Diamantet jane te perhershme ose te pakten efektet e tij jane. Keshtu tregon ndertimi i kompjuterit me te fundit bazuar ne kuantet. Nje grup shkenctaresh ku perfshihen ata te USC kane ndertuar nje kompjuter kuantik brenda nje diamanti, i pari ne llojin e tij qe perfshin mbrojtjen ndaj “dekoherences” ose zhurma qe pengon kompjuterat te funksionojne ne menyre te rregullt.
Demonstrimi tregon se aftesia e kopjuterave kuantike ne gjendje solide te cilet ne ndryshim nga ata me te hershmit te bazuar ne sisteme ne gjendje te gazte dhe te lenget, mund te perfaqesojne te ardhmen e kompjuterise kuantike pasi mund te zvogelohen ndjeshem ne madhesi. Kompjuterat kuantike aktuale jane shume te vegjel dhe ndonese mahnites, ata nuk mund te kene performancen ne shpejtesi qe kane kompjuterat tradicionale. Dhe ketu ka ndodhur dhe revolucioni me ndertimin e kompjuterit kuantik brenda nje diamanti.
Ky kompjuter permban dy bite kuantike te quajtura kubits te perbera nga pjeseza subatomike. Ne ndryshim nga bitet e kompjuterave tradicionale te cilet mund te enkodojne ose nje 1 ose nje 0, kubitet mund te nkodojne nje 1 dhe nje 0 ne te njejten kohe. Kjo aftesi quhet superpozicion dhe shkon bashkarisht me aftesine e gjendjes kuantike per te “tunelizuar” nder barrierat energjike dhe qe nje dite do i mundesojne kompjuterave kuantike te kryejne llogari optimale shume here me te shpejta se kompjuterat tradicional.