Forumi Kuq E Zi
Flota, tërhiqet Imami: Fajin ma ka kabineti Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flota, tërhiqet Imami: Fajin ma ka kabineti Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Flota, tërhiqet Imami: Fajin ma ka kabineti Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flota, tërhiqet Imami: Fajin ma ka kabineti Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Flota, tërhiqet Imami: Fajin ma ka kabineti Arben-imamiLuis Tanushi

Tërhiqet Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nga emërimi i Ferdinand Kreshpanit në krye të Forcave Detare. Pas publikimit në gazetën “Shekulli” të dokumenteve ku provohej anashkalimi i Presidentit nga emërimi i Komandantit të Flotës Detare, Ministria e Mbrojtjes ka rinjohur kompetencat e kreut të shtetit për emërimin e Komandantit të Forcave Detare. Kreu i dikasterit të mbrojtjes është “tradhtuar” nga firma e tij ku ka pranuar kompetencën e Presidentit Topi në emërimin e kreut të Forcave Detare.

Për të shmangur përgjegjësinë personale, Imami ka fajësuar stafin e tij të cilët i kanë përgatitur shkresën për emërimin e Ferdinand Kreshpanit. Në fund të sqarimit, Ministri thekson se “Ministria e Mbrojtjes po shqyrton përgjegjësitë administrative të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes”, duke treguar se urdhri për emërimin e tij është bërë ose me vetëdije ose Ministri nuk ka lexuar shkresën mbi të cilën ka hedhur firmën.

Në përgjigje të shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Aleksandër Flloko, ministri ka sqaruar nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar Presidencës, se ka tërhequr emërimin e Komandantit të Forcave Detare, që do të drejtohen nga Zëvendëskomandanti i këtyre forcave. Ministria e Mbrojtjes sqaroi se emërimi i Kreshpanit në këtë pozicion është bazuar në traditën midis këtij institucioni dhe atij të presidencës.

Në vijim të përgjigjes dërguar institucionit të Presidentit, theksohet se emërimi i kreut të ri të Forcave tona Detare do të realizohet pas përfundimit të punës nga komisioni që po merret për shqyrtimin e karrierës së ushtarakëve dhe gradimin e tyre. “Aktualisht mbështetur në nenin 21 të ligjit nr. 9171 datë 22.01.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është ngritur Komisioni i Veçantë i Karrierës i cili po shqyrton oficerët për grada madhore. Në momentin më të parë pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit nga ky Komision, do t’iu përcillen kandidatët përkatës për gradim në gradën “Kundëradmiral” dhe emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare”, thuhet në sqarimin e dikasterit të mbrojtjes.



Përfshija e Shefit të Shtabit

Pas Imamit,, një tjetër dokument ka dalë në dritë që provon se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, ka qenë në dijeni të shkeljes së ligjit. Në kërkesën përcjellë Ministrit Imami në nëntor të vitit të kaluar për shkarkimin nga detyra të tre oficerëve madhorë, Shefi i Shtabit thekson se kompetent për emërimin e krerëve të Forcave Detare, Tokësore dhe Ajrore është Presidenti i Republikës. “Kompetenca për emërimin, shkarkimin e komandantëve të forcave tokësore,detare dhe ajrore, si dhe për emërimin , gradimin , shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë ose në lirim të oficerëve me grada madhore, është e Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”, theksohet në letrën dërguar Ministrit Imami me numër protokolli 7619 të datës 17 nëntor 2011.

Si në rastin e Imamit, edhe Gjunkshi ka vepruar duke ndjekur standarde të dyfishta. Madje, ky dokument rrëzon plotësisht edhe deklaratat e fundit të Shefit të Shtabit dhënë për “Zërin e Amerikës” se nuk ka asnjë shkelje në emërimin e Ferdinand Kreshpanit në krye të Forcave Detare. Tre ditë më parë Gjunkshi do të shprehej se Ministri i Mbrojtjes ka si kompetencë të emërojë pa dekret komandantët nëse ata nuk kanë gradën “Gjeneral”. “Në hierarkinë e komandimit është e vendosur që deri në gradën e kolonelit i jepet e drejta ministrit për të bërë emërimin e komandantit të Forcave Detare dhe aktualisht nuk kemi të bëjmë me pozicionin e një gjenerali, në momentin që do të këtë një gjeneral, normalisht do të ndiqen procedurat”, do të shprehej Gjunkshi.





Ministri lë në baltë deputetët e mazhorancës

Vetëm pak orë para se Imami të pranonte shkeljen e ligjit, demokratët në Komisionin e Sigurisë dolën në mbrojtje të emërimit nga Ministri i Mbrojtjes të Ferdinand Kreshpanit në krye të Forcave Detare. Gjatë replikës me deputetin Piro Lutaj, i cili denoncoi shkeljen e ligjit nga Ministri Imami, deputeti Fatos Hoxha u shpreh se nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës. “Nuk kemi të drejtë askush nga ne, pavarësisht statusit të deputetit, që na nderon të përgojojmë apo të ofendojmë, të nxijmë apo të sterrojmë figurën e askujt, qoftë edhe të një njeriu të thjeshtë, aq më shumë Ministrit të Mbrojtjes dhe të Shefit të Shtabit duke vënë deklarata dhe shkresa të paqena. Në lidhje me problemin që ngre zoti Piro, ju jap me përgjegjësinë time që nuk është shkelur ligji. Presidenti emëron gradat madhore. Njoh mirë ligjin për “Organizimin e Forcave të Armatosura”, njoh mirë ligjin për gradat , njoh shumë mirë Kushtetutën dhe i ka të ndara. Nëse Shefi i Shtabit ka dhënë atë deklaratë, unë e falënderoj se është një deklaratë ligjore dhe komandanti i forcës, kushdo qoftë, nëse nuk gëzon gradën madhore, nuk mund të emërohet nga Presidenti i Republikës”, theksoi anëtari i Komisionit të Sigurisë, Fatos Hoxha. Më të përmbajtur u treguan deputetët e tjerë dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi i cili shprehu gatishmërinë për ngritjen e një komisioni të veçantë për hetimin e procedurave në Ministrinë e Mbrojtjes. Më herët deputetët e majtë akuzuan në komision anashkalimin e kompetencave të Presidentit.

Piro Lutaj, deputet

Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes për emërimin e komandatit të Flotës Detare të Republikës së Shqipërisë është antikushtetues. Do ishte mirë, që ju kolegë të mazhorancës të kishit një qëndrim në interes të punës dhe të veprimtarisë suaj në Kuvendin e Shqipërisë.



Leonard Demi, deputet

Kemi ngritur një komision për mbikëqyrjen e tij, se si jepen gradat e larta në ministrinë e Mbrojtjes dhe si është zbatuar ligji i vitit 2004 në këtë drejtim. Për sa i përket emërimit të komandantit të Forcës Detare dhe aty lexuat nenin 169, pika 3, të Kushtetutës, ne me vendim të komisionit le të ngremë një ekip mbikëqyrës.



Komisioni Hetimor

Komisioni i Sigurisë Kombëtare pritet që në ditët e ardhshme të votojë ngritjen e një komisioni hetimor për zbatimin e ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe një grup tjetër që do të kontrollojë Ministrinë e Brendshme. Aktualisht, vepron edhe një grup pune i përbërë nga deputetët Lutaj dhe Skuqi për verifikimin e zbatimit të karrierës ushtarake.



Kompetencat

“Kompetenca për emërimin, shkarkimin e komandantëve të forcave tokësore,detare dhe ajrore, si dhe për emërimin , gradimin , shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë ose në lirim të oficerëve me grada madhore, është e Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në shkresën e Imamit dërguar Topit.



Mosiu: Të shkarkohet Imami

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i kërkon kreut të shtetit Bamir Topi te kërkojë shkarkimin e ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami, pas emërimit te Komandantit te Forcave Detare duke shkelur ligjin. Duke folur për “Vizion Plus”,Moisiu shprehet i tronditur nga ky akt dhe shprehet se shteti ligjor po bie.





Imami: Ushtarakët janë kundër reformës

Si kanë qenë marrëdhëniet me Presidentin për emërimin e komandantit të Forcave Detare?

Marrëdhëniet e mia me Presidentin si Ministër i Mbrojtjes kanë qenë korrekte dhe anasjelltas. Edhe në këtë rast Presidenti ka mbajtur një qëndrim korrekt, më dërgoi me të drejtë një sqarim .Sot në mëngjes mora sqarimin. Ishte krejtësisht etike, dhe i ktheva një përgjigje që është zyrtare. Por, e gjithë çështja qëndron me flotën tonë detare. Ne jemi në një proces ristrukturimi të gjithë forcave të armatosura, siç të gjithë vendet e kanë kryer. Ta kenë të qartë zotërinjtë që edhe ne do ta kryejmë.



Pse e thoni me kaq këmbëngulje

E them sepse janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta dëmtuar dhe për ta penguar reformën. Është një reformë që e kam ndjekur që në janarin e shkuar dhe nuk e përfundojmë për shkak të rezistencës që shfaqin të gjitha llojet e korporatave, siç janë korporatat e ushtarakëve. Është që të balancosh burimet me nevojat. Kemi kaq para, kemi kaq nevoja. Si ti përdorim këto para për kaq nevoja? Ne po bëjmë të njëjtin nivel misionesh duke e ngjeshur, duke krijuar një piramidë më të mirë dhe për të ruajtur dhe operacionet. Ne nuk shkurtojmë 20 për qind, shkurtojmë dukshëm gradat e larta se janë ngjeshur dhe në vend që ta rrisin operacionalitetin, ato e ulin, paratë në vend që të harxhohen për operacione, për stërvitje dhe për produkte, harxhohen për paga, për veshje, për ushqim



Opozita mendon se me shkrirjen e Bisht Pallës, pjesa e Shqipërisë së Mesme dhe e Veriut mbetet e pambuluar?

Kjo s’ka lidhje me çështjen . Përkundrazi me planin e ri të veprimit do të kemi baza në Shëngjin, Durrës dhe në Bisht Pallë, edhe pse sot në Bisht Pallë nuk hyn dot. Do të kemi në Sarandë , Porto- Pelermo, në Pashaliman dhe në Vlorë. Edhe sikur të ketë dy komanda në Bisht Pallë dhe në Sazan, përsëri do të ketë baza jashtë tyre. Pra, po rezistohet sepse ka interesa që të ngushtohet sa më pak kjo ngjeshje e piramidës.



Interesa brenda strukturës?

Këto janë interesa nga brenda. Vjen në një mënyrë shumë negative nga ish komandanti i Flotës Detare i cili ishte një detar i vjetruar.



Gjeneral?

Po gjeneral, i cili mendonte se flota ka për detyrë të mbrojë Republikën që të përballonte çdo agresion, ç’ka është e pamundur. Ne sot jemi në NATO dhe nuk i bëjmë këto punë. I gjithë Mesdheu jonë është nën NATO. Ne nuk presim që të na sulmojë Italia, madje me thënë të vërtetën , nuk e mbrojtën këta Shqipëri para 90-ës, por e mbrojti një politikë e caktuar midis dy superfuqive .Ishte një çështje gjeopolitike.



Është deklaruar se po shitet Bisht Palla

E kam deklaruar që baza e Bisht Pallës do të mbetet në pronat tona. Nuk është menduar që të dali jashtë planit. Nuk do të ketë një shtab, por do të ketë një garnizon që do të bëjë atë organizim që duhet të bëjë që në vitin 2014 të mendojë portin që të bëhet i përdorshëm për të hyrë dhe dalë anijet.









Shtabi i Flotës peticion Imamit, ja 16 oficerët

Kundërshtimi i Shtabit të Flotës ndaj ministrit për Ristrukturimin e Forcave Detare dhe shkrirjen e Flotiljes së Veriut ka provokuar krizën aktuale në dikasterin e Mbrojtjes. Duket se këtu qëndron një ndër arsyet thelbësore në sfondin e bastisjes ligjore që ka ndodhur së fundmi në kuadrin drejtues të saj. Ajo çfarë u mbyll dje nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, me një revokim të urdhrit të emërimit të Kapitenin të Rangut I, Ferdinand Kreshpani në detyrën e Komandantit të Forcës Detare është pra me gjasë, një tërheqje taktike përpara se komisioni i Veçantë i Vlerësimit të Karrierës, të përcjellë në Presidencë emrat që propozohen në gradën e kundëradmiralit. Por ndërkohë ristrukturimi i Forcës Detare, sikundër është zbardhur nga gazeta Shekulli përmes letërkëmbimit të Imamit me nënkryetarin e Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni ka krijuar përplasje pasi me shkrirjen e Flotiljes së Veriut i kalon historisë edhe Baza Detare Ushtarake e Bisht-Pallës.

Qoftë edhe përmes reduktimit në minimum të kapaciteteve të saj, sikurse tha dje ministri Imami. Për të gjithë këtë situatë jo të zakonshme, një grup oficerësh të Flotës ka ngritur pak muaj më parë një Grup, i cili ka përpunuar një informacion të argumentuar drejtuar ministrit Arben Imami, ku kundërshtohet prishja e bazës. Në listën që i është përcjellë titullarit figuron edhe komandanti i rrëzuar Ferdinand Kreshpani, së bashku me zëvendësin e sapo komanduar në detyrë, Gëzim Koçi. Madje aty përfshihet edhe ish-numri dy i Flotës, Artur Meçollari, apo edhe vetë komandanti i dikurshëm Kudret Çela. Pra teksa dyshja e emëruar në krye të Flotës me një urdhër ministri, disa muaj më parë kundërshtonte ristrukturimin sa i përket shkrirjes së Flotiljes së Veriut, sot të njëjtët ushtarakë janë në diskutim me Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes që ta realizojnë këtë akt.

Me rëndësi është të nënvizohet se Kreshpani si firmëtar, asokohe mbante detyrën e Komandantit të Flotiljes Jugore, simotra e asaj të Veriut. Lind pra dyshimi se shkresa e djeshme e ministrit mbulon një manovër ligjore të re, ndonëse ajo nuk mund të fshijë anti-kushtetueshmërinë e aktit të parë. Nga ana tjetër, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, është në krye të Komisionit të Veçantë të Karrierës dhe do të riciklojë drejtuesit me anë të kandidimit për gradim. Në finale ajo që nuk merr përgjigje është sesi ministri i Mbrojtjes emëron në kundërshtim me Kushtetutën, komandantin e Forcës Detare, pranon më tej shkeljen me anë të revokimit të urdhrit të vet, pa njohur në asnjë rrethanë përgjegjësitë e veta që sipas sqarimit të publikuar në faqen zyrtare të dikasterit po i kërkon në stafin e administratës së vet. Në vetvete, revokimi i emërimit i bën të paligjshme aktet e firmosura nga Komandanti Kreshpani, i vënë në një situatë që parimisht kërkon trajtim ligjor.



Firmëtarët e peticionit

Kapiten i Rangut të I-rë Artur Meçollari – Kryetar

Kapiten i Rangut të I-rë Ferdinand Kreshpani -N/Kryetar

Kapiten i Rangut të I-rë Gëzim Koçi, Anëtar

Kapiten i Rangut të II-të Festim Derraj Anëtar

N/Kolonel Paulin Marku, -Anëtar

N/Kolonel Arif Çurraj -Anëtar

N/Kolonel Agron Berbiu -Anëtar

N/Kolonel Llazar Mitrushi -Anëtar

Kapiten i Rangut të II-të Tomorr Spaho Anëtar

N/Kolonel Arben Koçiu -Anëtar

Kapiten i Rangut te III-të Sabri Gjinollari - Anëtar

N/Kolonel Hamdi Doda -Anëtar

Majore Vjollca Petro -Anëtar

N/Kolonele Leti Sulaj -Anëtar

N/Kolonele Olimbi Nasi -Anëtar

Major Qazim Hoxha -Anëtar







* * *



Puçi ndaj Topit, zbulohet letra që tradhton Imamin

Luis Tanushi / Skerdialjd Zaimi

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami me vetëdije të plotë ka shkelur Kushtetutën në emërimin e komandantit të Flotës Detare duke anashkaluar Presidentin e Republikës. Kreu i dikasterit të mbrojtjes është “tradhtuar” nga firma e tij ku ka pranuar kompetencën e Presidentit Topi në emërimin e kreut të Forcave Detare. Për raste të ngjashme Ministri Imami dhe dikasteri që ai drejton, kanë ndjekur procedura krejtësisht të ndryshme.

Nëse në rastin e emërimit në krye të Forcave Detare, Ferdinand Kreshpani, Imami ka anashkaluar Presidentin, për shkarkimin e tre gjeneralëve Ministri i Mbrojtjes thekson në letrën e përcjellë institucionit të Presidentit që kompetent për emërimin e komandantit të Forcave Detare është Presidenti, pavarësisht gradës që mund të mbajë ushtaraku që do të emërohet. Gazeta “Shekulli” ka mundur të sigurojë urdhrin e firmosur më 17 nëntor nga Ministri Imami për shkarkimin nga detyra dhe daljen në rezervë të tre oficerëve me gradë madhore ku i është kërkuar Presidentit Topi që të dekretojë shkarkimin e tyre.

Në fund të letrës e cila është depozituar në Presidencë me numër protokolli 1471, datë 18 nëntor 2011, Imami thekson se “Kompetenca për emërimin, shkarkimin e komandantëve të forcave tokësore,detare dhe ajrore, si dhe për emërimin , gradimin , shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë ose në lirim të oficerëve me grada madhore, është e Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”. Pra, dallohet qartë që Ministri Imami në nëntor të vitit të kaluar e njihte kompetencën e kreut të shtetit për shkarkimin e tre gjeneralëve , ndërsa katër muaj më vonë, ministri nuk njeh kompetencat e kreut të shtetit dhe e anashkalon atë duke shkelur rëndë Kushtetutën.

Ligji themeltar nuk shprehet nëse komandanti i Forcave Detare kur nuk është gjeneral, mund të emërohet nga ministri i Mbrojtjes pa dekretimin nga Presidenti i Republikës. Konflikti ndërmjet mazhorancës dhe Presidentit të Republikës i cili është njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka shqetësuar edhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Në mbledhjen e fundit të Komisionit parlamentar të Sigurisë, anëtarët akuzuan mazhorancën për puç institucional duke anashkaluar Presidentin nga emërimi i Komandantit të Flotës Detare.

Deputeti Piro Lutaj, në emër të opozitës akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Kryeministrin Berisha për shkelje të procedurave të emërimit të Kapiten, Ferdinand Kreshpani, në krye të Flotës Detare. “Që nga drejtuesi kryesor i një force ushtarake, emërohet në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin për “Organizimin e Pushteteve të Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura, do të doja një prononcim të qartë . Do të kërkoja një prononcim urgjent të Presidentit për këtë krim kushtetues. Do të kërkoja prononcimin e Kryeministrit për këtë puç institucional dhe nga Ministri i Mbrojtjes që të anulojë menjëherë urdhrin e nxjerrë, të përpilojë praktikën ligjore dhe t’ia çojë Presidentit. I bëj thirrje Kapitenit të Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani të mos e ushtrojë d

etyrën e Komandantit të Flotës Detare të Republikës së Shqipërisë pasi me firmosjen e urdhrit si Komandat i Flotës Detare, ai do të bëhet objekt i procedimit Penal”, theksoi Piro Lutaj , anëtar në Komisionin e Sigurisë. Por përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes vijuan të mbrojnë urdhrin e firmosur nga Ministri Imami duke deklaruar se procedura kalon për dekretim tek Presidenti në rast se komandanti ka gradën gjeneral, kurse në rastin konkret për Forcat Detare mungon një gradë e tij dhe sipas ligjit të autoritetit të komandimit të emërohet një kolonel bazuar në një traditë të gjatë që ka ndjekur Ministria e Mbrojtjes për këtë komandë.





Kuvendi shtyn në axhendë draftin për kufirin detar

Pavarësisht shtimit të rasteve të incidenteve në kufi me flotën greke, Kuvendi vijon që të shtyjë axhendën për përcaktimin e kufijve detarë. Në Konferencën e Kryetarëve, mazhoranca edhe pse e ka futur në Kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, nuk ka përcaktuar një datë të saktë se kur do të nisë shqyrtimi në Komisionin e Sigurisë dhe në komisionet e tjera parlamentare. Në një kohë kur Ministria jonë e Jashtme ka ngritur grupin e punës që do të merret me negociatat me Greqinë, Shqipëria ende nuk ka të përcaktuar kufijtë detarë.

Prej një muaji, në Kuvend është depozituar një nismë ligjore nga Partia Socialiste për caktimin e kufijve detarë. Ndryshe nga ligji i 2008-ës që e la vendin pa kufij, nisma e re përcakton qartë kufijtë detarë jugorë dhe veriorë duke vendosur dhe koordinatat e sakta. Sipas propozimit, ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, shtrihen gjatë gjithë bregut të saj në një gjerësi prej 12 miljesh detare duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit ( Kalasë së Turrës) derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke, deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Ndërsa gjatësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det, deri te Kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Nisma e paraqitur në Kuvend nga grupi parlamentar socialist përcakton dhe kufijtë e brendshëm të vendit tonë. “Ujërat e brendshëm territorialë të Republikës së Shqipërisë janë ujërat e detit Adriatik dhe të detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e lumit të Bunës, kepat e përmendur më sipër, dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve e lumenjve kufitarë”, përfundon propozimi. Në këtë mënyrë ligji i ri i mbyll derën pretendimeve të shteteve fqinjë dhe marrëveshjeve që dalin jashtë kësaj kornize ligjore.



Kompetencat

“Kompetenca për emërimin, shkarkimin e komandantëve të forcave tokësore,detare dhe ajrore, si dhe për emërimin , gradimin , shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë ose në lirim të oficerëve me grada madhore, është e Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në shkresën e Imamit dërguar Topit.



Kërkesa

Në 18 nëntor 2011, Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në Presidencë propozimin për shkarkimin nga detyra dhe daljen në rezervë të tre oficerëve me gradë madhore duke kërkuar dekretimin nga kreu i shtetit. Në këtë mënyrë , Imami ka pranuar mungesën e kompetencës për të vendosur përfundimisht për Komandantin e Forcave Detare.

Skandali zgjon Presidencën, i kërkohen shpjegime Imamit

Presidenca vendos të sqarojë zyrtarisht çështjen e emërimit të kreut të ri të Forcës Detare nga ana e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Përfaqësues nga stafi i afërt i Presidentit Bamir Topi, bënë të ditur dje për gazetën “Shekulli” se, duke ndjekur situatën e krijuar së fundmi me funksionet drejtuese të Ushtrisë, Zyra e kryetarit të Shtetit, ka nisur një letër për Ministrinë e Mbrojtjes dhe titullarin e saj, me anë të së cilës kërkon arsyet zyrtare dhe argumentimin e ndjekur në emërimin e Ferdinand Kreshpanit, Komandant i Forcës Detare. Pas përgjigjes që dikasteri që drejtohet nga Imami do të përcjellë, pritet që Presidenca të formulojë një qëndrim zyrtar të vetin apo edhe një reagim të përshtatshëm.

Gjithsesi si fakt që duhet sjellë në vëmendje është ai se zyra e Bamir Topit është vënë në lëvizje pas trajtimit mediatik të problemit, me ç’rast kuptohet se aktualisht ky institucion nuk duket shumë i interesuar të prodhojë përplasje të reja me qeverinë. Interesimi në rrugë zyrtare lidhet me ndërvarësinë hierarkike që përcakton ligji, i cili është në rastin më të mirë është neglizhuar, ndërsa në rastin më të keq është shkelur qëllimisht. Të dhëna mbi mendimin që ka Presidenti Bamir Topi rreth kësaj çështjeje janë edhe tri dekretet e lirimit nga detyra dhe nxjerrja në lirim apo rezervë e tre ushtarakëve madhorë, Kudret Çela, Vladimir Qirjazi dhe Arian Zaimi. Miratimi i menjëhershëm i propozimit të bërë për ta nga ministri i Mbrojtjes flet në favor të idesë se mes Presidencës dhe qeverisë ka pasur një dakordësi të qartë në këtë drejtim.

Të paktën, kreu i shtetit është pajtuar paqësisht me pastrimin e Shtabit dhe Ministrisë nga treshja në fjalë, e cila ka vënë në lëvizje një padi penale. Për kreun e ri të Forcës Detare, Ferdinand Kreshpanin, ministri i Mbrojtjes, ka argumentuar para disa ditësh në komisionin Parlamentar të Sigurisë se “për të nuk është bërë propozim në Presidencë, meqenëse ai ka gradën kolonel”. E zbërthyer në kuptim të ligjit referues që është vënë si bazë juridike në këtë rast, kjo do të thotë se dekreti i Presidentit është i detyrueshëm për ushtarakët madhorë, pra ata që kanë gradën gjeneral.

Në fakt përveç praktikës së deritanishme është edhe një element tjetër që shtron pikëpyetje. Kështu debati mbi Kreshpanin ka të bëjë me detyrën e tij si Komandant i Forcës Detare, e cila shprehimisht në ligj është e drejtë e Presidentit të Republikës që ta emërojë apo shkarkojë. Për rrjedhojë grada ngjan një alibi e cila vërtetohet më së miri me letrën e zyrës së Bamir Topit për ministrin e Mbrojtjes, që në këtë rast ka kaluar kompetencën nga “propozim në emërim”.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons