Forumi Kuq E Zi
Histori domethenese ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori domethenese ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori domethenese ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori domethenese ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 3]

1Histori domethenese ! Empty Histori domethenese ! 13/4/2012, 00:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Histori domethenese ! 563564_334368606623824_316560718404613_883252_591667287_n
Një burrë kishte katër fëmijë .
Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim , prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët .
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme .
I pari u nis në Dimër , i dyti në Pranverë , i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djal...i i fundit , babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t'i thoshin se çfarë kishin parë .
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar ...
I dyti nuk ishte dakort , sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë ..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme .Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur ..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira .
Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta , sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon .
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon .Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen...
Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t'ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !
Këmbëngulni , dhe përmes vështirësive , kohë më të mira , do të vijnë sigurisht atëherë kur ju nuk e pritni..!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 23/4/2012, 21:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Histori domethenese ! 536434_426531890691571_141388129205950_1772280_683027790_n

Dishepulli i ri i një filozofi të mencur mbërriti në shtëpinë e tij dhe i tha- "
Mjeshtër, një miku juaj po fliste keq për ju".
-Prisni e ndërpreu filozofi.
A e kalove nëpër 3 sita atë që do të më thuash?
- Nëpër tre sita ??
-Po … Sita e parë është e "Vërteta"!
A je I sigurt se ajo që do të më thuash është plotësisht e vërtetë?
-Jo . E dëgjova të disa komshinj që po e komentonin.
-Të paktën do ta kesh kaluar në Siten e dytë që është Mirësia.
Kjo që do të më thuash a është e mirë për ndonjë?
-Jo, në të vertetë jo. Përkundrazi.
-Pa shiko!
Sita e tretë është domosdoshmëria.
A është e domosdoshme të më thuash atë që kaq shumë të shqetëson?
-Të them të drejtën jo.
-Ateherë, tha filozofi -nëse nuk është e Vërtetë, as e Mirë , as e Domosdoshme...
ta varrosim ne Harresë...!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 23/4/2012, 23:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Përshëndetje ! Unë jam lumturia. Jam pjesë e jetës dhe e atyre që besojnë në fuqinë e dashurisë.
Unë jam e martuar , nuk e dinit ?
Jam e martuar me Kohën .

Koha

Është përgjegjëse për zgjidhjen e të gjitha problemeve .
Ndërton zemrat , mjekon ato të plagosurat ,fiton mbi trishtimin ...
Ne të dy kemi edhe tre fëmijë :
Miqësinë , Mençurinë dhe Dashurinë...
fëmijë të bukur .
Miqësia është vajza e madhe .Një vajzë e bukur , e sinqertë dhe e gëzuar .Ajo i bashkon njerëzit ,nuk ka asnjë qëllim për të lënduar .
Pastaj vjen Mençuria .Mençuria ,inteligjente dhe me parime morale .Ajo është më afër Kohës , ecin gjithmonë bashkë .
E fundit është Dashuria .
Dashuri - Puthje
Ahh sa në lëvizje më vë ajo !
Është kokëfortë , ndonjëherë dëshiron të jetojë vetëm në një vend të caktuar...dhe herët e tjera thotë që është lindur për të jetuar në dy zemra dhe jo vetëm në një.
Ehh ,Dashuria është shumë e ngatërruar ...
Kur fillon të bëjë dëme , unë menjëherë thërras Kohën , për të mbyllur plagët e shkaktuara nga ajo ...

Një njeri më tha një ditë :Në fund çdo gjë rregullohet në një mënyrë apo në një tjetër ..Nëse ato nuk janë rregulluar akoma ne nuk kemi
arritur ende deri në fund .
Prandaj ju them kini besim në familjen time !
Kini besim te Koha !
Kini besim te Miqësia , Mençuria dhe mbi të gjitha te vajza ime Dashuria !
Nëse ju keni besim në to atëherë të jeni të bindur se unë Lumturia do trakas një ditë në derën tuaj !!

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 26/5/2012, 22:40

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Ne spanje ose me sakt ne nje fshat te spanjes tregohet nje histori ne lidhje me 1 cift.Nje nate diku nga ora 3 e mengjesit nje cift mbas nje nate te bukur duke kercyer shkojne ne shtepi me makine....Ata po degjonin nnje kenge romantike, po djali humbi kontrollin e makines dhe bie nga ura makina me ciftin brenda dhe vdes. Mbas disa vitesh po nje cift tjeter po ne ate ora dmth ne oren 3 kalojne tek ajo ure dhe radioja vetvetiu ndizet dhe vendos kengen qe degjonte cifti qe kishte vdekur. Djali humb kontrollin e makines dhe makina del nga ura dmth gjysma makines ka dal nga ura po nuk ra po makina filloj te shtyhej per nga mbrapa dmth per ne rruge....cifti shpetoj....kur erdhi policia ata para kofanos te makines dalluan 4 duar qe i kishin mbeshtetur tek makina....dhe ekspertiza konfirmoi qe ishin shenjat e gishtave te ciftit qe kishte vdekur vite me pare.... pra kjo eshte histori mbase jo e vertet .... po ka nje sens.... per te dashuruarit..... ajo ura quhet ura e te dashuruarve..... aty mbas ati aksidentit te pare qe vdiq cifti ska ndodhur me kurre aksident.

5Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 26/5/2012, 22:49

Blerina

Blerina
Princeshe
Princeshe
Aldo shkruajti:Ne spanje ose me sakt ne nje fshat te spanjes tregohet nje histori ne lidhje me 1 cift.Nje nate diku nga ora 3 e mengjesit nje cift mbas nje nate te bukur duke kercyer shkojne ne shtepi me makine....Ata po degjonin nnje kenge romantike, po djali humbi kontrollin e makines dhe bie nga ura makina me ciftin brenda dhe vdes. Mbas disa vitesh po nje cift tjeter po ne ate ora dmth ne oren 3 kalojne tek ajo ure dhe radioja vetvetiu ndizet dhe vendos kengen qe degjonte cifti qe kishte vdekur. Djali humb kontrollin e makines dhe makina del nga ura dmth gjysma makines ka dal nga ura po nuk ra po makina filloj te shtyhej per nga mbrapa dmth per ne rruge....cifti shpetoj....kur erdhi policia ata para kofanos te makines dalluan 4 duar qe i kishin mbeshtetur tek makina....dhe ekspertiza konfirmoi qe ishin shenjat e gishtave te ciftit qe kishte vdekur vite me pare.... pra kjo eshte histori mbase jo e vertet .... po ka nje sens.... per te dashuruarit..... ajo ura quhet ura e te dashuruarve..... aty mbas ati aksidentit te pare qe vdiq cifti ska ndodhur me kurre aksident.
iiiiiiii na treme me kte ore

6Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 26/5/2012, 22:50

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Blerina shkruajti:
Aldo shkruajti:Ne spanje ose me sakt ne nje fshat te spanjes tregohet nje histori ne lidhje me 1 cift.Nje nate diku nga ora 3 e mengjesit nje cift mbas nje nate te bukur duke kercyer shkojne ne shtepi me makine....Ata po degjonin nnje kenge romantike, po djali humbi kontrollin e makines dhe bie nga ura makina me ciftin brenda dhe vdes. Mbas disa vitesh po nje cift tjeter po ne ate ora dmth ne oren 3 kalojne tek ajo ure dhe radioja vetvetiu ndizet dhe vendos kengen qe degjonte cifti qe kishte vdekur. Djali humb kontrollin e makines dhe makina del nga ura dmth gjysma makines ka dal nga ura po nuk ra po makina filloj te shtyhej per nga mbrapa dmth per ne rruge....cifti shpetoj....kur erdhi policia ata para kofanos te makines dalluan 4 duar qe i kishin mbeshtetur tek makina....dhe ekspertiza konfirmoi qe ishin shenjat e gishtave te ciftit qe kishte vdekur vite me pare.... pra kjo eshte histori mbase jo e vertet .... po ka nje sens.... per te dashuruarit..... ajo ura quhet ura e te dashuruarve..... aty mbas ati aksidentit te pare qe vdiq cifti ska ndodhur me kurre aksident.
iiiiiiii na treme me kte ore


Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 pse kaq shpejt trembesh ti....... Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876

7Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 26/5/2012, 23:00

Blerina

Blerina
Princeshe
Princeshe
po ishte histori me fantazma more

8Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 26/5/2012, 23:02

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Po ke te drejte ....po duhej te shihje kuptimin e kesaj historie....

9Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 30/5/2012, 17:53

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një ditë, dhelpra u ndje keq. Thirri rreth saj të gjithë dhelpërushët e vet dhe filloi t’iu thoshte me një fill zëri:
- Bijtë e mi, ndoshta erdhi ora e fundit për mua. Ndiej që brenda meje po më bren ndërgjegjja që kam ngrënë aq shumë krijesa të gjora: pula, rosa, pata, gjela deti…
Sa shumë viktima të shkreta vetëm nga dinakëria ime!
Në atë moment u dëgjua kënga e një pule. Dhelpra pati një fërgëllimë dhe mbylli sytë. Dhelpërushët patën frikë se mos nëna e tyre ishte në prag të vdekjes dhe u shtrënguan rreth saj.
Kënga e pulës u dëgjua prapë, akoma më afër. Dhelpra pati një fërgëllime tjetër, por kësaj radhe u pasua nga hapja e syve.
Sytë i dukeshin të gjallë dhe i shkëlqenin, shumë më ndryshe nga sytë e dhelprës në agoni. Në fakt, e sëmura e gjorë kërceu përpjetë dhe u ul buzë shtratit.
- Ja se çfarë më duhet që të çlirohem nga të gjitha makthet!
Dhe u lumturua e gjitha kur pa dhelpërushët të dilnin nga strofka për t’u kthyer pas një minute me pulën gati si… ilaç për mamushin e tyre.
Është mirë të mos i besosh shumë pendimit të të këqijve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

10Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 12/6/2012, 20:37

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lapsi - Me vjen shume keq :[
Goma - Per c'fare ?! Nuk ke bere asgje
te keqe .
Lapsi - Me vjen keq qe ti lendohesh per
fajin tim . Sa here qe une bej ndonje
gabim ti je gjithmone aty , per ta
fshire , por sa here qe ti fshin gabimet
e mia ti humbet nje pjese nga vetja jote
dhe beheshe gjithmone dhe me i
vogel .
Goma - Eshte e vertet , por s'ka shume
rendesi . Shiko , une per kete gje jam
krijuar , jam krijuar qe te ndihmoj sa
here qe ti ben ndonje gabim . Edhe
pse e di shume mire qe nje dite nuk do
te ekzistoj , tani per tani jam i lumtur
per ate qe bej . Keshtu , qe te
lutem....mjaft u shqetesove per mua ,
urrej kur te shikoj te trishtuar .
Prinderit jane si puna e gomave ,
ndersa femijet jane si lapsat . Prinderit
jane gjithmone aty per femijet e tyre ,
duke i fshire gabimet qe bejne .

https://kuqezi.albanianforum.net/

11Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 30/6/2012, 18:59

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Biseda midis nje djali dhe nje vajze …pas ndarjes:

Djali :si je ?
Vajza :Jam..ok ..po ti ?....(por pa ty ,si mund te jem mire Histori domethenese ! 1141667947 )
Djali:Mmm mire …………….(por nga Brenda po vdess )
Vajza :Ke gjetur dike tjeter ? (uroj mos ta kesh bere : )

Djali:Po…(ne te vertet jo, pse dreqin perfunduam keshtu ?? )
Vajza :Ajo...do jete shum me fat ..(do doja shum te isha une Histori domethenese ! 1141667947 )
Djali:Po ti je shume me fatt ….Smile (moos ,çfare thashe :O)
Vajza :cfareee ? :O

Djali:Nuk eshte askush tjeter ,a do pranoje nje mundesi te dyte ??
Vajza:Sigurisht qe po ….
Djali :Zemra ime….

Like nqs tu duk sadopak romantike Smile )) ♥️

Histori domethenese ! 557068_467661956578700_1720848952_n

12Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 29/7/2012, 12:54

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Nje djαle & nje vαjze pø ecnin me nje møtør me 100km/h ne nje αutøstrαde.

Vαjzα: Ule shpejtesine se kαm frike.
Djαli: Kjø eshte shume e bukur, shtrengøhu tek une.
Vαjzα: Jø, jø nuk eshte, te lutem, ule shpejtesine.
Djαli: Mire me thuαj qe me dø.
Vαjzα: Te duα, po te lutem ule shpejtesine se kαm frike.
Djαli: Tαni me perqαfø ført dhe me thuaj prαpe qe me dø.
Vαjzα: (e perqαføn) Te duα Smile
Djαli: Mu...nd te mα heqesh kαsken te lutem ? Pø me besdis shume edhe veje ti te lutem Very Happy TE DUA!!!

Diten tjeter del ne gαzete: Nje møtør perplαset me nje ndertese per mungese frenαsh.
Vetem nje persøn mbijetøi nga αtα te dy. E vertetα eshte se ne mes te rruges, djαli e kuptøi se frenαt nuk i punønin, pør nuk dønte qe vαjzα tα dinte.
I thα qe ti thøshte qe e dønte edhe qe tα perqαfønte per here te fundit, dhe i thα qe tα vente αjø kαsken qe αjø te jetonte, edhe pse . . e dinte qe dø humbiste jeten e vet Histori domethenese ! 1141667947 Histori domethenese ! 1141667947

13Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 29/7/2012, 16:22

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
3333 3333 3333
Aldo shkruajti:Nje djαle & nje vαjze pø ecnin me nje møtør me 100km/h ne nje αutøstrαde.

Vαjzα: Ule shpejtesine se kαm frike.
Djαli: Kjø eshte shume e bukur, shtrengøhu tek une.
Vαjzα: Jø, jø nuk eshte, te lutem, ule shpejtesine.
Djαli: Mire me thuαj qe me dø.
Vαjzα: Te duα, po te lutem ule shpejtesine se kαm frike.
Djαli: Tαni me perqαfø ført dhe me thuaj prαpe qe me dø.
Vαjzα: (e perqαføn) Te duα Smile
Djαli: Mu...nd te mα heqesh kαsken te lutem ? Pø me besdis shume edhe veje ti te lutem Very Happy TE DUA!!!

Diten tjeter del ne gαzete: Nje møtør perplαset me nje ndertese per mungese frenαsh.
Vetem nje persøn mbijetøi nga αtα te dy. E vertetα eshte se ne mes te rruges, djαli e kuptøi se frenαt nuk i punønin, pør nuk dønte qe vαjzα tα dinte.
I thα qe ti thøshte qe e dønte edhe qe tα perqαfønte per here te fundit, dhe i thα qe tα vente αjø kαsken qe αjø te jetonte, edhe pse . . e dinte qe dø humbiste jeten e vet Histori domethenese ! 1141667947 Histori domethenese ! 1141667947

14Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 9/8/2012, 22:16

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
HISTORI E VERTET Ish nje vajz e vogel,e brisht,e sinqerte. . .kish 1 familje te mrekullueshme e bente 1 jet te qet. . .njeher ne fb me 1 djal zuri miqesi.u ben shum te afert,e paster ish ajo shoqeri. . .kalonin shum bukur e bashk shum koh shpenzonin.flisnin per cdo gje,njeri tjetrin keshillonin. . .dalngadal kjo miqesi u kthye ne dicka me shum.dhe pse kurr s'ishin par,as live s'kishin bisedu. . .k...
aluan disa kohe kaloi rreth 1 vit.sa që me padurim vendosen te takohen 1 dit. . .kur vajza e pa,e veshtroi e deshperuar.ajo se dinte qe djali kish qen i PARALIZUAR. . .ai e shihte me sy te dashuruar. e sikur i lutej:"me fal që më par ste kam treguar". . .megjithate vajza,per momentin si kushtoi rendesi.dhe pse mbeti e shtangur se si kish then gjë ai. . .ato minuta shum shpejt kaluan.te dy nga njeri tj u mrekulluan. . .kur shkoi ne shtepi,vajza rrinte e mendonte.pse sma tha te verteten,shum gjera imagjinonte. . .e kur folen serish ajo e pyeti menjeher:"pse nuk me tregove te verteten qe ateher?". . .kisha frik se do te te humbja,iu pergjigj i deshperuar.a do ta pranoje lidhjen me 1 te paralizuar?". . .vajza filloi te qante,pse duhet te jesh keshtu o shpirti im?a mundesh me u ngrit ne kemb apo ske sherim?. . .
Per dit me radh vajza i mbushte mendjen te kurohej,derisa nje dit djali vendosi te vizitohej. . .kaluan disa muaj,vazhdonin seancat.vazhdonte dhe lidhja e tyre qe se ndanin dot distancat. . .ajo ishte gjithnje aty,me perkushtim e embelsi.me ndihmen e doktoreve e dashurin e vajzes,djali arriti te ece si cdo njeri. . .karrigia me rrota mbeti pjes e se shkuares,mbeti thjesht ender e keqe qe shkoi.tani jeton realitetin e ri, perkrah vajzes qe dashuroi. . .perkrah vajzes qe kurr se brakisi, dhe pse mund ta bente shum leht,perkrah vajzes qe e deshi pa kushte, e do e pranonte sido qe te jete. .

15Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/8/2012, 14:42

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një profesor e filloi mësimin duke mbajtur në dorë një gotë uji. Ai i pyeti nxënësit se sa peshonte gota dhe të gjithë dhanë mendimin e tyre. Profesori tha se nuk dinte të pergjigjej për këtë nëse nuk do ta peshonte goten. Gjithsesi, pyetja vijoi:
- Cfarë do të ndodhte nëse do ta mbaja gotën disa minuta në dorë ?
-Asgjë-u pergjigjen nxenësit.
-Po sikur ta mbaja një orë?
-Atëherë do të kishit dhimbje krahu.
-Po sikur ta mbaja një ditë ?
-Krahu do t'ju mpihej, do të kishit dhimbje muskujsh dhe ndoshta paralize dhe do t'ju duhej të shkonit në spital.
-A ndryshon pesha e gotës ndërkohë ?
-Jo.
-Po cfarë e shkaktoi paralizen dhe dhimbjen ?
-Mbajtja e gotës. Duhet ta lini atë në tavolinë !
Pikërisht! Problemet e jetës janë të tilla. Nëse i mban për disa minuta, nuk ka problem. Nëse mendon për to një kohë të gjatë, të shkaktojnë dhimbje. Nëse i mendon për një kohe edhe më të gjatë, të paralizojnë.. atëherë nuk mund të bësh asgjë...!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

16Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 22/8/2012, 22:58

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje djale dhe nje vajze ne biblioteke.
Djali:-E ke problem te ulem afer teje?
Vajza pergjigjet me ze te larte.
- Nuk dua ta kaloj naten me ty!!!
Te gjithe studentet e tjere kthyen koken dhe po e shikonin djalin.Ai u ndje shume ne siklet.
Pas disa minutash vajza iu afrua tavolines se djalit dhe i tha:
-Une studioj per psikologji dhe e di se cpo mendojne te tjeret,e marr me mend se ti u ndjeve shume ne siklet apo jo?
Djali i pergjigjet me ze te larte.
-200$ per nje nate!!!? Jane shume.
...dhe njerezit ne biblioteke po shikonin vajzen e cila u habit,
..dhe djali i peshperiti ne vesh,
-Une studioj per drejtesi dhe e di shume mire si te bej nje person te ndjehet fajtor.

https://kuqezi.albanianforum.net/

17Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 22/8/2012, 23:02

Alem

Alem
Antar Special
Antar Special
hahahahahahha Sebastian.

18Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 23/8/2012, 18:10

mace

mace
Antar Special
Antar Special
Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876 Histori domethenese ! 1416650876
$EB@$TJ@N shkruajti:Nje djale dhe nje vajze ne biblioteke.
Djali:-E ke problem te ulem afer teje?
Vajza pergjigjet me ze te larte.
- Nuk dua ta kaloj naten me ty!!!
Te gjithe studentet e tjere kthyen koken dhe po e shikonin djalin.Ai u ndje shume ne siklet.
Pas disa minutash vajza iu afrua tavolines se djalit dhe i tha:
-Une studioj per psikologji dhe e di se cpo mendojne te tjeret,e marr me mend se ti u ndjeve shume ne siklet apo jo?
Djali i pergjigjet me ze te larte.
-200$ per nje nate!!!? Jane shume.
...dhe njerezit ne biblioteke po shikonin vajzen e cila u habit,
..dhe djali i peshperiti ne vesh,
-Une studioj per drejtesi dhe e di shume mire si te bej nje person te ndjehet fajtor.

19Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 23/8/2012, 18:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ahah lereni humorin po kapni thelbin shkel syrin

https://kuqezi.albanianforum.net/

20Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 17/1/2013, 19:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
..........Nje plak shkoi ne rrojtore për ti prere floket dhe per te rregulluar mjekren e tij.Me te filluar punen berberi, ata u futen ne një bisede.
Ata biseduan shumë gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund preken edhe temen për Zotin.
Berberi tha: Une nuk besoj se Zoti ekziston.
Pse e thua kete? Pyeti plaku.

-mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Zoti nuk ekziston. Me thuaj nese Zoti ekziston,a do te kishte kaq shumë njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Zoti ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta imagjinoj një Zot qe do te lejonte gjithë keto gjera. Plaku mendoi për një moment, por nuk u pergjegj për arsye se nuk deshiroi te filloj me argument.
Berberi perfundoi punen e tij dhe plaku u largua.Vetem pak pasi doli nga rrojtorja,ai ne rruge pa një njeri me floke te gjata,te papasterta dhe me një mjekerr te parregulluar,ai dukej i palare dhe jo i krehur.
Plaku u kthye prap ne rrojtore dhe i tha berberit: A din çfare?
Berberet nuk ekzistojne.
Si mund ta thuash kete? Pyeti i befasuar berberi. Une jam këtu, dhe une jam një berber qe sapo punova me ju!
Jo! Bertiti plaku. 'Berberet nuk ekzistojne sepse po te ekzistonin,nuk do te kishte njerez me floke te gjata dhe mjekrra te pakrehura,sikurse ai njeri jasht.
Ah, por berberet ekzistojne! Kjo është ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk vijne tek une.'Pikerisht, pohoi plaku. 'kjo' është ceshtja,Zoti, gjithashtu, ekziston! Kjo është pikerisht ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk shkojn te Ai dhe nuk kerkojne ndihme nga Ai. për kete arsye ka kaq shumë dhimbje dhe vuajtje ne bote'

21Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 17/1/2013, 19:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një ditë, një djalë i varfër i cili shiste mallra derë më derë për të paguar rrugën e tij për në shkollë, kuptoi se i kish mbetur vetëm një monedhë dhjetë centësh, dhe ishte shumë i uritur.
Ai vendosi që të kërkoj për ushqim në shtëpinë tjetër. Sidoqoftë,e humbi guximin kur një femër e re e këndshme hapi derën.
Në vend të ushqimit ai kërkoi për një gotë ujë! Ajo mendoi se ai dukej i uritur kështu
që i solli atij një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu atë shumë ngadalë, dhe pastaj pyeti: Sa ju detyrohem?"
“Ju nuk më detyroheni asgjë," u përgjigj ajo. "Nëna na ka mësuar që kurrë të mos pranojmë pagesë për një mirësi."
Ai tha, "Atëherë unë ju falënderohem nga zemra."
Kur Howard Kelly e la atë shtëpi, ai jo vetëm që u ndje më i fortë fizikisht, por gjithashtu i fortë ishte edhe besimi i tij në Zotin dhe njeriun. Ai gati kishte qenë duke u tërhequr dhe dorëzuar.
Shumë vite më vonë e njëjta femër e re u sëmur rëndë. Mjekët lokalë ishin të hutuar. Më në fund ata e dërguan atë në qytetin e madh, ku ata i thirrën specialistët që ta studiojnë sëmundjen e saj të rrallë.
Dr. Howard Kelly ishte thirrur për konsultime. Kur ai e dëgjoi emrin e qytetit prej nga ajo vinte, një dritë e çuditshme mbushi sytë e tij.
Ai u ngrit menjëherë dhe shkoi tek dhoma e saj.I veshur me mantelin e mjekut, shkoi brenda për ta parë atë. Ai e njohu atë menjëherë.
U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e saj. Që nga ajo ditë ai i kushtoi kujdes të veçantë rastit të saj.
Pas një lufte të madhe beteja u fitua.
Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që ta kaloi tek ai faturën e përgjithshme për aprovim. Ai shikoi në të, shkroi diçka në kënd dhe fatura u dërgua në dhomën e saj. Ajo u frikësua ta hapte atë, ngase ajo ishte e sigurt se do ti duhej që gjithë jetën e saj të mbetur të paguante për të. Më në fund ajo e shikoi, dhe diçka ia tërhoqi asaj vëmendjen në skaj të faturës. Ajo lexoi këto fjalë…
"Paguar komplet nga një gotë qumësht"
(Nënshkuar) Dr. Howard Kelly.
Lotët e gëzimit vërshuan sytë e saj derisa me zemër të lumtur ajo u lut: "Faleminderit, Zot, që dashuria jote është përhapur gjerësisht nëpër zemrat dhe duart e njerëzve."

Ekziston një thënie e cila pak a shumë thotë kështu: Buka e hedhur në ujë kthehet përsëri tek ti. Vepra e mirë që ti e bën sot mund të të sjell dobi ty ose dikujt që ti e do në kohën kur më së paku e pret. Nëse nuk e sheh të mirën përsëri, ti së paku e ke bërë botën një vend më të mirë – dhe mbi të gjitha a nuk është kjo arsyeja e vërtetë e jetës?

22Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 17/1/2013, 19:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një çift i ri i porsamartuar shkuan për të banuar në një zonë shumë të qetë të qytetit . Një mëngjes , ndërsa hanin mëngjes , gruaja duke parë përmes xhamit të dritares , vuri re fqinjën duke nderë rrobat . "Ndoshta ka nevojë për një lloj tjetër ilaç rrobash" - tha, kur pa që te çarçafët e fqinjës ndodhej një njollë . Kjo gjë ndodhi edhe në ditët në vazhdim, deri sa një ditë të bukur me diell, vur
i re që rrobat e fqinjës ishin larë për mrekulli . Patjetër dikush do ti ketë sygjeruar një ilaç të mirë - thotë gruaja . "Nuk e besoj "- përgjigjet i shoqi . Si mund ta dish ti ? - e pyet gruaja . "E thjeshtë , sot në mëngjes , u ngrita herët në mëngjes dhe pastrova xhamat e dritares ." Dikush kohë më përpara ka thënë Përse shikon qimen në syrin e tjetrit dhe nuk vë re se është në syrin tënd ....???

23Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 17/1/2013, 19:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje i papune po kerkonte pune si pastrues ne zyrat e Microsoft. Shefi i personelit, pasi i ben nje testim se si e fshin dyshemene, e interviston dhe ne fund i thote: Je i pranuar ne pune, me jepni adresen tuaj te e-mailit, ne menyre qe tju dergoj nje formular ta plotesoni, ku do ju tregohet vendi dhe data kur do te paraqiteni per pune.
Burri, i shastisur, i pergjigjet se nuk disponon nje kompjuter
dhe aq me pak nje adrese e-maili.
“ Nese nuk ke nje poste elektronike- i pergjigjet shefi- do thote se virtualisht nuk ekziston, dhe nuk mund tju ofrohet vendi i punes”
Burri, i deshperuar, me vetem 10 $ ne xhep, del perjashta. Vendos te shkoje ne nje supermarket dhe te bleje nje arke me domate. Duke i shitur dere me dere domatet, arriti te dyfishonte shumen, dhe duke e perseritur te njejten gje per tre here, ne fund te dites dispononte shumen e 160 $
Ne kete moment , kupton se mund te jetoje ne kete menyre; del heret cdo mengjes dhe kthehet vone ne darke, dhe cdo dite dyfishon dhe trefishon kapitalin. Ne pak kohe blen nje karroce, me pas nje kamion, dhe ne pak muaj posedon disa kamioncina me ane te se cilave ben dorezimet e porosive.
Ne harkun kohor te 5 viteve , ky person , behet pronar i nje serie dyqanesh ushqimore ne Shtetet e Bashkuara. Ne kete moment vendos te mendoje per te ardhmen e tij, duke bere sigurimin e jetes se tij dhe te familjes. Pasi kontakton me nje te sigurimeve dhe interesohet per formularet perkates, personi sigurimeve i kerkon adresen e e-mailit per ti derguar propozimet. Ky i pergjigjet se nuk ka as kompjuter dhe as e-mail.
-“Interesante,-thote personi i sigurimeve- ju keni ndertuar nje perandori, dhe nuk keni adrese e-maili?? Imagjino se cfare perfitimesh do kishit sikur te kishit nje kompjuter.”
Burri reflekton pak dhe i thote: “Thjesht, do isha nje pastrues prane shoqerise Microsoft”

Interneti nuk ta zgjidh jeten, edhe pse nuk ke nje e-mail, perseri mund te behesh milioner

24Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 17/1/2013, 19:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje nene hyn ne dhomen e se bijes dhe e gjen bosh.

Mbi krevat nje leter. Duke hapur letren, ajo imagjinon me te keqen …

« Mama e dashur,


Me vjen shume keq qe me duhet te te them se kam ikur nga shtepia per te vajtur me djalin qe dua. Ai eshte dashuria e jetes sime. Duhet ta takosh, ai eshte aq i embel me ato tatuazhet, pirsing dhe motorin e tij. Por s'eshte vetem kjo mama e dashur. Jam shtatzene dhe Abdyli thote qe do kemi nje jetese te mrekullueshme ne rulotin e tij ne mes te pyllit. Ai ka qejf te bejme shume kalamaj sebashku, dhe kjo eshte edhe endrra ime. Me ne fund e kam kuptuar se marihuana eshte e mire per shendetin dhe lehteson dhimbjet. Ne do ta kultivojme dhe do u japim edhe miqve tane kur t'u mbarohet heroina apo kokaina, ne menyre qe te mos vuajne. Nderkohe, shpresoj shume qe shkenca te kete gjetur nje kure sheruese per siden ne menyre qe Abdyli te behet me mire. Ta dish, se ai e meriton kete.

Mos ki merak per mua mama, une jam 13 vjece tashme dhe mund te kujdesem per veten krejtesisht e vetme, dhe ate pak eksperience qe me mungon, Abdyli mund te ma kompensoje me 44 vjetet e tij. Shpresoj te te bej nje vizite se shpejti, keshtu do te njohesh niperit e tu. Por me se pari do shkoj me Abdylin tek prinderit e tij ne rulot ne menyre qe te mund te martohemi. Keshtu do te jete me e lehte per te qe te nxjerre lejeqendrimin.

Vajza jote qe te do shume.
PS : Po te shkruaj ca idiotesira mama, jam tek komshijte !

Doja vetem te te thoja se ne jete ka gjera shume me te keqija se sa lista e notave qe do te gjesh mbi tavoline. Te dua !»

Ja pergjigja e babait:

Ja dhashe letren tende nenes. Pa mbaruar mire letren asaj i ra infarkt dhe e shtruam urgjent ne spital ku mbahet gjalle me ilace. Pasi fola me avokatin e familjes per kete, ai me keshilloi qe te te mohojme si vajze.
Keshtu vendosem qe ti nuk je me femija yne dhe te kemi hequr nga testamenti. Dhomen tende e zbrazem dhe kemi nderruar celesin e deres. Duhet te gjesh vend tjeter ku te sistemohesh por mos u mundo te perdoresh karten e kreditit pasi e kemi anulluar. As per te na telefonuar mos u mundo pasi e kemi anulluar telefonin tend celular. Tere lodrat e tua bashke me koleksionin e CD dhe te fotografive ja shitem komshiut (atij qe na ke treguar qe te ngul syte tek penxherja kur ti vishesh)
Te duhet te gjesh pune per te mbajtur veten qe sot e tutje....
Se fundi, uroj te jesh e lumtur ne kete jeten tende te re.

Ish babai yt.

PS: E dashur, bej shaka! Po shohim televizor me mamin qe eshte per bukuri. Doja thjeshte te te tregoja qe ne kete bote ka gjera shume me te tmerreshme se 8 jave pa dale nga shtepia dhe pa televizor! Ky eshte denimi per notat e ulta qe ke marre dhe per humorin tend pa kripe..

25Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:23

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje dite babai i nje familje shume te pasur e dergoi djalin e tij te bente nje udhetim neper nje vend me qellimin qe djali i tij te shihte se si jetonin te varferit dhe qe te ishte mirenjohes per pasurine e tij.Ai qendroi dy dite dhe dy net ne nje ferme te nje familje te varfer.Pasi u kthye nga udhetimi,i ati e pyeti:-Si shkoi udhetimi ?-Shume mire,baba.-E pe si jetonin te varferit ?-e pyeti i ati.-Po.-Atehere cfare mesove nga ky udhetim ?Djali u prgjigj:’Ne kemi nje pishine qe shkon deri ne fund te kopshtit tone,ndersa ata kishin nje perrua qe nuk kishte fund.Ne kemi nje kopsht me llamba te blera,ndersa ata kane yjet gjate nates.Oborri yne eshte deri ne kopshtin para shtepise,ndersa ata kane gjithe horizontin.Ne jetojme ne nje cope toke,ndersa ata kane ne dispozicion fusha te gjera.Ne kemi sherbetore qe na sherbejne,ndersa ata u sherbejne te tjereve.Ne e blejme ushqimin tone,por ata e rrisin vet ushqimin e tyre.Ne e kemi token te rrethuar me mur qe te jemi te mbrojtur,ndersa ata kane miq qe i mbrojne.”Pas fjaleve te te birit,babai mbeti pa fjale.Pastaj djali shtoi:”Faleminderit baba,qe me tregove sa te varfer jemi”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

26Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:24

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Guri blu...

Një argjendar ishte ulur në tryezën e tij dhe shikonte i hutuar përmes xhamit të dyqanit rrugën .
Një vajzë e vogël hyn në dyqan dhe mbështet hundën e saj mbi xhamin e banakut .Sytë e saj shndritën kur kur panë diçka që ishte ekspozuar aty .Me gishtin e saj i tregoi argjendarit një varëse me gur në ngjyrë blu .

Është për motrën time , a mund të ma paketoni bukur ?

Pronari i dyqanit duke parë me çudi këtë kliente të vogël i thotë :

Sa para ke me vete ?
Pa hezitim vajza duke qëndruar në majë të gishtave vë mbi banak një arkë të vogël prej druri .Pasi e zbrazi arkën mbi banak aty dolën disa monedha prej hekuri , para letre në prerje të vogël dhe disa letra me figura .
Mjaftojnë? - tha vajza me krenari .Unë dua ti bëj një dhuratë motrës sime .Që kur na ka vdekur mami , ajo është kujdesur si një nënë për mua dhe nuk ka kohë asnjëherë për tu kujdesur për veten e saj .Sot është ditë lindja e saj dhe unë jam e sigurt që kjo dhuratë do e bëjë shumë të lumtur .Ky gur ka ngjyrën e syve të saj .

Argjendari shkon për të marrë letrën e amballazhimit dhe një kuti për të vendosur dhuratën .Pas pak çastesh ai kthehet me një letër ngjyrë të kuqe dhe një fjongo ngjyrë të artë .

Paketon dhuratën dhe e porosit vajzën që ta mbante me kujdes .Vajza e mbajti si një trofe .
Një orë më vonë hyn në dyqan një vajzë e bukur me sy blu .Ajo e vendos dhuratën e paketuar me merak nga argjendari mbi banak dhe e pyet :
Kjo varëse është blerë këtu ?
Po zonjushë !
Dhe sa kushtoi ju lutem ?
Unë nuk i tregoj çmimet që aplikoj me klientët .
Por motra ime kishte pak para dhe kurrë nuk mund të më blinte një varëse si kjo .
Argjendari mori me kujdes dhuratën dhe ia vuri vajzës ndër duar .
Motra jote e ka paguar .Ajo e pagoi me çmimin më të lartë që çdokush mund të paguajë : Ajo dha gjithçka që kishte ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

27Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:24

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Mos u nzito!!!!


Ajo vajza qe sot ne klase e quajte k... eshte e virgjer! Djalin qe ti e quajte te
cale, ai ka punuar cdo nate per te ndihmuar familjen! Ate vajzen qe e shtyve nje dite me pare, ajo ka qene e abuzuar ne familje! Ate vajzen qe ti e quajte te shendoshe, ajo nuk ha dhe po vdes urie! Ai plaku qe ti talleshe me shenjat e tij ne fytyre e trup, ka luftuar per vendin e tij! ... Ate djalin qe ti e talle se qante, nena e tij po vdes! Ti mendon se i njeh ata. E di cfare? Ti nuk i njeh fare..! Mjaft the gjera vetem sepse do ti thuash, ti nuk e di sec dhembje ka ai njeri apo se cfare ndjen..! Mjaft gjykove o njeri..!

https://kuqezi.albanianforum.net/

28Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:24

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje burre u ul ne nje stacion metroje ne Washington Dc dhe filloi te luante ne violine. Ishte mengjes i ftohte janari. Ai luajti 6 pjese te ndryshme per rreth 45 minuta.
Gjate asaj kohe u llogarit qe 1.100 njerez hyne ne stacion, shumica prej tyre ishin duke shkuar ne pune. Pasi kishin kaluar 3 minuta, nje meso burre vuri re qe nje muzikant po luante, ai ngadalesoi hapin, qendroi per disa sekonda dhe vazhdoi rrugen per ne punen e tij. Nje minute me vone violinisti arriti te merrte dollarin e tij te pare, nje grua e hodhi ne koshin perpara tij dhe u largua me shpejtesi pa ndaluar.
Pak minuta me vone dikush u afrua per ta degjuar, por shpejt pa oren dhe u largua. Dukej qe ishte vone per pune.
Ai qe i kushtoi me shume vemendje, ishte nje vogelush 3 vjecar, i cili, megjithese e ema vazhdonte ta terhiqte, ndaloi per te degjuar violinistin.
Ky veprim u perserit prej disa femijeve. Ne 45 minuta qe muzikanti luajti, vetem 6 njerez ndaluan dhe qendruan pak per ta degjuar. Rreth 20 njerez i dhane para, por vazhduan te ecin me hapat e tyre normale. Ai mblodhi gjithesej 32 dollare.
Kur mbaroi se luajturi dhe ra heshtja, askush nuk e vuri re, askush nuk e duartrokiti.
Askush nuk e dinte por violinisti ishte Joshua Bell, nje prej muzikanteve me te talentuar te botes. Ai luajti nje prej pjeseve me te bukura shkruajtur ndonjehere, me nje violine qe kushtonte 3.5 milion dollare. 2 dite perpara se te luante ne metro Joshua Bell shiti me qindra bileta me te pakten 100 dollare secilen.

Kjo eshte nje histori e vertete. Joshua Bell ishte e organizuar nga Washington Post si pjese e nje eksperimentimi rreth perceptimit, shijes dhe prioritetit te njerezve.
Qellimi ishte te dihej: Ne nje vend te zakonshem, ne nje ore jo fort te pershtatshme, a mund te perceptojme bukurine? A ndalojme se vleresuari ate?
A mund te dallojme nje talent ne nje kontekst te papershtatshem?
Dhe nje nga perfundimet e ketij eksperimenti ishte: Nese ne nuk kemi nje moment te ndalojme te degjojme nje prej muzikanteve me te medhenj te botes, duke luajtur nje prej muzikave me te bukura te shkruajtura ndonjehere, sa gjera te tjera nuk i veme re dhe i humbim?!

https://kuqezi.albanianforum.net/

29Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:24

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje dite nje prind e dergon femijen e tij ne spital sepse kishte per te bere nje operacion por mjeku vonohet dhe prindi nervozohet.Kur mjeku vjen ,prindi e pyet pse u vonove?- cfare do te beje ti po ta kishe femijen ne rrezik dhe te vonohej mjeku? Mjeku i tha: do i lutesha ZOTIT qe te vinte mjeku dhe femija im te ishte mire.Pastaj mjeku e fut djalin ne operacion i cili perfundon me sukses dhe femija ishte ne gjendje stabel.Kur mjeku del nga salla e operimit i thote prindit qe femija juaj eshte mire dhe ne qofte se ke pyetje shko te infermerja.Kur prindi shkon te infermerja e pyet se pse ishte aq arrogant mjeku? -Infermerja i thote: Sepse ai erdhi ta bej femijen tuaj operacion nga varrimi i djalit te tij !!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

30Histori domethenese ! Empty Re: Histori domethenese ! 19/1/2013, 19:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pasuria dhe varfëria


Një ditë babai i një familjeje të pasur , vendos të çojë djalin e tij të vetëm në fshat , që ai të kuptonte ,se sa me fat ishin kundrejt njerëzve të thjeshtë dhe të varfër .
Ata kaluan një ditë dhe një natë si mysafirë në një familje fshatare të varfër , të cilët jetonin në një fermë të vogël .
Në kthim babai e pyet... të birin :
Si ishte udhëtimi ?
Shumë i mirë baba .
A e pe si jetonin njerëzit e varfër ? Cfarë mësove biri im ?
Unë pashë se në shtëpinë tonë ne kemi dy qen , ndërsa ata kanë katër , ne kemi një pishinë që na ka zënë gjysmën e sipërfaqes së kopshtit , ndërsa ata një lumë që nuk ka të mbaruar , ne kemi një verandë të mbuluar dhe të ndriçuar me dritë elektrike , ata kanë diellin dhe hënën , kopshti ynë mbaron te porta e hyrjes së shtëpisë, ndërsa ata kanë një pyll të tërë .

Së fundmi , për habinë e të atit ai shtoi :
Babi , faleminderit që më bëre të kuptoj se sa të varfër jemi !

Cdo gjë varet nga mënyra se si ne shohim botën , nëse jemi të varfër në shpirt , s'kemi asgjë ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 3]

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons