Arkeologet italiane kane deklaruar se kane zbuluar nje “hyrje per ne Ferr” ne disa rrenoja ne pjesen jug-perendimore te Turqise.
E njohur si Hyrja e Plutonit, shpella eshte pagezuar si nje portal drejt botes se nendheshme ne mitologjine Greke dhe Romake.
Burimet historike e kane vendosur vendin ne qytetin e Hierapolis, qe tani quhet Pamukkale, dhe e pershkruanin,dhe e kane pershkruar hyrjen si te mbushur me avuj vdekjeprures.
“Ajo hapesire eshte e mbushur me avuj aq te dendur sa nuk mund te shihet dyshemeja. Cdo kafshe qe kanol aty brenda vdes menjehere.” – gjeografi grek Strabo ka shkruar.
Zbulimi qe u shpall kete muaj ne nje konference te arkeologjise italiane ne Stamboll, Turqi, eshte bere nga nje ekip i drejtuar nga Francesco D’Andria, profesor i arkeologjise klasike ne Universitetin e Salentos.
D’Andria ka zhvilluar kerkime te zgjeruara arkeologjike ne Hierapolis. Dy vjet me pare ai deklaroi qe kishte zbuluar varrin e Shen Filipit, nje prej 12 apostujve te Jezu Krishtit.
Themeluar rreth 190 Pr.E.S. nga Eumenes II, Mbret i Pargamum, Hierapolis iu dha Romes ne vitin 133 Pr.E.S.
Qyteti Helenik u zhvilluar si nje qytet Romak, me tempuj, nje teater dhe me kroje qe besohej qe kishin aftesi kuruese.
“Ne e gjetem Plutonin duke rindertuar rrugen e nje kroi termal. Ne fakt, krojet e Pamukkale, e kane origjinen nga kjo shpelle.” – tha D’Andria per Discovery News.
Pas germimeve te bera, arkeologet zbuluan disa kollona dhe mbi to ishin mbishkrime me dedikim per zotat e nentokes — Plutoni dhe Kore.
D’Andria gjeti gjithashtu edhe mbetjet e nje tempulli, nje rezerve dhe nje seri shkallesh te vendosura mbi shpelle– te gjitha keto perputhen me pershkrimin e vendit neper burimet antike.
“Vetem prifterinjte mund te qendronin para portalit.” – tha D’Andria.
Kishte ceremoni qe perfshinin cuarjen e kafsheve brenda ne shpelle, dhe me pas i terhiqnin jashte ne ngordhur.
“Ne mund te shihnim aftesite vdekjeprurese te shpelles gjate germimeve. Shume zogj ngordhen nderkohe qe perpiqeshin t’i afroheshin hyrjes se ngrohte.” – tha ai.
Vetem eunuket e Cybele dhe perendesha antike e pjellorise mund te hynin ne hyrjen e Ferrit pa asnje demtim.
Sipas D’Andria, ky vend ishte nje destinacion i famshem per ritet e inkubimit. Pelegrinet merrnin ujin e rezerves prane tempullit, flinin jo shume larg prej shpelles dhe merrnin vizione dhe profeci. Dhe ne fakt, tymi qe dilte nga thellesia, prodhonte halucinacione.
“Ky eshte nje zbulim i jashtezakonshem pasi konfirmon dhe qarteson informacionet qe kemi nga burimet letrare dhe historike,” – tha Alister Filippini, nje kerkuese e historise Romake ne Universitetin e Palermos ne Itali dhe Kolonjes ne Gjermani.
“Plotesisht funksional deri ne shekullin e 4 P.E.S dhe here pas here i vizituar edhe gjate dy qindvjecareve te mepasshem, vendi perfaqeson nje destinacion pelegrinazhi te rendesishem per intelektualet e fundit pagane te Antikitetit te Vone.” – tha Filippini.
Gjate shekullit te 6, Plutoni u shkaterrua nga te Krishteret. Termetet mund te kene plotesuar dhe te kene kontribuar dhe me shume ne shkaterrimin e ketij vendi.
D’Andria dhe ekipi i tij tani jane duke punuar ne rindertimin dixhital te vendit.