Forumi Kuq E Zi
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? 373857_487031967974896_762362579_n

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (Pj. I)

Pjesa e parë

Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.
Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifikuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.
A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.

Visar Zhiti, Shkrimtar, Gazetar, Publicist. Autori i ‘’Rrugët e ferrit’’ dhe ‘’Si shkohet në Kosovë’’ është një ndër krijuesit më të shquar të poezisë dhe prozës moderne shqipe. Zhiti është nderuar me shumë cmime në Itali dhe Shqipëri. Visari i Kombit ishte i burgosur politik por kurrë nuk e humbi njeriun kombëtar, e ditur, mirënjohës dhe fisnik:
Nuk e di me ç’arsye mund të mendohet ndryshe dhe pse? Do të më dëshpëronte dyshimi, por ai mposhtet nga e vërteta e madhe dhe e pathyeshme. Nuk e vendosim dot veç ne, të gjallët e tanishëm, se populli janë dhe brezat e shumtë që kanë ikur dhe brezat e pafundmë që do të vijnë dhe as e zhbëjmë dot që Gjergj Kastrioti Skënderbeu është dhe mbetet Heroi Kombëtar i të gjithë shqiptarëve, e kanë vendosur shekujt, historia e atdheut, fati ynë kolektiv, gjaku, luftrat dhe paqja, ideali dhe strategjia e kombit, etj. Vegimet skënderbejane paraprijnë vazhdimisht.
Shqipëria bën pa secilin nga ne, por nuk bën dot pa Skënderbeun. Ai bëri vetveten tek të gjithë ne dhe ne e bëmë atë siç na duhej, siç deshëm. Është identitet, ideal, qëllim, frymëzim. Është tragjedia e popullit dhe triumf i tij, përvoja e madhe e bashkimit, e betejave për liri, kundër çdo pushtuesi dhe mik i çdo populli, kryekomandanti i detyrave supreme.
Nga çdo shqiptar ai mori dëshirën dhe forcën dhe çdo shqiptari i dha misionin dhe vlerën e këtij misioni. U them myslimanëve të mij se në Atë është dhe emri mysliman “Skënderbej”, ashtu si dhe për të krishterët e mij është dhe emri “Gjergj ynë”. Ai bashkon fetë për ne. Na bashkon përjetësisht ashtu siç i bashkoi shqiptarët për të qenë të lirë, pa pushtues, për të ribërë vetveten, kombin dhe për t’u njohur nga bota mbarë. Me të, prej Tij. Emri i Tij rikrijoi identitetin dhe përgjegjësitë kombëtare, ndërgjegjen kolektive, kujtesën historike, Gjergj Kastrioti Skënderbeu përveç luftëtarit dhe prijësit tonë të gjithkohëshëm, krahas kryeqytetarit shqiptar bëri dhe qytetarin europian.
Emri i Tij është në ninananat tona dhe në elegjitë, në epos dhe në legjenda, në romane, jo vetëm historikë, por edhe në ato modernë, edhe kur e çmitizojnë, e bëjnë më njeri, më të rrokshëm. Zhvarrosja e tij sikur donte të kundërshtonte vdekjen. Prandaj Ai është dhe në emra malesh, rrugësh e sheshesh, madje dhe nëpër botë, me shtatore si një nga strategët më të mëdhenj të çdo kohe “si mbrojtës i paepur i qytetërimit europian”. Në qoftë se ka ndonjë midis nesh që dyshon në këto, le të pyesë një italian çfardo, francez, gjerman, zvicerian, etj, grek a serb, që hërë pas here e duan ta kenë dhe të vetin. Le të pyesë dhe përtej Europës, në Amerikë. Një kongresmen në SHBA ka thënë: “Pa Skënderbeun edhe Amerika do të ishte ndryshe”. Ky është një koncept tashmë që nënkupton Shqipërinë.

Nuhi Ismajli, Studiues, Kritik Letrar. Studiuesi dhe kritiku dardan, autori i "Vepra e Gjon Buzukut", ka botuar disa libra tepër të cmuar për kulturën dhe identitetin kombëtar, gjithashtu ka botuar qindra artikuj në mediat kryesore shqiptare. Disa nga materialet e Ismajlit kemi nderin t’i lexojmë edhe këtu në Zemra Shqiptare:
Gjergj Kastrioti është pa dyshim heroi më i madh i të gjithë shqiptarëve. Ai ashtu është konsideruar që nga koha e tij e gjer më sot. Kështu e kanë çmuar të gjithë shqiptarët, pavarërësisht nga përkatësia fetare. Gjergj Kastriotin e kanë quajtur hero më të madh të shqiptarëve, shqiptarët e besimit katolik. Kështu e kanë quajtur edhe shqiptarët e besimit ortodoks. Po kështu e kanë quajtu edhe shqiptarët e besimit mysliman. Marrim parasysh veprat e shkruara nga shqiptarët e këtyre besimeve fetare. Sami Frashëri, i cili njohu mirë kulturën orientale dhe i kontribuoi shumë asaj dhe jetoi gjatë në qendrën e P. O., Gjergj Kastriotin e vlerësoi shqiptarin më të denjë, i cili, më shumë se çdokush tjetër luftoi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Në veprën e tij: "Shqipëria...", ai shkruan: "...themi prapë me hidhërim zemre që: Shqiptarët kanë punuar gjithëmonë për botën e jo kurrë për vete. Vetëm një Skënderbe ka punuar, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ai është me të vërtetë mburrje për Shqipërinë".
Ka shumë që deklarohen si shqiptarë, të cilët nuk e duan dhe e mohojnë Gjergj Kastriotin dhe famën e tij, si kryehero shqiptar. Të tillët deklarohen si shqiptarë, por nuk janë shqiptarë. Ata janë me origjinë joshqiptare ose aq shumë të tjetërsuar nga ideologji antishqiptare, sa ta mohojnë edhe kryeheroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, i cili, më shumë se çdokush tjertër luftoi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vepra kombëtare shqiptare e Gjergj Kastriotit, është bërë edhe shembulli i luftës çlirimtare, në botë, vlerë së cilës iu kushtuan veprat e llojeve të ndryshme nga krijuesit e ndryshëm botërorë.

Agim Gashi, Këngëtar, Poet. Me kombin e për kombin, me Kastriotin e Rugovën, me lirinë e pa skllavërinë. Gashi është një ndër atdhetarët më të shquar që frymojnë sot. Kënga e tij e shkruar dhe e kënduar ka bërë të pavdekshëm qindra heronjë e martirë, ndërsa fjala:
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është hero legjendar dhe i pa përsëritshëm i të gjithë shqiptarëve. Deshi apo nuk deshi dikush ta pranojë një të vërtetë të patjetërsuar, është punë e tyre, por, çdo njeri me një pikë gjak shqiptari nuk mund ta vejë në pyetje Skënderbeun si njeriun që tokës shqiptare i dha emër duke e mbrojtur atë plot 25 vite nga robërimi osmanlli, i dha emër luftrave të mëtejme kundër hordhive të të gjitha ngjyrave që i vërsuleshin tokave të arbërit, i dha emër lirisë, drejtësisë, njerëzores dhe sublimes patriotike për çdo njeri shqiptar kudo që gjenden në botë. Kudo dhe nga të gjithë me emrin e Skënderbeut mbusheshin me dashuri për atdheun, edhe nënat kur përcillnin bijtë e tyre në mbrojtje të atdheunt u thonin:"Kujto birë Skënderbenë", edhe motrat e nuset u jepnin urata djemëve tanë në emrin e Skënderbeut. Këtij strategu të luftës, Heroit Legjendar të kombit i kënduan barinjët, malsoret, këngëtarët jug e veri, rapsodët, ndersa mijëra poetë e shkrimtarë të njohur kombëtar e botërorë i thurren vargje e legjenda luftës së Skënderbeut në mbrojtje të atdheut nga hordhitë e ushtrisë turke. Skënderbeun e njef historia kombëtare por edhe ajo botërore kudo në botë. Epoka e kohës së Skënderbeut mësohet edhe në shkollat e mbarë botës dhe do të ishte tejet mangësi kjo epokë t’u shpjegohet nxënësve pa kryepersonazhin e kohës, legjenden shqiptare Skënderbeun.

Zeqir Lushaj, Shkrimtar, Gazetar, Redaktor i Zemra Shqiptare. Ndonëse bashkëpunimi me Lushajn ka lindur vonë, dashuria e sinqertë për kombin na ka miqësuar në kohë rekord. Autori i shumë librave, Tropojani i Amerikës nuk njeh kthesa e metaforizma kur bëhet fjalë për kombin dhe legjendarin, por vetëm drejt:
-JO, -I dashur Ilir, Gjergj Kastrioti, nuk është Hero i të gjithë shqiptarëve!
Pse nuk është, dhe, i të cilëve shqiptarë nuk është?
1. Në radhë të parë, nuk është Hero, i atyre shqiptarëve që nuk dijnë dhe as nuk e duan Heroizmin. Dhe këta nuk janë të pakët. Gjergji, e ka ditur këtë punë që në kohën e Tij, ka ditur edhe të mbajë qendrim. Nuk janë të paktë ata, që, siç thotë populli, heroike, e dijnë vetëm “copën e bukës”.
2. Nuk e duan, as duan tia degjojnë emrin Gjergj Kastriotit, edhe ata të cilët kanë akoma në shpirt idealet e pushtuesit e dhunuesit tonë shekullorë, Turqisë dhe paragrafët më të errta e më të diskutueshme e të denueshme të moralit Islam. E. këtu, kuptohet, në ballë të kësaj “mosdashnie”, e aq me keq , në ballë të kësaj urrejtje, janë disa injorantë (demek) hoxhallarë, që më zi se kokën, kanë lidhur trupin e shpirtin me çallmën erë-vdekje të atyre që na e sollën e na e lanë në derë, tash ma se 500 vjet. E, këtu, të vjen keq per “xhematin”, se sa per hoxhën, me kohë “e ka marrë ferra uraten”.
3. Gjergj Kastrioti, nuk është as nuk mund të jetë Hero, i njerëzve të shitur,i agjentëve jo të paktë të të gjitha sherbimeve të huaja i servilëve e matrapazëve, që, per fatkeqsinë tonë kombëtare, i patëm, dhe me sa duket, i kemi edhe sot me shumicë.
4. Nuk e duan Gjergjin, as do ,”demek udhëheqësa”, që duket u është mbushur mendja se mund ta zevendesojnë Atë dhe të shfaqen edhe më Heronj, edhe më të Lavdishem, më Kombëtar!! E, më konkretisht, ATA, të cilët janë gati të rishikojnë e rindërtojnë historinë, vetem të mos na i mbetet qefi Vellait të madh të Anadollit !!
5. Me që po flasim per shqiptarë, në këtë rast, po i lë jashtë ketij gjykimi, ata që në fakt jetojnë në shqiperi, por nuk janë shqiptarë as me gjak, as me histori e traditë. Dhe, kjo mund të jetë e keqja e tyre më e vogël. Ndoshta, edhe pikrisht per të goditur dhe figurën e Gjergjit, jo pak prijës tanët, janë gati ti shpallin Shqipërinë edhe Kosovën multietnike !! Hahahahaha !!
6. Dhe e fundit, që ti permbahem edhe orjetimit te kryeredaktorit, per mos kalim rradhësh, them se, janë kundër Gjergj Kastriotit edhe ato që janë kundër Gjergj Fishtës, i cili, duke folë per këtë figurë të patjetërsueshme të Kombit, ka thënë:
“…Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’cilen luftoj kundra turqve, qi ishin mysliman, luftoj edhe kundra venedikasve qi ishin t’krishtenë. Prandej t’gjith shqyptarët e vërtetë, pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t’komit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punët e tij. Skanderbegu asht ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pjesa e dytë

Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.
Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifikuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.
A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.

Baki Ymeri, kryeredaktor i revistave Shqiptari dhe Kosova, Bukuresht. Mua më pëlqen ta thërras Alban sepse është Alban i Vërtetë. Albani Ynë ka bërë një punë kolosale për kulturën, historinë dhe aktualitetin shqiptar. Të zgjohesh dhe të flesh me flamur Kuq e Zi në sy, mendje e zemër është e vështirë, por për Albanin tonë është gjëja me e lehtë:
Askush nga shqiptarët që e njohin historinë nuk e mohon të vërtetën se Gjergj Kastrioti është kryeheroi i kombit tonë, pas të cilit vijnë një varg heronjsh tjerë, që pavarësisht nga emri e mbiemri, kanë derdhur gjakun e tyre të bekuar për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Autori bën mirë që e parashtron këtë pyetje, të cilës i përgjigjet me mençuri Nikollë Nikprelaj përmes këngës së tij fantastike "Këngë për Adem Jasharin", mes tjerash edhe me këto vargje: "Gjergji solli shpatën, dhe Ademi flakën/ Lum për ne që i patëm/ Në këto fusha t'mejdanit/ Sot po i bien tupanit/ Sokolat e Dardanit." Vlen ta dëgjoni Nikprelajn dhe ta lexoni Ilir Dardanin për të kuptuar këtë të vërtetë të pakontestueshme, por edhe një të vërtetë të hidhur, se tupanit të antishqiptarimit janë duke i rënë edhe disa korba të kombit, siç është çifti i gërditshëm i Tano Shejtan Turkut, Olsi Jasexhiut, Shefqet Krasniqit etj.

Kozeta Zylo, Poete, Gazetare, Publiciste. Nuk kishte si të përgjigjej ndryshe stërmbesa e Gjergj Kastrioit, kjo zonjë e nderuar shqiptare në Amerikë, e cila mëson gjuhën shqipe për fëmijët tanë, shkruan poezi e publicistikë për kombin, për shqiptarët e saj flet nga ekrani dhe gjendet përherë aty ku ka Zemra Shqiptare:
Gjergj Kastriot Skanderbeg është Heroi Kombëtar, për rrjedhojë është Heroi i të gjithë shqiptarëve. Të gjithë ata-ato pa perjashtime, që sulmojnë Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeg janë xhuxhmaxhuxhët e tij dhe të Kombit shqiptar.
Heroi Kombëtar u bëri ballë hordhive turke, barbarëve të kulturës dhe të historisë sonë që ndryshuan me dhunë dhe me gjak historinë tonë të lashtë Dardane.
Nuk kanë lindur as dje, as sot, dhe s’kanë për të lindur kurrë ata burra që do të mundin Heroin tonë Kombëtar. Ai qëndroi me shpatë në dorë për 25 vjet rresht, dhe i syrgjynosi barbarët turq larg trojeve shqiptare. Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeg është i vetmi Hero Kombëtar pasi, shpirti dhe vepra e tij u shkrinë për Atdhe.
Ai ishte mbrojtësi i qytetërimit dhe kulturës europiane.
Genocidi turk që shkatërroi Shqipërine për 500 vjet rresht duhet dënuar me ligj, dhe për këtë institucionet më të larta të drejtësisë shqiptare duhet t’i dërgojnë në Hagë krimet e perandorisë turke karshi popullit shqiptar.
Lavdi Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeg!

Edita Ukaj është një ndër zërat më të shquar të mendimit aktual shqiptar. Njohësja e mirë e politikës ndërkombëtare shprehet:
Po normalisht se Gjergj Kastrioti ishte dhe është hero i të gjithë shqiptarëve, sepse luftoi kundër një pushtuesi dhe mbrojti popullin e vetë. Duhet të kuptohet se në atë kohë nuk ka pasur shumë shqiptarë të konvertuar në fenë islame dhe prandaj këto ndarje nuk ekzistonin. Por kjo vlen edhe për sot, sepse Ai luftoi për ne të gjithë, që t'i mbrojë tokat shqiptare nga osmanët, orientalët. Sot është e njëjta luftë, ne sot po luftojmë të njëjtën luftë, si në kohën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut por pa armë, për rikthimin tonë në Perëndim.

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pjesa e trete (e fundit)

Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.
Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifikuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.
A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.

