Forumi Kuq E Zi
Pranon vrasjen, por Gjykata e shpall të pafajshëm Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pranon vrasjen, por Gjykata e shpall të pafajshëm Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Pranon vrasjen, por Gjykata e shpall të pafajshëm Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pranon vrasjen, por Gjykata e shpall të pafajshëm Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Pranon vrasjen, por Gjykata e shpall të pafajshëm Mirash-300x256Flamur Vezaj

Pranon vrasjen, por del i pafajshëm në gjykatë. Alfred Gjergji, i arrestuar në fund dhjetorin e vitit 2010 me dyshimin e vrasjes për hakmarrje të shtetasit Mirash Preka, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, edhe pse gjatë marrjes në pyetje kishte pranuar krimin, duke treguar me detaje për ngjarjen e 21 Nëntorit 2010 të ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Por, kjo dëshmi e dhënë në Polici menjëherë pas arrestimit të kryer më 17 Dhjetor 2010, nuk u mor parasysh nga togat e zeza edhe pse e administruan në dosje si provë materiale.

Bashkë me 32 vjeçarin Gjergji, togat e zeza, deklaruan të pafajshëm edhe shtetasin Besnik Vila, i akuzuar nga prokuroria si bashkëpunëtor në vrasjen për gjakmarrje të Mirash Prekës. Ky i fundit, sipas organit të akuzës, dyshohej se më datë 1 Gusht 2010, në një fshat të Greqisë ka vrarë me thikë, në debat e sipër, shtetasin Ylli Gjergji, vëllanë e të pandehurit që tashmë është deklaruar i pafajshëm.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes gjatë leximit të pretencës ka kërkuar nga togat e zeza, që i pandehuri Gjergji të deklarohet fajtor për vrasjen e Prekës dhe të dënohet me 23 vite burg, ndërsa për të pandehurin Vila prokurori kërkoi dënimin me 21 vite burg. Këto masa dënimi, sipas prokurorisë, kërkohen pasi është provuar nga vetë deklarimet e të pandehurit, nga përmbajtja e tabulateve telefonike dhe vendndodhja e të pandehurve në momentin e vrasjes, duke u bazuar në qelizat e aparatit telefonik, që të pandehurit kishin në përdorim.

Avokatët e të pandehurve Gjergji dhe Vila dhe vetë këta të fundit gjatë fjalës së tyre, kërkuan pafajësi. Avokati i të pandehurit Gjergji, kërkoi ndër të tjera që të mos merret e mirëqenë deklarimi i klientit të tij dhënë në polici, pasi ishte detyruar të pranonte krimin nga dhuna fizike dhe presionet e agjentëve të policisë. Sipas tyre, ditën e ngjarjes Gjergji ndodhej në atë zonë, ku ka ndodhur vrasja, por kishte shkuar për të takuar shokun e tij për kafe, të pandehurin Vila. Gjykata, pasi dëgjoi argumentet e palëve, deklaroi të pafajshëm Gjergjin dhe Vilën. Por, ende nuk dihen argumentet e këtyre pafajësive, pasi treshja gjykuese, nuk e ka zbardhur vendimin përfundimtar. Ky vendim, tashmë është apeluar pranë Gjykatës së Apelit, duke kërkuar shfuqizimin e tij.
Dëshmia
Sipas deklarimeve që Gjergji ka dhënë në polici, të firmosura nga vetë ai në prani të një avokati të caktuar kryesisht, vrasjen e Prekës e kishte bërë nga frika se ky i fundit do ta vriste, pasi pak muaj para këtij krimi, i kishte vrarë vëllanë. “Më datë 1 Gusht 2010 kam qenë në Zvicër, ku kam folur për herë të fundit me vëllan Yllin që ndodhej në Greqi, e ftova por ai tha do “iki në Shqipëri të marr pasaportën biometrike”. Të nesërmen, në ora 7:00 të mëngjesit më ka telefonuar një shok nga Kosova dhe më ka treguar se Yllin e kishin vrarë. Kam ardhur në Shqipëri për varrim dhe kam mësuar se pasditen e datës 1 Gusht 2010 vëllai kishte qenë në kafe me shtetasin Mirash Preka.

Në kohën që Ylli ka qenë duke hapur derën e makinës Preka e kisht qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur”-ka thënë ndër të tjera në polici Gjergji. Sipas tij, në kohën që vinin njerëzit për ngushëllim në banesën e tyre, kishte mësuar se shtetasi Preka ishte kthyer në Shqipëri dhe lëvizte lirshëm, duke u mburrur se kishte vrarë Ylli Gjergjin. “Mësova se Mirash Preka jetonte në Paskuqan në Tiranë, i cili lëvizte lirshëm,i armatosur dhe shprehej lartë e poshtë, kudo që shkonte, se kishte vrarë të fortin e familjes Gjergji, dhe se për këta të tjerët nuk e kishte problem i vriste të gjithë”-fakt ky që e kishte nervozuar të pandehurin Gjergji. Ky i fundit ka treguar se ditën e ngjarjes më 21 Nëntor 2010 e kishte hasur në rrugë rastësisht Prekën.

“Dola vetëm nga shtëpia rreth orës 08:00 për të ardhur në Tiranë, ku do të pija një kafe. Duke ecur në rrugën e burgut “313” diku në fundin e saj pranë shinave të trenit në rrugë kryesore pashë në krahë të një makine me derë të hapur që ishte e parkuar në krahë të trotuarit, ku dhe po kaloja, shtetasin Mirash Preka, i cili në kohën që më pa mua futi dorën në brez që më la të kuptoja se donte të nxirrte një armë me të cilën donte të më qëllonte. Në këtë çast i frikësuar se mos më vriste dhe mua nxora nga brezi armën e zjarrit pistoletë “TT” dhe me të qëllova dy herë në drejtim të Mirashit, i cili ra në tokë i vdekur. Më pas jam larguar dhe kam hedhur pistoletën në një kazan plehrash”-mësohet se ka thënë Gjergji gjatë marrjes në pyetje.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons