I sulmoi pas shpatullave më pistoletë elektrike e përdorur masivisht nga policia amerikane ndërsa ata ktheheshin në shtëpi.
I kërcënoi duke u thënë, “Ne kemi rrëmbyer vajzën tuaj na jepni valixhen me diamante”.
Më pas i futi në shtëpi i lidhi dhe i grabiti. Viktimë të kësaj ngjarje ishin dy bashkëshortë 84 dhe 79 vjeçar italian.
Sipas policisë thuhet se të moshuarit u sulmuan nga një shqiptar, për kapjen e të cilit po punohet intensivisht.
Shqiptari u kishte thënë të moshuarve se banda e tij u kishte rrëmbyer të bijën, dhe që për ta parë të gjallë duhet të dorëzonin florinjtë me vlerë që mbanin në shtëpi në kasafortë, ndërsa më pas detyroi burrin të hapte kasafortën brenda të cilës ishin materiale me vlerë të një shume të majme, gjithçka ata kishin dhe një pistoletë Smith & Wesson.
Banditi më pas lidhi dy të moshuarit me natriban dhe u largua duke humbur gjurmët.
Ndërsa nga verifikimet e policisë rezultoi se vajza e të moshuarve ishte në shtëpi së bashku me të shoqin e pashqetësuar në asnjë moment, dhe se gjithçka e thënë nga hajduti ishte gënjeshtër.
Por duket se shqiptari i kishte studiuar më së miri sjelljet e vajzës së të moshuarve dhe si rrjedhojë ndërmori sulmin.