Isaac Newton (shqip. Isak Njuton) (4 janar 1643 — 31 mars 1727) ishte fizikant, astronom, filozof, teolog dhe matematikan i shquar nga Britania e Madhe. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “treshe të artë” të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës:
Ligjin e inercisë.
Ligjin veprimit dhe kundërveprimit.
Ligjin e forcës.
Jeta
Isak Njutoni lindi në fshatin Woolstrop Linkolnshir në Angli. Shkollimin e filloi në The King’s school, në Grantham. Libri i tij Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica i publikuar në 1687, konsiderohet të jetë libri më me ndikim në historinë e shkencës. Në këtë punim, Newtoni përshkroi gravitacionin universal dhe tre ligjet e lëvizjes, ku vuri bazat e mekanikës klasike. Në mekanikë, Newtoni formuloi parimin e inercisë.
Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin , zhvilloi një teori të ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.
Në matematikë, Newtoni, së bashku me Gottfried Leibniz dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën “metodë të Newtonit” për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.
Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se ajo është e të njëjtit lloj si ajo e Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.
Newtoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.