Darvaza, ose “Porta e Ferrit”, siç edhe ajo quhet nga vendasit dhe turistë, ndodhet në shkretëtirën Karakum të Turkmenistanit.
Bëhet fjalë për një vrimë me gjerësi 60 metrash dhe thellësi prej 20 metrash, nga ku për 40-vjet rresht del zjarr.
Është një fenomeni çuditshëm, i çili nuk asnjë lidhje me vullkanet apo me llavën përvëluese të tyre dhe as me meteoritët, por rrënjët e këtij fenomeni lidhen me aktivitetin e rusëve në rajon, ku ata patën një aksident të rëndë në vitin 1971…
Gjatë procesit të shpimit për gazë dhe hidrokarbure, toka pësoj shkitje, si rezultat ajo u fundos dhe thithë gjithçka kishte në sipërfaqe, njerëz dhe makineri.
Në këtë krater gjigandë, i cili u krijua për shkak të gazrave, askush deri më sot nuk ka guxuar të zbres në brendësi të tij, me qëllim për ta eksploruar atë.
Mbas aksidentit tragjikë, rusët i vunë flakën që gazrat të mos dalin jashtë kraterit, por të digjen aty, kështu që nga momenti i ndezjes, ai djeg akoma dhe lëshon flakë zjarri duke çuditur gjithkënd. Në një natë shumë të errët, zjarri mund të vihet re nga një distancë shumë e largët, pasi ai shkëlqen shumë, dukuria tjetër e këtij fenomeni është se ai dallohet prej shumë larg falë erës së gazit të djegur.