Luis Tanushi
Aleatët e vegjël të Partisë Socialiste kanë kërcënuar kryesocialistin Edi Rama se nëse nuk do të garantojë bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme, rrezikon që të shkojë i vetëm në zgjedhje. Në një kohë kur PS mblodhi Asamblenë për të diskutuar për organizmin e strukturave të saj për zgjedhjet e 2013-ës, aleatët e majtë u mblodhën për t’i bërë thirrje kreut socialist që të largohet nga politika e përjashtimit. PSD, PDK, PDS, dhe PSV ’91, shprehën shqetësimin e tyre për reformën zgjedhore dhe veçanërisht për sistemin me të cilin do të garohet në zgjedhjet e ardhshme.
“Partia Socialiste si përfaqësuese e opozitës në komision ka përgjegjësinë e saj për të garantuar një reformë reale. E majta ndodhet në opozitë, jo për faj të mungesës së votave, por për gabimet e lidershipit të PS-së, që ka gabuar historikisht në taktikat zgjedhore”, theksoi kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi.
“Duke pasur besim se PS do të kishte nxjerr mësime nga e kaluara, nga gabimet që ka bërë ne po shohim përsëri se po bën të njëjtat gabime të cilat kushtuan në 2009, dhe nëse do të vazhdohet të ecet në këtë rrugë do të kushtojnë dhe në 2013. Jemi të hapur për dialog dhe një bashkëpunim që ne nuk na trajton si dekor, po një bashkëpunim që të na trajtojë si aleatë”, tha Paskal Milo.
Aleatët e PS-së kërkuan rishikimin e sistemit zgjedhor i cili sipas tyre përjashton partitë e vogla duke favorizuar vetëm Partinë Demokratike dhe atë Socialiste. Për të vegjlit, formula e garimit do të duhet të ndryshohet nga grupi i punës që po merret me amendimin e Kodit Zgjedhor për të krijuar shanse të barabarta për përfaqësimin edhe të partive të vogla në parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 2013-ës. Pas këtyre deklaratave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit, Edi Rama, duke sqaruar se PS e ka të pamundur ndryshimin e sistemit zgjedhor pa konsensusin e demokratëve.
“Keqardhje për reagimin në tym të aleatëve ndaj PS-së!PS mbron të njëjtën bindje me ta, por s’ka në dorë të përmirësojë pa konsensus sistemin”, theksoi Rama në rrjetin social Twitter. Ajo që ra në sy ishte mungesa e kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në tryezën e aleatëve të vegjël të Partisë Socialiste duke treguar edhe njëherë se ka një krizë në marrëdhëniet e PS-së me PBDNJ-në. Për të stabilizuar marrëdhëniet me PBDNJ-në, Rama ka zhvilluar edhe një takim me Vangjel Dulen për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit.