Forumi Kuq E Zi
Negociatat e detit, Akademisë së Shkencave refuzon qeverinë  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Negociatat e detit, Akademisë së Shkencave refuzon qeverinë  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Negociatat e detit, Akademisë së Shkencave refuzon qeverinë  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Negociatat e detit, Akademisë së Shkencave refuzon qeverinë  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Luis Tanushi

Profesor Myslim Pashaj, njeriu që i vetëm kundërshtoi marrëveshjen detare me Greqinë dhe arriti të bindë Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e Paktit Detar, ngre alarmin se edhe në marrëveshjen e re do të falen të njëjtat ujëra territoriale. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Profesor Pashaj shprehet se Ministria e Jashtme ka dërguar në Akademinë e Shkencave hartën e cila po negociohet me Greqinë dhe pas analizës, grupi i ekspertëve ka konstatuar se hapësira detare që do t’i falet fqinjit tonë jugor është e njëjta me atë të marrëveshjes së nënshkruar midis Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2008. Koloneli në lirim i Forcave të Armatosura, deklaron se grupi i punës së Akademisë së Shkencave në përgjigjen dërguar Ministrisë së Jashtme ka deklaruar se nuk ka qenë në gjendje të shqyrtojë kërkesën, për të mos u bërë pjesë e shitjes së territorit.



A keni dijeni nëse negociatat e reja për Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë , kanë filluar apo jo!?

Një pyetje që e shton edhe më shumë mjegullën dhe trazirën që është vënë re pas gremisjes që i bëri Gjykata Kushtetuese paktit famëkeq. Që në krye të herës, u tha se në ato negociata midis të dy shteteve kishte një mungesë tejdukshmërie të pazakontë që nuk mund të ndodhë kund në botë. Shpejtësia, mosnjoftimi, ngurrimi, heshtja dhe urdhër-dhënia, të gjitha së toku, sollën një lindje të dështuar. Dita e parë me fishekzjarre dhe dita e dytë kur “ Qeveria ishte kapur me det në dorë “ ( me det të falur, kuptohet) dhe plasi skandali…
Pas rrëzimit të paktit detar, duket sikur ky rast u la me aq ….

Po , kjo është e vërtetë po të kujtojmë akte të tjera shpërthyese korruptive dhe vrastare, në mjedisin gjithëshqiptar si: flakërima e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit, apo pak më tej regjistrimet korruptive të njerëzve politike etj…pothuajse janë mbyllur. Kështu edhe për Paktin Detar. Pas Gjykatës Kushtetuese që mori një vendim brilant, të drejtë dhe të argumentuar, kjo e tronditi qeverinë, por e bëri të heshtë, në pamje të jashtme, ndërkaq në brendësi ajo edhe sot e kësaj dite e quan atë pakt të drejtë, ashtu sikundër edhe pala greke. Këtu fillon të zbulohet apo të vet-zbulohet, Teoria Konspirative të cilën për herë të parë e ka artikuluar Vagjel Dule në një intervistë tek “ 5 pyetje nga Babaramo”
Konspirative? A nuk duhet e çuditshme, sepse hamendjet e mediumeve shqiptare të shkruara në një farë mënyre kanë folur thjesht për takime informale të bëra nga të dy shtetet?

Është fjala si të ishte pjesë të Teorive të Konspiracionit. Mbyllja që i bëri shteti ( një pjesë e shtetit, pra qeveria…) larja duart si Pilati se “ Qeveria e ka bërë, …por s’ka faj…të gjendet fajtori…)
dhe kjo Qeveri unike në botë, ashtu siç e hartoi në mënyrë të fshehtë, ashtu po ecën më tej, me hapat që duhen hedhur për të kryer rinegociatat, vjen rrotull që të veprojë, por është kapur keq, sepse firmosja e Paktit dhe lënia për negociata në Athinë, është fjala e dhënë ndaj qeverisë greke, dhe ajo nuk mund të dalë nga kjo hulli kaq kollaj.
Kështu vijon gënjeshtra, një gënjeshtër e madhe dhe dëshpëruese për shqiptarët, sepse atyre gjasme, me tejdukshmëri u thuhet se do të fillojnë negociatat, se po krijohet grupi i punës, se përflitet për njerëz dhe figura të veçantë zyrtare nga ministri të ndryshme etj të cilat nuk janë të vërteta, gjersa nuk ka dalë në media se kush do të jenë aktorët që do të luajnë shfaqjen e re të qeverisë shqiptare. A është kërkuar tejdukshmëri…

Por, të njëjtën taktikë ka ndjekur edhe qeveria greke me shtetasit e saj duke mos u treguar negociatat me Shqipërinë. Mund të akuzohet edhe pala greke…

Më duhet të shfaq mendimin tim, se qeveria greke nuk ka faj për paktin e parë, mbasi ajo ka qenë në të njëjtën tavolinë: “nëse ka pasur një tavolinë të tillë” dhe ka luftuar ashtu sikundër do të luftonte edhe pala jonë që mbështetur në Ligjin e Detit të bënin një ndarje ku të vinte dhe përfitimi sa më i mirë. Përzgjedhja e metodës nuk është faji i palës greke, por në radhë të parë i përfaqësuesve të Shqipërisë. Kjo është një “ngecje keq” “ një mbytje në detin tënd…” dhe që nuk i jep dot dum. Pse u bë? Kjo është çështja? Këtu fillon konspiracioni që e thotë padashje, Vangjel Dule, ky kasnec i grekëve që guxon të flasë edhe me terma teknikë. Veprimet që po kryhen gjatë kësaj periudhe prej një vit e gjysmë, kur thuhet “ se po negociojmë…” shtjellet vetëm ngërçi dhe sërish, fshehja e turpshme e veprës së kryer. Se që ta dini, nga burime të sigurta del se Ministria e Jashtme me një shkresë zyrtare i është drejtuar edhe Akademisë së Shkencave.

Sa kemi vuajtur! Sa kemi thirrur për të gjetur gjurmët e Akademisë sonë të Shkencave kur i kërkuam mbështetje, kur sakatoheshin kufijtë detarë të Shqipërisë, dhe njerëzit e shkencës shqiptare ngritën supet duke iu përulur Qeverisë. Po a e dini se ç’ka ndodhur tani? Atyre iu është kërkuar ndihmë.
Dhe mjediset e shkencës së ngjirur ia kanë çuar një departamenti teknik, ku një punonjës shkencor ka vënë çarçafin në kokë dhe në vetminë e tij të çuditshme, ka provuar disa rrathë koncentrikë dhe ç’vallë nxori? I dolën njëlloj si ato që kanë bërë negociatorët e qeverisë. Ai ka ngritur supet dhe ia ka çuar një akademiku tjetër, për t’i thënë “ më ngjan se nuk ka gabime!”



Dhe si ka vijuar më tej ky vëzhgim akademik?

Akademiku epror është ulur dhe ka formuluar një shkresë përgjigje e përcjellëse, në të njëjtën kohë. Ka qenë një transmetim që e ka shtuar edhe më tej çështjen konspirative që e thamë. Është thënë se Akademia e Shkencave megjithëse përkushtimin e saj shkencor, nuk ka qenë në gjendje të shqyrtojë kërkesën e asaj Ministrie ( kuptohet : Ministrisë së Jashtme ). Përfytyroni, se sa në siklet është rruga e rinegociatave në këtë çorbë antikombëtare, ku dinjiteti i shqiptarëve në shekullin e XXI ka rënë në fundin e hirit të zjarrit të shuar kombëtar nga një qeveri e cila vetëm që t’i shkojë e saja, që ajo të mos njolloset, fillon dhe kapërcen mbi kanale aq të pisët, sa rrotullohet e rrotullohet dhe pjell nga një gënjeshtër, dhe po kështu, gënjen edhe fqinjin i cili për të disatën herë i ka kërkuar: “ Ejani në Athinë dhe ratifikoni Marrëveshjen”! Ndërkaq në mediumet shqiptare, thuhet dhe besohet se kanë filluar negociatat. Sa e turpshme!
Pra ju shpreheni se Ministria e Jashtme ka mashtruar kur ka deklaruar se s’ka negociata?

Po, pra si shumë gënjeshtra të tjera që s’kanë fund. Po kjo është ajo kapja qe është bërë më parë dhe nuk ka se si të dilet nga llomeja ku gjendet e futur. Kjo baltovinë e gatuar në shpërfilljen kombëtare, nuk mund të mbulohet me diplomaci sado mjeshtërore, të jetë ajo.
Mos e keni fjalën për flotën e peshkimit shqiptar e cila është gjendur në vështirësi për shkak të gjobave të marinës greke?

Ditë më parë, doli lajmi me skandalin e peshkatarëve tanë që i ndjek policia greke, ne detin e tyre. Kjo do të ndodhte një ditë dhe shumë ditë të tjera. Sepse, shteti shqiptar nuk ka ligjin e brendshëm të tij as për kufirin tokësor dhe as për kufirin detar sepse i ka fshirë këto ligje. Pse vallë?! Për këtë nuk jepet asnjë argument. Ky është një problem i madh në tërë gjerësinë e Ngushticës së Korfuzit, e cila është brenda hapësirës së 12 md ( milje detare, 22, 22 km ) që është edhe hapësirë e Detit Territorial, ku kapërcimi i mesit të këtij Kanali historik është edhe shkelje e Integritetit Territorial. Mirëpo, s’ka ligj as të Brendshëm dhe as Ndërkombëtar sepse Marrëveshja ka rënë. Si do të menaxhohen këto kufij detare pa ligje të brendshme? Kufiri detar në kanalin e Korfuzit po merr formën e një skandali shtetëror. Qeveria shqiptare ka fshirë ligjet e brendshme të kufirit tokësor dhe detarë. Mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare. Shkelja e saj është cenimi i integritetit territorial të Shqipërisë. Mungesa e Ligjeve të Brendshme e kanë lënë këtë hapësirë të pambrojtur dhe të pamenaxhuar. Flota e peshkimit shqiptar në detin e saj ndjehet e kërcënuar dhe e pambrojtur nën diktatin dhe trysninë e shtetit grek, për faj të qeverisë shqiptare. Kujt i ka interesuar fshirja e ligjeve të brendshme të kufirit shtetëror tokësorë dhe detarë, veçse qarqeve antishqiptare ?!
A keni dijeni se në Komandën e Forcave detare janë caktuar njerëz të rinj që kanë kryer studimet kualifikuese të tyre në Greqi?

Të duket se prapë jemi në hulli të “ Teorisë së konspiracionit”. Nëse është ky plan që ata të emëruarit e tanishëm do të kryejnë të njëjtën gjë që e kryen edhe të parët, kjo do të jetë më shumë se një tradhti e përsëritur që s’do të riparohej kurrë. Për një vend normal, nuk ka se si të ndodhë. Vepra e tre vjetëve më parë, është shfaqja më unike e hasur në këtë rruzull, kur një shtet brenda vetvetes është i ndarë, dhe Gjykata Kushtetuese hedh poshtë, një marrëveshje dypalëshe, sepse has një vepër që cenon drejtpërdrejt pavarësinë territoriale të Shqipërisë. Heshtja, fshehja, mungesa e tejdukshmërisë dhe debatit shkencor po kështu edhe hermetizmi në sy i historisë është një anti-histori, që kërkon të shkruhet vetëm me njollën e damkës tradhtare. Përpara Ligjit të Detit që është aq i vjetër sa emri i Mesdheut apo Adriatikut, duhet të jemi të barabartë. Nuk do të ketë kurrë negociatorë, lodërtarë të tradhtisë. Prandaj rinegociatat janë kaq të vështira, për faj të atyre që projektuan paktin e parë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons