Avioni i forcave ajrore amerikane me mision sekret është planifikuar që të rrinte në hapësirë për 9 muaj por tashmë ka 1 vit dhe askush nuk e di çfarë është duke bërë ai avion.
Avioni ka ikur me shpejtësi 17 mijë milje në orë dhe ishte menduar të kthehej në Kalifornia në dhjetor. Nuk dihen arsyet se pse misioni i X-37B në orbitë është shtyrë në afat. Ky është në fakt avioni i dytë i arritur në orbitë ndërsa i pari u ul në dhjetor në bazën ajrore të Vandeberg në Kalifornia pas shtatë muajsh në orbitë.