Forumi Kuq E Zi
Histori domethenese ! - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori domethenese ! - Faqe 3 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori domethenese ! - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori domethenese ! - Faqe 3 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 3 e 3]


1Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Histori domethenese ! 13/4/2012, 00:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
First topic message reminder :

Histori domethenese ! - Faqe 3 563564_334368606623824_316560718404613_883252_591667287_n
Një burrë kishte katër fëmijë .
Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim , prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët .
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme .
I pari u nis në Dimër , i dyti në Pranverë , i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djal...i i fundit , babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t'i thoshin se çfarë kishin parë .
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar ...
I dyti nuk ishte dakort , sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë ..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme .Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur ..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira .
Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta , sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon .
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon .Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen...
Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t'ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !
Këmbëngulni , dhe përmes vështirësive , kohë më të mira , do të vijnë sigurisht atëherë kur ju nuk e pritni..!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

61Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Drejtori i shkollës kishte thirrur në zyrën e tij tre mësues. Me tu ulur, ai u tha:”Ju jeni zgjedhur si mësuesit më të mirë dhe më të aftë të shkollës vitin e kaluar.
Për këtë, jeni zgjedhur që të jepni mësim në tre klasa.
Nxënësit e përzgjedhur janë më të mirët e shkollës, më të dalluarit, më të zgjuarit dhe më të sjellshmit. Secila klasë ka 30 nxënës.
Prej jush kërkohet që të mos u tregoni se janë nxënësit më të mirë në shkollë,
pasi kështu do të shkaktonim pakënaqësi tek prindërit e nxënësve të tjerë, gjë të cilën nuk e duam.”

Filloi viti i ri mësimor dhe përfundoi dhe rezultatet e këtyre nxënësve ishin rezultatet më të larta në të gjithë shkollën, siç dhe pritej.
Madje, rezultatet kishin një rritje prej 20 – 30 % nga një vit më parë në rang rajonal.
Drejtori i mblodhi në fund të vitit shkollor tre mësuesit më të mirë dhe i pyeti mbi mendimin e tyre rreth kësaj përvoje të re.
Secili pohoi se kishte qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe se ajo që ua kishte lehtësuar maksimalisht misionin,
ishte përzgjedhja e atyre nxënësve me inteligjencë të lartë.
Ata thanë se këta nxënës të mrekullueshëm, u kishin kursyer shumë mund e djersë.
Këtu ndërhyri drejtori dhe i la pa fjalë me atë që u tregoi.
Ai u tha:”Më lejoni kolegë të nderuar që tu tregoj të vërtetën si qëndron puna.
Në fakt, këta 90 nxënës janë përzgjedhur rastësisht, ata nuk ishin aspak më të mirët e shkollës, por ishin të përzier.”
Tre mësuesit shikonin njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin.
Dikush tha:”Atëherë qenkemi ne shkaku i suksesit marramendës të tyre!!!”
Drejtori, duke buzëqeshur u përgjigj:”Tani më lejoni tu tregoj të vërtetën tjetër.
Emrat tuaj u zgjodhën përsëri rastësisht.
Pasi ishin shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, unë mbylla sytë dhe vendosa gishtin tek tre emra, ishin pikërisht emrat tuaj.”
Mësuesit pyetën të tre njëzëri:”Atëherë cili është shkaku i suksesit të këtyre nxënësve?!”
Drejtori u tha:”Shkaku është se ju i ndërtuat pritshmëritë në bazë të disa informacioneve që u dhashë unë.
Pritshmëritë tuaja ishin tepër të larta për këta nxënës dhe në fund të vitit, këto pritshmëri u realizuan.
Kjo, edhe pse informacioni nuk ishte i saktë.”

Morali:

Ti je produkt i mënyrës së menduarit dhe i pritshmërive që ke për veten.
Ai që ka frikë nga lugetërit, i sheh ato. Ai që pret të mirën, i vjen. Jini optimistë dhe e mira do u ndjekë pas.
Në kushtet më të vështira, mos u fokusoni tek problemi, por tek zgjidhja.

https://kuqezi.albanianforum.net/

62Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një profesor, përballë klasës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe boshe dhe transparente, dhe fillon ta mbushe me topa golfi. Më pas pyet studentët – A është vazoja e mbushur plot?


Studentët përgjigjen Po. Atëhere profesori merr ca toptha qelqi dhe i hedh në vazo. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe të mbetura ndërmjet topave të golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen perseri, Po.

Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda në vazo. Pa dyshim rëra i mbushi hapësirat boshe dhe profesori pyet: A është tash vazoja plot. Këtë herë studentët u përgjigjen njëzëri Poo.

Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe padyshim që ka vend për të edhe pas mbushjes me rërë.
Studentët filluan të qeshin nga ky demonstrim i profesorit …
Kur të qeshurat mbaruan profesori thotë:

“ Dua të kuptoni se kjo vazo simbolizon jetën…”

Topat e Golfit janë gjërat e rëndësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria, pra gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesin vetëm ato, jeta jonë do të ishte ende plot.

Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: Puna, shtëpia, vetura, etj.

Rëra është diçka krejt tjetër: Gjërat e vogla.

Paramendoni nëse ne së pari do të vendosnim rërë në vazo, atëherë, nuk do te kishte vend as për topat e golfit e as për ata të qelqit.

E njëjta ndodh me jetën.

Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjinë tonë për gjërat e vogla, nuk do të ketë hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme.

Kushtojuni kujdes gjërave që janë thelbësore për jetën tënde:

Luaj me femijët e tu, gjej kohë për të vizituar mjekun, dil për darkë me partnerin tënd, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të keni gjithmonë kohë për ta pastruar shtëpinë, për të prerë barin në oborr, për të vendosur gjërat në vendin e duhur.

Vendos prioritetet e tua:

Ndryshimi është vetëm rërë …
Një nga studentët ngrit dorën dhe pyet se çfare simbolizon kafeja.
Profesori buzëqesh dhe thote: “ Jam i lumtur që ma bëtë këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e nxënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë tuaj”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

63Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ekzistojme me te vertete vetem se dikush na degjon.
Dhurata me e madhe qe mund t´i bejme nje njeriu eshte qe ta degjojme "me te vertete".

Shume vjet me pare, ne Kine,jetonin dy miq.

Njeri i binte harpes shume mire. Tjetri kishte nje dhunti: te degjuarit me shume kenaqesi.
Kur miku i binte harpes ose i kendonte nje mali i dyti thonte:
"E shoh kaq afer malin sikur ta kisha prane".
Kur miku i binte harpes ose kendonte per nje perrua, i dyti thonte:
"Ndjej ujin qe rrjedh mes gureve".
Por nje dite, miku qe ishte aq i apasionuar pas degjimit u semur rende dhe vdiq.
Miku preu telat e harpes dhe nuk i ra me kurre.

Ekzistojme me te vertete vetem se dikush na degjon.

Dhurata me e madhe qe mund t´i bejme nje njeriu eshte qe ta degjojme "me te vertete".

https://kuqezi.albanianforum.net/

64Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:44

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
..........Nje plak shkoi ne rrojtore për ti prere floket dhe per te rregulluar mjekren e tij.Me te filluar punen berberi, ata u futen ne një bisede.
Ata biseduan shumë gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund preken edhe temen për Zotin.
Berberi tha: Une nuk besoj se Zoti ekziston.
Pse e thua kete? Pyeti plaku.

-mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Zoti nuk ekziston. Me thuaj nese Zoti ekziston,a do te kishte kaq shumë njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Zoti ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta imagjinoj një Zot qe do te lejonte gjithë keto gjera. Plaku mendoi për një moment, por nuk u pergjegj për arsye se nuk deshiroi te filloj me argument.
Berberi perfundoi punen e tij dhe plaku u largua.Vetem pak pasi doli nga rrojtorja,ai ne rruge pa një njeri me floke te gjata,te papasterta dhe me një mjekerr te parregulluar,ai dukej i palare dhe jo i krehur.
Plaku u kthye prap ne rrojtore dhe i tha berberit: A din çfare?
Berberet nuk ekzistojne.
Si mund ta thuash kete? Pyeti i befasuar berberi. Une jam këtu, dhe une jam një berber qe sapo punova me ju!
Jo! Bertiti plaku. 'Berberet nuk ekzistojne sepse po te ekzistonin,nuk do te kishte njerez me floke te gjata dhe mjekrra te pakrehura,sikurse ai njeri jasht.
Ah, por berberet ekzistojne! Kjo është ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk vijne tek une.'
Pikerisht, pohoi plaku. 'kjo' është ceshtja,Zoti, gjithashtu, ekziston! Kjo është pikerisht ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk shkojn te Ai dhe nuk kerkojne ndihme nga Ai. për kete arsye ka kaq shumë dhimbje dhe vuajtje ne bote'

https://kuqezi.albanianforum.net/

65Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një ditë, një djalë i varfër i cili shiste mallra derë më derë për të paguar rrugën e tij për në shkollë, kuptoi se i kish mbetur vetëm një monedhë dhjetë centësh, dhe ishte shumë i uritur.
Ai vendosi që të kërkoj për ushqim në shtëpinë tjetër. Sidoqoftë,e humbi guximin kur një femër e re e këndshme hapi derën.
Në vend të ushqimit ai kërkoi për një gotë ujë! Ajo mendoi se ai dukej i uritur kështu
që i solli atij një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu atë shumë ngadalë, dhe pastaj pyeti: Sa ju detyrohem?"
“Ju nuk më detyroheni asgjë," u përgjigj ajo. "Nëna na ka mësuar që kurrë të mos pranojmë pagesë për një mirësi."
Ai tha, "Atëherë unë ju falënderohem nga zemra."
Kur Howard Kelly e la atë shtëpi, ai jo vetëm që u ndje më i fortë fizikisht, por gjithashtu i fortë ishte edhe besimi i tij në Zotin dhe njeriun. Ai gati kishte qenë duke u tërhequr dhe dorëzuar.
Shumë vite më vonë e njëjta femër e re u sëmur rëndë. Mjekët lokalë ishin të hutuar. Më në fund ata e dërguan atë në qytetin e madh, ku ata i thirrën specialistët që ta studiojnë sëmundjen e saj të rrallë.
Dr. Howard Kelly ishte thirrur për konsultime. Kur ai e dëgjoi emrin e qytetit prej nga ajo vinte, një dritë e çuditshme mbushi sytë e tij.
Ai u ngrit menjëherë dhe shkoi tek dhoma e saj.I veshur me mantelin e mjekut, shkoi brenda për ta parë atë. Ai e njohu atë menjëherë.
U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e saj. Që nga ajo ditë ai i kushtoi kujdes të veçantë rastit të saj.
Pas një lufte të madhe beteja u fitua.
Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që ta kaloi tek ai faturën e përgjithshme për aprovim. Ai shikoi në të, shkroi diçka në kënd dhe fatura u dërgua në dhomën e saj. Ajo u frikësua ta hapte atë, ngase ajo ishte e sigurt se do ti duhej që gjithë jetën e saj të mbetur të paguante për të. Më në fund ajo e shikoi, dhe diçka ia tërhoqi asaj vëmendjen në skaj të faturës. Ajo lexoi këto fjalë…
"Paguar komplet nga një gotë qumësht"
(Nënshkuar) Dr. Howard Kelly.
Lotët e gëzimit vërshuan sytë e saj derisa me zemër të lumtur ajo u lut: "Faleminderit, Zot, që dashuria jote është përhapur gjerësisht nëpër zemrat dhe duart e njerëzve."

Ekziston një thënie e cila pak a shumë thotë kështu: Buka e hedhur në ujë kthehet përsëri tek ti. Vepra e mirë që ti e bën sot mund të të sjell dobi ty ose dikujt që ti e do në kohën kur më së paku e pret. Nëse nuk e sheh të mirën përsëri, ti së paku e ke bërë botën një vend më të mirë – dhe mbi të gjitha a nuk është kjo arsyeja e vërtetë e jetës?

https://kuqezi.albanianforum.net/

66Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një çift i ri i porsamartuar shkuan për të banuar në një zonë shumë të qetë të qytetit . Një mëngjes , ndërsa hanin mëngjes , gruaja duke parë përmes xhamit të dritares , vuri re fqinjën duke nderë rrobat . "Ndoshta ka nevojë për një lloj tjetër ilaç rrobash" - tha, kur pa që te çarçafët e fqinjës ndodhej një njollë . Kjo gjë ndodhi edhe në ditët në vazhdim, deri sa një ditë të bukur me diell, vur
i re që rrobat e fqinjës ishin larë për mrekulli . Patjetër dikush do ti ketë sygjeruar një ilaç të mirë - thotë gruaja . "Nuk e besoj "- përgjigjet i shoqi . Si mund ta dish ti ? - e pyet gruaja . "E thjeshtë , sot në mëngjes , u ngrita herët në mëngjes dhe pastrova xhamat e dritares ." Dikush kohë më përpara ka thënë :

Përse shikon qimen në syrin e tjetrit dhe nuk vë re se është në syrin tënd ....???

https://kuqezi.albanianforum.net/

67Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje i papune po kerkonte pune si pastrues ne zyrat e Microsoft. Shefi i personelit, pasi i ben nje testim se si e fshin dyshemene, e interviston dhe ne fund i thote: Je i pranuar ne pune, me jepni adresen tuaj te e-mailit, ne menyre qe tju dergoj nje formular ta plotesoni, ku do ju tregohet vendi dhe data kur do te paraqiteni per pune.
Burri, i shastisur, i pergjigjet se nuk disponon nje kompjuter
dhe aq me pak nje adrese e-maili.
“ Nese nuk ke nje poste elektronike- i pergjigjet shefi- do thote se virtualisht nuk ekziston, dhe nuk mund tju ofrohet vendi i punes”
Burri, i deshperuar, me vetem 10 $ ne xhep, del perjashta. Vendos te shkoje ne nje supermarket dhe te bleje nje arke me domate. Duke i shitur dere me dere domatet, arriti te dyfishonte shumen, dhe duke e perseritur te njejten gje per tre here, ne fund te dites dispononte shumen e 160 $
Ne kete moment , kupton se mund te jetoje ne kete menyre; del heret cdo mengjes dhe kthehet vone ne darke, dhe cdo dite dyfishon dhe trefishon kapitalin. Ne pak kohe blen nje karroce, me pas nje kamion, dhe ne pak muaj posedon disa kamioncina me ane te se cilave ben dorezimet e porosive.
Ne harkun kohor te 5 viteve , ky person , behet pronar i nje serie dyqanesh ushqimore ne Shtetet e Bashkuara. Ne kete moment vendos te mendoje per te ardhmen e tij, duke bere sigurimin e jetes se tij dhe te familjes. Pasi kontakton me nje te sigurimeve dhe interesohet per formularet perkates, personi sigurimeve i kerkon adresen e e-mailit per ti derguar propozimet. Ky i pergjigjet se nuk ka as kompjuter dhe as e-mail.
-“Interesante,-thote personi i sigurimeve- ju keni ndertuar nje perandori, dhe nuk keni adrese e-maili?? Imagjino se cfare perfitimesh do kishit sikur te kishit nje kompjuter.”
Burri reflekton pak dhe i thote: “Thjesht, do isha nje pastrues prane shoqerise Microsoft”

Interneti nuk ta zgjidh jeten, edhe pse nuk ke nje e-mail, perseri mund te behesh milioner

https://kuqezi.albanianforum.net/

68Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
itën e martesës së tij,një princ hyri solemnisht në kryeqytetin e mbretërisë së tij, me nusen e vet.
Të dy bashkëshortet ecin përpara, në një karrocë të shkëlqyeshme, përmes turmës rreshtuar në të dyja anët e rrugës. Por në sheshin përballë hyrjes së pallatit mbretëror, të gjithë heshtën.
Mbi një podium të madh një kriminel ishte duke u varë. I denuari me vdekje e kishte futur kokën në lak.

Princesha filloi të qante. Princi e pyeti gjyqtarit nëse do të ishte e mundur të anulohet ekzekutimi,
si një dhuratë martese për nusjen e vet.
Përgjigja qe: “Absolutisht jo!”
“A ka ndoshta krime që nuk mund të falen”,
pyeti princesha shumë e emocionuar.
Një prej këshilltarëve të princit I kujtoi që, siaps nje zakoni të vjetër të qytetit, çdo person i denuar me vdekje mund të shpërblehet duke paguar një mijë dukatë. Ishte një shumë e jashtëzakonshme.
Ku mund t’i gjendej gjithë këto para?
Princi e hapi çantën e vet, e zbrazi atë dhe gjeti 800 dukatë.
Princesha, duke kërkuar në kuletën e saj shumë elegante, gjeti edhe 50 dukatë.
“Nuk mund të mjaftojnë 850 dukatë?” pyeti ajo.
“Jo, ligji i do 1000 dukatë!”, përgjigjën.
Princesha zbriti nga karroca e bëri një mbledhje parash për çeshtjen.
Bëri llogari të fundit. Ishin 999 dukatë.
Askush tjetër nuk kishte para.
“Pra, për një dukat ky njeri duhet të vdesë?”, tha princesha.
“Është ligji”, përgjigj gjyqtari,i pamëshirrshëm. Dhe i urdhëroi xhelatit që ta fillojë punën e tij.
Pikërisht në këtë moment princesha bertiti fort:
“Rrëmoni në xhepët e të denuarit, ndoshta diçka e ka edhe ai”.
Xhelati e dëgjoi princeshën dhe nga xhepët e të denuarit doli një dukat ari, atë që mungonte për të shpëtuar jetën e tij.


Në zemrën e çdonjërit ka ajo që mjafton për shpëtimin e jetës së tij.Mirësia, dashuria, lumturia në shumë njerëz janë si fitilët e fikur.
Mjafton një shkrepëse e vogël për t’i ndezur përsëri..

https://kuqezi.albanianforum.net/

69Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtire.
Në një moment gjate udhëtimit, filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit.
Ai qe ishte i rrahur ishte edhe i zemëruar, mirëpo pa thëne asnjë fjalë shkroi në rere:
'Shoku im më i mirë sot më ka rrahur.
'Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oazë,

Ku vendosin të freskohen. ai që ishte i rrahur, filloi te mbytej ne balten rreth oazit,
Por shoku e shpëtoi. I shpëtuari, pasi që pushoi pak, shkroi në një gur:
'SHOKU IM ME I MIRE SOT ME SHPETOI JETEN.'
Ai qe e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar shokun pyeti:
'Mbasi qe te rraha, shkrove në rere e tani shkruan në gur, pse?'
Ai tjetri u përgjigj:
'Nëse dikush na shkakton dhimbje, atë duhet te shkruajmë në rere në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyej ato fjalë.
Mirëpo, kur dikush bën diçka të mirë për ne, ato fjale duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti shlyej.
'MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË RERE DHE QË PERVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR!

Thuhet se nevojitet vetëm një minutë për të takuar njerëz madhështorë, një orë për ti vlerësuar, një ditë për ti dashuruar, por pastaj të nevojitet koha e tërë jetës për ti harruar..

https://kuqezi.albanianforum.net/

70Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ne nje dite te bukur vere, nipi i vogel i nje shkencetari te madh, shkoi te takonte gjyshin e tij.
Ne dore, te cilen e mbante te fshehur pas shpine, djali i vogel shtrengonte nje zog te vogel qe e kishte marre, kapur, teksa fluturonte. Me syte qe i shkelqenin iu drejtua gjyshit:
"Zogu i vogel qe une kam ne dore, eshte i gjalle apo i ngordhur?".
"I ngordhur - u pergjigj gjyshi".
Djali i vogel hapi
doren dhe e leshoi zogun i cili filloi menjehere te fluturonte.
"Gabove - i tha djali i vogel duke qeshur gjyshit te tij".
Ne qofte se gjyshi do te ishte pergjigjur qe zogu ishte gjalle, djali do ta kishte shtrenguar fort ne doren e vet dhe zogu do te kishte ngordhur.
Gjyshi e pa drejt e ne sy nipin e tij te vogel dhe me shume dashuri i tha:
"A e sheh, pergjigjja ishte ne doren tende!".

Vdekja dhe jeta e pasosur jane ne duart tona.
Edhe zgjedhjet me te vogla dhe te thjeshta qe ti sot i ben do te percaktojne fatin tend ne jete

https://kuqezi.albanianforum.net/

71Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
-Djali i vogel dhe plaku i moshuar-

Thote djali i vogel:"Ndonjehere me shpeton luga nga dora"
Thote plaku i moshuar:"Edhe mua me ndodh"
Djali i vogel peshperit lehte:"Ndonjehere, lag dhe pantallonat"

"Edhe une gjithashtu", qesh plaku i moshuar.
Thote djali i vogel:"Une shpesh qaj"
Plaku i moshuar shton:"Keshtu ndodh dhe me mua"
"Por me e keqja"-thote djali i vogel-"Te rriturit nuk me kushojne vemendje"
Dhe ai ndjeu ngrohtesine e dores se rrudhosur nga plakja
"E kuptoj cfare kerkon te thuash" tha plaku i moshuar

https://kuqezi.albanianforum.net/

72Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një mësuese nga shkolla fillore kërkon nga nxënësit e saj që të shkruajnë një ese rreth prindërve, kohës apo çfarë do të dëshironin që Zoti të bënte për ta...
Në fund të ditës ndersa po i kontrollonte esetë, ajo lexoi njërën e cila e preku atë shumë shpirtërisht. Burri i saj, që po kalonte aty prane e pa duke qarë dhe e pyeti:
- Çfarë ka ndodhur?
Ajo u përgjigj:
- Lexoje këtë. Është eseja e një pr
ej nxënësve të mi.
“O Zot, sonte të lutem Ty për diçka të veçantë: Më fut mua brenda televizorit. Dua të zë vendin e tij. Të jetoj sikur TV në shtëpinë time. Të kem vendin tim special, dhe të kem familjen time rreth Meje. Që të më marrin seriozisht kur unë flas…. Dëshiroj të jem në qendër të vëmendjes dhe të më dëgjojnë pa më ndërprerë dhe pyetur. Unë dëshiroj të marr të njëjtin kujdes të veçantë që merr TV kur nuk punon. Të kem shoqërimin e babait tim kur ai vjen nga puna, madje edhe kur ai është i lodhur. Dhe dëshiroj që nëna ime të më dojë mua kur ajo është e pikëlluar dhe e mërzitur në vend se të më injorojë mua… Dhe… Unë dëshiroj që vëllezërit e mi të grinden për të qenë me mua… Unë dëshiroj të ndjej se familja ime le çdo gjë tjetër anash, qe tani e tutje, vetëm për të kaluar pak kohë me mua. Dhe e fundit por jo më e vogël, ma mundëso ti bëj të gjithë ata të lumtur dhe ti argëtoj…
Zot nuk kërkoj shumë prej Teje… Unë vetëm dëshiroj të jetoj si çdo TV.”
Në atë moment burri thotë:
- Zoti im, i gjori fëmijë. Çfarë prindërish të tmerrshëm!
Ajo ngriti shikimin drejt tij dhe tha:
- ‘Kjo ese është e djalit tonë!!!.

https://kuqezi.albanianforum.net/

73Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ne nje mbreteri, te vogel, por shume te pasur, mbreti kishte per keshilltare te pare nje njeri shume te ditur. Nga do qe shkonte mbreti, keshilltarin e kishte gjithmone ne krah, te gatshem ta ndriconte me keshillat e tij. Ne raste te shumta, keshillat e keshilltarit, i kishin dale per hajer mbretit dhe ky ia kishte shperblyer me pozite dhe respekt te madh.
Nje dite
, mbreti po behej gati te dilte per gjueti. Si gjithmone, keshilltari e shoqeroi edhe kete here. Gjuetia filloi e mbare dhe mbreti po defrehej sa me s’ka. Ne nje moment ai shikon nje sorkalle pran tij dhe me ngut nxjerr shpaten per ta mbytur, por nga nguti dhe pakujdesia, ai pret njerin gisht te dores. Britmat e mbretit alarmojne te gjithe. Nje grumbull i madh njerezish krijuan nje rreth prane mbretit dhe po prisnin qe dikush te fliste.
- Po tani si do t’ja bej une ? Njerezit do te qeshin me mua. Ku ka pare histori mbret te gjymtuar? Bo bo…. C’me gjeti…
- Mos u merzit mbreti im,- foli keshilltari.
- Si te mos merzitem. S’e shikon si u katandisa ?
- E shoh, por ndoshta kjo te del me per hajr !
- Si? Thuaje edhe nje here?!
- Me per hajer , mbreti im…, me per hajer.
- Si guxon, ti qe gezon gjithe keto te mire qe ti kam dhene une, te tallesh me fatkeqesine time? Merreni, lidheni dhe mbylleni ne vrimen me te erret te burgut te mbreterise, kete mosmirenjohes e bukeshkale.
Terbimi i mbretit tani kishte arritur kulmin nga dhimbja, turpi dhe ajo qe i degjuan veshet nga njeriu i tij me i besuar.
Rojet e lidhen keshilltarin dhe e hipen ne karroce per ta derguar ne burg.
- Po tani, si te duket vetja ?- pyeti mbreti me syte plot urrejtje.
- Me per hajer per mua !- iu pergjigj qete dhe avash keshilltari.

Per 2 vjet me radhe, keshilltari u mbyll ne burgun e mbreterise, pa e pare driten e diellit. Nderkohe, mbreti e kishte kaluar merzine e aksidentit me kohe dhe vazhdonte aktivitetet e tij normalisht.
Nje dite ai organizon nje gjueti te madhe, ne kufinjte e mbreterise se tij, gjate se ciles, ne ndjekje te nje dreri, kaloi kufirin dhe u fut ne tokat e mbreterise tjeter. Keto toka i perkisnin nje mbreti barbar e gjakatar, i cili kishte nam te keq. Me ta pikasur te huajin, rojet e mbreterise fqinje, e rrethuan dhe e zune mbretin gjuetare. Menjehere ate e derguan tek mbreti i tyre.
- Te gjithe te huajt qe futen ne tokat tona, ne i ekzekutojme menjehere,- tha mreti barbar,- por ty do te te respektojme, sepse je mbret i tokave fqinje. Do te te bejme nje gjyq, pastaj do ekzekutohesh.
Gjyqi u be dhe mbretit gjuetar iu dha denimi me vdekje. Par se ta ekzekutonte, xhelati i afrohet te denuarit qe t’ia zgjidhte duart dhe te degjonte deshiren e tij te fundit. Ne kete moment xhelati veren dicka qe askush nuk e kishte verejtur me pare ; i denuari kishte njerin gisht te dores te keputur. Sipas ligjit te vendit ishte e ndaluar te vriteshin njerezit e gjymtuar. Keshtu, gishti i prere i shpetoi jeten mbretit, Mbretin gjuetare e liruan dhe e shoqeruan per ne tokat e mbreterise se tij.
Me t’u kthyer ne shtepi mbreti kerkoi t’i sillnin nga burgu keshilltarin, te cilit i tregoi se si gishti i keputur i kishte dale me per hajer, pasi prej tij i kishte shpetuar denimit me vdekje.
- Urtesia jote u vertetua,- tha mbreti. Mua me doli me per hajer keputja e gishtit. Po ti ku e pate hajrin, qe humbe 2 vjet jete ne burg?
- Sigurisht ! Edhe mua me doli me per hajer,- foli keshilltari me ngadale. Ne kurre nuk jemi ndare. Une te kam shoqeruar kudo. Nese nuk do te isha ne burg, tokat e mbretit barar do t’i shkelnim bashke. Me te vertete ti do t’i shpetoje denimit per shkak te gjymtimit, por mua do te ma keputnin koken pa medyshje, pasi une jam shendosh. Burgimi pra, me doli edhe mua me per hajr, sepse me ruajti koken…

https://kuqezi.albanianforum.net/

74Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje vajze e vogel me babain e saj po kalonin siper nje ure paksa te rrezikshme.Babai ishte disi i frikesuar dhe iu drejtua se bijes duke i thene:
"E dashur,ma kap doren se cfaredo qe te ndodhi,nuk do te biesh poshte ne lume."
Vajza e vogel iu pergjigj:
"Jo baba,ti me mbaj mua per dore."

"Po cili eshte ndryshimi?"-e pyeti babai i cuditur.
"Ka nje ndryshim shume te madh"-iu pergjigj e bija."Nqs une te kap ty per dore dhe mua me ndodh ndonje gje,me shume mundesi mund ta leshoj doren e te bie poshte.Por nese me kap ti mua per dore,e di me siguri se cfaredo qe te ndodhe,ti nuk do me leshosh."

Ndaj kapini per dore personat qe ju dojne me se shumti me mire sesa te prisni qe ata t'ju kapin juve per dore .

https://kuqezi.albanianforum.net/

75Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Jane kater histori dhe simbolizohen si 4 mesime per jeten.....Secila e ka nje moral....

MESIMI 1.
Pas disa muajve ne fakultetin e mjekesise, profesori na jep nje pyetesor.Duke qene nje nxenes i mire i pergjigjem te gjitha pyetjeve me perjashtim te njeres::"Si e ka emrin pastruesja e shkolles?:::.Dorezova pyetesorin duke e lene pyetjen e fundit pa pergjigje.Ne fund te mesimit nje nxenes e pyet profesorin nese pyetja e fundit do te kishte piket e saj ne venien e notes."Eshte e qarte - pergjigjet profesori-Ne karrieren tuaj do te takoni shume njerez.Te gjithe ata pa dallime , kane shkallen e tyre te rendesise".
"Ata meritojne vemendjen tuaj qofte edhe me nje buzeqeshje ose pershendetje."" .
Nuk e harrova kurre kete mesim dhe mesova se pastruesja e kishte emrin Marjana.

MESIMI 2.
Ne nje nate shiu, nje gruaje me ngjyre i prishet makina.Ishte nje stuhi e tmerrshme.Komplet e lagur fillon tu beje me shenje makinave qe kalonin.Nje i ri , i bardhe, sikur nuk i njihte konfliktet raciale aq te ashpra ne Ameriken e viteve '60, ndaloi per ta ndihmuar.
Pas nje jave trokiten ne deren e djalit.Atij i kishin dhuruar nje TV te madh me ngjyra.Ne dhurate ishte nje shenim:"Faleminderit qe me ndihmuat ate nate.Shiu me kishte lagur deri ne palce kur u shfaqet ju.Fale jush arrita ne kohe tek im shoq qe ishte terbuar nga nervat dhe nese nuk do vija ne kohe do te largohej bashke me femijet.Zoti te bekofte qe me ndihmove.ZNJ.KING COLE.

MESIMI 3.
Kohe me pare kur nje akullore kushtonte shume pak,nje djale 10 vjecar hyn ne nje bar dhe ulet ne tavoline.Nje kamariere i sjell nje gote uje."Sa kushton nje akullore me cokollate?E pyet djali kamarieren qe ne ate kohe kishte shume kliente.E bezdisur i pergjigjet::"35 leke!"-i thote ashper.
Djali numeron leket dhe i tha :: "Atehere me sill nje te thjeshte."
Kamarierja i sjell akulloren dhe llogarine.Djali kur mbaron akulloren shkon tek arka te paguaje dhe del jashte.Kur kamarierja shkon te tavolina e tij per ta fshire ,FILLON TE QAJE!...Shikon se djali i vogel kishte lene 15 lek ne nje cep te pjates bakshish.Djali kishte marre akullore te thjeshte vetem e vetem per ti lene asaj bakshish.Kishte menduar se ndoshta ai bakshish i vogel do te mund ta gezonte paksa.

MESIMI 4.
Ne kohet antike nje mbret vendos nje gur shume te madh ne mes te rruges.U fsheh per te pare se kush do e merrte mundimin ta hiqte prej andej.Disa tregtare dhe te pasur kaluan andej dhe nuk e moren mundimin ta leviznin .I kaluan anash.Disa madje protestuan kunder mbretit qe nuk i mbante rruget te pastra. Pas pak vjen nje fshatar me nje ngarkese teper te madhe ne kurriz.E uli ngarkesen ne ane te rruges dhe filloi te levizte gurin.Pas shume lodhjeje ne fund arrin ta levize gurin nga rruga.Kthehet per ta marre ngarkesen e tij kur shikon se aty ku me pare ishte guri i madh , kishte nje cante dhe nje pusulle.Canta kishte flori dhe ne pusulle thuhej se ishte per njeriun qe do ta levizte gurin.Fshatari mesoi ate qe shume pak prej nesh e kuptojne ::"Te gjitha pengesat jane nje mundesi per tu permiresuar."

https://kuqezi.albanianforum.net/

76Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një vajzë po priste aeroplanin në një aeroport të madh. Meqënëse i duhej të priste gjatë, vendosi që të blinte një libër që të kalonte kohen. Bleu librin dhe një kuti me biskota. U ul në vendin ku rrinë zakonisht persona të rëndësishëm në mënyrë që askush të mos e pengonte. Afër saj ishte karrigia me biskota dhe një karrige më tej një person tjetër i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi të merrte biskota, edhe zotëria nga karrigia tjetër mori një. Ajo u habit pa masë, por nuk tha asgjë, vetëm vazhdoi të lexonte librin. C'do herë që ajo merrte nga një biskotë, këtë e bënte edhe zotëria pa u mërzitur fare. Vazhduan kështu deri sa në kuti mbeti vetëm një biskotë, dhe vajza mendoi: Më intereson të di se cfarë do të bëjë ai tani!!! Zotëria e mori biskoten e fundit dhe e ndau në dy pjesë.

"Kjo me të vërtetë është e tepërt, filloi të mendojë nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, çanten dhe shkoi drejt daljes. Kur u ndje më mirë, u ul në një vend k
u nuk ishte askush që të mos kishte më asnjë ndodhi të tillë të papritur. E mbylli librin dhe hapi çanten që ta fuse brenda, dhe në momentin kur shikoi brenda, pa një kuti me biskota të pahapur fare. U turpërua dhe atëherë e kuptoi se kutia me biskota kishte qenë e zoterisë qe kishte qënë ulur në karriken pranë të sajes, por i cili pa asnjë shqetësim, nervozizëm apo brengë e ndau edhe biskoten e fundit me të, krejtësisht ndryshe nga ajo, që ndjehej e lënduar në krenarinë personale dhe ndjenjat e veta.

PËRFUNDIMI: Sa herë në jeten tonë ne kemi ngrëne dhe do të hamë biskoten e huaj, dhe këtë nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dimë kurrë? Para se të vijmë në ndonje përfundim të shpejtë dhe para se të fillojmë të mendojmë keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh herë situatat nuk janë të atilla sic na duken neve në shikimin e parë!!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

77Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Katër qirinjtë...

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht ..


Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti ..

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë ...

Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë :
Unë jam Shpresa .

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë...
..dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

78Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Jetonte diku dikur një djalë me një karakter shumë të keq ..Babai i tij i jep një çantë plot me gozhdë dhe i thotë : Sa herë ti të humbësh durimin dhe nuk e kontrollon dot veten tënde kur zihesh me dikë , ngul nga një gozhdë në gardhin e shtëpisë.

Ditën e parë djali nguli plot 37 gozhdë.

Në javët që pasuan mësoi të kontrollonte numrin e gozhdëve që ngulte në gardh, dhe filloi ti pakësonte nga dita në ditë .Ai mësoi që ishte më e thjeshtë të kontrollonte veten se sa të ngulte gozhdë.


Më në fund erdhi dita kur djali nuk nguli asnjë gozhdë në gardh dhe i lumtur shkon ti tregojë të atit .

I jati i thotë : Tani fillo e shkuli gozhdët që ke ngulur për çdo ditë që humbje kontrollin.

Ditët kaluan dhe djali shkoi përsëri te i jati për ti treguar që i kishte shkulur të gjitha gozhdët.

Shkuan të dy para gardhit dhe i thotë të birit : Biri im je sjellë mirë por shiko se sa vrima ka në gardh !

Gardhi nuk do të jetë më si më parë !

Kur zihesh me dikë dhe e fyen, i lë plagë si këto...

Mund ti ngulësh një njeriu thikën , mund edhe t'ja nxjerrësh më pas , por do ti rrijë gjithmonë një shenjë ....

Nuk ka rëndësi se sa herë mund të kërkosh të falur , plaga do të rrijë..

Plagët që krijohen nga fjalët vrasin njësoj si plagët fizike..!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

79Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:49

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Njëherë ishte një tregtarë i pasur i cili i kishte katër gra.
Ai e donte gruan e katërtë shumë , e stoliste atë me rroba të shtrenjta, dëshironte të ishte luksoze, e trajtonte shumë mirë, kujdesej shumë për të dhe gjithmonë i dhuronte gjëra të mira.
Ai gjithashtu e donte gruan e tretë , ishte shumë krenar me të, dhe gjithmonë dëshironte ta reklamonte para njerëzve. Mirëpo kishte shumë frikë se kjo grua mund të shkonte pas burrave të tjerë.
Ai gjithashtu e donte gruan e dytë , ajo ishte shumë e kujdesshme, durimtare dhe e shoqëronte në tregti. Sa herë që kishte probleme ai gjithmonë shkonte te gruaja e dytë e cila i ndihmonte të zgjidhte problemet madje edhe në kohët më të vështira.
Gruaja e parë e tregtarit ishte shumë besnike , kujdesej për burrin, ruante pasurinë e burrit dhe biznesin e tij, kujdesej për shtëpinë, megjithatë tregtari nuk e donte shumë gruan e parë edhe pse ajo e donte shumë.
Një ditë tregtari ra i sëmurë dhe e dinte se do të vdiste së shpejti. Ai mendoi për jetën e tij luksoze dhe tha: "Tani unë kam katër gra, por kur të vdes do të jem vetëm.
Si të jem i vetmuar?
E thirri gruan e katërt dhe e pyeti?
Unë të kam dashur shumë, të kam pajisur me veshje të mirë, të kam zbukuruar dhe jam kujdesur shumë për ty, tani unë po vdes a do të më ndjekësh mua?
Në asnjë mënyrë u përgjigj gruaja dhe u largua pa thënë fjalë tjetër!
Përgjigjja iu duk sikur një thikë e mprehtë që u ngul në zemrën e tij.
Tregtar i trishtuar pyeti gruan e trete, "të kam dashur aq shumë në gjithë jetën time. Tani unë po vdes a do të më ndjekësh mua?
"Jo!" përgjigjet gruaja e trete . "Jeta është shumë e mirë këtu, kur ti të vdesësh, unë do të martohem!" Zemra e tregtarit vdiq dhe u ftoh.
Ai pastaj pyeti gruan e dyte, "Unë gjithmonë jam kthyer nga ti dhe ti më ke ndihmuar, tani kam nevojë për ndihmën tënde përsëri. Kur të vdes unë a do të më ndjekësh mua dhe të ma ruash Kompaninë ?"
"Më vjen keq, unë nuk mund të ndihmojë në këtë kohë!" u përgjigj gruaja e dyte. Ajo që unë mund të ndihmoj është të dërgoj deri në varr, përgjigja i erdhi si një rrufe nga qielli dhe e shkatërroi tregtarin.
Atëherë thirri një zë: "Unë do të vi me ty. Unë do të vi pas teje, nuk ka rëndësi se ku shkon."
Tregtari shikoi lart dhe e pa gruan e tij të parë. Ajo ishte e dobët, pothuajse ishte si pasojë e moskujdesit dhe mosushqyerit ndaj saj.
Tregtari i mërzitur tha: "Unë nuk jam kujdesur për ty e ti si do të kujdesesh për mua?
Secili njeri ka 4 gra në jetën e tij:
Gruaja e 4 është trupi . Pa marrë parasysh se sa do të kujdesemi për të, ta mbajmë luksoz, ta bëjmë të mirë, të pashëm, ai do të na lërë vetëm kur të vdesim.
Gruaja e tretë është pasuria jonë . Pas vdekjes ajo do të martohet, pra kalon në dorën e tjetërkujt.
Gruaja e dytë është familja dhe miqtë . Pavarësisht çfarë lidhje të ngushta i kemi pas me ta, pas vdekjes, ata mund të jenë me ne vetëm derisa të na përcjellin tek varri.

Gruaja e parë është shpirti ynë . Kjo na do shumë neve, kurse ne shpeshherë nuk kujdesemi për të, nuk e ushqejmë, ajo dobësohet dhe e lihet menjane.
Duhet të kujdesemi për shpirtin tonë ,ta ushqejmë me adhurime,dhe ta veshim me vepra të mira,Ky do të jetë gjithmonë me ne,kurrë nuk do të na lërë vetëm.
Nëse ne kujdesemi për të ai do të na mbroj ne.

https://kuqezi.albanianforum.net/

80Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:49

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Meditim i nje te moshuari.....
Nëse do mund t'a jetoja sërish jetën time në tjetrën do kërkoja të bëja më shumë gabime. Nuk do përpiqesha të isha shumë perfekt, do të pushoja më shumë, do të isha më budalla nga ç'kam qenë, në të vërtetë do të merrja pak gjëra seriozisht. Do të rrezikoja më shumë, udhëtoja më shumë, ngjisja më shumë male, sodisja më shumë perëndime e do të kaloja më shumë lumenj, do të shkoja në vende që s'kam qenë kurrë, do të kisha më shumë probleme reale e më pak imagjinare. Unë kam qenë një nga ata njerëz që jetojnë me arsye çdo minutë të jetës. Kam pasur momente të gëzueshme, por nëse do të rikthehesha, do kërkoja të kisha vetë momente të mira. Sepse nga kjo është bërë jeta, vetëm nga momente për mos tu humbur. Unë isha një nga ata njerëz që nuk shkonin kurrë diku pa një termometër, çadër e parashutë, nëse do të rikthehesha do të udhëtoja më ngadalë. Nëse do të rikthehesha, do të filloja të ecja zbathur kur të fillonte pranvera e do të vazhdoja kështu deri në mbarimin e vjeshtës. Do të ecja më shumë, do të sodisja më shumë lindje dielli e do të luaja më shumë me fëmijët. Nëse do ta kisha edhe një herë tjetër jetën përpara... por, jam 85 vjeç dhe nuk kam mundësi tjetër.

|Fabio Volo|

https://kuqezi.albanianforum.net/

81Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:19

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë .
U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
- Si je ?
Nuk e di pse iu përgjigja :
- Ndihem i vetmuar !
Dëshiron të flasim ? - më tha .
Iu përgjigja - Po !
Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ?
Unë iu përgjigja - Po !
Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles .
I fola për orë të tëra për gjithçka , për punën time , familjen , të fejuarën , për dyshimet e mia , dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes .
Pa kujtuar ishte zbardhur , ndihesha i shlodhur mendërisht ,u ndieva mirë nga shoqëria e tij , mbi të gjitha nga dëgjimi i tij ,më bëri të kuptoj gabimet e mia . Ndihesha shumë më mirë , dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha : - Mirë ! Tani që ndihesh më mirë , unë po iki në punë .
U çudita dhe i thashë : - Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ?
Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare , të humba gjithë kohën këtë natë !
Ai qeshi dhe më tha : - S'ka problem , për këtë janë miqtë !
U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë .
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg : - Tani çdo gjë është në rregull , po përse më telefonove aq vonë mbrëmë ?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm , dhe unë i thashë : - Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj : - Shkova tek doktori , dhe ai më tha që jam shumë sëmurë ..
Unë ngela pa fjalë , por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri , të uroj një ditë të bukur !
Ktheu kurrizin dhe iku .Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten : Përse kur më pyeti si isha , unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete ?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte ,të më jepte kurajë ,të më thoshte gjithçka , në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme !
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi .
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia ,dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë .Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre ...
I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se : Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët , nuk ia vlen të jetojë...Jeta është si një shkallë , nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i fundit në rresht ,por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd !

fbHistori domethenese ! - Faqe 3 14663d1333608680-nje-histori-domethenese-images

82Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:20

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje njeri u ul ne stacionin e metrose ne Washington DC dhe nisi te luaje ne violine. Ishte nje nate e ftohte Janari. Ai luajti 6 pjese muzikore nga Bach per reth 45 minuta. Gjate asaj kohe, meqenese ishte dite pune u llogarit qe 1100 njerez kaluan ne stacionin e trenit, shumica drejt puneve te tyre.

3 minuta kaluan dhe nje njeri i moshes se mesme e vuri re muzikantin, ngadalesoi ritmin, qendroi disa caste duke e degjuar dhe nxitoi perseri ne rrugen e tij.

1 minute me vone muzikanti mori dollarin e tij te pare, nje grua hodhi 1 dollar para kembeve te tij dhe vazhdoi pa ndaluar rrugen e saj.

Disa minta me vone nje burre u mbeshtet pas murit dhe me qetesi nisi ta degjonte por pastaj pa oren dhe u nis serisht. U kuptua se ishte vone per ne punen e tij.

Ai qe i kushtoi me shume vemendje ishte nje djale 3 vjecar. Nena e tij e terhoqi disa here por djali ndaloi per te pare violinistin. Me ne fund nena e tij e terhoqi fort prej dore dhe djali nisi te ecte duke e kthyer koken pas vazhdimisht.Gjate 45 minutave, vetem 6 njerez ndaluan dhe qendruan per disa caste. 20 i dhane dollare por vazhduan te ecin pa qendruar asnje cast. Ai mblodhi 32 dollar. Kur mbaroi se luajturi, ra qetesia dhe asnje nuk e vuri re, askush nuk duartrokiti dhe askush nuk e njohu.

Askush nuk e kuptoi, violinisti ishte Joshua Bell, nje nga muzikantet me te talentuar ne bote dhe sapo kishte luajtur ne violine nje nga pjeset e tij me te nderlikuara muzikore me vlere 3.5 milion dollare. Dy dite pata se te luante ne metro, Joshua bBell preformoi ne teatrin e Bostonit ku nje vend normal u shit per reth 100 dollar.

Kjo eshte nje histori e vertete, Joshua Bell duke luajtur ne violine ne metro u organizua nga Washington Post dhe ishte pjese e nje eksperimenti social ne lidhje me shijet, perceptimin dhe prioritetet e njerezve. Vendosja ishte ne nje teren te komplikuar e ne nje ore te papershtatshme. A e perceptojme te bukuren? A ndalojme per ta vleresuar ate? A e vleresojme talentin ne nje kontekst te papritur?

Nje nga konkluzionet e mundshme te ketij eksperimenti mund te jete: Nese nuk e kemi nje moment per te ndaluar dhe degjuar nje nga muzikantet me te mire ne bote duke luajtur muziken me te mire te shkruar ndonjerere, sa gjera te tjera humbasim?

83Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:21

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Është kjo gojëdhënë që kam ndëgjuar prej gjyshes sime(ndjesë i past shpirti):

Një grua marton djalin me një vajzë të bukur, nga një familje e mirë, por që e kishin përgojuar si të ashpër shumë dhe gjuhëmprehtë.

Kalojnë ditë e javë e muaj dhe një ditë vjehrës nuk i rihet pa e pyetur:
-Moj nuse-shumë të kanë përgojuar por unë po të përjetoj krejt ndryshe, je puntore, e mirë, e sjellshme, vallë kanë qenë të vërteta ato që kam ndëgjuar?!

I përgjigjet nusja:
Po nënë e dashur më shumë se të vërteta kanë qenë. Por unë kur vizitoj familjen time i mar të gjitha me vete, dal nga fqinjët dhe e zbraz barkun. Të gjitha i lë atje para se të kthehem këtu.
Por nëse do sprova, t`i mar me vete herën tjetër?!
Jo nuse, leri le të mbeten atje- i thot vjehra dhe vazhdojnë ditët e lumtura...

p.s. gjicka ka rrugëdalje, me mendje dhe gjykim të shëndoshë.

84Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:22

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur shkova te nate ne shtepi, gruaja ime me sherbeu darken. I kapa doren dhe i thashe se kisha dicka per t'i thene.Ajo u ul ne karrike dhe filloi te hante qetesisht. Veshtrova dhembje ne syte e saj. Nuk dija si te hapja gojen serish porduhet t'ia thoja te qe kisha ne mendje.
"-Dua divorcin" i thashe. Ajo nuk u duk e shqetesuar, dhe m'u pergjigj butesisht "-Pse?"
Iu shmanga pyetjes se saj. Kjo e beri te nervozohej. Hodhi lugen qe mbante ne dore dhe uleriti "-Ti nuk je burre"
Ate nate nuk i folem njeri tjetrit. Ajo po qante, donte te dinte c'kishte ndodhur me martesen tone. Dhe pergjigja i e ishte se zemra ime i perkiste dikujt tjeter, ia kisha dhene te dashures dhe per gruan ndjeja vec meshire.
Me nje ndjenje faji hartova nje marrevshje ku i lashe gruas shtepine tone, makinen dhe 30% te aksioneve te kompanise. Ajo e lexoi dhe e grisi ne qindra copeza. Njeriu qe kisha ndare 10 vjet me te,tani ishte kthyer ne nje e huaj. Me erdhi keq per kohen e saj te humbur dhe energjite e shpenzuara kot por nuk mund ta ktheja mbrapa qe qe kisha thene, doja te dashuren tashme. Filloi te qante me te madhe, dicka qe e prisja. Ta shihja te qante ishte si nje lloj lehtesimi per mua, duke qene se ideja e divorcit me kishte torturuar per jave me rradhe. Diten tjeter shkova ne shtepi shume vone dhe e pashe te shkruante dicka. Nuk e pyeta dhe shkova te flija pas nje dite te ngarkuar ne pune dhe me te dashuren. Ne mengjes me dha marreveshjen e saj te divorcit, nuk donte asgje prej meje pervecse nje muaj vemendje. Kerkoi qe ne ate muaj te perpiqeshim te benim nje jete normale dhe arsyeja e saj ishte shume e thjeshte:djali yne kishte provime ate muaj dhe nuk donte qe divorci yne te ndikonte tek ai. Kjo ishte e pranueshme per mua, por ajo kerkoi edhe dicka me shume. Donte ta ngrija ne krahe cdo mengjes nga krevati deri tek dhoma e ndenjes ashtu sic kishim bere ne ditet e para te marteses sone. Mendova se ajo po cmendej, gjithsesi pranova. Kur ia tregova kete te dashures, filloi te qeshte me te madhe dhe iu duk absurde. Une dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike per nje kohe te gjate.

Kur e ngrita ne krahe diten e pare, djali yne erdhi mbrapa nesh dhe bertiti i lumtur -"Babi po ngre mamin ne krahe"
U ndjeva shume ne faj ne ato momente. Eca me te ne krahe per rreth 10 metra. Ajo me tha me ze te ulet"Mos i trego djalit tone per divorcin" . Serish vura re dhembje ne syte e saj. Diten e dyte ishte e lehte per ne. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim dhe munda te ndjeja parfumin e saj. Kisha kohe qe nuk e shihja me si femer. Vura re se nuk ishte me e re, floket i ishin bere gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq per ate cka i kisha bere. Ne diten e katert kur e ngrita serish ne krahe ndjeva njefare intimiteti te rikthehej. Ne ditet ne vazhdim filloi te rritej edhe me shume. Nje mengjes ajo po kerkonte cte vishte, pornte gjitha rrobat i rrinin me te medha. Ne ate moment vura re sesa ishte dobesuar, ja pra pse e ngrija aq lehtesisht ne krahe. Ndjeva dhembje ne shpirt, ajo kishte mbledhur kaq shume vuajtje dhe lot ne zemren e saj. Pa vetedije iu afrova dhe i perkedhela floket. Ne ate moment vjen djali dhe thote " Babi eshte koha te ngresh mamin ne krahe". Kjo ishte bere tashme si pjese e jetes se tij. E ngrita serish, ajo me hodhi duart rreth qafes dhe cuditerisht u ndjeva si ne diten e pare te marteses.

Diten e fundit te " marreveshjes" kur e ngrita serish ne krahe, nuk doja ta leshoja me.
Me pas shkova te takoja te dashuren.
"Nuk dua te divorcohem me " - i thashe. Me pa, me vuri doren ne balle e me tha mos kisha temperature e ndaj flisja percart.
"- E degjove mire c'te thashe, nuk dua te divorcohem me". Me dha nje shpulle dhe perplasi deren e iku. Martesa ime ishte bere e merzitshme sepse une nuk kisha vleresuar me gjerat e vogla, jo sepse dashuria nuk ishte me. Shkova ne nje dyqan me lule dhe prosita nje buqete, ku ne nje shenim shkruajta " Do te te ngre ne krahe derisa vdekja te na ndaje". Vrapova ne shtepi me lulet ne dore dhe me buzeqeshje ne fytyre. Ngjita shkallet dhe ne krevat gjej gruan time ne shtrat....te vdekur....
Ajo kishte luftuar me kancerin per muaj me rradhe dhe une isha shume i zene me te dashuren , per ta vene re. Ajo e dinte qe do te vdiste shpejt , por donte qe ne syte e djalit tone une te mbetesha nje bashkshort i mrekullueshem...
"Vleresojini gjerat, perpara se ti humbisni, sepse atehere do te jete shume vone per t'i kthyer pas".

85Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:22

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur ishe 8 vjec, babai të bleu një akullore dhe ti e falenderove duke bërë pis pantallonat e tij ngaqë të pikonte akullorja.
Kur ishe 9 vjec, ai pagoi për kursin tënd të pianos dhe ti e falenderove duke mos mësuar instrumentin.
Kur ishe 10 vjec, ai të bëri shëtitje rreth e rrotull qytetit, të çoi nga stërvitja e futbollit tek ditëlindja e një shoku etj., dhe ti e falenderove duke dalë nga makina dhe kurrë nuk e ktheve kokën prapa.
Kur ishe 11 vjec, ai të çoi ty me shokët e tu në kinema, për të parë filmin që pëlqeje, dhe ti e falenderove duke i thënë që të ulej në një vend larg teje.
Kur ishe 13 vjec, të sugjeroi se si ti prisje flokët, dhe ti e falenderove duke i thënë se s'kishte shije për keto punë.
Kur ishe 14 ai të pagoi një eksursion një-mujorësh dhe ti e falenderove duke mos i derguar asnjë letër kur ishe larg.
Kur ishe 15, ai erdhi nga puna, dhe kërkonte një përqafim tëndin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur derën e dhomës tënde.
Kur ishe 16 ai të mësoi makinen dhe ti e falenderove duke i marrë makinen përherë.
Kur ishe 17 ai priste një telefonatë të rendesishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithë diten & natën në telefon.
Kur ishe 18 ai qau kur ti u diplomove ndërsa ti e falenderove duke festuar me shokët e tu.
Kur ishe 19 ai të pagoi kolegjin dhe solli valixhet e tua në dhomë, ndërsa ti e falenderove duke i thënë mirupafshim por me friken se mos turperoheshe në sytë e shokëve.
Kur ishe 25 vjec, ai pagoi dasmën tënde dhe ti ia shpërbleve duke ikur nga qyteti bashkë me gruan tënde.
Kur ishe 50 vjec ai u sëmur dhe kerkoi ndihmen tënde. Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte barrë për ty.
Dhe pastaj nje dite ai vdiq. Dhe vdekja e tij ra si një rrufe në zemrën tënde. U pendove për të gjitha gjërat që s'kishe bërë.
Duajini prindërit, sepse ato te falen jeten dhe bënë që të bëhesh DIKUSHI në jetë!

86Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:23

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
[img]Dishepulli i ri i një filozofi të mencur mbërriti në shtëpinë e tij dhe i tha- " Mjeshtër, një miku juaj po fliste keq për ju". -Prisni e ndërpreu filozofi. A e kalove nëpër 3 sita atë që do të më thuash? - Nëpër tre sita ?? -Po … Sita e parë është e "Vërteta"! A je I sigurt se ajo që do të më thuash është plotësisht e vërtetë? -Jo . E dëgjova të disa komshinj që po e komentonin. -Të paktën do ta kesh kaluar në Siten e dytë që është Mirësia. Kjo që do të më thuash a është e mirë për ndonjë? -Jo, në të vertetë jo. Përkundrazi. -Pa shiko! Sita e tretë është domosdoshmëria. A është e domosdoshme të më thuash atë që kaq shumë të shqetëson? -Të them të drejtën jo. -Ateherë, tha filozofi -nëse nuk është e Vërtetë, as e Mirë , as e Domosdoshme..ta varrosim ne Harresë...!!

87Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 20/1/2013, 07:24

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Marrezia vendosi ti therriste te gjithe miqte per nje kafe.

Pasi pine kafen, Marrezia propozoi: ”A luajme kukafshehti?”

-Kukafshehti? E cfare eshte?- pyeti Kurioziteti.

-Kukafshehti eshte nje loje. Une numeroj deri ne 100 dhe ju fshiheni.

Kur te mbaroj numerimin,do ju kerkoj dhe i pari qe do te gjej do te jete ai i rradhes per te numeruar.

Te gjithe pranuan pervec Frikes dhe Dembelizmit.


-1,2,3.., dhe Marrezia filloi te numeronte.

Nxitimi, u fsheh i pari , ku mundi te gjente.Turpi, si gjithmone tere turp, u fsheh mes pemeve.

Gezimi, vrapoi ne mes te kopshtit.

Trishtimi, filloi te qante sepse nuk po gjente nje vend te pershtatshem per tu fshehur.

Zilia iu bashkua Triumfit dhe u fsheh prane tij pas nje shkembi.

Marrezia vazhdonte te numeronte ndersa miqte e saj po fshiheshin.

Deshperimi ishte e deshperuar duke pare se Marrezia ishte tashme tek 99 -100-bertiti Marrezia-dhe filloi te kerkonte.


I pari qe u zbulua ishte Kurioziteti, pasi nuk mund ta frenonte veten nga ankthi se kush do zbulohej i pari. Marrezia shikoi Dyshimin siper nje gardhi i cili nuk po dinte se nga cila ane e gardhit te shkonte.

Dhe keshtu me rradhe zbuloi Gezimin, Trishtimin, Turpin. Kur te gjithe ishin mbledhur, Kurioziteti pyeti:

-Ku eshte Dashuria? Askush nuk e kishte pare.Marrezia vazhdoi ta kerkonte, u ngjit dhe maje malit, prane lumenjve, pas shkembinjve. Por nuk e gjeti Dashurine.



Duke e kerkuar gjitheandej Marrezia pa nje grumbull shkurresh, mori nje shkop dhe filloi te hapte deget e shkurreve.Ne nje moment u degjua nje e bertitur. Ishte Dashuria qe bertiste, pasi shkopi i kishte hyre ne sy. Marrezia nuk dinte cfare te bente. Kerkoi falje, iu lut Dashurise qe ta falte , madje i premtoi dhe se do ta shoqeronte gjithmone. Ne fund Dashuria e fali. Sot, Dashuria eshte e verber dhe Marrezia e shoqeron ngado...

88Histori domethenese ! - Faqe 3 Empty Re: Histori domethenese ! 1/8/2014, 18:24

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Efekti i kundërt

Beni ishte gjumash dhe zgjohej vone. Mesuesja, duke dashur ta nxise te ngrihet heret i tregon perrallen e nje zogu qe sa here zgjohej heret, gjente krimba dhe i hante, kurse kur ngrihej vone jo. Cfare kupton nga kjo ti Beni ? e pyeti mesuesja. Beni i tha: Krimbat nuk duhet te zgjohen heret sepse i ha zogu pastaj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 3 e 3]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons