Menopauza është një fazë e rëndësishme dhe e pashmangshme në jetën e të gjithë grave. i konsideruar shpesh si moment i fillimit të plakjes, ai është një moment që krijon probleme jo vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike tek gratë. Pikërisht, për të folur rreth kësaj faze të jetës, në “Pasdite” ishin të ftuar katër gra, Linda Kalemi, një instruktore sporti, Mira Pirdeni, aktiviste e moshimit, Silvana Baltadori, një grua në karrierë dhe figurë e njohur televizive, si dhe Asije Koprencka, një pedagoge me njohuri të thella të fushës psikologji.Koprencka: Menopauza, vështirësitë kryesore janë ato psikologjike“Frika nga menopauza është e zakonshme, pasi është trashëguar nga opinioni, nga nënat, porn ë të vërtetë ajo është vetëm një periudhë e natyrshme e jetës. Është aq e natyrshme sa edhe ardhja e ciklit apo bërja nënë e të gjitha grave”, deklaroi Znj. Koprencka.“Ky opinion mbi menopauzën ka ndryshuar dhe studimet e kohës së fundit tregojnë se gruaja është më e pjekur dhe ka një lidhje më të mirë midis trupit dhe shpirtit. Është e rëndësishme që ndryshimet e trupit duhet t’i përballojë shpirti dhe në këtë moshë, një grua është më e përgatitur se kurrë për këto ndryshime”.
Sipas Koprenckës, problem me menopauzën lidhet ngushtësisht me mënyrën se si konceptohet në ditët e sotme bukuria femërore. “Bukurisë së femrës i kushtohet më shumë rëndësi se duhet. Por, kjo vetëm në vendet perëndimore. Ka shumë raste dhe kultura të tjera, ku menopauza është një moment i lumtur. Përshembull, në Indi, pas përfundimit të ciklit, gratë mund të qëndrojnë me burrat, të hanë me ta, të mos mbajnë asnjë mbulim në fytyrë dhe për gratë që i përkasin kësaj kulture ky moment fizik është shumë i mirëpritur nga pikëpamja psikologjike”.
Duke u ndalur tek ndryshimet që ndodhin me menopauzën, pedagogia shtoi: “Është e qartë që ka disa ndryshime të rëndësishme biologjike, me vezoret që nuk prodhojnë më vezë dhe hormone që krijojnë ekuilbër dhe bukuri, por ky nuk është fundi i botës dhe nuk do të thotë që gruaja nuk është më e bukur. Personalisht, mendoj se mosha 40-50 vjeç është shumë delikate në shumë drejtime dhe shumë prej problemeve vetëm sa i faturohen menopauzës. Është një periudhë kur shumë gra kanë probleme bashkëshortore, kur fëmijët largohen, kur shumë kanë probleme ekonomike dhe janë të pakënaqur nga karriera, por kjo nuk do të thotë se shkaktare për këtë është menopauza”.
Kalemi: Nëpërmjet sportit s’kam përjetuar asnjë shqetësim
Linda Kalemi, një instruktore fizike, beson se nëpërmjet mbajtjes së trupit në formë, është shumë më e thjestë të përballohet kjo fazë e vështirë e jetës së një gruaje. Duke dëshmuar përvojën e saj personale, Zonja theksoi se nëpërmjet marrjes me aktivitete sportive, ka qenë në gjendje që mos ta kuptojë ndonjëherë as kur i ka nisur menopauza dhe as kur i ka përfunduar ajo.
“Është një shprehje që thuhet se 40 vjeç fillon jeta dhe unë e besoj me të vërtetë këtë. Duke qenë se kam jetuar një periudhë jashtë, kam kuptuar se atje është më e lehtë për t’u përballuar, pasi ka më shumë informacion. Megjithatë, e para dhe kryesorja është që vetë femra nuk duhet të mendojë që po i mbaron jeta, siç jam kundur mendimit se jeta ndryshon me hapa të tillë si martesa apo bërja nënë. Menopauza është një stad që vjen dhe kalon natyrshëm, ashtu si të gjithë të tjerët në jetë”.
Duke u përqendruar tek përvoja e saj personale, Kalemi shtoi: “Shpesh më pyesin nxënëset në palestër a kam hyrë apo jo në këtë fazë, por gjithmonë u përgjigjem se nuk e di dhe realisht nuk e di. Sporti të krijon gjithashtu afsh, rrit qarkullimin e gjakut, të bën më energjik gjithmonë, prandaj disa nga simptomat më të këqija mbase shmangen kështu. Besoj se është e rëndësishme që të bëhen kontrolle hormonale, por dua të jap një mesazh: Nga përvoja ime dhe klientëve të mi, kjo situatë s’është e prerë me thikë. Ky është një moment që duhet ta shtyjë femrën ta shijojë jetën dhe personalisht, në këtë fazë e dua jetën më shumë. S’ka përse të më trembë, do punoj, do jem më aktive, sepse s’dua ta shkurtoj jetën, por ta zgjas atë, por jo vetëm me vite, por edhe me cilësi”.
Pirdeni: Si mësova të përballoj një “ferr”
Një akviste e moshimit, Znj. Mira Pirdeni tregon se ka pasur shumë të vështirë të përballojë vështirësitë e shumta që i krijoi menopauza. “Deri në momentin kur u shfaqën simptomat e para, nuk kisha shkuar asnjëherë tek mjeku, kisha qenë gjithmonë shumë e shëndetshme dhe nuk kisha vuajtur asnjëherë. Mbase edhe për këtë arsye nuk kisha informacion, se dija që do të kisha vështirësi të thella si anemia. Kalova në anemi nga menopauza, por duke qenë përsëri e shëndetshme, e neglizhova dhe e dëmtova shumë veten, pasi pasojat u rënduan edhe më tej”.
Si rrjedhojë e përparimit të anemisë, në trupin e Pirdenit u shfaqën sëmunde që i dobësuan dukshëm sistemin e saj kockor. “Përfundova me osteoporozë, artrozë të gjunjëve, nuk ecja dot, nuk i hipja bicikletes, nuk vishja dot këpucë me taka, nuk zbrisja lehtë, isha pa humor dhe u dëshpërova. Unë kisha një profesion që lëvizja shumë dhe kisha aktivitet të ngjeshur shoqëror, por jo më larg se tre ditë më parë, takova një grua belge, që nëpërmjet dy pikave që vendoste tek kyçet e dorës, arrinte të shmangte afshet e saj”, dëshmoi Pirdeni.
Në argumentin e saj, ajo deklaroi se pavarësisht se gratë kanë në dorë të zbusin pasojat, ato duhet të përgatiten gjithsesi për disa ndryshime problematike në jetën e tyre. “Sado aktive të jesh, ka disa që e kalojnë shumë lehtë dhe të tjerë qe kanë të vështirë, por secila grua vuan pasojat e saj. Unë fillova të lexoj dhe të informohesha, kështue kalova. Kuptova që kockat s’mund të forcoheshin më, kështu që forcova muskujt dhe kështu ia dola. Kjo, edhe falë meritës së një shoqes sime, një zyshë baleti, që më ftoi në palestrën e saj dhe atje nisa të praktikoja balet dhe lloje të tjera kërcimi që në ndihmuan të mbetesha në formë”.
Baltadori: Çelësi për të luftuar menopauzën është informacioni
Ndonëse ishte dakord me mendimet e parafoleseve, Zonja Baltadori argumentoi se informacioni është kryesori për të përballuar një menopauzë të suksesshme. “Duke qenë se është një sfidë personale, gruaja duhet të jetë sa më e informuar dhe është e këshillueshme të ketë një barometrër shëndetësor, që është informacioni dhe kultura për menopauzën. Personalisht, nuk më frikëson, por jam edhe e përgatitur për atë që do të ndodhë me trupin tim”.
Sipas Baltadorit, “në të vërtetë, femra ka tre cikle në jetën e saj, cikli pa menstruacione, kur një femër është ende vajzë. Cikli i dytë, kur është pjellore dhe kur arrin kulmin e bukurisë, realizimit të saj dhe kreativitetit e më pas vjen menopauza, që më shumë se një cikël fizik, është psikologjik. Sidoqoftë, trupi i një gruaje fillon të përgatitet që 40 vjeç për menopauzën dhe shfaqen shenja të shumta, si ndryshime në lëkurë, jeta seksuale ndryshon sepse edhe dëshira ndryshon, flokët dobësohen, cikli s’ka atë gjatësi si më parë, ditët afrohen me njëra tjetrën, ndodh përjetimi i një neuroze të lehtë, e humbjes së kujtesës. Kjo është një periudhë e uljes së krijmtarisë. E thënë qartë, është një periudhë jo e mirë për femrën, është një moment kur duhet të kujdesemi më shumë për veten dhe çdo grua ka përgjegjësi individuale në këtë drejtim”.