1960, një grup i shpërndarjë shkencëtarësh dhe njerëzish që dikur kanë qenë nën varësinë e drogave, kanë bërë thirrje për një mënyrë radikale trajtimi të varësisë nga drogat, një element halucinogjen të quajtur ibogaine që nxirret nga një bimë në Afrikë dhe që duket se shkakton zvogëlimin dhe zhdukjen e simptomës së varësisë nga heroina, kokaina dhe alkooli. Pyetja tani është se për çfarë arsye nuk përdoret masivisht?
Për 15 vjet, jeta e Thillen Naidoo qe sunduar nga kokaina. Ai është rritur në një qytet të vogël në Afrikën e Jugut, ku ra nën varësinë e drogës. Pas peripecive të shumta të përjetuara si një i droguar, ai takoi doktorin Anëar Jeeëa në një qendër sociale në qytetin e tij. Doktori i ofroi një zgjidhje radikale, drogën haluçinogjene që përdoret në ceremoni tribale në Afrikën Qëndrore. Droga e re i dha atij disa orë qëndrim në shtrat me pamjen e një peshku mbi krye. Ndjeu se dhoma u kthye përmbys dhe dëgjonte zhurmë që nuk ekzistonte në veshë.
Haluçinacionet përfundian gjatë naftës por ajo që zbuloi disa ditë më vonë qe se i droguari nuk ndjente më nevojën për të konsumuar kokainë, një nga drogat me varësi shumë të rëndë dhe nga më të vështirat për t’u lënë. Gjashtë muaj më vonë i droguari qe pastruar.
Tani ai ndjek një terapi në grup dy ditë në javë, ku mëson se si mund të kryhet një jetë pa drogë.
Doktori që e shpëtoi vlerëson se rreth 1 mijë vetë i ka trajtuar me ibogaine dhe ka patur sukses, por mjekësia konvencionale ende nuk e njeh këtë metodë. Ibogaina është përdorur përgjithësisht si drogë halucinogjene në disa fise të Afrikës që nga lashtësia, por në vitin 1962, një i ri i droguar me heroinë zbuloi mrekullinë e kësaj bime. I droguari e piu ibogainën për t’u droguar më tej, por kur efekti i saj u zbeh, zbuloi anën tjetër, mungesën e nxitjes për të marrë drogë sërish.
Pasi shpëtoi vetë, zbuluesi ia përkushtoi jetën përhapjes së ibogainës si mjet trajtimi.
Pavarësisht kësaj, ibogaina u ndalua në SHBA sëbashku me LSD-në në vitin 1967. Por në shumë vende mbetet e parregulluar dhe palicencuar. Në Hollandë është hapur një klinikë që nga vitet 1980 dhe që përdor këtë drogë për të luftuar drogën.