Ismail Kadare. Para shumë shekujsh kishim një njeri të Madh shpate e lirie, sot pas kaq shekujsh kemi nderin të kemi në gjirin tonë një tjetër njeri të Madh, pene e dashurie. Njeriu më i madh i letrave shqipe dhe padyshim një ndër kokat kryesore të letërsisë botërore i përgjigjet gjithë mirësi pyetjes sonë. Fituesi i dy nga tre çmimet kryesore në botën letrare dhe i përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës është figura qendrore e kombit Shqiptar. Kadare është ai i cili i ka munguar deri në dhembshuri Shqiptarisë. Sot e kemi dhe jemi komb shumë i pasur. Ekzistenca e Kadaresë riktheu dinjitetin e Shqiptarit, ndërtoi urën që lidh Shqipërinë më Europën dhe na udhëzoi drejt emancipimit, drejt botës që i përkasim, drejt endërrave që brënda një të ardhme të shkurtër mund të bëhen realitet me sy hapur, nga të cilat brezat e ardhshëm do të jetojnë si qytetarë të denjë europianë. Mirënjohje të përjetëshme për këtë Gjeni që në rastin më të mirë lind tepër rrallë.
Ekskluzivisht për Zemra Shqiptare, më i madhi, Ismail Kadare, për më të madhin, Gjergj Kastrioti:
Për pyetjen nëse Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është heroi i gjithë shqiptarëve, mendoj se përgjigja e pothuajse krejt shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, është, pa asnjë mëdyshje, pohuese.
Keqkuptimet lidhur me të nuk janë veçse të përkohshme dhe të rastit. Sado paradoksale të duket, keqkuptime të kësaj natyre ndodhin disa herë me figurat e pazakonshme, siç është ai , dhe me gjërat veçanërisht të shtrenjta, siç është liria.
Fazat e ndryshme të zhvillimit të njerëzimit janë shoqëruar shpesh me paqartësi dramatike. Ne kemi prirjen të harrojmë se në antikitet, atëherë kur u vunë themelet e ndritshme, siç quhen, të qytetërimit europian, ngjante normale që njerëzit të ndaheshin në dy grupime të mëdha: të lirë dhe skllevër. U deshën shekuj që njerëzit të ndaheshin nga kjo nyje fatale. Dhe ajo s’ka qenë e vetmja. Të tjera paqartësi shfaqeshin e kapërceheshin në rrugëtimin e popujve. Dhe s’kishte ndonjë arsye që kalendari shqiptar të mos njihte prova të tilla. Duhet thënë, megjithatë se, duke mbërritur në mijëvjeçarin e tretë, në gjendjen që janë sot, shqiptarët kanë treguar se megjithë pengesat dhe paqartësitë, nuk kanë patur e as kanë arsye të kenë probleme serioze me lirinë.
Në këtë kah mund të thuhet se nuk kanë patur e as kanë arsye të kenë probleme me Kastriotin.
Ai është personazhi më i plotësuar, më i gjithkohshëm dhe më bashkues që rrallë mund t’i bjerë në pjesë fatit të një populli. Duke qenë një prijës lufte, ai është po aq një prijës paqeje. Dhe kjo vjen natyrshëm ngaqë Kastrioti përveçse prijës historik, është njëkohësisht një program, një ide, një proces shpëtimi, me vlerë që përtrihet në çdo kohë e në çdo rrethanë.
Cdo përpjekje për të cënuar ose përvehtësuar atë nga një krah politik, nga një besim fetar ose zonë gjeografike do të ishte një cënim i kombit dhe i krejt të ardhmes shqiptare.

Gani Mehmetaj, Drejtor i KosovaFilm, Shkrimtar. Njeriu i kinematografisë dhe i letrave na gëzon me ekzistencën e tij, na jep shpresë dhe na bën të urojmë që kombit shqiptar t’i shtohen shqiptarët si ky:
Gjergj Kastriotin e adhurojnë të gjithë shqiptarët.
Për një grusht hoxhallarësh të shitur dhe islamikësh të frymëzuar nga rryma më fanatike turke nuk duhet të shtrohet një diskutim i tillë, ata s’përfaqësojnë asgjë në detin e shqiptarëve që e adhurojnë Gjergj Kastriotin. Është e natyrshme që heroin tonë mund të mos e duan turqit, por pse disa duhet të mendojmë si ish pushtuesi mizor, është për të ardhur keq.
Dikur Skënderbeun e sulmonin më tërbim serbët në ish-Jugosllavi dhe sllavët e Maqedonisë si nxitës të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. E vazhduan një grusht antishqiptarësh në Tiranë, në emër të luftës kundër miteve, sepse donin ta deshqiptarizonin Gadishullin Ilirik. Sot e sulmojnë një pjesë e hoxhallarëve (jo të gjithë) në Kosovë e Maqedoni, të paguar nga të huajt, sepse janë kundër bashkimit kombëtar, ndërsa Skënderbeu është heroi i të gjithë shqiptarëve, prandaj shqiptarët ia ngritën përmendoren në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup. Pse të mos ia bëjmë përmendoren edhe në Ulqin e Preshevë? Ai meriton edhe më shumë...

Kalosh Çeliku, Shkrimtar, Botues. Njeriu i Rrapit të Artit flet nga ‘’terreni’’, nga aty ku halldupët shndërrohen në problem serioz, por Çeliku mbetet Çelik sepse i përket gjakut të Kastriotit:
E vërtetë është se, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është kryeheroi legjendar shqiptar. E dinë këtë shqiptarët, e di e gjithë bota.
Fatkeqësi tjetër është ajo se Shqipëria historikisht ka pasur, ka dhe do të ketë: shqiptarë dhe halldupë. Edhe, halldupët sot deklarohen si myslimanë, po janë shqiptarë siç ka thënë Filip Shiroka për hoxhallarët: “njerëz të sotshëm me tru të moçëm”.
Shqiptarët janë rritur me veprat dhe vjershat e Rilindasëve tanë: Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Asdrenit, Ndre Mjedjes, De Rada, Fan Nolit, Mihal Grameno, Vaso Pashë Shkodranit, Luigj Gurakuqit, Hil Mosit, Ali Asllanit… Filip Shirokës, ku në një vjershë për halldupët thotë: “Këta nuk janë të gjakut tonë / nuk e di Eva ku i ka gjetë”.
Megjithatë, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu për inatë të halldupëve ka qenë, është dhe do të jetë kryeheroi legjendar i shqiptarëve përderisa do të ketë qiell, diell e hënë! Çajupi moti e ka thënë te Baba Tomori në vjershën e tij “Punërat e Perëndisë”:
Kur bëre derr' dhe arinë, / Ç'deshe që bëre Turqinë? / Se të mos qenkej kjo farë, / bota do të vinte mbarë, / dhe do të lulëzonte, / Shqipëria do t'gëzonte.
Përmëtepër, u pëlqen apo nuk u pëlqen halldupëve, unë kam lindur dhe jam rritur me veprat e vjershat e Rilindasëve tanë shqiptarë nën krye…

Frederik Ndoci, Këngëtar, Poet, por edhe Aktor. Riku, Shkodrani i Madh i Këngës shqiptare dhe shumë i suksesshëm edhe në arenën ndërkombetare, fituesi i shumë cmimeve, na befason me njohuritë për historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit në përgjithësi:
I dashur Ilir Dardani, së pari dua të falenderoj për temën e kësaj cështje kaq delikate, por të qartë për intelektualët dhe krejt të erret dhe skeptike për masat, turmën ose për popullin. Emri yt është i lidhur katercipërisht me këtë dhe që quhet Ballkan ose Shqiptari që fillon nga veriu i Triestes, në kufijt e Danubit jugor gjer në derdhjen e tij, në detin e lindjes. Që nga Gjeneza dmth fillimi i jetës Adami dhe Eva, kur Kaini vrau vëllanë nuk asht gja tjetër vetëm fillimi i urrejtjes së Izraelit për ne dhe ne na quajtën Kainë dhe vendi ynë quhet Tu Balli i Kainit, Tu Bal Kain ose sot Ballkan, këto të gjitha i mësoi Gjergj Kastrioti dhe për këtë kishte në përkrenaren e tij jo Kryqin, edhe pse ishte ushtar i Krishtit i kurorezuar nga Vatikani dhe nga vetë Papa, por ai mbante një kokë Cjapi, që është simbol i pellazgëve, i mretërve të racës së bardhë, dmth atë që Zoti perzgjodhi më vonë për ta bërë Faraon që në shqip do thotë: "fara e jonë". Pra ky patriot dhe njëkohësisht edhe një pas mbret pas mbretërve që është Dardani i pari i nipërve të Kainit...Kaini nuk e vrau vellanë, por e vrau sepse i tha të vërtetën për JHV që ishte Zoti sipas Biblës ose Tores sipas Ebrejve, pse dua t’i jap që në zanafillë kujdes për cfarë përfaqsonte idea e Gjergj Kastriotit, ishte për krijimin e një mbretërie ish Pellazge dhe Arbërore, por që u kundërshtua nga Papa, jo si ide por në praktike, duke e lënë vetëm në të gjitha përballjet që pat heroi ynë me turqit për 25 vjet. Pra armiqtë tanë ishin Ebrejte më pas Grekët (shekulli 5-4 p.e.s.) dhe më pas nga Vatikani dhe me pas nga Turqit. Historia e trojeve tona (Troja) mbahet e fshehtë me shekuj, kush ishte i pari i Trojës, Priam ‘’Jam ka prij’’, kush ishin fëmijët e tij Hektori, "hiq dor" ose "heq dorë",nga dueli me Akilin "a ki le ", Paridi "I pari ti", Helena "e lena" Agamemnoni "Asht ka mendon" e të tjerë heronj të luftës së Trojës. Pra për këtë pikë nuk respektohet Gjergji yne pasi si hero dihet nuk ka pasur as nuk do të ketë hero të tillë, pasi ai i bëri ballë një force që ishte më e madhja në atë kohë që ishte Turqia, asnjë mbretëri nuk i bëri ballë, por vetem Gjergj Kastrioti i emëruar nga Sulltani në Skanderbeg që do të thotë Aleksandër i Madh, pra janë disa pika që ne duhet t’i dimë që ti japim vlerat e mëdha. Ndërsa Adem Jashari heroi i ditëve tona asht një e vertetë që ai u bë theror për lirinë e Kosovës, ose ma mire u tradhetua, sepse e bënë me fjalë me komandantin e UCK që Jashari do të godiste me armë policinë serbe dhe do të futej në shtëpi, sapo ushtria ta rrethonte nga kodra përballë që ishte jo ma shumë se 100-200 metra larg nga shtëpia e Jasharëve, por kur u krye rrethimi Jasharet u lanë vetëm për tu kthyer në legjendë... Kjo është e vërtetë sa është vetë e vërteta që vetë ata që e tradhëtuan jane sot në qeveri... per t’u harruar shumë shpejt por që lanë në baltë një familje që nuk do të harrohet në breza. Kena edhe Berishën i cili lidhi mundësinë për Indipendencen e Kosovës, bëri Rrugën e Kombit dhe nëse një ditë andrra Shqiptarore do të arrihet kjo ka një zanafillë që nga Gjergji që për mua asht shumë ma nalt se gjithë këta që sot përmendëm.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.
Njohja e thellë e jetës, e botëkuptimit, e traditës dhe e luftës së shqiptarëve kundër pushtimit të huaj si dhe e organizimit të shtetit e të ushtrisë osmane, i dhanë mundësi Skënderbeut të ndërtonte me efektivitet të lartë gjithë veprimtarinë e tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak i shquar. Ai arriti në përfundimin se, përballë një pushtuesi të fuqishëm, siç ishte Perandoria Osmane, shqiptarët nuk mund të arrinin në fitore, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh, pa një bazë organizative të qëndrueshmepa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve që zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm e të këtyre me veprimet e ndërmarra në rrafsh ndërkombëtar. Një nga hapat e parë në këtë drejtim qe themelimi, me nismën e nën drejtimin e tij, i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve.
Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivën e tyre, Skënderbeu e kuptoi me kohë se nuk mund të mbrohej vendi, të çliroheshin viset e pushtuara dhe të zhdukej përfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qëndruar mbi bazën e Besëlidhjes Shqiptare si aleancë politike vullnetare, karakteristikë që ajo e kishte pasur në fazën e saj fillestare. Prandaj në gjirin e koalicionit të fisnikëve shqiptarë u krye dora-dorës një zhvendosje në raportin e forcave (që karakterizon etapën e dytë të veprimtarisë së Skënderbeut si burrë shteti), dhe që çoi në fund të viteve 50 në krijimin e një pushteti të vetëm shtetëror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bë themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, mbi të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug të viseve të lira, ai u dha mundësi nënshtetasve të tij të zhvillonin një veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si më parë, edhe në këto vite vazhduan të eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithëra e prodhime të tjera.Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu u kushtoi vëmendje viseve të pushtuara. U mbajtën kështu të gjalla dhe u forcuan më tej lidhjet me banorët e këtyre viseve, gjë që ndikoi në forcimin e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve dhe në konsolidimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, duke i dhënë mundësi të mbijetojë e të zhvillohet më pas në kuadrin e Perandorisë Osmane.
Procesin e bashkimit të shqiptarëve e favorizoi shumë edhe toleranca e lartë fetare e Skënderbeut. Si i krishterë i rritur në ambientin mysliman, ai qëndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkëpunoi ngushtë dhe pa asnjë paragjykim me klerin e riteve të ndryshme dhe dërgoi si ambasadorë të tij në vendet e huaja priftërinj katolikë dhe ortodoksë. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht në procesin e bashkimit të shqiptarëve.
Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ai e vlerësoi drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si kusht i nevojshëm për të përballuar agresionin osman. Duke patur të qartë se rrezikut osman mund t'i bëhej ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kërkoi pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër armikut të përbashkët, si dhe përkrahje materiale për luftën e popullit shqiptar.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti është i pandarë nga veprimtaria e tij si udhëheqës ushtarak i talentuar. Në kushtet e pabarazisë, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Këtë parim, të ndjekur prej tij, e shprehin me vërtetësi edhe fjalët që Barleci ka vënë në gojë të Skënderbeut, se "kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe".
Në kushtet e epërsisë së theksuar të ushtrive osmane në luftëtarë e në armatime, Skënderbeu për t'i mposhtur ato i mbante në alarm të përhershëm, i shqetësonte me sulme të vogla e të papritura. U priste rrugët e furnizimit dhe, pasi i kishte futur në kurth, i godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe i shkatërronte përfundimisht. Skënderbeu zbatoi një strategji të mbrojtjes aktive sipas parimit "mbrohu duke sulmuar". Në betejat e ndryshme ai ndërthuri mjeshtërisht operacione të mëdha taktike-strategjike me tërheqje e sulme, me pusi e befasi të luftës guerile.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.Skënderbeu gëzonte dashurinë nga bashkëkombësit e vet, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte që habiti botën me fitoret e saj legjendare dhe u bë krenaria për një të kaluar, të cilën donin ta përsërisnin. Këngët që shqiptarët i thurën Skënderbeut, të cilat i këndonin me krenari edhe përpara pushtuesve, gojëdhënat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise të tjera të banuara prej tyre, i dhanë atij tiparet e një luftëtari me forca vigane, të pajisur me trimëri të pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilësitë e një figure që mishëronte aspiratat e një populli të tërë për liri e pavarësi.
Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi. Ai pati një shtrirje që kalonte kufijtë e Gadishullit të Ballkanit, kishte një rëndësi evropiane. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të.
Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit e në përgjithësi të opinionit publik evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj. Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i është kushtuar figurës së këtij Heroi, në të katër anët e botës. Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi Evropën Qendrore, kur në Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirimin kombëtar etj., historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e Heroit shqiptar si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri. Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku janë vendosur monumente e buste të tij ose që mbajnë emrin "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu".

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons