Zyrtarët në Indi kanë deklaruar se çaji formalisht do të shpallet pije kombëtare.
Sipas raporteve të sotme, shefi i Komisionit për planifikim i Indisë, Montek Singh Ahluvalia, ka thënë se çajit do t’i jepet status special më 17 prill të vitit të ardhshëm, që koincidon me përvjetorin e lindjes së një kultivuesi të parë privat të çajit në rajonin e Asamit, raporton REL.
Pas Kinës, India e zë vendin e dytë në botë për nga prodhimi dhe përdorimi i çajit.
Në Indi, 83% të familjeve rregullisht e konsumojnë çajin, që konsiderohet si pija më e lirë në botë, pas ujit.