Keshilltari anglez Simon Parkes ka bere kete deklarate te cuditshme duke thene se nena e tij biologjike eshte nje jashtetokesore.
Parkes ka habitur gjithe koleget e tij pas shprehjes te asaj cka ai beson se ka hasur aliene per here te pare kur ka qene 8 muajsh dhe se nje prej tyre i tha atij telepatikisht se eshte nena e tij. “Dy krijesa te gjata e jeshile erdhen te une,” tha ai. “Une kam qene i vetedijshem per disa levizje brenda kokes time. Po shikoja drejt e ne fytyren e saj. Ajo hyri ne mendjen time nepermjet syve te mi dhe dergoi nje mesazh nga nervi optik drejt e ne trurin tim.”
Parkes gjithashtu insiston se eshte marre ne bordin e nje anije aliene ne moshen 11 vjecare, por insiston se bindjet e tij nuk nderhyjne fare ne punen dhe detyrat e tij si keshilltar.
Keshilltari Simon Parkes, i cili u zgjodh per te perfaqesuar Stakesby ne Whitby Town Council muajin e kaluar, tha edhe pse ai ka patur me qindra takime me jashtetokesore, kjo gje nuk do te nderhyje ne misionin e tij per te ndihmuar banoret e qytetit bregdetar.