Forumi Kuq E Zi
Histori Dashurie Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori Dashurie Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori Dashurie Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori Dashurie Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

2Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dite e ftohte Janari,

Sot do ishte nje pervjetor i bukur,do kujtonim castet tona,si u njohem!
E mbaj mend ate dite me shi,sic jane ditet ketu. Syte e tu me preken e
une me naivitetin tim te buzeqesha! Ishte e para here qe pas asaj qe
kishte ndodhur ti qeshja dikujt.Biseda jone
filloi,vazhdoi........................
Me ty ndihesha vetja ime,me plotesoje zemren!Deshirat e perbashketa na
afruan me shume.Cdo bisede,telefonate me ty ishte me shume se kenaqesi.
Ashtu filloi dashuria.........
Thurem plane,jeten ne vazhdim.Une vazhdoja shkollen e ti punoje.Prinderit tane ishin ata qe na udhezuan me shume se cdo njeri.
Edhe pse po ecnim si me hapa bebesh,perseri jeta me ty nuk ishte
monotone.Shoqeria jone teper e kendshme.Nete te tera pa gjume duke
biseduar pa pushim,duke pare ne sy njeri tjetrin.Me pyesje:- kush i ka
syte me te bukur une apo ti?Syte e mi pasqyronin ngrohtesine e dashurine
qe kisha per ty.Syte e *tua qeshnin, tregonin dicka.....por

cfare??.....
Bashke u perplasem me shume probleme e prape bashke i kaluam.
Me ngacmoje me fjale,me beje qe qaj, te qesh.Isha si nje femije i lumtur
qe jeta i dha nje shans per te jetuar perseri ne kete bote te frikshme.
Por gjithcka nje dite u shua.....Nje telefonate.........nje ze ne fund
te telefonit qe fliste per ty.Njerezit per'rreth bisedonin e syte e tyre
me shikonin me meshire.
Ajo qe kurre nuk ja pata friken ishte mes nesh.Nje i trete...
Gjithmone te kisha kerkuar te ishe i sinqerte me mua.Shume persona na kishin zili per ate qe kishim ne.
Filluan justifikimet ato qe urreja me shume.Nuk dija kush isha me sepse
ne veten time kisha humbur llogjiken per te kuptuar cpo ndodhte.Kush
ishe ti?
Plot 12 ore duke biseduar,duke shpjeguar e zeri yt sme dukej me i embel,syte me dukeshin sikur e kishin te shkruar ne to Faj.
Me kerkove te falur me ore te tera,qame te dy e ti zgjasje doren per te
fshire lotet e mia,ste duroja dot prane.Ato duar ishin te ashpra,te
ftohta,te huaja.Pse ma bere kete?Nuk te mjaftoi besimi
im,respekti,dashuria ime?Ste kishin mjaftuar lotet e buzqeshjet e mia?
Gjithcka e vrave me doren e trupin tend,me mendjen tende te

amshorit.Kufinjte e mi i dije,e ti nuk pyete shkele mbi to.
Oret e minutat kalonin e se kuptoja cpo beja akoma me ty.Zbardhi dita,
ulur te dy ne pak distance me njeri tjetrin,degjoja ty.Fjalet
tingellonin shume zhurmshem.Ne mendjen time kisha deshire te te
perqafoja,te te puthja te hidhja gjithcka pas kraheve por zemra sme
bente.Nuk kisha guxim as te rrija me e as te ikja.Te rrija e te beja
veten te besonte ne dicka qe sja lejoja vetes e as ty, apo te ikja
krenare qe nuk te lashe te marresh neper kembe dinjitetin tim?
Kafeja qe bere mu duk e hidhur,si helm.Syte e zgurdulluar,nga pagjumesia
e me lot shoqeronin kafene e mengjesit, te fundit bashke.
Me premtove boten,zemren,dashurine tende e me dhe tradhetine.Si mund te
jetoja une me mendimet ne koken time qe ti kishe falur gjithcka time
dikujt tjeter?Qe trupi yt kishte prekur dike tjeter?? Si mund te rrija
me ty qe humbe besimin tim?
Cdo fjale tenden e respektova,familjen tende qe me mungon dhe sot e

kesaj dite, e perseri ti nuk pyete!
Ste mjaftuan ato kisha kaluar?Kujtove se isha kaq e forte sa te le nje njeri si ty te shkele mbi cdo gje timen?? Kurre...
U ngrita e mora ne duart e mia,doren tende.Ste shihja ne sy sepse kisha frike se mos syte e tu do me genjenin perseri.
---Te desha e te dua,por veprimet e tua bene qe gjithcka te perfundoje
ketu.Cdo kujtim tonin fshije nga kujtesa sepse nuk ja vlen me.
Te uroj fat ne te ardhmen,te gjesh ate qe kerkon,por me shume te uroj te
gjesh veten tende sepse do vije nje dite qe ti do humbesh me shume se
mua ne kete rruge.Mendja apo syri te genjyen,se di por pas gjithe kesaj
uroj te jetosh i lumtur.---
U lute i gjunjezuar,premtove qe sdo ndodhte me,por ne thellesine e shpirtit tim smunda te fal.
Te putha ashtu ftohte dhe dola nga ajo dhome qe mbante shume sekrete tonat.
Me dite te tera u mbylla ne dhomen time.E nje dite tek po shkoja ne
shkolle takova babain tend.Nuk durova dot me e fillova te qaj ne krahet e
tij! Ai qante e fliste duke dashur te me qetesoje mua.Ndenja pak minuta
me te e me kerkoi te falur per ate qe kishe bere ti.Me puthi duart e me
tha qe ne syte e tij do isha perhere nje engjell.Fjalet e tij me preken
ne zemer por fatkeqsisht tani nuk isha me engjelli i
askujt,pervec se familjes time.
Qe nga ajo dite une dhe ti shume here jemi pare ne rruge,kemi rastisur
edhe ne te njejtin vend duke patur shoqerine e njejte por si per cudi
zemra ime nuk rreh me shpejtesi per ty me. Eshte teper e cuditshme se si
dy njerez qe kane ndare nje pjese te jetes bashke, tani sjane gje
tjeter vetem dy te "panjohur" per njeri tjetrin.
Jeta vazhdon edhe pse me veshtiresi.Ti diku jeton jeten tende pa mua,une timen pa ty.Te tjere do na bejne te lumtur qe te dyve.
Sot sdi pse mendova per ty,por kujtova diten kur u njohem
bashke.Gjithmone me thoje ;-sa shume mban mend dhe ti-, e tani *e kuptoj
qe ke patur te drejte.Ca dite apo data duhen harruar sa do e veshtire
per ti fshire nga kujtesa.
Historia jone filloi..........vazhdoi......perfundoi me nje puthje te ftohte.
Sot do doja te te pyesja: A ja vleu sadopak ajo qe bere??




3Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjatë luftës së dytë botërore, ushtarët britanikë ndiheshin të
rraskapitur, me moral të rënë dhe u mungonte vullneti për të vazhduar
luftën.
Shumë prej tyre ndiheshin të pashpresë dhe ishin të gatshëm që edhe të vdisnin, vetëm të mos luftonin më.
Një nga gjeneralët e luftës, duke menduar mbi një stimulim, i erdhi në mendje një ide interesante.
Ai
mendoi që çdo ushtar ta lidhë me korrespondencë me një femër. Kështu,
ai u kërkoi vajzave angleze që të lidhen me një nga ushtarët në frontin e
luftës, t’i shkruajë dhe t’i japë kurajë.
Si gjithë ushtarët e tjerë, edhe personazhi i kësaj ndodhie lidhet me një vajzë dhe kishte me të korrespondencë të rregullt.
Edhe
pse nuk ishin parë asnjëherë, lidhjet e tyre u forcuan, saqë tashmë
filluan të lidhen edhe emocionalisht me njëri-tjetrin.Ndërsa lufta po
mbyllej, personazhi ynë i shkruan të dashurës së tij se do të ktheje së
shpejti në Londër dhe se dëshironte të martohej me të.
Vajza i shkroi
se akoma nuk ishin parë dhe nuk ishin pëlqyer fizikisht. Megjithatë,
ushtari i shkruan gjithë mirënjohje dhe besnikëri se ajo e kishte
shpëtuar nga vdekja e sigurt, me inkurajimet dhe ngritjen e moralit.
Duke parë vendosmërinë e tij, vajza i shkroi:Kam frikë se kur të më shohësh nuk do më pëlqesh. Prandaj, unë do të
pres tek stacioni i trenit dhe në xhepin tim të majtë do të mbaj një
trëndafil të kuq. Nëse të pëlqen pamja ime, qëndro dhe më fol, në të
kundërt largohu pa më folur, që mos më thyesh zemrën më shumë. “

Sa më shumë që treni afrohej me stacionin ku do të zbriste, zemra e ushtarit tonë e shtonte ritmin e rrahjes.
- Vallë si do të ishte ajo që i kishte dhënë zemër dhe inkurajuar? A do të ishte e bukur siç shpresonte, apo e shëmtuar?

Me
të zbritur nga treni, ai u përball me një vajzë që mbante një trëndafil
në xhepin e majtë të xhaketës. Ai mbeti i hutuar për një farë kohe,
pasi vajza që shihte ishte një shëmtarake që nuk e kishte shoqen. Vajza
që kishte përballë, nuk kishte asgjë të përbashkët me atë që ai kishte
imagjinuar gjatë gjithë atyre viteve.
Kjo e bëri që ta injorojë atë dhe menjëherë u nis për në shtëpi. Pasi kishte bërë disa hapa, u ndal dhe mendoi me vete:Ku është besnikëria dhe mirënjohja për atë që i kishte qëndruar pranë, e
kishte inkurajuar dhe i kishte dhënë zemër?Vërtet që qenka shumë e
shëmtuar, por ajo më shpëtoi jetën.”

Në fund, ai vendos që të
jetë besnik dhe mirënjohës me atë që e kishte shpëtuar nga vdekja e
sigurt. Kështu, ai kthehet, qëndron para vajzës dhe i thotë:
- ”Unë jam personi të cilin po kërkon.” Vajza i buzëqeshi dhe ia ktheu:
-
”Por unë nuk jam ajo që kërkon ti. Vajza që kërkon ti është ajo vajza e
bukur atje. Është ajo që ma dha trëndafilin ta mbaj në xhep, që të
testojë nëse je besnik dhe mirënjohës apo jo.

4Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jahtë po bie shi... Herë-herë qetë, e herë-herë rrëmbyeshëm...
Jamë mbyllur brënda mureve, përpiqem të bëjë diçka, por nuk mundem të
bëjë asgjë tjetër përveç se të mendojë për ty. Ia marr vetes inat pse
mendojë për ty, pse vetëm unë mëndojë për dashurinë tonë, e ti kushedi
ku je. Kam menduar se vuajtja ose lumturia e njerëzve është punë fati,
ose unë s'jamë njeri...

Ditët duhen të jenë të pashkëputshme, të
lidhura mes vetes. Ato vetëm sa pushojnë për vete, të të mashtrojnë ty e
të bëjnë të kujtoshë se vërtetë, do të lindë një ditë e re. Matanë
gardhit asgjë e re... Kush tha se ka vdekur Migjeni? Jo, e ka gabim! Ai
jetonë ndoshta më shumë se kurrë, më aktivë se kurrë më parë...

Mjerimi, njerëz, mjerimi... A është fatë të vuaj përditë për ty dashuria ime?! Ky qenka fati imë?! Jo, ky është mjerimi imë...

Ndoshta është edhe mjerimi i ndonjërës si unë, që e kanë
zënë rrebeshet e fundit jashtë strehës! Streha ime është largë,
aq largë sa unë s'mund ta arrijë dhe vazhdojë e lagem... Jashtë bie shi,
shi bie edhe nga sytë e mi. E unë lagem përditë e thahem në diellin e
dimrit të sivjetëm.

Rrugët janë plotë e përplotë... Përpiqem të
gjejë fytyrën tënde në ndonjërën prejë tyre, por ti nuk je askund, apo
je aty ku unë nuk të shohë. Turma më përfshinë para vetes, më merr e më
dërgonë atje ku ajo ka për të shkuar dhe jo aty ku unë dua të
shkojë.....

Ti duhet të jeshë diku tjetër, kudo qoftë... E mua më
mbetën kujtimet, ato që përjetuam bashkë dikur, s'di se kurë! Ato s'më
lënë të qetë, as sotë që më së paku duhej të më trazonin. Por, ato
s'kanë fajë, as ti s'ke fajë. Fain e kamë unë që të deshta shumë, fain e
kamë unë që vazhdojë të të dua.....

E di se gabojë që po shprehem, por unë s'mund ta fshehë atë
që ndjejë për ty. Lexoje të lutem, atë që gjithëmonë ta kamë
thënë, se mbase do ta kuptosh më mirë. E ndoshta edhe do t'më arsyetoshë
sadopakë. Ti më mungonë, por kurrë s'ke për ta kuptuar.

Dhe, a e
di pse? Sepse, ti gjithënjë ikën nga unë, kthehesh te unë... e nuk do
që ta kuptoshë se një e vërtetë tjetër është fakti që të dua.... Po ti e
pranon vetëm të vërtetën tënde dhe ma hedh fajin mua pse s'mund të jemi
bashkë..... Ky është arsyetimi ytë, e tani mund ta vlerësoshë edhe vetë
këtë.

Gjyko drejtë, një herë në jetën tënde, dhe do ta kuptoshë
edhe botën time. Do të shohësh se mirëqenia është gjë që u takonë edhe
të tjerëve. Ajo iu takonë të gjithëve, nëse të takonë ty.

S'kam
fajë unë pse me padurim deshe të realizosh një dëshirë tënden, s'kam
fajë pse unë isha dëshira jote... O Zotë, gjithëçka në kohën e shkuar...
Po unë ku e humba ndjenjén e kohës së shtrenjtë?!
E di, me ty dashuria ime! Isha me ty, por s'mund të jemë më.
Ngase unë kurrë s'mund të jemë pjesë e jotja, pavarësisht se ti je bërë
pjesë e imja... Më thua se gjërat e reja i mbulojnë të vjetrat. E thua
këtë të më ngushëlloshë, apo të më heqësh qafe për momentin.

Por,
më mirë të mos e kishe thënë fare, sepse e the në momentinë kur nuk
duhej ta thoshe. E, këtë aq shpeshë e ke përsëritur... Dhe, sa herë që e
ke përsëritur më ke shkaktuar dhimbje, më ke lënduar, më ke vrarë... Më
ke dashur dhe më ke vrarë. Ashtu të vrarë më ke lënë edhe tani e
përgjithëmonë.

Ka kush i gjykonë njerëzit, unë vetëm desha të
flasë me dikë, e vetëm letra e bardhë ka durim ta bëjë këtë, se shiu im
po m'i lagë fjalët. Edhe pse unë të dua ty, ti, të lutem, mos më duaj se
më lëndonë!
Unë do të të dua përjetë se je dashuria ime e parë. Kështu kamë
vendosur unë vetë për fatin timë, të vdesë çdo ditë nga pakë, të mendojë
për ty dhe t'i lutem Zotit që mos të të lëndojë ty dhe njerëzit që ti
do!

TË DUA........!!!

5Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një djalë dhe një vajzë shumë u dashuronin
Por familja e vajzës lidhjen se pranonin
Mundohej vajza mendjen tja mbushte
Por familjarët donin dashuri me kushte
Dhe vajza iku nga shpia u largua
Djalin që donte me shpirtë për ta takuar
Me djalin takim lanë në vëndin e përhershëm
Vrapoi djali për të takuar të dashurën e zemrës

Kur sytë e njëri tjetrit ndeshën
Vajza makinën se pa që me shpejtësi po ecte
U nis drejt djalit për ta përqafuar
Kamioni i mallkuar dashurinë e sajë e la pa takuar
Rrotat e shtypën pa frymë e lanë
Dhe djali ngeli duke qarë
Mallkuar qofsh ti shofer dhe ti makinë e mallkuar
Tani që dashurinë doja me zemrën time me e shijuar
Kur të gjithë na dolën kundër dhe ne ballë i bëmë
Na erdhe ti i mallkuar dhe na bëre gjëmë

Kamionist më shtyp dhe mua se afër vajzës së zemrës dua me shkuar!!!

6Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sa shume te dua ty o engjell
vec teje tjeter nuk e di
erdhe ne jeten time si ne enderr
tani e vetmja enderr per mua je ti
te dua e pa ty dot nuk jetoj
nuk ka minut e sekond per ty te mos mendoj
ti je kuptimi i kesaj jete
je arsyeja per te cilen gezoj
ne zemren time gjithmon ti mbete
vetem prane teje cdo gje kuptoj
ti je arsyeja e egzistences time
ti je gjithe bota pa perjashtim
pa ty cdo ndjenje behet therrime
pa ty dhe shpirti nuk gjen sherim
ti je drita e syve te mi
ti je i vetmi qe fale dashuri
prandaj per kete dhe une te dua
te do kaq fort kjo zemra ime
te do kaq fort ky shpirti im
ti je gjithmon ne mendjen time
ti je ai qe ekziston ne trupin tim
ti je padron i kesaj zemre
je zot,je perendi
ti je ai qe sjell gezime
ti ske te dyt je vetem ti
ti je ilac per dhimbjen time
ti je qetesi per shpirtin tim
ti je ai qe sben gabime
ndaj dhe te dua pambarim

7Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kjo histori me beri te Histori Dashurie 833945 kur elexova ..
Histori Dashurie 76795_467489377231_270029147231_5489440_7032495_nIsha
19 dhe G sapo kishte mbushur 20. Kishim plot 2 vjet te lidhur bashke
kur une mora ate lajm te hidhur qe dhe sot e kesaj dite me ka len
gjurmet e helmit pas……E donim shume njeri tjetrin…besoj se ska dashuri
ne kete bote si kjo e imja dhe e G-s. Ahh cfar nostalgjie dhe cfar
ndjenjash me ngjall puthja jone e pare…tak...imet fshehurazi pas
pallatave dhe telefonatat e gjata. Dhe sot e kesaj dite kam akoma letrat
dhe poezit qe thurnim per njeri tjetrin. Pikturat qe ai me dergonte
nepermjet shokeve te cilat i kam akoma te vena ne korrniz ne studjon
time.U cudita tej mase kur ju tregova qe G-ja ishte jeta ime dhe nuk
jetoja dot pa te. Ata me kuptuan dhe kerkuan ta takojne G-n me nje
kenaqesi te madhe. Kam prinderit me mire qe mund te ket nje adoleshente
dhe mezi prisja qe G-ja te takonte prinderit e mi. Cdo gje shkoj shume
mire. Ata e pelqyen tej mase dhe na lan hapesire te niheshim me mire.
Kjo me lehtesoj shume dhe e takoja G-n pa probleme, jo me fshehurazi e
me friken se mos do me shoh
probleme, jo me fshehurazi e me friken se mos do me shoh dikush e
mund te flas prapa kraheve te mi.Gjerat shkonin me se miri, por si cdo
cift kishim dhe ne ato zenkat dhe ngelje hatri. Disa her rrimin dhe 24
ore pa folur sepse te ishim kok forta dhe nuk donim te hapnim rruge. Nje
dite une u semura; kisha disa vite qe me kapte gripi keq shume dhe
sikur me bllokohej kraharori por prania e G-s me bente te harroja cdo
gje. Kemb ngulja atij me beri te vizitohesha tek nje mjek i mire qe
nihte ai ne Durres. Aty bera vizita te shumta dhe ilace pa mbarim por me
konsultuan te veja perseri ne Tirane tek nje mjek tjeter te vizitohesha
dhe per kockat, dhe te beja nje skanim te mirefillte te trupit.Kaluan
disa dite dhe une mezi prisja gjitha analizat qe kisha bere; nga nje ane
me dukej vetja si ndonje mace laboratori qe po benin eksperimente por
kembengulja G-s me beri qe te beja cdo gje dhe te gjihej virusi e te
sherohesha sa me shpejt.Ishte ora 14:20 kur ra zilja tel…u ngrita me
nxitim se mendova se ishte G-ja … por….mu erresuan syte, mu duk sikur
tavani me ram bi kok dhe s’po merrja dot fryme kur degjova ne anen
tjeter te receptorit doktorin nga Tirana qe me tha qe kam dalur me vrime
ne zemer dhe lajmi mire ishte se une mund te
kurohesha por duhej bere sa me shpejt se ndryshe do ishte e
veshtire…….Oh sa me trishtoj ai lajm….per cudi dhe G-ja mu ftoh shume.
Une rrija e mbyllur ne dhomen time. Kalova ne nje depresion se do vdes
se shpejti dhe nuk doja te komunikoja me asnje. U hidherova tej mase kur
pash G-n qe nuk me merrte me si me pare…e kuptova qe dhe ai u merzit.
Kalonte kohen shume me shoket duke pire deri naten vone. Nje nate me
erdhi dhe tek dera shtepis i dehur dhe bertiste me te madhe ‘eja eja
lule bore se me ty do thur kuror…..” dhe une qe qaja pa pushim.Nuk doja
te behesha operacion ne shqiperi keshtu me rregulloj nje kushuriri im
dhe cdo nderhyrje do behej ne Itali. Keshtu pas 2 muajsh u nisa per ne
italic me mamin. Mjeket Italian me than qe zemren duhet ta zevendesonin
me nje zemer te re dhe keshtu operacioni do behej kur ndonje dhurues do
me jepte zemren e saj/tij. Me vinte ti nxirja syte e mi te vdisja me
mire se sa te jetoja me zemren e dikujt tjeter….si do doja G-n une?? Po
ne te njejten kohe flisja rrall meqe une isha ne spital dhe G-ja nuk
kishte shume mundesi financiare ne ate kohe te bente telefonata te
gjata. Kete nuk ja vija re, per mua kishte rendesi qe ai mos te
me largohej dhe qe largesia do me vertetonte me mire ne ai me donte
vertete a po jo. Mundohej te ishte pran meje por me dukej gjithnje e me i
larguar nga une dhe gjithnje mendoja mos ka gjetur nje
tjeterrrrrr……Ditet kalonin dhe une po behesha keq. Telefonatat me G-n u
rralluan se nuk isha ne gjendje te flisja shume dhe rrahjet e zemres I
kisha te shpeshta kur degjoja zerin e tij. Doja qetesi. Mami me rrinte
tek koka dhe kushurinjt qe vinin t’me shihnin cdo dite me jepnin pak
kurajo. U gezova tej mase kur me 12 tetor te 1999 me erdhi lajmi qe
zemra u gjend dhe menjehere te nesmen u futa ne operacion. Ishte nje
mrekulli qe shpetova dhe operacioni kaloj me shume sukses. Mezi prisja
te ikja ne shtepin time dhe kisha gati 3 muaj pa pare G-n. U merzita tej
mase kur ai nuk erdhi ate dite ne shtepin time per te me takuar.
Telefonova shtepin e tij dhe nena tij me tha si me gjysem zeri qe G-ja
s’eshte ne shtepi po ti eja e me tako dhe deri ne ate kohe mund te
kthehet mbrapsht. U nisa drejt
shtepis tij. Ajo me priti shume mire, qante e me perqafonte.
S’po e kuptoja……..me tha qe G-ja ishte larguar po sma thoshte dote ai ne
telefon se do me merziste me shume se cme kishte merzitur me daljet e
teperta dhe pirjet qe kishte filluar. Aty fillovaa te qaj dhe ju luta
asaj ta merrte ne telefon dhe ti thoshte qe une e fal dhe mos te me
lendoj keshtu. Nuk me interesonte nese ai kishte gjetur nje tjeter vetem
doja ta degjoja nga goja atij dhe nje arsye pak me te forte se cfar e
beri te largohej vall nga une. Une qe vdisja per ate, une qe lija jeten
per ate…..Mamaja Gs me that te futesha ne dhomen e tij se me duket me
kishte len nje shpejgim aty. U futa dhe mbi krevatin e tij kishte len
nje leter dhe nje trendafil qe ishte vyshkur. Kuptova qe G-ja kishte
disa dite qe ishte larguar…..Hapa letren dhe nisa ta lexoj me nje fryme
dhe nderkohe cdo gje mu shkeput. Mbaj mend qe mu hapen syte dhe isha e
shtrire mbi divanin e shtepis time. Mendova se kam par enderr……per fat
te keq ishte cdo gje e vertete….Une jetoj me zemren e G-s. E dua me
shume se cdo. Eshte personi dyte qe dha mundesi te jetoj dhe te kuptoj
qe njeriu nuk
dashuron vetem me zemer….por me shpirt dhe mendje....(Kjo histori ka ndodhur ne viti 2000)

8Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ku ka melhem me te embel per shpirtin se nje nate me hene?

Hena e mire tregon gjithmone ate faqen e vet te embel, me buzeqeshje melankolike! Me shkelqimin dehes! Trondites! Orgjiak!
Pas perdes time te tylte, o pas perdeve reore te saj, pasqyre e shpirtit, besnikja ime hene!
Ne te vertete ajo s’eshte vecse nje lajkatare e sjellshme.
Nje
psikologe e mire. Gjithmone thote ate qe dua une te degjoj: nje klithme
renkimi dje, nje ulerime terbimi sot, nje kenge qetesie a harmoni
euforie neser!
Po se mos eshte vetem e imja. Eshte besnike, po e secilit me vete. E te tereve!
Ajo eshte si zoti, nje e vetme mjeke e mike per tere shpirterat e qenieve!
Puthje epshore per vajzen! Trajte e rrumbullaket femre per mua!
Po
thelbi I saj eshte hermafrodit. Me tiparet e nje vajze dhe zakonin e
permuajshem per te mos dale ca dite te errta te muajit kur eshte
vecanerisht e nxehur!
Po sot ka dale! Me vellon e saj aureolare kendon! Kendon per mua dhe per keto flete!
Ngroh ajrin e ftohte te dimrit me driten dhe nxehtesine e babait te
saj. Ej!
E dini nga doli hena? Nga gjiri I erresires mbarsur nga zoti diell!
Ati
dhe nena, kaq te kundert, paten nje vajze te brishte! Nje perendeshe te
vogel, te embel, me dy fytyra. Po qe neve na do. Na jep gjithmone me te
miren e saj.
Sa e dashur eshte! Shpesh me mbyt xhelozia. Si dreqin
eshte e mundur te flase me ujqit, me qente, macet maje pullazeve? Edhe
pse e di qe me do, ne dialogun mes tyre ndihem I tepert. Jam jashte. Dhe
ne ato momente misteri e ben me sensuale! Me seksi!
Ooh! Eja moj!
Shpirt! Zbrit njehere poshte! Te te perqafoj njehere! Te te shtrydh! Te
puthemi, bashkohemi ne shtratin e ujrave te detit! Jasteku me rere te
lagur bregu, mbulesa me ujra te kripura dhe ne te dy… c’mund te ndodhe?!
C’do te linde nga bashkimi I henes me mua?! I njeriut me dheun qiellor?
I mishit me shpirtin

9Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Zemera ime per ty.sot behen tre vjet qe nga ndarija jone e une ende nuk
te kam harruar.kurre nuk e kisha menduar njeher qe do te kisha dashur
kaq shume dike,une qe ne dashuri kurre nuk kam besuar,qe gjithmon jam
tallur me ata qe dashuronin shume...
pikerishte sot edhe qe nuk jemi
bashke vazhdoj te te dua.Nuk e di pse ndodh kjo mbase sepse ndihem
fajitor per kete ndarije ti ishe e imija por tani nuk je me.

10Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jam A. nga Pg. 23 vjeçe . Historia ime filloi 10
vjet më parë dhe nuk e di a do mbaroi ndonjëherë. Unë isha në klasën e
tetë kur erdhi në klasën tonë djali i një patagogu që i jepte mësim
motrës sime. Unë e njihja atë dhe e bëra shokë, por pak nga pak fillova
të isha xheloze për goxat që ai kishte shoqe. Rashë në dashuri me të.

Për
tre vjet qëndrova e heshtur. Në vitin e tretë ai më shprehu ndjenjat
dhe unë i thashë PO. Pas tre muajsh nga parajsa kalova në ferr. Një
shoku im më tha se ai tallej me mua dhe se kishte një tjetër vajzë të
dashur, nga Tirana. Në fillim nuk e besova. Mendova mos shoku im e
kishte inat dhe e tha kastile, por më pas ma vërtetoi dhe motra ime, një
kushërirë, madje edhe ai vetë. Kështu u ndamë.

Në vitin e katërt
unë akoma se kisha harruar kur më erdhi një shoku i babit dhe më kërkoi
për djalin. Unë i thashë PO. Për një muaj do të fejohesha, kur E. erdhi
dhe mu ul në gjunjë para shkollës dhe më tha se kishte rënë në dashuri
me mua dhe nëse nuk e falja dhe ta pranoja si të dashur, ai do të vriste
veten. Fjalët i shkuan familjes sime dhe asaj të të dashurit. Babi më
tha që do të fejohesha me atë
që kisha vendosur dhe nuk mund ta prishnim punën. I
dashuri më pyeti nëse ndjeja për të dhe unë i thashë të vërtetën se jo,
pasi ai e meritonte ta dinte. Kështu u ndava nga i dashuri dhë pranova
sërisht E-në.

Në shkollë të lartë vajtëm të dy bashkë në të
njejtin fakultet. Vendosëm të shpallnim fejesën kur unë isha 20 vjeçe,
ndërsa ai 21. Çdo gjë ishte gati kur në lajme dëgjova se një furgon nga
Tirana, me targa Pogradeci, ishte përplasur dhe ishin plagosur 3 vetë.
Ndër ta pashë fytyrën e zemrës sime. Më ra të fikët.

Kur u
zgjova vajtëm në spitalin ushtarak dhe hyra në dhomë te E-ja. Ai hapi
sytë dhe fjalët që tha ishin: " Në klasën e tetë ishe vajza më e bukur
dhe shpirtmirë, sot mbetesh po ashtu. Më fal që u talla me ty se jam një
idiot, por dije se e kam paguar. Tani të lutem mos harro që të dua
shumë, por ti mos jeto me kujtimin tim. Kur unë të mos jemë më, martohu
me djalin e parë se ai të meriton ".


I thashë: " Mjaft the marrëzira. Ne të dy do të kemi fëmijët më të
bukur në botë dhe të dy bashkë do të plakemi duke parë se sa të lumtur do të jenë nipërit dhe mbesat tona ".


puthi dhe sytë i perënduan. Nuk mund ta besoja dotë që dashuria ime
kishte vdekur. U sëmura një muaj të tërë. Sot ende nuk kam arritur ta
heq nga zemra dhe mëndja ime. Më kanë thënë shumë veta për fejesë, por
nuk e di nëse do të dua tjetër deri sa të vdes..!

11Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ne kete nate te ftohte dimri mendja me con ne
kujtimet me te fshehta te zemres time... e midis tyre me shfaqetimazhi
i njeriut qe kam dashur me shume
ne jeten time,e atij personi qe dikur me mesoi kuptimin e dashurise se
pare ndersa tani dhimbjen qe nuk e kam me prane...
Asgje sme ka mbetur,vec atyre kujtimeve dhe nje album fotografish te
cilit i rikthehem here pas here me shpresen se mos e gjej midis tyre e
zemra me
rreh fort nga emocioni...
Shiu troket lehte mbi parvazin e dritares e bashke me te qajne syte e mi.
Dhembja qe me mundon shume e une nuk di cte bej, nuk di si ta shkul nga
zemra ime kete kujtim qe eshte bere i paprekshem. Drita e ndricuesit te
rruges
lehte ndricon nje ditar te lene pergjys, nje histori qe mgjs e mbaruar
dora nuk ka guxim te shkruaj fjalen FUND pasi ndjenja ende nuk eshte
shuar...
Nuk di ne nje dite do te mundem ta harroj shijen e puthjes se pare, rrahjen e zemres ne degjimin e fjales 'te dua'
Nuk di ne do te mundem ta harroj ate njeri qe ka pushtuar zemren e nuk le shteg per dashuri te tjera...
Megjithate jam dorzuar para faktit se asnjehere nuk do ta kem me prane
e lotet me rrjedhin pa pushim, ato lote qe cdo cdo dite mbushin me
dhimbjen me
te madhe shpirtin tim...

12Histori Dashurie Empty Re: Histori Dashurie 10/2/2013, 07:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E di qe kur ta shikoni tere kete shkrim do pertoni ta lexoni,
por eshte vertete nje histori shum e hidhur qe ka ndodhur midis dy te
rinjve qe duheshin shume dhe ne fund ndahen ne nje menyre shum
tragjike!!
Kjo esht nje histori e vertet dhe eshte shkruar nga vet djali qe e ka perjetuar tragjedine.....!


Une
qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo
gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me vete:
"te bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha
shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume
mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot
nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu
ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta engjell sepse per mua e
tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej. Kaluam
bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une
isha me i luimtur se kurre, lumturi perjetonte edhe ajo. Te
afermve te mi une u pata treguar per te. Ajo vinte edhe te shtepia ime,
por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre,
si ne cdo histori dashurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk
ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke
vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai
moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse
meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une
ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e
kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin
fund e krye nje trillim
dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin
pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me
pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe
u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte
vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur
deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per
mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata
nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e
saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje
goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e
tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe
e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga
shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte
trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te
beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes.
Biseduam dhe rame dakord
Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e
madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami
"Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena
heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne
familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe
prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim
shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen.
Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate
nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne
shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati
qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se
ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen
mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e
veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe
vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe
ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te
bukur". Vura
buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe
te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene
urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga
gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por
ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani
ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i
bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke
shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt
nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha:
"Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet
me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa
shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin
veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje
vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica
nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte
edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u
larguan bashke me
mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per
vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te
cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur
arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te
madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete
nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me
veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e
fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per
kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do
ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te
zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija
cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre?
Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen
tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene
kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per
shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt
ju meritoni tjeter gje, por une
nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do
te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin
tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen
nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo
mendim. me respekt toni.

13Histori Dashurie Empty Histori Dashurie 10/2/2013, 07:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jetoj për ty

Aq shumë , dashuria e jote me është berë
sikur uji pa të cilen nuk do të mundja të jetoja, dhe ne ato pika të
ujit , ta freskoj shpirtin e etur që veq ashtu mbijeton të mos venitet e
të thahet ,sikur një lule në kopshtin e saj.
Ne doren tende do të doja të ledhatohem sikur të isha mendafshi me i butë i kesaj bote .
Ne gjirin tendë , do të doja të ndegjoj ritmat e zemrave tona ne një tempo të rrahjeve të përbashketa dhe të panderprera.
Dashuria
i gjunjezon të medhenjet , pushtetaret , dijetaret , ndersa une jam më i
thjeshti , që jam i gjunjezuar ne një dashuri si tenden , e cila me
kohen do të trijumfoj si një nder më të pastertat , me të mirat dhe me
të vlefshmet dhe besniket.
Nuk do të doja të themë se do të vdisja
për ty, por të jetoja për ty dhe vetem për ndershmerin tende që të bejë
edhe të pamunduren të mundur , e atehere kur do të vdisja shpirterishtë ,
do të isha i Histori Dashurie 822922
nese akoma ne ty jetoj sikur i vetmi i cili të deshti shumë dhe të
vlersoj shumë dhe do të mirëprisja cdo lule tenden mbi varrin tim , duke
parë nga lartë sesi lulja me sjellë lule, lule për freskin e shpirtit të roberuar në boten tjeter.
Nuk vdesë për ty , por jetoj për ty .
Ne
agimet e para , dua të shof fytyren tende duke shendritur nga rrezet e
mengjesit , dhe ne syrin tendë si kristali të ta shof gezimin dhe
lumturin , që me kohen do të rritet e rritet.
Nuk do të doja të jem
sikur peshku pa ujë , por do të doja që une të jem peshku i artë e ti të
jesh sikur sirena ,ku se bashku do të jemi në lundrimin e liqeneve të
dashuris , valë mbi vale ,det mbi det, në tallaset e shpirtit, duke
ndegjuar klithjet dhe thenjet të cilat burojnë nga fundi i shpirterave
të dashuruar.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons