Kjo është fytyra më e bukur në të gjithë Britaninë..
Leonardo Da Vinçi ka shpenzuar kohë për të pikturuar një fytyrë perfekte, shkencëtarët dhe matematikanët janë përpjekur për të gjetur se cila është fytyra më e bukur. Kirurgët plastikë bëjnë të pamundurën për të krijuar një të tillë.
Dhe Florence Colgate? Ajo thjesht ka një fytyrë perfekte.
Studentja 18 vjeçare, e cila punon edhe në një fast food, është shpallur si fytyra më e bukur në Britani, duke mposhtur 8 mijë konkurrente të tjera. Është thjesht kombinimi perfekt, simetria e duhur, ajo nuk ka asnjë cen. Konkurrentet në konkurs nuk duhej të kishin bërë makijazh dhe nuk duhet të kishin bërë operacione plastike. Ekspertët thonë se ajo ka të gjitha shenjat klasike të bukurisë. Është vërtet kështu.