Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimi Ilir Meta nuk ka më si kusht ndryshimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se koalicioni me PD-në, e parashikonte atë si pikë të marrëveshjes. Tashmë, LSI përveçse nuk flet më për ndryshim të sistemit zgjedhor, nuk ka as si “kusht” korrektimin e sistemit, ndryshe nga partitë e tjera të vogla. Kreu i saj Meta mbajtohet me kërkesën e barazisë së votës, që nënkupton ndryshimin e numrit të qarqeve.
“Qëndrimi i LSI, është që vota duhet të jetë e barabartë. Varianti i ashtuquajtur spanjoll, që është një variant deformues dhe diskriminues duhet të arkivohet dhe duhet gjetur mënyra për të arritur një konsensus pavarësisht nga puna, sepse ka disa të tilla, që vota e qytetarëve shqiptarë të jetë e barabartë. Është e shprehur qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta në një prononcim për mediat pas përfundimi të Konventës Zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Durrësit.
Pas miratimit të Kodit Zgjedhor, me konsensusin e dy partive të mëdha në fund të vitit 2008, deputetët e LSI-së hynë në grevë urie me argumentin se PD dhe PS po asgjësojnë partitë e vogla. Madje miratimi i kodit “PD-PS” u përdor edhe si alibi për prishjen e marrëdhënieve mes dy partive të majta, kjo edhe me ndikimin e Berishës, i cili deklaronte se PS kishte kushtëzuar miratimin e kësaj formule zgjedhore. Ndërsa sot, PS këmbëngul për modifikimin e sistemit kurse PD nuk pranon ndërhyrje. /F.S/