Në Japoni ka përfunduar 2 muaj para afatit ndërtimi i ndërtesës që tashmë renditet e dyta për nga lartësia në botë.
Ndërtesa e quajtur “Tokio Sky Tree”, është 634 metra e lartë dhe renditet e dyta pas pas Burj Khalifa e Dubait që është 829 metra e lartë.
Sipas ndërtuesve të saj, me këtë qiellgërvishtës, synohet promovimi i një Tokio të ri dhe të Japonie të re në sytë e botës sa i përket fushës së teknologjisë.
Për ndërtimin e kësaj kulle, e cila do të kryejë funksionet e një qendre të madhe tregtare, u deshën plot katër vjet punë. Kostoja e saj kap shifrën 800 milionë dollarë.