Eksperiencat ekstrakorpore, pushtimi nga shejtani, rrëmbimet aliene: Asnjë nuk ka arritur ti jap një shpjegim të plot këtyre fenomeneve.
Sot, sipas një studimi të publikuar në “Sleep Medicine Reviews”, zbulohet se përbindëshat dhe pranitë e shejtanëve mund të jenë produkt i një shqetësimi të gjumit shumë pak të njohur, paraliza hipnagoxhike (paraliza e gjumit, kur zgjoheni por nuk keni mundësi të lëvizni).
Brian Sharples, psikolog i universitetit të Pensilvanisë, analizoi të dhënat e 35 studimeve të zhvilluara në 50 vitet e fundit mbi temën. Studimet përfshinë mbi 36 mijë persona në të gjithë botën, Sharples donte të kuptonte para të gjithave se sa e zakonshme ishte paraliza hipnagoxhike, një gjendje që shfaqet shpeshë në fazat e para të gjumit apo në zgjim, në të cilën muskujt e vullnetshëm janë të paralizuar, ndërsa lëvizjet e syve dhe frymëmarrja janë normale.
Gjatë pak minutave të paralizës, e cila i duket e pafund pacientëve, është sikur trupi të jetë ende në gjumë ndërsa truri është zgjuar dhe aktiv. Gjëtë këtij moment tranzicioni, pacienti ka shpesh alucinacione, pra mund të shpjegohen edhe eksperiencat e çuditshme të atyre që pretendojnë se janë rrëmbyer nga alienët apo pushtur nga djalli.
“Deri tani nuk kishte informacione të sakta mbi frekuencën e shqetësimit, prandaj rianalizova të gjitha studimet e kaluara,” shpjegon Sharpless. “Rezultatet tregojnë kryesishtë se problem është frekuent: Rreth 8% e popullsisë ka pasur të paktën një rast në jetën e tyre, por ka nga ata që e kanë cdo natë”.
Frekuenca e paraliyës hipnagoxhike rritet në dy grupe personash: Studentët e rinj dhe pacientët me shqetësime psikiatrike. Kjo shpjegon se motivet më të zakonshme mund të jenë stresi, pagjumësia, një jetë e çrregullt. Për shkak të alucinacioneve problemi është seriozë: Në pjesën më të madhe të rasteve pacienti ndjen praninë e një të huaji në dhomë, ose një ndjenjë presioni në gjoks, ose përjetohet ndjesia e të larguarit nga trupi i vetë. Pothuajse të gjithë mendojë se janë zgjuar, por janë ende në gjumë.
Kështu, shpjegohen të gjitha eksperiencat e çuditshme e përjetuara prej pacientit.