Thomas Beatie, i bërë i famshëm i “mashkulli” i parë që ka mbetur shtatzanë dhe ka lindur një fëmijë, lajmëroi për ndarjen e tij nga gruaja e tij në këto nëntë vitet e fundit.
38-vjeçari bëri deklaratën e tij gjatë një shfaqje të kanalit amerikan “CBS”, ditën e enjte, ku zbuloi gjithashtu se tashmë ka kryer edhe operacionin përfundimtar për t’u shndërruar në mashkull në 100% të funksioneve.“Ashtu si të gjitha martesat, kemi patur ulje-ngritjet tona dhe tani po përjetojmë një moment të keq. Për momentin, jemi të ndarë”, deklaroi Beatie.Zoti Thomas në fakt lindi femër, me emrin Tracy Lagondino, por shprehet se gjatë të gjithë jetës e kishte ndierë veten mashkull.Si rrjedhojë, në moshën 20-vjeçare ai nisi të merrte injeksione testosteroni, të cilat i krijuan qimet në fytyrë dhe i trashën zërin, në të njëjtën kohë që manipuloi edhe organet e tij gjenitale.
Në vitin 2002, Tracy u shndërrua përfundimisht në Thomas, nëpërmjet një mazektomie, një operacioni që e shndërroi ligjërisht në mashkull, por vendosi që të ruante ndërkohë edhe organet femërore, në mënyrë që të kishte fëmijë në të ardhmen.
I martuar në vitin 2003, Beatie mbeti shtatzanë disa vite më vonë dhe lindi një fëmijë në 2007-n, duke u shndërruar në “mashkullin” e parë në botë që arrinte të bënte diçka të tillë.