Forumi Kuq E Zi
“BE të mos i japë statusin Serbisë” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“BE të mos i japë statusin Serbisë” Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj kërkoi nga Bashkimi Europian të mos e shpërblejë Serbinë me statusin e kandidatit nëse kjo e fundit nuk i largon strukturat e saj nga veriu i Kosovës.

Këto deklarata z. Hoxhaj i bëri në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit në të cilën u paraqit raporti tre mujor për Kosovën. Hoxhaj tha se nëse Serbia merr statusin e kandidatit pa i përmbushur obligimet karshi Kosovës, situata në veri do të transferohet në një konflikt të ngrirë, marrëveshjet nuk do të zbatohen dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosoves dhe Serbise nuk do të ketë të ardhme.

“Paqja dhe stabliliteti mes Kosovës dhe Serbisë dhe prosperitetit në rajon do të varet nga vendimet që do të merren në Bruksel nga KE. Nëse Serbia shpërblehet me statusin kandidat, pa shpërndarjen e strukturave të policisë dhe sigurisë, pa bërë largimin e barrikadave apo zbatimin e marrëeshjeve të arritura në dialogun teknik, pasojat do të jenë të shkurtra dhe afatgjata”, tha Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic kërkoi nga Këshilli i Sigurimit t’i mbështesë rezolutat e tij në këmbim të zgjidhjeve në dialogun Prishtinë-Beograd. Ai kërkoi zgjidhje për veriun e Kosovës, ruajtje të enklavave serbe si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse ende nuk është gjetur. Presdienti Tadic ka thënë vazhdimisht që duhet të ketë siguri ndëkombëtare që ruajnë interesat tona brenda krahinës dhe të sigurojnë një zgjidhje reale për Kosovën veriore”, tha Vuk Jeremic, Ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.

Pjesë e fjalimit të ministrit serb ishte edhe pritja me gurë që iu bë presidentit të Serbisë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Ndërsa hetimi i trafikimit të organeve për ministrin serb është një nga cështjet më të rëndësishme.

Kina dhe Rusia si zakonisht mbështetën qëndrimet e Serbisë, ndërsa Rusia shprehu edhe më tutje gatishmërinë e saj për të ndihmuar serbët e Kosovës.

Nga ana tjetër aleatët e Kosovës, si Franca e Britania mbështeten dialogun Prishtinë dhe Beograd dhe apeluan për implementimin e marrëveshjeve të arritura si dhe heqjen e barrikadave në veri.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons