Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë për televizionin turk TRT është shprehur se homologu i tij Taip Erdogan është lideri më reformues i Turqisë, pas Ataturkut. Berisha ka theksuar se falë kryeministrit Erdoan, Turqia ka hyrë në listën e vendeve lidere të botës.
Kreu i qeverisë gjithashtu ka theksuar se Turqia ka bërë çdo gjë për anëtarësim në BE duke realizuar reforma të mëdha dhe se ajo e ka merituar me kohë anëtarësimin në union.
Erdogan-Berisha, gjatë inagurimit të rrugës së Kombit
Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për Maqedoninë ku është shprehur se ngecja e procesit euroatlantik për të, do të nënkuptonte aktivizim të sërishëm të radikalizmit dhe nacionalizmit.
Berisha ka dalë në mbështetje të Greqisë që kërkon ndryshimin e emrit të Maqedonisë duke thënë se “është e nevojshme që të ketë marrëveshje në raport me kërkesën për ndryshimin e emrit dhe të emrave të rinj, në kontestin për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë”.
Për këtë çështje, Berisha ka thënë se shpreson që të arrihet në Samitin e NATO-s në Çikago.
Ndërsa lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ka deklaruar se shpreson se të dyja palët të respektojnë marrëveshjet e arritura së fundmi. /F.S/