Kinë- Qeveria e Kinës dhe ushtria e saj kanë në shënjestër kompjuterët e qeverisë amerikane si pjesë e një fushate të spiunazhit kibernetik, thotë një raport i SHBA-ve, i cituar nga BBC-ja.
“Depërtimet ishin të përqendruar në mbledhjen e inteligjencës në sektorë diplomatikë amerikanë, ekonomikë dhe të mbrojtjes të cilat mund t’i japin përfitimve vetë programit të mbrojtjes në Kinë”,- thotë raporti.
Kjo është hera e parë që raporti vjetor i Pentagonit ka lidhur drejtpërdrejt sulme të tilla me qeverinë e Pekinit.
Kina e quajti raportin “të pabazë”, duke thënë se ai “përfaqëson mosbesimin e SHBA-ve”.
Një raport nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua citoi Kolonel Wang Xinjun, duke e përshkruar raportin si “të papërgjegjshme dhe të dëmshëm për besimin reciprok midis dy vendeve”.
Sakaq raporti i Pentagonit kritikoi gjithashtu një “mungesë të transparencës” në programin ushtarak të Kinës. Raporti gjithashtu analizon përparimin e Kinës për modernizimin e ushtrisë së saj dhe thotë se një “mungesë e transparencës” në lidhje me aftësitë e saj ushtarake ka rritur tensionet rajonale.