Historitë për ekzistencën e jashtëtokësorëve, kanë shqetësuar shumë qytetërimin njerëzor, vitet e fundit. Jashtëtokësorët nuk kanë qenë të pa njohur për civilizimet e lashtësisë, përkundrazi ata kanë qenë të njohur prej tyre, si dhe në shumë hieroglifë, ata janë të fokusuar me disqet e tyre fluturues të çuditshëm.
Por, mbas luftës së dytë botërore, ky fenomen u bë edhe më i theksuar dhe simpatizantët e tyre (UFO-ve) u shtuan shumë, si dhe shumë shkencëtar u radhitën ndër ta për të vërtetuar nëse vërtet ekzistojnë apo jo Jashtëtokësorët!? Skeptikët nga ana e tyre, mundohen me çdo mënyre të përgënjeshtrojnë ‘të dhënat’ e mbështetësve të pasionuar të U.F.O-ve.
Megjithatë, teorikisht Toka në brendësinë e saj është bosh, pra ky boshllëk është i mbështjell nga një trashësi e mirëfilltë shtresash të ndryshme materialesh që përbëjnë lëkurën e globit tonë.
Pikërisht, në këtë boshllëk të brendshëm të Tokës, pra, bërthama e saj, shumë mbështetës së Jashtëtokësorëve vitet e fundit mbështesin Tezën se jashtë tokësorët nuk vijnë nga universi, as nga galaktika ku bënë pjesë dhe sistemi ynë diellorë, as dhe nga ndonjë planet tjetër por nga Bërthama e Tokës, pra nga brendësia e saj.
Në fund të shekullit të 17 u bë e ditur se gazi që dilte nga brendësia e tokës në polet e veriut dhe të jugut të globit tonë janë është shkaku i krijimit të fenomenit Aurora!
Zhyl Vern shkroi në 1864 një libër me titull “Udhëtim në Qendrën e Tokës”, duke përshkruar ne këtë libër boshllëkun e tokës. Shkrimtari tjetër Burrows, i njohur për librat e tij Fantastiko-Shkencorë, ka shkruar disa novela rreth kësaj teorie. Më 1869-ën, Cyrus Reed, një alkimist i vetëshpallur, themeloi një grup fetar dhe për dyzet vjet rresht jepte leksione si dhe shkruante artikuj të ndryshëm për këtë çështje. Në 1913-ën, Gardner botoi “Udhëtim në Qendër të Tokë”. Në vitin 1964 admirali Birnt, një ezoterik dhe amtarë i kryqëzatave të fshehta botoi një libër rreth Qendrës Boshe të Tokës dhe UFO-ve, si dhe fluturojë me aeroplan për të eksploruar Polin e Veriut në vitin 1926 dhe Polin e Jugut në vitin 1929. AI mbas akplorimit që bëri me aeroplan të dy poleve të globit, përshkruajti ‘Hyrjet’ për në qendër të tokës, si dhe u shpreh për ekzistencën e bimësisë në brendësi të tokës. Gjithashtu ai u shpreh edhe për ekzistencën e kafshëve dhe të jetës inteligjente të zhvilluar.
Thua se të gjitha këto përshkrime mund të jenë të vërteta?
Mbetet për t’u theksuar fakti se, e gjithë kjo histori fillon në shekullin e 18-të, pra, në kohën kur njerëzit ende nuk e kishin kthyer gënjeshtrën në një Sport masiv, si dhe mashtrimet shkencore ishin inegzistente.
Një fjalë e urtë popullore thotë: Nuk ka tym pa zjarr.