Një person me emrin Steve Carter ka zbuluar pas 34 vjetësh se ishte rrëmbyer nga e ëma që kur ishte foshnje. Ai prej vitesh kërkonte të dinte për fëmijërinë e tij, pasi certifikata e lindjes u krijua një vit pas ardhjes së tij në jetë. Ai ishte adoptuar në moshën 4-vjeçare dhe u shtang nga një kërkim i thjeshtë në internet, i cili i dha përgjigje në pak sekonda pyetjeve që e kishin munduar gjithmonë. Pasi ka lexuar për një grua nga Atalanta, Carlina Uhite, se ishte rrëmbyer që foshnjë në një spital, Carter nis kërkimet e veta.
Ai gjeti një foto të tijën në një sit të njerëzve të humbur, ku një fëmijë i quajtur Marx Panama Barnes ngjante shumë me të. Dhe ishte vërtetë ai. Steve mësoi se kishte lindur në Hauula, në Hauai, por u zhduk bashkë me nënën e tij kur ai ishte vetëm 6 muajsh. I ati i tij, ka rrëfyer për People Magazine, se ai nuk e mësoi kurrë se çfarë ndodhi me të dashurën dhe djalin e tyre në 21 qershor 1977.
Gjatë kërkimeve Carter zbuloi se e ëma e tij e kishte çuar në një shtëpi të huaj dhe u kishte thënë policëve një emër të rremë dhe një datë të rremë lindjeje për fëmijën e saj. Ajo u çua në spital psikiatrik, ndërsa Carter u morr nën kujdesin e shërbimit social.