Darka e Gabuar(do hedh pjese te shkeputura qe me kane lene mbrese)
Ja c'kishte ndodhur.Ate pasdite te paharrueshme,kur tanket dhe autoblindat,pas shkarrangjitjes renkuese,hyne ne qytet,prej njeres autoblind,atje te sheshi i bashkise,kishte dale komandanti i divizionit gjerman,koloneli Fritz von Schwabe,mbajtes i Kryqit te Hekurt.
Pa cmpire ende kembet,ne kohen qe shoqeruesit e tij prisnin urdhrat e pare,ai ia nguli veshtrimin pamjes,ne nje menye qe i habiti te tjeret.E si te mos mjaftonte kjo,po aq mungues,si te fliste me vete,shqiptoi fjalet:"Gjirokaster...kam nje mike ketu...".
.........Po koloneli vazhdoi me te njejtin ze:nje mik te madh,nje shok universiteti...me te ngushtin e miqve...vella e shkuar vellait....
.....:Doktor Gurameto i madh,alias grosse doktor Gurameto,Rruga Varosh,22,Gjirokaster.Albanien.(ai urdheroi qe ta sillnin,dhe pasi u takuan,ai i tha)
Nibelungen,he?Kodi Lek Dukaxhin,he?Te kujtohet c'me thoshe te "Taverna e vejushes Marthe"?Besa shqiptare,mikpritja.
Me kujtohet,si s'me kujtohet?pergjigje doktor Gurametoja i madh.
.....Fytyra e kolonelit,gjithashtu, here pas here ngrysej.
Kaq shume e enderroja kete takim,thoshte mendueshem.Kur qellonte qe dikujt i tregoja per ty dhe per Shqiperine,sic e kisha lexuar te Karl Mayer dhe sic ma kishe thene ti,me merrni mdoshta per te marre...Sepse ata nuk e dinin lidhjen time me ty...Nuk e dini se,kur kujtoja se po jepja shpirt,ty te kish nder mend.Aq shume te kisha nder mend,saqe befas m'u duk se jo mjeku ushtarak,por ishe ti qe po me operoje....Po me operoje ti.....pavarsisht se veglat i kishte nder duar tjeterkush....Pra ti me shpetove...me ngjalle....me thirre....me ktheve nga vdekja.
Ai prap pushoi se foluri,kete here per nje kohe te gjate.
Ne qytetin tend,doktor Gurameto,me qelluan.
...Me goditen pabesisht...Kur pararoja,me shpirt nder dhembe,arriti te jepte lajmin:na goditen!
mendimi im i pare ishte prap per ty.Per fajin tim,ngaqe te besova ty,i shtyre nga mallengjimi,mendjelehtesia i kisha nisur drejt vdekjes.Nuk e fsheh, me pezm te tmerrshem,thirra:Gurameto,tradhetar,ku e ke besen tende shqiptare, ku?
Doktor Gurametoja i madh ishte i humbur.
Ku jane fjalet qe kemi folur te "Taverna e vejushes Marthe",ku eshte besa jote,Gurameto/Pse nuk flet?
Doktori, me ne fund, arriti te fliste:
S'te godita une,Fritz.
Ah,ashtu?S'me godite ti?Aq me keq.Vendi yt me goditi
Une pergjigjem per porten time,jo per ate te shtetit
eshte njelloj.
S'eshte njlloj.Une s'jam Shqiptare,ashtu si ti s'je Gjerman,Fritz.
Ah.ashtu?
PS//Duhet ta lexoshq qe te kuptosh kete roman te mrekullueshem.