Forumi Kuq E Zi
Histori domethenese ! - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori domethenese ! - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori domethenese ! - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori domethenese ! - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 3]


1Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Histori domethenese ! 13/4/2012, 00:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
First topic message reminder :

Histori domethenese ! - Faqe 2 563564_334368606623824_316560718404613_883252_591667287_n
Një burrë kishte katër fëmijë .
Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim , prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët .
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme .
I pari u nis në Dimër , i dyti në Pranverë , i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djal...i i fundit , babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t'i thoshin se çfarë kishin parë .
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar ...
I dyti nuk ishte dakort , sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë ..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme .Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur ..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira .
Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta , sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon .
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon .Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen...
Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t'ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !
Këmbëngulni , dhe përmes vështirësive , kohë më të mira , do të vijnë sigurisht atëherë kur ju nuk e pritni..!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

31Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Femija 6-vjecar mblodhi 10000 $ per te ndihmuar babane e tij i cili vuante nga nje semundje e keqe !

Disa dite pasi Dru mori vesh qe babai ishte i semuri nga nje semundje e rralle e kancerit, vendosi per te bere gjithcka per ta ndihmuar ate .Ai vendosi nje pllakate per shitjen e limonadave jashte oborrit perballe shtepise se tij.Ne pllakate shenoi:Ju lutem ndihmojeni babain tim ,25 cent per limonade.Si fillim kjo ide u duk si nje pune e vogel dhe asnje nuk e mendoi se nje djal 6 vjecar do te mblidhte a shume para duke shitur limonada.Por per fat te mire lajmi u perhap shpejt dhe filluan te lajmeroheshin shume njerez.Per vetem per pak caste ai u shiti nga nje limonade te gjithe njerezve te tij qe jetonin ne te njejten lagje dhe deri ne fund te dites ai arriti te mblidhte 10000 $ per babain e tij.

https://kuqezi.albanianforum.net/

32Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pema e problemeve

Një marangoz të cilin e kisha thërritur për të më kryer disa punë në një fermë të vogël , sapo kishte mbaruar ditën e tij të parë të një pune të rëndë , gjatë të cilës i ishte prishur motosharra e tij duke i humbur kështu gati 1 orë punë dhe si të mos mjaftonte kjo nuk po i ndizej as kamioni i tij i vjetër .

Kështu që e shoqërova për në shtëpi – gjatë udhëtimit ai nuk foli asnjë fjalë , ndenjti në qetësi të plotë .

Kur mbërritëm më ftoi të njihja familjen e tij .

Ndërsa i drejtoheshim portës ai ndaloi para një peme të vogël dhe kapi fundin e trungut te saj me të dyja duart .

Iu drejtuam shtëpisë dhe kur porta u hap ndodhi një transformim surprizues .

Fytyra e tij e nxirë nga dielli u mbush plot me buzëqeshje .

Përqafoi dy fëmijët dhe i dha një puthje gruas .

Kur me shoqëroi te makina , afër pemës i kërkova të më shpjegonte kuptimin e gjestit që bëri pak më parë .

” Oh kjo është pema e problemeve të mia “.E di që nuk mund t’i evitoj problemet që më dalin gjatë punës , por, problemet nuk janë të shtëpisë sime dhe as të gruas time ,aq më pak të fëmijëve të mi !!
.Kështu që çdo mbrëmje , kur arrij në shtëpi problemet e mia i lë poshtë pemës , ndërsa në mëngjes i marr përsëri .

Por më e bukura – tha duke qeshur ,është se kur dal në mëngjes për t’i marrë nuk janë aq shumë sa më dukeshin mbrëmjen kur i lashë …

https://kuqezi.albanianforum.net/

33Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Litari dhe elefanti


Nje person, tek sa po ecte rruges, i habitur ndaloi dhe po shikonte se si nje kafshe aq e madhe dhe e fuqishme mund te mbahej vetem nga nje litar i vogel i lidhur ne kemben e pasme. Nuk kishte zinxhire, nuk kishte kafaze dhe megjithese ishte e qarte se elefanti mund te shkeputej cdo moment prej litarit, per disa arsye nuk e bente. Ai pa aty prane nje trajner dhe e pyeti se si ka mundesi qe ajo kafshe qendron aty dhe nuk ben asnje perpjekje per tu liruar. “Kur elefantet jane shume te rinj, ne perdorim po te njejtet litare me te njejtat permasa per ti mbajtur lidhur, ne ate moshe eshte e mjaftueshme per ti mbajtur. E ndersa ata rriten, jane te kushtezuar te besojne se nuk mund te shkeputen dot prej litarit. Ata besojne se litari eshte ne gjendje ti mbaje serisht te lidhur e per kete arsye nuk provojne kurre te largohen” tha trajneri.

Ai u mahnit dhe mendoi ‘Keto kafshe munden ne cdo cast te lirohen prej andej dhe nuk e bejne kete gje vetem sepse mendojne se nuk mund ta bejne dot.”

Po ashtu si elefantet edhe njerzit shpesh varen ne nje besim se nuk mund ta bejne dicka vetem sepse kane deshtuar me pare.

Deshtimi eshte pjese e te mesuarit, e kurre nuk duhet te heqim dore nga perpjekjet ne jete!

https://kuqezi.albanianforum.net/

34Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një grua e cila nuk kishte asnjë burim financiar , gjeti një kokërr vezë .
E lumtur thërret burrin dhe fëmijët e saj dhe iu tha :Të gjitha shqetësimet tona sot mbaruan .
Shikoni pak : Gjeta një vezë!
Ne nuk do ta hamë , por do e çojmë te komshiu ynë që ta vendosi në furrikun e tij .Në këtë mënyrë shumë shpejt do të kemi një zog , që do të bëhet një pulë .
Ne natyrisht që nuk do e hamë pulën , por do e lëmë të bëjë shumë vezë , dhe nga vezët do të dalin pula të tjera , që do të bëjnë përsëri vezë .
Kështu që do të kemi shumë pula dhe mjaftueshëm vezë .
Nuk do të hamë as pulat dhe as vezët por do i shesim dhe me lekët do të blejmë një viç.
Do e rrisim viçin dhe do e bëjmë një lopë .Lopa do të na japë viça të tjerë , deri sa të bëjmë një tufë .
Do e shesim tufën dhe do të blejmë një fushë , më pas do të blejmë e do të shesim , do të shesim e do të blejmë .
Ndërsa fliste , gruaja përdorte gjeste , veza i rrëshkiti nga dora dhe iu përhap në dysheme...

Synimet tona shpesh duken si diskutimi i kësaj gruaje : Do të bëj , do të them , do të përmirësoj ...Kalojnë ditë e muaj dhe nuk bëjmë asgjë ...!!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

35Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një dite ishte pyetur një profesor i matematikës për vlerën e gruas...
Dhe Ai u përgjigj:
Nëse gruaja... është pronare e moralit atëherë ajo vlerësohet me = 1
Nëse ajo posedon bukuri atëherë i shtohet vlera e saj me një zero = 10
Nëse ajo është e pasur atëherë i shtohet vlerës së saj edhe një zero = 100
Nëse ajo posedon autoritet familjar atëherë vlerës së saj i shtohet edhe një zero = 1000

Dhe nëse ia largojmë numrin një [1] (moralin) atëherë vlera e saj do të mbetet [ 000 ] , dhe kështu ajo mbetet e pavlerë.

Morali dhe sjellja e mirë është vlera e femrës, stolia më e bukur e saj, nëse ajo atë nuk e posedon, stolitë tjera nuk i bëjnë dobi...!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

36Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në tavolinën e një gruaje të vjetër , e cila ishtë shtruar në një spital për pleq , një ditë pasi kishte vdekur , gjetën këtë letër.

I ishte adresuar infermieres më të re që punonte aty .
Çfarë shikon ti kur më kuron ? Kë shikon kur më vështron ?
Çfarë mendon kur largohesh ?Dhe çfarë thua kur flet për mua?

Shumicën e kohës shikon një plakë pak të çmendur , me një vështrim të hutuar , që nuk është plotësisht plot shkëlqim , që bën pis kur ha dhe nuk përgjigjet kurrë në kohën e duhur . Që nuk pushon së humbur rroba e këpucë, të lejon të bësh çfarë të duash , banjot dhe ushqimet , për të shtyrë ditët e gjata në ngjyrë gri…

Kjo është ajo që shikon ?

Atëherë hapi sytë ! Nuk jam unë ! Do të të tregoj kush jam !
Jam fëmija i dhjetë i prindërve të mi , motra e motrave dhe vëllezërve që duheshin shumë.
Një vajzë e re 16 vjeç , me krahë në këmbët e saj , ëndërrimtare që së shpejti do të takonte të dashurin e jetës .
E martuar që 20 vjeç. Zemra ime ngazëllente atë ditë nga premtimet e bëra .
Jam 25 vjeç dhe kam një fëmijë , i cili ka nevojë për mua .
Jam një grua 30 vjeç , djali im rritet shpejt , jemi të lidhur me njëri – tjetrin .
40 vjeç , së shpejti ai do të ikë , por im shoq do të më rrijë pranë .
50 vjeç , përreth meje luajnë përsëri fëmijë .

Dhe ja ditët e errta , im shoq vdes . Shikoj të ardhmen , dridhem nga frika , fëmijët e mi janë të zënë duke rritur fëmijët e tyre .
Mendoj për vitet dhe dashurinë time .
Tani jam plakur . Natyra është e pashpirt ,kënaqet duke e treguar pleqërinë si çmenduri . Trupi im më lë , bukuria dhe forca po më braktisin .
Dhe me moshën e avancuar atje ku dikur kisha një zemër tani kam një gur .Por në këtë pleqëri , duke kërkuar të jem përsëri e re , zemra më gufon …
Kujtoj gëzimet , dhimbjet ,dhe përjetoj sërish nga e para jetën time dhe dashurinë .
Rimendoj vitet e kaluara shpejt .
Dhe pranoj realitetin e hidhur : Asgjë nuk zgjat përjetësisht …
Atëherë hapi sytë ti që më kuron , mos shiko plakun e çmendur . Më shiko mirë …!
Sa fytyra ,sa sy , sa duar kryqëzojmë çdo ditë ?
Çfarë shikojmë ?
Rrudhat ,armiqësitë , dyshimet , ngurtësitë .
Po sikur të fillojmë të shikojmë ëndrrat , rrahjet , dashuritë , që shpesh herë janë të fshehura me kujdes ?

|Bruno Ferrero|

https://kuqezi.albanianforum.net/

37Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një burrë po i shërbente me shumë përkushtim rrënjës së trëndafilit që kishte mbjellë ca ditë më parë. E ujiste çdo ditë duke pritur çastin, kur gonxhja do të shperthente. Mirëpo një ditë u mërzit nga gjembat e shumtë e tha me vete: “Si mund të dalë një lule kaq e bukur nga një bimë e mbushur plot me gjemba ?!” Dhe e la pas dore kujdesin ndaj saj, pikërisht pak para se ajo të çelte.Kësisoj, rrënja e trëndafilit u tha. Fatkeqësisht,kështu ndodh dhe me shumë njerëz. Brenda çdo shpirti ekziston një trëndafil, pavarësisht fajeve dhe gabimeve. Por shumë nga ne shohin vetëm gjembat,të metat dhe nuk e vlerësojne natyrën e pastër që Zoti ka mbjellë në shpirtrat tanë. Kjo ndjenjë dëshpërimi dhe vlerësimi i ulët për veten na bën që ta lëmë pa ujitur këtë mirësi, e cila pak e nga pak vdes brenda nesh....!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

38Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shoqeria e mire njihet ne kohe te veshtira


Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë.
U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
- Si je ?
Nuk e di pse iu përgjigja :
- Ndihem i vetmuar !
Dëshiron të flasim ? - më tha.
Iu përgjigja - Po !
Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ?
Unë iu përgjigja - Po !
Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles.
I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të fejuarën, për dyshimet e mia, dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes.
Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i shlodhur mendërisht, u ndieva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha :- Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë.
U çudita dhe i thashë :- Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ?
Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të humba gjithë kohën këtë natë !
Ai qeshi dhe më tha :- S'ka problem, për këtë janë miqtë !
U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë.
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg :- Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë ?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë :- Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj :- Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë..
Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur !
Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten: Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete ?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme !
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre...
I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se: Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë...



Jeta është si një shkallë, nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i fundit në rresht, por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd !

https://kuqezi.albanianforum.net/

39Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:29

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Historia e dy lapsave !


Njëherë e një kohë, ishin dy lapsa, të cilët ishin shokë të ngushtë. Për shkak se ata nuk ishin mprehur kurrë, ata kishin të njëjtën gjatësi. Megjithatë, njëri prej tyre u lodh duke jetuar në heshtje dhe në pasivitet. Prandaj, ai shkoi tek një mprehëse lapsash dhe i kërkoi që ta mprehte atë. Duke u frikësuar nga mprehja, lapsi i dytë u tërhoq; ai ishte i vendosur të ruante paraqitjen e tij elegante. Pasi u mpreh, lapsi i parë vendosi të kalonte pak kohë larg shtëpisë. Ai u kthye pas njëfarë kohe “i shkurtër”, por i zgjuar. Pasi e pa lapsi elegant i pa mprehur nuk e njohu, madje nuk pranoi të fliste me të. Lapsi i mprehur mori guximin dhe ia tregoi se kush ishte në të vërtetë. Lapsi i gjatë u habit, dhe në fytyrën e tij u vunë re shenja talljeje, kur vuri re sa i shkurtër ishte shoku i tij i ngushtë. Lapsi i shkurtër nuk i kushtoi rëndësi talljes së mikut të tij. Ai filloi të fliste për gjërat që kishte mësuar gjatë kohës që kishte qenë larg. Ai filloi të shkruante shumë fjalë dhe të vizatonte forma shumë interesante, ndërsa po i tregonte mikut të tij të gjatë për përvojën që kishte kaluar jashtë shtëpisë. Në fakt ai kishte mësuar shumë gjëra që e kishin bërë më të zgjuar. Pas kësaj lot pendimi rrodhën nga sytë e lapsit të gjatë dhe ai menjëherë nxitoi tek lapsi që të mprihej. Ai e prishi barrierën e heshtjes, të pasivitetit dhe të frikës vetëm pasi e mësoi se kushdo që dëshiron të mësojë, në fillim duhet të vuajë. Megjithëse historia e mësipërme nuk është e vërtetë, ajo ka një moral intrigues të lidhur me botën reale. Vetëm nëpërmjet përvojës në jetë njeriu mund të përparojë dhe të fitojë urtësinë që ka nevojë që të durojë vështirësitë dhe peripecitë e jetës.

Jeta ka të bëjë gjithmonë me zgjedhje. Njerëzit e gjejnë gjithmonë veten të detyruar të vendosin për një ecuri të caktuar veprimi për një sërë zgjedhjesh që kanë në duar. Prandaj, është gjithmonë në dorën e njeriut të zgjedhë, dhe ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me pasojat e zgjedhjeve tona.

Për më tepër, është detyra e secilës qenie njerëzore të bëjë përpjekje që të ketë sukses në jetë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

40Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:31

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pas 9 vitesh martese, hasa ne një tjeter dashuri te çiltër.Para disa kohësh, fillova te kaloj kohën me një grua të ve qe prej 19 viteve. Gruaja ime me parapriu me fjalët e saja, duke me thënë: “E di shumë mirë se sa e doni atë, perse nuk e gjen kohen te rrish me te”. Gruaja për të cilën më këshillonte shoqja ime të kaloj çaste me të, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qe para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nënën time ta vizitoj shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që të flas me dikë në kohë të vona, dhe më pyeti: Si je biri im? Mirë jam Nënë - iu përgjigja. Të telefonova nga koshienca për të kaluar disa çaste me ju. Më pyeti: Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më tha: Më pëlqen propozimi yt... Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë.
Ishte veshur bukur dhe m'u duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se të vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll me tha: “Biri im, te gjithëve u kam thënë se sonte do të dalë me djalin tim, dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t'ju sqaruar hollësitë e këtij takimi”
Shkuam në një restorant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur të ishte një zonjë. Pasi u ulëm, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse Nëna nuk ishte në gjendje të lexonte përveç shkronjave të mëdha. Gjërsa po lexoja listën e ushqimeve, Nëna më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saja të çara, më ndërhyri, duke thënë:
"Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ju".
“Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime” - i thashë.
Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë sa që koha ishte bërë shumë vonë. Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, Nëna m'u drejtua me këto fjalë: “Kam dëshirë që te dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj”?
Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, me erdhi lajmi se Nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga nje atak ne zemër.
E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër që unë asgjë nuk munda të bej për te. Kaluan ca ditë dhe nga posta më arriti një letër e dërguar nga restoranti, në të cilin kishim darkuar unë dhe Nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali të shkruara nga dora e Nënës sime: "Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju kurresesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në te cilën darkuam së bashku. Te dua shumë biri im". Në këtë moment, arrita të kuptoj domethënien e fjalës "Dashuri" apo "Te Dua".

Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën te cilën ata e meritojnë... Shpresoj se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t'ju arrij edhe atyre te cilët ende i kanë prindërit gjallë..!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

41Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:31

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një ditë një djalosh i varfër që shiste gjësende derë më derë për të paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte të holla e ishte shume i uritur.

Vendosi që të kërkonte diçka për të ngrëne në shtëpinë e radhës ku trokiti për të shitur diçka. Megjithatë ai humbi fuqinë dhe kur në derë u lajmërua një zonjë ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht. Asaj ia mori mendja se ai mund të jetë shumë i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu ngadalë dhe e pyeti:
-" Sa ju kam borxh?"
-"Nuk më ke borxh asgjë" ia ktheu ajo " nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para"
-Ai ia ktheu "Atëherë të falënderoj nga zemra".

Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm. Deri në atë moment ai qe në gjendje të hiqte dorë nga gjithçka.


Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë. Mjeket lokal nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë. Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua, një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë. E njohu sapo e pa. U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që ta shpëtojë jetën e saj.

Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti.

Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. DR. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t'i dërgojnë atij faturën për aprovim. Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t'ia dërgojnë në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t'i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë. Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi:
"E paguar me një gotë qumësht"

https://kuqezi.albanianforum.net/

42Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:31

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një vajzë u martua me një tregtar të pasur. Ai posedonte një punëtori të madhe në të cilën shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta përgatiste në mënyrë që të hanin për darkë.
Kur filluan darkën dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe e shikoi një varfanjak të uritur i cili kërkonte diç për të ngrënë.
Burri refuzoi t’i jepte diçka, ia ngriti zërin dhe e largoi.
– ZOTI të faltë, zotëri – i tha lypësi – po të mos kisha nevojë të madhe dhe të mos më mundonte uria e madhe nuk do të trokitja në derën tënde!
Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi, me forcë ia përplasi derën dhe u kthye pranë tavolinës.
– Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri? – e pyeti gruaja.
– Çfarë duhej të bëja? – i nervozuar ia ktheu burri.
– Ke mundur t’i japësh një pjesë mishi, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë!
– A t’ia jap komplet krahët?! A je çmendur?!
– Por, të paktën ke mundur të sillesh mirë!
Pas një kohe duke shkuar në punëtori, tregtari e pa se e kishte kapluar flaka dhe se ishte djegur gjithçka brenda. I mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: – Flaka e ka shndërruar në hi punëtorinë time, kam mbetur pa as gjë!!
– Mos vuaj, burri im! Pajto me caktimin e ZOTIT ! Mos e humb shpresën nga mëshira e Tij, e Ai do të ta kompensojë.
– Dëgjomë grua, deri sa kjo nuk ndodh, shko te babit yt, sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty!
Atëherë, gruaja e braktisi atë, mirëpo ZOTI e shpërbleu me martesë të re me një burrë i cili ishte i zoti dhe ishte i mëshirshëm ndaj mysafirëve. I ushqente të uriturit dhe nuk i largonte të varfrit dhe lypësit. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit të shohë se kush ishte.
– Është një lypës i cili ankohet se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë – tha gruaja.
– Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. ZOTI do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë.
-Sa i sjellshëm që je burri im!
Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur (burri) e vërejti këtë gjë i tha asaj i habitur: – Ç’të bëri të qashë moj gruaja ime e dashur?!
– Po qaj nga mërzia e madhe!
Burri e pyeti për arsyen, ndërsa ajo iu përgjigj: – Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish-burri im!!!
Ajo ia tregoi tërë atë që kishte ngjarë me burrin e saj koprrac, i cili i ofendonte lypësit dhe i dëbonte ata duke mos iu dhuruar asgjë.
– Gruaja ime, nëse lypësi që kishte trokitur në derën tonë ishte burri yt i parë, atëherë dije se unë jam lypësi i parë! – i tha burri i saj bujar

https://kuqezi.albanianforum.net/

43Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:32

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Rregullat e një babai, për t’u ndjerë i plotësuar pas vdekjes së tij !


Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çuditshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një baba i përkushtuar,ne kohe te lire zbukuronte muret dhe dritaret e viles se tij cdo dite,si shenje perkujdesje per familjen e tij. Por Poli, një mësues i mire,vdiq nga kanceri në moshën 45 vjecare, në nëntor 2009,por plot pasion besonte tek fëmijët e tij.


Thomas 5 vjec dhe Lucy – vetëm një vit e gjysmë,në atë kohë – duhet të kenë sa më shumë fotografi e mesazhe nga babi,qe te mos ju”vyshkej” kujtimi për të.

Pol që nga momenti që mësoi sëmundjen e tij filloi të mendonte për mënyrat e ndryshme me të cilat do të mund të komunikonte me fëmijët në kohën që nuk do të ishte më.

Një nga gjetjet e tij ishte krijimi i një biblioteka me të gjitha librat më të mirë që ai kishte lexuar, duke lënë në çdo faqe të parë të çdo libri nga një mesazh për fëmijët e tij.

Por ndoshta dhurata më e madhe e Pol per gruan dhe fëmijët e tij ishte një dokument i titulluar “Për të gjetur përmbushjen ‘, e cila,Mandi,e zbuloi në laptopin e tij, rastësisht muajin e kaluar.

Mandi thote…
“Lista e 28 udhëzimeve për të jetuar një jetë të mirë,nuk përmbante udhezime bosh; secili pasqyronte plotësisht mënyrën se si Poli ka jetuar jetën e tij.”

“Ai ishte i mençur dhe i guximshëm, por unë kurrë nuk mund të gjej fjalë për të përmbledhur atë,qe në mënyrë të përkryer,ai i kish detajuar.

“Unë nuk mund t’ju them se çfarë është një ngushëllim, por femijet tane do duhet te dine të rriten me një kuptim të vërtetë të asaj që e bëri Polin, Pol.”

Ja se cfare mesazhi ju kish len ai femijve,per te mos e ndjere mungesen e tij

Rregullat e një babai, për t’u ndjerë i plotësuar:

1- Bëhuni të sjellshëm dhe korrektë. Zbatoni rregullat e tavolinës. Shumë njerëz mund t’ju etiketojnë vetëm nga mënyra se si mbani pirunin dhe thikën.

2- Ndihmoni të tjerët edhe pse mund të keni problemet tuaja. Kjo gjë do të vlerësohet nga njerëzit dhe do t’ju gjenden afër kur të keni nevojë.

3- Tregohuni kurajozë. Është e rëndësishme të shikoni veten në pasqyrë dhe mos t’ju vrasë ndërgjegjja.

4- Jini të thjeshtë. Mos mendoni kurrë se mund të turpëroheni.

5- Mësoni nga gabimet tuaja. Ju siguroj që do të bëni shumë, por të paktën përdorini në të mirën tuaj.

6- Mos flisni kurrë pas krahëve të dikujt. Do të dukeni shumë keq në sytë e të tjerëve.

7- Ruani qetësinë. Nëse dikush ju mërzit, mos reagoni menjëherë.

8- Kënaquni. Nëse kjo do të thotë që duhet të rrezikoni ndonjë gjë, ashtu qoftë.

9- Bëni bamirësi nëse mundeni, është shumë e lehtë dhe shpërblyese.

10- Për ju gota duhet të jetë gjithnjë gjysmë plot, asnjëherë e kundërta.

11- Fjalën “Po” bëjeni instinktin tuaj. Kërkoni arsye për të bërë diçka dhe jo një arsye për të thënë “Jo”.

12- Jini dorëlëshuar. Mund të merrni gjithnjë më shumë nëse u jepni të tjerëve më shumë nga sa meritojnë.

13- Pranoni gjithnjë një ftesë për festa.

14- Kurrë, në asnjë rast, mos e braktisni një shok në nevojë. Do të fshihja dhe një të vdekur për shokët e mi, nëse ma kërkojnë. Kjo është dhe arsyeja përse i kam zgjedhur me shumë kujdes.

15- Gjithnjë kërkoni një shërbim shumë të mirë dhe asnjëherë mos lavdëroni shërbimin e keq të dikujt.

16- Trajtojini të gjithë si të barabartë, edhe nëse i përkasin një shtrese tjetër sociale.

17- Respektoni gjithnjë moshën, sepse mosha tregon drejtësi.

18- Jini gjithnjë gati të vini në plan të parë interesat e të afërmve tuaj.

19- Jini krenarë për veten dhe për familjen nga vini.

20- Bëhuni ambiciozë, por jo lakmitar. Gjithçka duhet ta arrini me shumë punë.

21- Jetojeni ditën, bëni gjithnjë diçka që ju bën për të qeshur.

22- Jepni më të mirën në shkollë.

23- Gjithnjë paguani aq sa mund të përballoni.

24- Kurrë mos u dorëzoni. Jini të fortë, me zemër të madhe dhe trima. Keni mbështetjen e familjes dhe miqve.

25- Të qash nuk rregullon asgjë. Kurrë të mos ju vijë keq për veten, të paktën jo për një kohë të gjatë.

26- Kujdesuni për trupin tuaj dhe ai do të kujdeset për ju.

27- Mësoni një gjuhë të huaj, ose të paktën tentoni.

28- E fundit: Bëni të lumtur nënën tuaj dhe kujdesuni shumë për të.

Ju dua shumë të dyve.
Me gjithë zemër
Babi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

44Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:32

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Një burrë i moshuar dhe i urtë ishte ulur pranë bregut të një lumi. Ai shihte i mahnitur hijeshinë që rrethonte ambientin përreth dhe herë pas here pëshpëriste diçka me vete. Në një moment, ai vëren një akrep që kishte rënë në ujë. Akrepi orvatej të shpëtojë nga mbytja por pa fajde. Burri vendosi ti gjendej këtij insekti të mjerë dhe i zgjati dorën ta shpëtojë nga kthetrat e vdekjes. Por me ta prekur, akrepi e pickoi fort. Burri e tërhoqi dorën dhe lëshoi një piskamë për shkak të dhimbjes. Por pas pak, sërish zgjati dorën drejt akrepit që ta shpëtojë dhe sërish insekti mosmirënjoës e pickoi. Burri lëngoi sërish, e megjithatë e zgjati për të tretën herë dorën që ta shpëtojë. Këtë skemë e kishte ndjekur një person tjetër i cili nuk duroi dot por i thirri:”Mos vallë të janë tharë trutë?! Si nuk zure mend as herën e parë dhe as të dytën?! Dashke ta provosh për herë të tretë pale!”
Burri i mençur nuk i ktheu përgjigje, por vazhdoi përpjekjet për ta shpëtuar akrepin, derisa ia arriti. Pastaj, bëri disa hapa në drejtim të burrit tjetër dhe pasi i rrahu supet i tha:”O mik! Natyra dhe instinkti i akrepit është të pickojë, kurse natyra dhe karakteri im është të sillem butësisht. Përse dashke të lejoj që të dal nga natyra dhe karakteri im?! Sillu me njerëzit sipas natyrës dhe karakterit tënd, jo sipas natyrës së tyre, cilatdo qofshin sjelljet dhe veprat e tyre!

Mos u kushto rëndësi zërave që të kërkojnë të dalësh nga vetja! Mos ua var atyre që të thonë hiq dorë nga karakteri dhe natyra jote, sepse pala tjetër nuk e meriton mirësjelljen!

https://kuqezi.albanianforum.net/

45Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:32

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Po kaloja në një pazar të madh për të blerë disa gjëra kur pashë një shitës duke folur me një djalë të vogël, jo më shumë se 4-5 vjec.
Shitesi i tha " Më vjen keq, por ti nuk ke mjaftueshëm para për të blerë këtë kukull"
Në atë moment djali i vogël më pa,u kthye nga unë dhe më tha:
-" Xhaxhi, je i sigurt që nuk kam mjaftueshëm para?"
I numërova lekët e tij dhe i thashë" Ti e di i dashur, që nuk ke mjafueshëm para për të blerë kukullën"
Djali i vogël mbante akoma kukullën të shtrënguar në duart e tij.
I afrova dhe më tepër dhe e pyeta se përse e donte kukullën.
" Është kukulla që motra ime e donte aq shumë, doja t'ia dhuroja asaj për ditëlindje. Duhet t'ia jap kukullën mamit tim kështuqë ajo mund t'ia japë asaj kur të shkojë atje."
Sytë e tij ishin kaq të trishtuar kur tha këtë.
" Motra ime ka shkuar të jetë me Zotin,babi më tha që edhe mami do të shkojë atje shumë shpejt, kështuqë unë mendova t'ia jap kukullën ta marrë me vete e t'ia japë motrës sime."
Zemra ime sa nuk ndaloi. Vogëlushi më pa sërish dhe më tha:
" Unë i thashë babit ti thotë mamit të mos shkojë pa u kthyer unë nga dyqani.",dhe më pas më tregoi një foto të vogël të tij ku ai ishte duke qeshur.
Pastaj më tha" Dua që mami të marrë këtë foto me vete kështuqë motra ime nuk do më harrojë. Une e dua mamin dhe dua që ajo të mos më lërë vetëm,por babi më tha që ajo duhet të shkojë të rrije me motrën time"
Pastaj sërish hodhi sytë nga kukulla, qetësisht, me sy të trishtuar.
Shpejt gjeta portofolin tim dhe i thashë vogëlushit " Le të kërkojmë sërish, se mos ke para mjaftueshëm për të blerë kukullën"
"Ok,shpresoj të kem", tha vogëlushi

Shtova disa para shtesë tek paratë e tij, pa u vënë re dhe filluam t'i numërojmë. Ishin mjaftueshëm për kukullën dhe disa para të tjera shtesë.
Vogëlushi tha" Faleminderit Zot që më dhe para mjaftueshëm"
Pastaj me vështroi dhe më tha:
" Natën e shkuar, përpara se të flija, iu luta Zotit të kisha mjaftueshëm para të nesërmen në mënyrë që të blija kukullën për motrën time, dhe Ai më degjoi. Gjithashtu doja të kisha para ti bleja mamit një trendafil të bardhë, por nuk ia kerkova sepse m'u duk shumë. Por Zoti më ndihmoi për të dyja"

Mbarova blerjet e mia, në një gjendje shpirtërore shumë ndryshe nga sa isha më parë. Nuk mund të largoja nga mendja djalin e vogël.

Pastaj m'u kujtua një artikull në gazetë që kisha lexuar 2 ditë më parë e cila fliste për një të dehur i cili kishte goditur një makinë në të cilën ndodhej një grua dhe një vajzë e vogël. Vajza e vogël kishte vdekur dhe gruaja ishte në gjendje kritike për jetën. Familja kishte vendosur t'ia hiqte aparaturat që e mbanin akoma në jetë, sepse ishte e pamundur që ajo të rikuperohej nga koma. A ishte kjo familja e djalit të vogël?
Pas dy ditësh nga takimi me djalin e vogël lexova në gazetë që edhe gruaja kishte vdekur. Nuk mund të ndaloja veten, ndaj bleva një buqetë të madhe me trëndafla të bardhë dhe shkova në ceremoninë mortore, në të cilen ndodhej trupi i gruas, e ku njerëzit mund t'i jepnin lamtumirën e fundit. Ajo ishte atje, në arkivolin e saj, me një trendafil të bardhë në duar dhe një foto të djalit të vogël në gjoks. Anash saj ndodhej kukulla. U largova nga ai vend me lotë në sy, dhe ndjeva se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë...
Dashuria që vogëlushi kishte për nënën dhe motrën e tij ishte e paimagjinueshme dhe në një sekondë një shofer i dehur ia largoi pa mëshirë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

46Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:33

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një njeri i shtyrë në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç.
Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej hare e madhe...

Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti: -Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh..!
Plaku buzëqeshi.
Pranë tyre ishte ulur një çift, që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq; -Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?- menduan ata.
Papritmas djali bërtiti: -Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali. Më pas filloi të bjerë shi. Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. Papritmas ai bërtiti: -Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time. Shiko...shiko...!

Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut: -Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë? Plaku u përgjigj: - Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh për herë të parë në jetën e tij!



Çdo herë kujto: Mos tento të dish rezultatin pa i ditur mirë detajet!

https://kuqezi.albanianforum.net/

47Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:34

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Thuhet se nje mbret kishte urdheruar te mblidheshin 10 qen te eger dhe te pameshirshem.
Detyra e tyre ishte te shqyejne cdo vezir qe i jep keshilla te gabuara.
Pas disa pervojash teper dramatike, veziri i radhes i jep nje keshille te gabuar mbretit, por pasi i kishte sherbyer denjesisht per dhjete vite me radhe.
Menjehere mbreti urdheron te hiedhej tek qente.
Para se ta marrin ushtaret, veziri i kerkoi nje nder mbretit: Ti jepej afat dhjete dite dhe mbreti ia lejoi kete privilegj.
Menjehere, veziri vajti tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder: Tu sherbeje qenve te tij per dhjete dite.
Edhe pse u cudit nga kjo kerkese, kujdestari e pranoi dhe u largua.
Per dhjete dite, veziri i ushqeu, i pastroi, i lau dhe u perkujdes maksimalisht per qente.
Diten e ekzekutimit te urdherit mbreteror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe mbreti dha sinjalin e leshimit te qenve.
Te dhjete qente u sulen drejt kafazit, por me te mberritur tek veziri filluan ti lepijne kembet dhe ti kercejne siper me dashamiresi.
Mbreti e pyeti me habi: Cfare u ke bere qenve keshtu?!
Veziri i tha: O mbret! Ketyre u sherbeva per dhjete dite dhe ma diten per nder e nuk e harruan te miren.
Kurse ty te sherbeva dhjete vite dhe harrove gjithcka per nje cast.
Mbreti uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit...

Mos e harroni te shkuaren e bukur, thjesht per nje gabim te castit!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

48Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:34

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Haçiko, Historia E Qenit Që Përloti Botën


Besnikëria dhe dashuria pa kushte i ka bërë qentë të fitojnë titullin “miku më i mirë i njeriut”. Por një qen në Japoni i kishte aq të pakufizuara këto dy cilësi, saqë ka fituar një vend në zemrën e të gjithë japonezëve dhe e ka mbajtur atë për gati 70 vjet.Pavarësisht se kanë kaluar shumë dekada, Haçiko nuk është harruar, por historia e tij është bërë e njohur për të gjithë botën pas librit dhe filmit që përshkruajnë besnikërinë e tij të përjetshme ndaj të zotit.Mes ndërtesave të larta, dyqaneve e vendasve që nxitojnë, statuja e bronztë në madhësinë reale të Haçikos ndodhet në stacionin e trenit Shibuya në Tokio. Por pavarësisht përmasave të vogla në krahasim me ndërtesat shumëkatëshe të Tokios, Haçiko i bronztë nuk është i vështirë për t’u gjetur. Ai është bërë vend takimi për miliona banorë të Tokios që nga viti 1934.Haçiko lindi në Akita në vitin 1923 dhe u soll në Tokio një vit më pas. Ai dhe i zoti, Eisaburo Uyeno, do të bëheshin miq të pandarë që në takimin e parë. Çdo ditë Haçiko do ta shoqëronte profesorin e universitetit “Imperial” deri te stacioni, kur ai shkonte në punë. Kur profesori kthehej e gjente qenin tek e priste, një rutinë që do të vazhdonte për më shumë se një vit. Por një ditë, krejt papritur, profesori sëmuret dhe vdes në universitet.Edhe pse nuk e pa më të zotin, lidhja e fortë me të bëri që qeni ta priste profesorin për 10 vjet me radhë. Haçiko dilte çdo ditë në stacionin Shibuya, në pritje të një miku që nuk do të kthehej kurrë. Për gati dhjetë vjet me radhë banorët e zonës dhe kalimtarët u bënë dëshmitarë të besnikërisë së qenit ndaj të zotit. Në 8 mars të vitit 1935, Haçiko ndërroi jetë në të njëjtin vend ku ishte ndarë për herë të fundit me profesorin. Nga autopsia doli se shkak ishte kanceri.
Statuja

Kalimtarët dhe ata që jetonin pranë stacionit të trenit ishin prekur aq shumë nga historia e Haçikos saqë i ngritën një statujë në vitin 1934, ceremoni në të cilën mori pjesë edhe vetë ai. Artisti i famshëm Ando Teru “rikrijoi” Haçikon në bronz, një kujtim që nuk do ta kishte jetën e gjatë, pasi u prish gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në vitin 1948, Haçiko i bronztë do të rishfaqej në të njëjtin vend, kësaj here nga duart e djalit të krijuesit të tij, Ando Tekeshi. Edhe pse Haçiko është më i vogël se një njeri nga përmasat, mesazhi që ka lënë pas për rëndësinë e miqve të mirë, është i jashtëzakonshëm. Historia që qëndron pas statujës së tij në stacionin e trenit në Tokio, është nga ato historitë që nuk harrohen kurrë e që ngrohin zemrat e banorëve dhe turistëve nga e gjithë bota.

Jeta

Haçiko (10 nëntor 1923 – 8 mars 1935), i njohur në Japoni si Qeni besnik Haçiko (Haçi në japonisht do të thotë “tetë” që nënkupton radhën e lindjes së qenit dhe “ko” që do të thotë princ apo dukë), ishte një qen i llojit Akita, i lindur në një fermë në prefekturën e Akitës. Ai kujtohet gjithnjë për besnikërinë e pashoqe ndaj të zotit, edhe shumë vjet pas vdekjes së këtij të fundit.

Frymëzimi

Haçiko ishte subjekt i filmit “Përralla e Haçikos” e vitit 1987, e një regjisori japonez dhe tregonte historinë e tij që prej lindjes dhe deri në vdekje, duke imagjinuar edhe bashkimin shpirtëror me të zotin. I konsideruar një sukses shumë i madh, filmi ishte edhe realizimi i fundit i studios japoneze “Shochiku Kinema ”, “Haçiko, historia e një qeni”, i cili doli në kinema në gusht 2009, dhe kur rolin e profesorit e luan aktori Riçard Gir.

Haçiko ishte gjithashtu subjekt i një libri për fëmijë që doli në 2004-n, i titulluar: Haçiko, historia e vërtetë e një qeni besnik. Një tjetër libër ishte “Haçiko pret” që u botua në 2008-n. Haçiko ishte edhe pjesë e një novele po në 2008-n. Në vitin 1994 në Japoni u zbulua një regjistrim i lehjes së Haçikos nga kaseta shumë të vjetra. Zëri i tij u transmetua në radio ndërsa miliona vetë e dëgjonin.

https://kuqezi.albanianforum.net/

49Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:34

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje zoteri i moshuar,italian,jetonte i vetmuar ne New Jersey. Sic do vit, ai duhej te mbillte domatet ne kopeshtin e tij. Por mosha e tij e renduar nuk ja lejonte te punonte dot token e forte. I shkruan nje leter djalit te tij te vetem,i cili ndodhej ne burg, e cila thoshte :

" Biri im i dashur, Vincent.
Jam shume i trishtuar qe kete vit nuk mund ti mbjelle dot domatet e mia. Jam teper i vjeter per te punuar kete toke te forte. Kujtoj me nostalgji kohet e vjetra kur ti me ndihmoje per ta punuar dhe jam i sigurt qe do te ishe i lumtur po te kishe mundesi ta beje prape.
Te puth me mall,babai jot !"

Djali,nga burgu i shkruan kete leter si pergjigje :

" Baba, te lutem mos e puno token, aty kam varrosur disa trupa te vdekur! Te perqafoj,Vincent!"

Ne 4.30 te mengjesit forcat speciale te FBI shkojne te shtepia e zoterise se moshuar dhe germojne cdo cm te oborrit. Mbasi nuk gjeten gje,i kerkojne ndjese zoterise dhe largohen. Zoteria i moshuar merr nje tjeter leter nga i biri :

" I dashur baba
Tani toka eshte punuar,shkriftuar dhe tani mund ti mbjellesh domatet e tua. Kaq mund te beja per ty duke pare rrethanat qe ndodhem . Te perqafoj, Vincent !"

https://kuqezi.albanianforum.net/

50Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
****Bilbili****


Nje bilbil jetonte ne kopeshtin e nje shtepie.Cdo mengjes hapej nje dritare dhe dilte nje djale.I cili hante nje panine duke pare bukurite e kopeshtit.Binin gjithmone therrime panineje tek parmaku i dritares.Bilbili hante therrimet duke kujtuar se djali i linte per to.Keshtu qe krijoi nje perzemersi te madhe per ate qe kujtonte se i jepte ushqim.Nje dite ky djale u dashurua.Kur i deklaroi dashurine , e dashura e tij i beri nje kerkese per te provuar dashurine e djalit.::Mengjesin e ardhshem ti sillte trendafilin me te kuq.Djali kerkoi neper gjithe dyqanet e qytetit por kerkimi qe i kote.Asnje trendafil nuk ishte si ai qe donte e dashura.I trishtuar i zhgenjyer i kerkoi ndihme kopshtarit te shtepise se vet.Kopshtari i tha qe ai mund ti siguronte vetem vjollca margarita zambake.Cdo lloj luleje pervec trendafilit.Nuk ishte stina e trendafilit dhe qe e veshtire te gjendej ne kete kohe.Bilbili e kish degjuar biseden dhe i erdhi shume keq per djalin.Duhet te bente dicka per te ndihmuar mikun e tij te gjente kete lule.Atehere bilbili iu lut zotit te zogjve, i cili tha:"Ti mund te gjesh nje trendafil te kuq per mikun tend.... por sakrifica eshte shume e madhe dhe mund te te kushtoje jeten."
-"Ska rendesi ,tha bilbili,cfare duhet te bej?"
-"Mire duhet te ulesh tek nje dege trendafili dhe te kendosh aty gjithe naten"
-"Po do ta bej"- tha bilbili- "Eshte per lumturine e mikut tim."
Kur u err bilbili u ul tek nje trendafil qe gjendej perballe dritares se djaloshit, dhe aty nisi kengen e tij me te gezueshme, keshtu qe mund te celte trendafili.Nje gjemb i madh hyri ne kraharorin e bilbilit dhe sa me shume kendonte aq me teper futej.Por bilbili nuk ndalej.Vazhdonte kengen per lumturine e mikut te vet.Nje kenge qe simbolizonte mirenjohje dhe miqesi.Nje kenge e dhuruar deri ne fund te jetes se tij.
Ne mengjes kur hapi dritaren, djaloshi u gjend perballe trendafilit me te bukur , krijuar nga gjaku i bilbilit.Nuk pyeti se si ndodhi kjo mrekulli, dhe e keputi menjehere trendafilin.Kur pa trupin pa jete te bilbilit djaloshi tha::::" Cfare bilbili budalla!Kishte shume peme per te kenduar dhe u ul pikerisht tek nje trendafil qe ka gjemba.Te pakten do fle i qete pa degjuar kengen e tij te kote.

"Kjo histori na meson dicka te rendesishme::Gjithkush jep ate cfare ka ne zemer,dhe gjithkush merr zemren qe ka....!!!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

51Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
..Pyetën një të moshuar , i thane :- Si e kupton këtë , të mençurit nuk martohen asnjëherë ?!




Ai u pergjigj :- Kur e kam degjuar këtë që thua ti ,isha në moshën tënde,por sot të them : Nëqoftëse do kisha qënë aq i mençur nuk do kisha dikë që më mban për krahu sot,,,thinjat që kam ndoshta nuk do i kisha fare,,,do trokisja në shumë dyer dhe ndoshta do me ftonin të hyja brënda,por a do gjeja ngrohtësinë që kam nevojë ,,,?! Mendoj se jo,sepse familja është vatra më e ngrohtë ku stinët nuk ndryshojnë,,,në gjirin e saj gjëndet gjithmonë ngrohtësia ,,, Kur e gjithë bota më dukej natë,,,aty merja rrezet e arta ,buzëqeshjen e të dashurve të mi ... Të miren dhe të keqen kisha me ke ta ndaja ...

Edhe tani pas kaq shumë vitesh ndjehëm sërish si një fëmijë,,,tani mbushem me frymë,,, dhe them me vete :-:

Sa mirë që nuk isha aq i mençur ...!!! ♥

https://kuqezi.albanianforum.net/

52Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ndoshta po, ndoshta jo...


Një burrë i vjetër kishte një kalë hamshor, i cili e ndihmonte në të gjitha punët e shtëpisë. Një ditë prej ditësh, kali nuk kthehet më në shtëpi.
Atëherë komshinjtë të prekur nga kjo ngjarje, shkojnë për ta ngushëlluar plakun në shtëpinë e tij. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" i thonë ata duke i qarë hallin dhe plaku i kthehet "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas disa ditësh hamshori kthehet me 20 pela të tjera nga pas. I gjithë fshati u gëzua për fatin e madh dhe shkon ta urojë plakun në shtëpi. "Nuk ka njeri me fat më të madh se ti" - i thonë dhe plaku i menduar sërisht ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo.

Pa kaluar shumë ditë, djali i tij i vetëm me të cilin jetonte, duke kalëruar mbi hamshorin e madh rrëzohet dhe shkelet prej disa pelave rrjesht, saqë përfundimisht humbi aftësinë për të lëvizur me këmbët e veta.
Të gjithë të njohurit e plakut u hidhëruan pa masë nga kjo gjëmë dhe iu gjendën pranë plakut të gjorë. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" - thanë plakut të gjorë që qëndronte me kokën ulur e plaku ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas pak kohësh fillon lufta dhe të gjithë djemtë e fshatit, me përjashtim të djalit të paralizuar të plakut, merren me forcë në ushtri dhe asnjëri prej tyre nuk kthehet më, i gjallë, prej luftës.

Të gjithë fshatarët i gëzohen fatit të plakut të mençur, i cili mbeti i vetmi që e kishte djalin gjallë dhe shkojnë për ti thënë fjalët e tyre të mira, por plaku sërish këmbëngul "Ndoshta po, ndoshta jo"...

Pavarësisht mënyrës, Jeta të gjithëve na çon diku. Çdo përballje e ka arsyen e saj përse duhet të ndodhë. E rëndësishme mbetet të dimë ta gëzojmë udhëtimin.

https://kuqezi.albanianforum.net/

53Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Jehona !!!


Babai dhe i biri janë duke ecur nëpër pyll .Në një moment fëmija pengohet dhe bie .Dhimbja ishte e fortë dhe ai filloi të bërtasë " Ahhhhh "
Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali " Ahhhhh "
Plot kureshtje thirri " Kush jeni ju ?"
Por e vetmja përgjigje që ai mori ishte : " Kush jeni ju ? "
Kjo e zemëroi pa masë dhe bërtiti : " Ju jeni frikacak !"
Dhe zëri përsëri i përgjigjet : " Ju jeni frikacak ! "
I hutuar shikon të atin dhe i thotë : çfarë po ndodh ?
I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret :"Të dua shumë !"
Dhe zëri i përgjigjet : " Të dua shumë !"
Përsëri thërret :" Ju jeni i mrekullueshëm !"
Zëri i përgjigjet :" Ju jeni i mrekullueshëm !"
Djali u befasua por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte .
Kështu që i ati filloi ti shpjegojë : Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta .Jeta të jep gjithmonë atë që ti jep , është si një pasqyrë që tregon veprimet e tua .
A kërkon Dashuri ? Jep Dashuri !
Do Mirësi ? Jep Mirësi !
Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty ,ji ti i pari i respektueshëm dhe i qetë !
Mos harro biri im : Ky ligj i natyrës zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë !
Në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep !

https://kuqezi.albanianforum.net/

54Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje histori shumë kuptimplotë !!!

Kohë më parë një burrë ecte në plazh .
Dielli sapo po perëndonte ...
Ai ecte dhe mendonte :
Të kisha një makinë të re do të ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një shtëpi të re do ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një punë të mirë do ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një grua të mirë do ndjehesha i lumtur ..
Në atë moment u pengua në një çantë të mbushur me gurë.
Filloi të luante me ta duke i hedhur një e nga një në det dhe mendonte :
Sikur të kisha ....do të ndjehesha...deri sa mbeti vetëm me një gur , të cilin vendosi ta mbante.
Kur arriti në shtëpi vuri re që guri që mbante në dorë ishte një diamant .
Mendoi se sa diamante kishte hedhur në det ,pa i vënë re se ishin gurë të çmuar .
Kështu veprojnë edhe njerëzit ...

Ëndërrojnë atë që se kanë , pa i dhënë rëndësi gjërave që kanë pranë. Nëse do ti vështronin më mirë do të vinin re se sa me fat janë...
Lumturia është më afër se mendojnë..

Cdo gur duhet ruajtur mirë.
Cdo gur mund të jetë i çmuar !
Cdo ditë e jona mund të jetë një gur i çmuar , i pazëvendësueshëm .
Cdo njeri duhet të vendosi nëse ta çmojë një gur apo ta hedhi në det ..
Miqtë , Familjen , Punën,Dashurinë apo ëndrrat ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

55Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:39

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dy shokët...

Diku ishin dy shokë që duheshin aq shumë saqë mund të sakrifikonin gjithçka për njëri-tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi.Njëri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shumë bujar.

Vjen një ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje s'ndikonte në përmirësimin e punës . Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me një shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte e ia dhuroi me sh dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le tjet e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.



Shoku që s'kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti tmartohej. Miku i tij kurnac, vjen ,e fton për kafe. “Dua të t’them diçka shumë të rëndësishme, por s'di se si”, i tha ai.T’ketë vallë gjë më trëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.Dëgjo vëlla, mua mpëlqen shumë e fejuara jote, prandaj dua të martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.

Pas një qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë e nga dashuria që kishte për shokun e tij s’ia refuzoi atë. “Le tbëhet ajo që thua ti”,- i tha e kështu u nda nga e fejuara për të bërë tlumtur mikun e tij.

Kalojnë vite dhe punët e mikut tmirë po shkonin keq e më keq. “Të shkoj tkërkoj pun tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet tmë ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti nportën e mikut të tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të tndihmojë”, i tha ai e ashtu e përcolli …



I miri, i mërzitur per atë që kishte ndodhur nisi të mendonte sërish pozitivisht. “S’ka gjë,sdihet si kanë ardhur punët, prandaj s më ndihmoi dot…



Kaluan dite djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të sëmurë, që po i afronte vdekja. E merr, e çon nshtëpinë e tij , e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund tëgjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën e shtëpisë së djalit bujar e i thotë që plaku të cilin kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe i kishte lënë atij të gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr Një shtëpi pranë asaj të mikut të tij.Një ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon Një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka për të ngrënë pasi ishte shumë e uritur. Djali, e merr në shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte vetëm i kërkon asaj që të qëndrojë me të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, un shkoj në punë e vij. Kështu as ti s'mbetesh rrugëve, as unë s'vuaj nga këto gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi.

Pas disa kohësh, gruaja, e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq shumë, i kërkon atij që të gjej Një vajzë e të martohet. “Në fakt, dhe unë kam menduar, por deri tani smë ka dalë ndonjë njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin tmartohen. Erdhi koha për dasmën dhe të riut bujar i duhej të mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte dhe mikun e tij tvjetër. “Miqësia jonë duhet tjetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj dhe atë në këte ditë të lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.



Në ditën e dasmës, dhëndri e nusja dukej se ishin më tbukur se gjithkush tjetër.Nisi muzika e të gjithë po argëtoheshin më se miri. Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi të shpjegojë historinë e jetës së tij.

Një herë e një kohe, kam pasur një mik për kokë. E doja shumë,e jepja kokën për të. Një ditë, kur punët po i shkonin keq, më kërkoi para e i dhashë gjithçka .Një ditë tjetër, më kërkoi të fejuarën që e doja shumë. I mërzitur, i dhashë dhe atë, se në ishim miq, e donim nj-tj. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe ekonomike, ju drejtova atij e i kërkova punë. S'më dha, madje me një zë të vrazhdë gati sa s'më përzuri. U mërzita, por përsëri smund të mendoja keq për të. Ishte miku im i shtrenjtë.

Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

Një herë e një kohë dhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët s'po më ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë e më dha gjithçka kishte. I kërkova dhe të fejuarën edhe atë ma dha. Arsyeja pse i kërkova të fejuarën, ishte se ajo vajzë s’ishte e duhura për të, ishte një grua e pamoralshme. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët s'po i shkonin mir miku erdhi e kërkoi punë nga unë. Un nuk i dhashë diçka të tillë, pasi s'mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi nrrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes e unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që tgjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që tkujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që tkalonte një jetë sa më të qetë. Ndërsa vajza me të cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë e binda atë që tmartohej me mikun tim.

https://kuqezi.albanianforum.net/

56Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një burrë kishte katër fëmijë .
Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim , prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët .
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme .
I pari u nis në Dimër , i dyti në Pranverë , i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djal...i i fundit , babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t'i thoshin se çfarë kishin parë .
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar ...
I dyti nuk ishte dakort , sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë ..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme .Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur ..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira .
Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta , sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon .
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon .Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen...
Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t'ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !
Këmbëngulni , dhe përmes vështirësive , kohë më të mira , do të vijnë sigurisht atëherë kur ju nuk e pritni..!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

57Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Strategji për të ndryshuar !

Një ditë të bukur plot diell një i verbër i ulur në tokë me një kapele të vendosur në këmbët e tij
dhe një copë karton në të cilën kishte shkruar :
Jam i verbër , ju lutem më ndihmoni ...
Një publicist që po kalonte hodhi sytë dhe pa kapelen e të verbrit , aty kishte shumë pak të holla .
U ul në gjunjë hodhi një monedhë dhe pa i kërkuar leje mori kartonin , e ktheu nga vetja dhe shkroi diçka .
Pasdite publicisti kaloi përsëri nga i verbri dhe vuri re që kapelja e tij ishte mbushur plot me të holla , dhe monedha letre .
I verbri ia njohu hapat dhe e pyeti :
Ishit ju ai që shkruajti në copën time të kartonit ?
Ju lutem më lexoni çfarë keni shkruar ?
Publicisti iu përgjigj :
Asgjë që s'është e vërtetë , vetëm e shkruajta në një mënyrë tjetër .
Ai qeshi dhe iku .
I verbri nuk e mësoi kurrë se në copën e tij të kartonit ishte shkruar :
" Sot është pranverë dhe unë nuk mund ta shikoj ..."

Morali : Ndërro strategjinë tënde kur gjërat nuk shkojnë mirë , më pas do të shohësh ndryshimin ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

58Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
I vëllai ishte me tumor në tru , pra ishte destinuar për të vdekur .Prindërit e tyre ishin shumë të varfër , por kishin bërë të pamundurën për birin e tyre , duke i shpenzuar të gjitha kursimet modeste të tyre .
Një natë babai i thotë nënës me lot në sy : Nuk ia dalim dot më e dashur , besoj se mori fund dhe vetëm një mrekulli mund ta shërojë.
Vajza e vogël po luante në një cep të dhomës dhe i dëgjoi gjithçka .
Mori kutinë e kursimeve të saj dhe pa bërë zhurmë u drejtua te farmacia më e afërt .
Priti me qetësi dhe kur i erdhi radha , u ngrit në majë të gishtave dhe hodhi sipër banakut monedhat e saj .Farmacisti i çuditur e pyet :
- Për çfarë , çfarë dëshiron vogëlushe ?
- Kam ardhur për vëllanë tim , ai është shumë i sëmurë dhe unë kam ardhur të ble mrekullinë .
- Cfarë po thua? - mërmëriti farmacisti .
- Quhet Andrea , po i rritet diçka brenda në kokë dhe është i sëmurë .Babi i tha mamit se mori fund dhe se vetëm një mbrekulli mund ta shërojë .Unë e dua shumë vëllane dhe erdha të blej mbrekullinë.
Farmacisti me një buzëqeshje të trishtuar i tha : Zemër e vogël ne këtu nuk shesim mrekulli .
Por nëse nuk mjaftojnë , unë do të gjej të tjera - tha vajza .
Në farmaci ndodhej edhe një burrë i veshur elegant dhe që po dëgjonte me kureshtje .
Farmacisti mblodhi supet ndërsa vajza duke qarë mblodhi monedhat .
Në atë moment afrohet burri elegant : Përse qan vogëlushe ?
Xhaxhi farmacisti nuk do që të më shesi mrekullinë , vëllai im është sëmurë , babi nuk ka lekë për operacionin dhe i tha mamit se vetëm mbrekullia mund ta shërojë .Unë i kam monedhat me vete për ta blerë .
Sa ke ?
1 dollar dhe 11 cent..por e dini mund të gjej përsëri ..shtoi vajza .
Burri qeshi .Nuk është e nevojshme , këto para janë të mjaftueshme për të blerë mrekullinë për vëllanë .
Kapi vajzën për dore dhe i tha të niseshin për në shtëpinë e saj që të takonte prindërit dhe të shkonin të gjithë për të blerë mrekullinë .
Ky njeri ishte profesori Carlton Armstrong një nga neurokirurgët më të mirë në botë .
Ai operoi djalin e vogël dhe për pak javë djali iu kthye jetës normale .
Ky operacion është me të vërtetë një mrekulli , më thoni sa kushtoi ju lutem - pyeti nëna .
Vajza qeshi dhe nuk foli .Ajo e dinte sa kishte kushtuar 1 dollar e 11 cent ...plus dashuria dhe besnikëria e një fëmije .

https://kuqezi.albanianforum.net/

59Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:41

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambie
ntin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë.
Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur.
Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh.
Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!”
E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”
I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”
E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”
Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon. Kështu, nuk do t’ia mbushin vetes mendjen top se jemi të vetmit që mundohemi dhe lodhemi, sakaq të tjerët bëjnë sehir. Vlerësoje mundin e të tjerëve dhe mos e shih punën e tyre me dylbi së prapthi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

60Histori domethenese ! - Faqe 2 Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:41

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Natën e vitit të ri, shkrimtari i madh u ul në tavolinën e tij, mori penën dhe shkroi disa ngjarje të rëndësishme që i kishin ndodhur atë vit.
Ai shkroi operacionin në tëmth pas të cilit kishte ndejtur në
shtrat për disa muaj. Shkroi se tashmë kishte mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe se kishte hequr dorë nga profesioni në shtëpinë botuese ku kishte punuar për tridhjetë vite. Shkroi se atë vit i kishte vdekur babai, djali i kishte nuk e kishte marrë dot një vit në fakultetin e mjekësisë për shkak të një aksidenti me makinë etj...
Në fund të faqes, ai shkroi:”Ah çfarë viti i mbrapshtë!”
E shoqja hyri në dhomë, iu afrua pranë dhe duke i qëndruar tek supet lexoi çfarë kishte hedhur në letër i shoqi.
Krejt qetësisht, ajo doli nga dhoma dhe pas disa minutash u kthye sërish me një letër në dorë, të cilën e vuri përbri letrës së “vuajtjeve dhe telasheve”.

I shoqi e mori letrën dhe e lexoi:
Këtë vit që po na lë, u shërova nga dhimbjet që më shkaktonte tëmthi, prej të cilave kisha vuajtur për vite të tëra.
Tashmë kam mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe gëzoj shëndet të plotë. Fakti që dola në pension,
do të thotë se jam krejt i lirë për t’iu përkushtuar krijimtarisë dhe librave të rinj që presin dritën e botimit.
Im atë jetoi tetëdhjetë e pesë vjeç dhe ndërroi jetë paqësisht, pa vuajtje dhe dhimbje.
Im bir shpëtoi paq në një aksident automobilistik dhe u shërua shumë shpejt pa pasoja.
Në fund, letra mbyllej me fjalët: Ah çfarë viti i bukur, ku fatbardhësia triumfoi ndaj fatkeqësive!

Në vend që të rrëmosh për fatkeqësitë dhe telashet, rrëmo për dobitë dhe të mirat që sollën ato në jetën tënde!

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 3]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons