Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptar dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra, djemat e iPhone-SHQ kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone.
Koha.net raporton se Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta.
iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.
Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj.
Mënyra e instalimit:
1. Hapim Cydian, shkojmë Manage – Sources – Edit – Add.
2. Shtojmë repositorin http://repo.iphone-shq.com/
3. Pas shtimit, shkojmë tek Search.
4. Kërkojmë “Gjuha Shqipe per iOS“
5. Instalojeni dhe pastaj bëjeni respring pajisjen tuaj.
Nëse gjuha juaj standarde nuk është gjuha angleze atëherë shkoni Settings – General – Internacional – Language dhe zgjedheni English pastaj iPhone juaj do të përkthehet në Gjuhën Shqipe.