Eshtë zbuluar një vepër misterioze gjigande: 240 shtylla të mëdha të varrosura nëntokë. Mendohet që të jenë ndërtuar 11 mijë vjet më parë
U zbulua në një kodër 15 metra të lartë në jug të Turqisë. E quajnë Gobekli Tepe (Mali i kërthizës). Pranë maleve orientale Tauro, 11 mijë vjet më parë, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Njeriu atëherë jetonte me anë të gjuetisë dhe kultivimit. Por nëse në vende të tjera të botës nuk kishte realizuar ndërtime të thjeshta me gurë, kasolle me degë dhe gjethe pemësh, ose më së shumti me kocka mamuthësh, në zonën e Gobekli Tepe, dinte të bënte edhe më shumë. Ishte në gjendje të ndërtonte dhe të transportonte blloqe të mëdha guri, me të cilat realizoi tempullin më antik që arkeologjia ka njohur deri më sot. Bëhet fjalë për vitin 9000 para Krishtit. Deri disa kohë më parë, si më të vjetrat njiheshin ato të Maltës, në vitin 3500 para Krishtit, duke vazhduar me piramidat e para egjiptiane, në vitin 2500 para Krishtit e kështu me radhë. Pra tempulli i Gobekli Tepe është një zbulim mbresëlënës që vërteton edhe më shumë arritjet e njeriut mijëra vjet më parë.
Gjuetarë dhe arkitektë
Nën drejtimin e arkeologut gjerman Klaus Shmit, kërkuesit e Dai-t (Instituti arkeologjik gjerman në Stamboll) dhe të Muzeut të Urfës, kanë zbuluar se kodra është artificiale. Mbi të gjitha kanë pikasur tri sipërfaqe të shenjta. Ndryshe nga megalitet e epokës së Neolitit, ato të Maltës ose të Stonhenge në Angli, nuk bëhet fjalë për menhirë të papërpunuar, por për 40 shtylla në formë T-je, të dekoruara dhe të gdhendura me kujdes, të cilat janë vendosur me përpikmëri. Janë ndarë nga 14 të tillë, të cilët formojnë rrathë të mëdhenj. Arkeologët i gjetën totalisht të varrosur nën tokë dhe kjo lind pyetjen se pse këta njerëz të lashtë i kanë varrosur shtyllat me aq shumë lodhje dhe mund. Arkeologët u favorizuan nga pjesët që ishin mbushur me dhe, duke bërë të mundur që shtyllat të nxirreshin në dritë pa u dëmtuar. Përcaktimi i vitit u bë i mundur prej shtizave që përdoreshin për gjueti, të cilat gjendeshin me bollëk nën këtë kodër antike. Gjithashtu edhe ekzaminimi i bimëve, me metodën e përcaktimit dhe datimit të karbonit 14, ka dhënë rezultate të mjaftueshme. Por në shtresat e tjera të tokës nuk janë gjetur copa qeramike, eshtra kafshësh shtëpiake ose mbetje bimësh të kultivuara nga shoqëri tipike që i jepnin përparësi agrokulturës, ashtu siç do të pritej në praninë e veprave monumentale.
Nga 100 mijë kocka fosile që janë grumbulluar deri më tani, të paktën 50 për qind u përkisnin gazelave persiane, rreth 17 për qind paraardhësve të buajve. Pjesa tjetër e tyre u përkisnin gomarëve të egër, derrave dhe kaprojve. Pra vetëm kafshë të egra: asnjë shenjë e ndonjë kafshe shtëpiake.
E gjitha kjo revolucionon teoritë e mëparshme që i shpjegojnë ndërtimet e tempujve si rezultat i një evolucioni social i mundshëm, vetëm pas zbulimit të agrokulturës, me jetën në fshatrat e mëdhenj dhe ndarjen e punës (fshatar, artizan, inxhinier hidraulik, priftërinj etj.). Kultura e gjuetarëve (protagonistë të një sistemi mbijetese që ka zgjatur nga origjina e njeriut deri në 10 mijë vjet më parë) pretendohej se ishte tepër e prapambetur për të krijuar vepra të tilla monumentale. Por zbulimet arkeologjike të Gobekli Tepe e ndryshojnë tërësisht këtë mendim.
Të prera në shpella
Për të realizuar shtyllat në formën e shkronjës T, gjuetarët "primitivë" shkonin në një shpellë dhe gdhendin në muret e saj këto shtylla të mëdha, duke gërmuar një hapësirë të madhe rreth pjesës që donin të shkëpusnin. Pasi forma e kolonës ishte realizuar më së miri, me anë të një leve kërkonin të gjenin pjesën më të dobët ku mund të krijonin një krisje ndërmjet pjesës së gdhendur dhe fasadës së shpellës, në mënyrë që kolona të shkëputej pa u dëmtuar. Arkeologët mendojnë se këto punime janë zhvilluar 200 metra larg kodrës, ku është zbuluar edhe një kolonë, e cila ndoshta nuk është shkëputur dot nga muret e shpellës dhe është lënë aty.
Megalitet në formën e T-së, të lartë të paktën 4 metra dhe të gjerë 1 metër e gjysmë ose shpesh edhe vetëm gjysmë metri, peshojnë secili më shumë se tre tonë. Mendohet se për të transportuar këto blloqe të mëdha gurësh me anë të slitave angazhoheshin të paktën 40 njerëz. Antropologët, gjithsesi, mendojnë se nuk ishte vetëm një ushtrim i forcës fizike, por transportimi i këtyre megaliteve gjigandë ishte edhe një ngjarje e madhe sociale. Gjithashtu ata kanë shënjuar një perimetër tjetër, ku mendojnë se ka edhe 200 megalitë të tjerë. Është logjike se për të realizuar një tempull të këtyre përmasave është i nevojshëm një plan i menduar mirë dhe një organizim i punës: me projektues, shefa skuadrash, artizanë, transportues dhe një grup gjahtarësh që i furnizonte të gjithë me ushqim. Këta njerëz nuk e njihnin ende agrokulturën, por ishin më tepër se "të pacivilizuar". Të konceptosh kolona si pjesë unike, të drejta dhe me forma të përsosura mbi të cilat janë gdhendur figura kafshësh, është një punë arkitektësh. Dhe më shumë i mahnitshëm është fakti dhe kuptimi se pse u ndërtuan këto kolona. Shtyllat nuk kishin ndonjë funksion fizik, as mbanin ndonjë mur dhe as ndonjë çati.
Figura të stiluara
Por për çfarë nevojiteshin atëherë? Për ta kuptuar, arkeologët kanë ekzaminuar punime të tilla, të cilat janë zbuluar në vitin 1990, pranë lumit Eufrat. Edhe pse shumë më të vogla, janë shtylla në të cilat janë vizatuar dhe gdhendur krahë dhe duar njerëzish. Figura analoge me këto janë gjetur edhe në shtyllat e zbuluara në Gobekli Tepe. Kjo bën të kuptohet se këto shtylla përfaqësojnë figurën njerëzore: pjesa vertikale është trupi ndërsa ajo horizontale është koka. Të gjitha ato formojnë rrathë, të drejtuara te dy rrathët qendrorë. Këta të fundit, akoma më të mëdhenj, tregojnë një status superior. Ndoshta do të kenë qenë të parët e tyre mitikë ose ishte diçka e mirëfilltë hyjnore, ku qendra simbolizonte prejardhjen.
Dhelpra, korba dhe huta
Në sipërfaqen e disa prej shtyllave janë gdhendur figura dhelprash, derrash, gjarpërinjsh, gazelash, zogjsh etj. Pse vallë këto figura? Mendohet se mund të jetë një model i besimeve prehistorike, si në rastin e tribuve aborigjene australiane. Miti gjigand i "Kohës së ëndrrës", epoka e krijimit sipas aborigjenëve, besonte se krijesat më parë ishin gjysmë njeri e gjysmë kafshë, duke i dhënë origjinë disa klaneve njerëzore, si ato të gjarpërinjve, kangurëve dhe kështu me radhë. Pra, ndoshta këto figura të gdhendura në megalitet e Gobekli Tepe mund të kenë përfaqësuar paraardhësit e gjahtarëve të asaj epoke.
Një hipotezë tjetër bazohet në faktin se prania e shpeshtë e figurave të korbave, dhelprave dhe hutave, ndoshta tregojnë se vendi ishte i destinuar për të varrosur të vdekurit. Praktikisht kjo mënyrë ngjason me ceremonitë tradicionale që akoma zhvillohen në Iran dhe Indi. Ceremonia quhet "Varrim nën Diell": më parë i vdekuri shtrihej sipër një guri të madh në mënyrë që ta hanin korbat dhe hutat. Më pas, ajo çfarë mbetej nga trupi, varrosej në një varr të mirëfilltë. Prej kësaj u evoluuan edhe "kullat e heshtura". Në këto struktura mbështeteshin kufomat, një traditë që vazhdon të praktikohet në Indi edhe në ditët e sotme.
Revolucion i brendshëm
Arkeologët deri dje kishin gjetur strukturat në Maltë, që datojnë 5500 vjet më parë, si tempulli i parë i ndërtuar nga njerëzimi. Por tashmë gjithçka është përmbysur: kush e planifikoi tempullin e Gobekli Tepe 11 mijë vite më parë? Sipas kërkuesve, projekti do të jetë menduar nga një elitë priftërinjsh. Nga provat e mbledhura del se ndërtuesit e tempullit, gjuetarët, nuk rezultojnë të jenë ndikuar nga ndonjë ndryshim i madh socio-ekonomik, si në rastin e revolucionit të agrokulturës që bëri të mundur një prodhim më të madh ushqimesh në gjendje që të përballonte një shoqëri të lirë për të projektuar dhe ndërtuar vepra të cilat kërkonin një impenjim jashtëzakonisht shumë të madh (si në Egjiptin e lashtë ose në qytetin e sumerëve). Pra nuk ishte një çështje e jashtme, por një revolucion i brendshëm i mirëfilltë. Zbulimi i besimit i bëri komunitetet më të bashkuara dhe më të përparuara.
Mitet dhe feja e bënë më të lehtë jetën për njeriun, ku mjedisi që e rrethonte ishte dekurajues. Dhe jo rastësisht, manifestimet e para artistike të Paleolitit, të realizuara nga gjahtarë (si pikturat e Laskauks në Francë, që tregojnë vizionet e shamanëve në botën e shpirtrave), u zhvilluan njëkohësisht me evolucionin teknologjik, që solli zbulimin e agrokulturës, lindjen e qytet-shtetit dhe shkrimit.
Komunikues
Besimi ishte një mjet i fuqishëm kulturor: përcaktonte objektiva, sjellje dhe vlera. Shtriganët ose priftërinjtë e parë kishin besim te drejtuesit e tyre, gjë e cila dihej nga të gjithë sepse ata "komunikonin" me zotat. Dhe nëse diçka e thoshte një zot, ajo nuk ishte fjala e një personi të zakonshëm. Që në atë epokë kishte respekt për autoritetin dhe veprën kolektive. Aq shumë, saqë një komunitet gjahtarësh arriti të realizonte tempullin e parë madhështor të njerëzimit mijëra vite më parë.