjet zgjedhjes së metodave vendore ose kombëtare të zbatimit. Shembulli më i mirë dhe i sukseshëm është Finlanda ku të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore u ka dhënë status të barabartë me të drejta civile e politike duke i përfshirë ato në kushtetutë dhe aktet e tjera normative të vendit si dhe duke qartësuar objetin dhe subjektin e tyre. Kjo metodë është konsideruar si më efektive edhe si pasojë e mendimit tonë politike që çdo e drejtë duhet të plotësisht e gjykueshme nëpërmjet sistemit klasik juridik dhe mjeteve të ankimit.
Përveç këtyre metodave ekzistojnë edhe mënyra të ndërmjetme për zgjidhjen e të njëjtit problem. Kokluzioni i fundit për këtë problem duhet të jetë që shumica e ESCR janë drejtëpërtëdrejtë të gjykueshme dhe pjesa tjetër janë të gjykueshme në disa mënyra të tërthorta të diskutura më lart. Arritja e gjykueshmëria të plotë dhe direkte për të gjithë të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore është vetëm një çeshtje kohe. Arritja e këtij standarti është një mënyrë më shumë për të siguruar gëzimin e plotë të të drejtave civile e politike, meqenëse ato janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, por edhe për faktin që ato janë një parakusht për vendosjen e një demokracie