Një avion britanik i Luftës së Dytë Botërore, i rrëzuar në shkretëtirën e Saharasë, u zbulua për herë të parë pas 70 vitesh që prehej në paqen e rërës së nxehtë.
I paprekur dhe i paidentifikuar më parë, “Kittyhawk P-40” u gjet i ruajtur në një gjendje shumë të mirë, në një zonë të pabanuar në shkretëtirën e jugut të Egjiptit.
Shenjat e rrobave e gjurmë të tjera tregojnë se piloti arriti t’i mbijetonte impaktit pa dëmtime pasi u hodh me parashutë, por më pas ndërroi jetë në qershor 1942, si një kombinim i temperaturave ekstreme dhe mungesës së ujit.
Mbetjet e avionit u gjetën në mënyrë rastësore nga një inxhinier polak i kontraktuar nga një firmë nafte, për të eksploruar zonën që besohet se mund të ketë shtresa hidrokarburesh në thellësinë e saj.
Piloti i “Royal Air Force” besohet se ishte rreshteri Dennis Copping. 24-vjeçari humbi kontaktet me bazën gjatë një misioni në vitin 1942 dhe për të nuk u mësua më kurrë asgjë.
Nga vendi ku është rrëzuar parashuta, edhe fati i pilotit ishte i përcaktuar, pasi zona më e afërt e banuar ishte 200 kilometra afër dhe në atë kohë, pilotët nuk kishin pajisje të sofistikuara të gjetjes së drejtimit satelitor apo rezerva ushqimesh e uji me vete.
Një kërkim për mbetjet e trupit të pilotit është lëshuar në një rreze prej 20 kilometrash nga gjetja e parashutës, ndonëse ka shumë pak gjasa që të identifikohen mbetje kockore dekada më pas.